3 Gjoni

Kapitulli: 1

Kapitulli 1

1 Unë, plaku, Gait të dashur, të cilin e dua në të vërtetën.

2 I dashuri im, të uroj të kesh mbarësi në gjithçka dhe të gëzosh shëndet, siç ka mbarësi shpirti yt.

3 U gëzova shumë kur erdhën vëllezërit dhe dëshmuan për besnikërinë tënde ndaj së vërtetës, domethënë si ti po vazhdon të ecësh në të vërtetën.

4 Nuk kam gëzim më të madh se ky, që të dëgjoj se bijtë e mi po ecin në të vërtetën.

5 I dashuri im, ti po vepron me besnikëri në gjithçka që bën për vëllezërit dhe sidomos kur janë të huaj.

6 Ata dëshmuan përpara kishës për dashurinë tënde; mirë do të bësh t’i përcjellësh në mënyrë të denjë për Perëndinë.

7 Sepse ata dolën për hir të Emrit, pa pranuar asgjë nga paganët.

8 Prandaj, ne duhet t’i përkrahim njerëz të tillë, që të punojmë së bashku për të vërtetën.

9 I shkrova diçka kishës, por Diotrefi që kërkon të jetë i parë ndër ta, nuk dëshiron të ketë të bëjë me ne.

10 Prandaj, po të vij, do të zë në gojë ato që bën ai, i cili na përgojon me fjalë të liga. Nuk i mjafton kjo, por nuk i pret as vëllezërit. Ai i ndalon edhe ata që kanë dëshirë t’i presin dhe i flak jashtë kishës.

11 I dashuri im, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën mirë është prej Perëndisë. Ai që bën keq, nuk e ka parë Perëndinë.

12 Të gjithë dëshmojnë për Dhimitrin, madje edhe vetë e vërteta. Edhe ne dëshmojmë dhe ju e dini se dëshmia jonë është e vërtetë.

13 Shumë gjëra kam për të të shkruar, por nuk dua të t’i shkruaj me bojë e penë.

14 Shpresoj të të shoh së shpejti dhe do të flasim goja-gojës. Paqja qoftë me ty. Miqtë të përshëndesin. Përshëndeti miqtë, secilin me emër.