Karta e Apostollit Pavël mbë Efesianëtë

Kapitulli: 1 2 3 4 5 6



Efesianëtë - Krye 1

1 Pavli, apostoll i Jisu Kristit me anë të dashurimit të Perëndisë, mbë' shënjtorët që janë ndë Efesë, edhe mbë besëtarëtë mbë Jisu Krishtinë; 2 Hir edhe paqtim qoftë mbë ju prej Perëndisë, Atit t'ënë, edhe prej Zotit Jisu Krisht.

3 I-bekuarë qoftë Perëndia edhe Ati i Zotit t'ënë Jisu Krisht, që na bekoj me çdo bekim shpirti ndë qielloret me anë të Krishtit; 4 Sikundrë na sgjodhi neve me anë t'atij përpara se të kriohetë bote, që të jemi shënjtorë edhe faqe-bardhë përpara ati me anë të dashurisë; 5 Passi na ndau që përpara për birëri mbë vetëhen'e ti me anë të Jisu Krishtit, pas pëlqimit të dashurimit të ti, 6 Për lëvdim të lavdis' së hirit të ti, të-cilinë na dhurëtoj me anë të të-Dashurit të ti; 7 Tek i-cili kemi çpërblimnë ma anë të gjakut t'ati, ndjesën' e fajevet, pas pasjes' së hirit t'ati, 8 Të-cilinë e tepëroj mbë ne me çdo dituri e urtësi, 9 Dyke bërë neve të njohëmë fshehësirën' e dashurimit të ti pas pëlqimit të ti, që e pat vënë ndër mëntt me vetëhen'e ti, 10 Që, ndë qiverit të të-mbushurit të kohëravet, të përmblethnjë të-gjitha mbë Krishtinë, edhe ato që janë ndë qiejt edhe ato që janë mbi dhet; 11 Mbë atë, mbë të-cilinë edhe muarmë trashëgim, urdhëruarë që përpara sikundrë e pat vënë ndër mëntt ay që vepëron të-gjitha pas ëndës' së dashurimit të ti; 12 Që të jemi për lëvdim të lavdis's'ati neve që shpëryemë që përpara mbë Krishtinë; 13 Mbë të-cilënë shpëryetë edhe ju, passi dëgjuatë fja- lën'e së-vërtetësë, ungjillin' e shpëtimit t' uaj; edhe mbë të- cilinë pasi besuatë uvulostë me frymën' e-Shënjtëruarë e të- zotuarit, 14 E-cila është kapari i trashëqimit t'ënë, gjer mbë të-çpërblyerët të llauzit që ufitua per lëvdim të lavdis' s' ati.

15 Përandaj edhe unë, kur dëgjova besënë t'uaj mbë Zotinë Jisu, edhe dashurinë që kini mbë gjithë shënjtorëtë, 16 S'pushonj dyke falurë ndersë Perëndisë për ju, e dyke përmëndurë juve ndë të-falurat të mia, 17 Që t'u apë juve Perëndia i Zotit t'ënë Jisu Krisht, Ati i lavdisë, frymë diturie e sbulese, që t'a njihni atë; 18 Që syt' e mëndjesë s'uaj të jenë të-ndriturë, që të njihni cila është shpresa e të-thërriturit t'ati, edhe cila është pasja e lavdis' së trashëgimit t'ati mbë shënjtorët; 19 Edhe cilëtë është të-matht' e-tepërë të fuqis' s'ati mbë ne që besojmë, pas vepërimit të pushtetit të fuzis' s'ati; 20 Të cilën'e vepëroj mbë Krishtinë, kur e ngjalli atë prejsë-vdekurish, edhe e vuri të rrijë mbë të-djathtët të ti mbë qielloret, 21 Përsipërë çdo urdhëri e pushteti e fuqie e zotërie e emëri që quhetë jo vetëmë ndë këtë jetë, po edhe ndë atë që vjen; 22 Edhe të-gjitha i vuri ndënë këmbët t'ati, edhe e bëri krye përmbi të-gjitha ndë kishët, 23 E-cila është trupi i ati, të-mbushurit'e ati që mbush të-gjitha mbë të-gjitha.



Efesianëtë - Krye 2

1 Edhe u dha jetë juve, që ishitë të-vdekurë për të-skelurit' e porosivet e për fajetë, 2 Mbë të-cilët ectë njëherë, pas ietës' së kësaj bote, pas urdhërtarit të pushtetit të erësë, që është fryma që vepëron tani mbë të bijt'e mosbindjesë; 3 Ndër mest të të-cilëvet edhe neve të-gjithë rrojtmë njëherë pas dëshërimevet të mishit t'ënë, dyke bërë dashurimet' e mishit edhe të mendimevet t'anë; edhe ishimë prej nature djem zëmërate, sikundrë edhe të-tjerëtë. 4 Po Perëndia që është ipasurë ndë përdëllim, për dashurin'e ti të-shumënë me të-cilënë na deshi, 5 Ndonëse ishimë të-vdekurë për fajetë, na dha neve jetë bashkë me Krishtinë; (me hir jeni të-shpëtuarë): 6 Edhe na ngjalli bashkë, edhe na vuri të rrimë bashkë ndë qielloret me anë të Jisu Krishtit; 7 Që të rrëfenjë ndë jetët që vinjënë pasjen' e-tepërë të hirit të ti me anë të mirësisë që ka mbë ne me anë të Jisu Krishtit. 8 Sepse me hir jemi të-shpëtuarë me anë të besësë; edhe këjo nuk' është prej jush, po është dhurata e Perëndisë; 9 Jo prej punërash, që të mos mburretë ndonjë. 10 Sepse jemi kries' e ati, kriuarë mbë Jisu Krishtinë për punëra të-mira, të-cilat' i bëri gati Perëndia që përpara, që të ecëjmë nd'ato.

11 Përandaj sill-e-ni ndër mëntt t'uaj, ju që ishitë njëherë gjëndarë pas mishit, që thuheshitë të-parethprerë prej atyreve që thuhenë të-rrethprerë për një rrethpresje të-bërë me dorë ndë misht, 12 Se ishitë nd'atë kohë pa Krisht, të-ndarë veç nga qytetëria e Israilit, edhe të-huaj nga dhjatat' e të-zotuarit, pa pasurë shpresë, edhe të-paperëndishim ndë botët; 13 Po ndashti me anë të Jisu Krishtit ju që ishitë njëherë lark uafëruatë me anë të gjakut të Krishtit. 14 Sepse ay është paqtimi unë, ay që bëri të dyja një, edhe rrëzoj murin' emesm e të-ndarit, 15 Dyke prishurë armiqësinë ndë trupt të ti, do-me-thënë nomin'e porosivet që ishinë ndë urdhëra, që të ndërtonjë ndë vetëhet të ti të dy mbë një njeri të-ri, dyke bërë paqtim; 16 Edhe të dy ndë një trup t'i paqtonjë me Perëndinë me anë të kryqit, passi vrau armiqësinë nd'atë. 17 Edhe erdhi e lëçiti ungjillin' e paqtimit mbë ju që ishitë lark, edhe mb'ata që ishin' afërë; 18 Sepse me anë t'ati kemi te dy të-byrëtë me një Frymë te Ati.

19 Përandaj s'jeni më të-huaj e të-përjashtësm, po bashkëqytetës të shënjtorëvet e shtëpiakës të Perëndisë; 20 Sepse undërtuatë mbi themelin'e apostojvet e të profitërvet, ku gur çipi është vetë Jisu Krishti; 21 Mbë të-cilinë gjithë ndërtesa lidhurë e përmbledhurë bashkë rritetë ndë tempull të-shënjtëruarë mbë Zotinë; 22 Mbë të-cilinë edhe ju jeni ndërtuarë bashkë që të rrijë Perëndia me anë të Frymësë.



Efesianëtë - Krye 3

1 Për këtë punë unë Pavli jam i-lidhuri i Jisu Kishtit për ju kombetë, 2 Sepse dëgjuatë qiverin'e hirit të Perëndisë që m'udha për ju, 3 Se me të-sbuluarë m'a bëri të-njohurë fshehësirënë; 4 Prej të-cilavet dyke kënduarë munt të kupëtoni mëndjenë t'ime ndë fshehësirët të Krishtit); 5 E-cila ndë të-tjerë breza s'ubë e-njohurë ndë të bijt të njerësvet, sikundrë ndashti usbulua me anë të Frymësë tek apostojt' edhe te profitërit'e ati të-shënjtëruarë; 6 Që të jenë kombetë bashkëtrashëgimtarë e një trup e bashkëpjesëtarë ndë të-zotuarët t'ati mbë Krishtinë me anë të ungjillit; 7 Të-cilit un' i ubëra shërbëtuar pas dhuratës' së hirit të Perëndisë, që m'udha pas vepërimit të fuqis's'ati. 8 Mua më të-vogëlit nga gjithë shënjtorëtë m'udha ky hir të ungjillëzonj ndër kombet të-pavëzhguarshimenë pasje të Krishtit, 9 Edhe të ndriçonj të-gjithë, që të dinë, ç'është të-pasurë pjesë ndë fshehësirët që qe fshehurë që prej jetëvet te Perëndia që krioj të-gjitha (me anë të Jisu Krishtit); 10 Që të njihetë ndashti ndë urdhëratat e ndë pushtetet ndë qielloret me anë të kishësë e-paanëta dituri'e Perëndisë, 11 Pas qëllimit të-përjetëshm që bëri mbë Jisu Krishtinë, Zotinë t'ënë; 12 Me anë të të-cilit kemi kuximnë edhe me besim të-plotë të-hyrëtë me anë të besësë mb atë. 13 Përandaj u lutem juve të mos likshtohi për shtrëngimet'e mi që kam për ju, e-cila gjë është lavdia juaj.

14 Përandaj unj gjunjët'e mi përpara Atit të Zotit t'ënë Jisu Krisht, 15 prej të-cilit quhetë çdo atëri ndë qiejt e mbi dhet, 16 Që t'u apë juve pas pasjes'së lavdis' së ti, të forcohi ndë fuqi me anë të Frymës' s'ati mbë njerin' epërbrëndëshm; 17 Që të rrijë Krishti ndë zëmërat t'uaj me anë të besësë, 18 Qetë-rrënjosur' e të-themelosurë ndë dashurit të muntni të kupëtoni bashkë me gjithë shënjtorëtë, ç'është të-gjerët'e të-gjatëtë, e të-thellët'e të-lartëtë, 19 Edhe të njihni dashurin'e Krishtit që kapërxen çdo dituri, që të mbusheni me gjithë të-mbushurit'e Perëndisë.

20 Edhe mb'atë që pas fuqisë që vepëronetë ndër ne munt të bënjë shumë më tepërë nga gjithë sa kërkohjm'a mendojmë, 21 Mb'atë qoftë lavdia ndë kishët me anë të Jisu Krishtit mbë gjithë brezat të jetës'së jetëvet. Amin.



Efesianëtë - Krye 4

1 U lutem pra juve un'i-lidhuri mbë Zotinë të ecëni sikundrë vëjen mbë të-thirrurit që uthërritë, 2 Me çdo mëndje përunjteje e butësire, me zëmërë të-gjerë, dyke duruarë njëri tjatërinë me dashuri, 3 Dyke kujdesurë të ruani bashkimn'e Frymësë me anë të lidhjes' së paqtimit. 4 Një trup e një Frymë ka, sikundrë edhe uthërrittë me një shpresë të të-thërriturit t'uaj; 5 Një Zot, një besë, një pagëzim: 6 Një Perëndi edhe Atë i të-gjithëve, i-cili është përmbi të-gjithë, edhe me anë të të-gjithëve, edhe ndër gjithë ju.

7 Edhe gjithë-sicilit prej nesh i udha hiri pas masës' së dhurëtis' së Krishtit. 8 Përandaj thotë, "Si hipi lart, skllavosi skllavëri, edhe u dha dhurata njerësvet." 9 Edhe se, "ay hipi," ç'tjetërë është, veç se edhe sbriti më përpara ndë më të-poshtërat anë të dheut? 10 Ay që sbriti, ësht' ay që edhe hipi përsipërë gjithë gjejvet, që të mbushnjë të-gjitha. 11 Edhe ay dha ca të jenë apostoj, e ca profitër, e ca ungjillëzorë, e ca barinj e mësonjës, 12 Për ndreqjen'e shënjtorëvet, për punën'e shërbesësë, për ndërtesën'e trupit të Krishtit; 13 Gjersa të arrijmë të-gjithë ndë bashkimt të besësë, edhe të të-njohurit të Birit të Perëndisë, ndë burrë të-mbaruarë, ndë masët të moshës'së të-mbushurit të Krishtit; 14 Që të mos jemi më foshnje, që trumbullonenë e që sillenë këtu e atje prej çdo ere të mësimit, prej gënjeshtrës'se njerësvet, e prej dinakërisë për të kobuarë mjeshtërish; 15 Po dyke folurë të-vërtetënë me dashuri të rritemi së-gjithash mb' atë, i-cili është kryetë, Krishti; 16 Prej të-cilit tërë trupi i-përmbledhurë bashkë e i-lidhurë bashkë me anë të bashkimit të çdo ndihme, që ep me masë sicilado anë, sipas vepërimit të-duheshim që ka, bën të-rriturit'e trupit, për të-ndërtuarët'e vetëhes'së ti me dashuri.

17 Them pra këtë, edhe dëshmonj mbë Zotinë, të mos ecëni më, sikundrë ecënjënë edhe kombet' e-tjerë ndë kotësirët të mëndjes' së tyre, 18 Dyke qënë të-errësuarë nga mëndja, e të-larguarë nga jeta e Perëndisë, për paditjenë që është ndër ata, për ashpërimn'e zëmërës'së tyre; 19 Të-cilëtë pa ndjerë dhëmbje dhanë vetëhen'e tyre ndë fëlliqëri, që të punonjënë çdo ndyrësi me lakmim. 20 Po ju nuk' e keni nxënë kështu Krishtinë, 21 Ndë qoftë se e keni dëgjuar'atë edhe jeni mësuarë mb' atë, sikundrë ësht' e-vërteta mbë Jisunë; 22 Të svishni njerin' e-vjetërë që është pas të-rrojturit që rronitë më përpara, i-cili prishetë pas dëshërimevet të kobimit; 23 Edhe të përtërihi ndë frymët të mëndjsë s'uaj, 24 E të vishni njerin' e-ri, që është ndërtuarë pas Perëndisë me drejtëri e me shënjtëri të së-vërtetësë.

25 Përandaj, dyke hedhurë tej gënjeshtrënë, "flisni të-vërtetënë sicili me të-afërmin'e ti;" sepse jemi anë të njëri tiatërit. 26 -"Zëmërohi e mos fëjeni; "djelli letë mos perëndonjë mbë zëmërimt t'uaj; 27 As mos i bëni vënt djallit. 28 -Ay që vjeth, letë mos vjedhë më, po më tepërë letë mundonetë dyke punuarë të-mirënë me duart' e tia, që të ketë t'i apë ati që ka nevohë. 29 -Çdo fjal' e-kalburë letë mos dalë prej gohës' s'uaj, po ajo që është e-mirë për ndërtesën'e nevojësë, që t'u apë hir atyre që dëgjonjënë.

30 Edhe mos hidhëroni frymën' e-Shënjtëruarë të Perëndisë, me të-cilën' uvulostë për ditën' e çpërblimit.

31 Çdo pikëllim e mëri e zëmëratë e të-bërtiturë e të-sharë, letë hiqetë lark prej jush bashkë me çdo ligësi; 32 Edhe bëhi njëri mbë tjatërinë të-mirë, zëmërë-dhëmburë, dyke ndjerë njëri tjatërinë, sikundrë edhe Perëndia u ndjeu juve me anë të Krishtit.



Efesianëtë - Krye 5

1 Bëhi pra shëmbëllimtarë të Perëndisë, si djem të-dashurë; 2 Edhe ecëni me dashuri, sikundrë edhe Krishti na deshi, edhe e dha vetëhen'e ti për ne dhuratë e kurban të Perëndia, për erë të-mirë.

3 Po kurvëri e çdo ndyrësi, a lakmim, as të-zihetë n'gojë ndër ju, sikundrë u ka hijë shënjtorëvet; 4 As turpëri e fjalë të-marra a fjalë për të përqeshurë, të-cilatë s'kanë hije; po më tepërë të-falurë ndersë. 5 Sepse këtë e dini, se çdo kurvar, a ndyrës, a lakmimtar, i-cili është idhullatër, s'ka trashëgim ndë mbretërit të Krishtit e të Perëndisë. 6 Asnjeri letë mos u kobonjë juve me fjalë të-kota; sepse për këto punë vjen zëmërat'e Perëndisë mbi të bijt'e pabindjesë. 7 Mos ubëni pjesëtarë bashkë me ata. 8 Sepse njëherë ishit' errësirë, po ndashti jeni dritë mbë Zotinë; 9 Ecëni si djem të dritësë, (Sepse pem'e Frymësë është mbë çdo mirësi, e drejtëri, e të-vërtetë); 10 Dyke provuarë ç'gjë ësht' e-pëlqyerë te Zoti; 11 Edhe mos shoqëroni ndë punërat të-papemshime të errësirësë, po më tepërë t'i qërtoni. 12 Sepse ato që punonenë fshehuraj nga ata, është turp edhe t'i thotë njeriu. 13 Po gjithë sa qërtonenë prej dritësë, çfaqenë; sepse çdo që çfaqetë është dritë. 14 Përandaj thotë, Ngreu ti që fle, edhe ngjallu prej sëvdekurish, edhe Krishti dotë të ndriçonjë.

15 Shikoni pra qysh të ecëni me kujdes; jo si të-marrë, po si të-urtë, 16 Dyke çpërblyerë kohënë, sepse dittë janë të-këqia. 17 Përandaj mos bëhi të-çmëndurë, po asish që kupëtonjënë ç'është dashurimi i Zotit. 18 Edhe mos dehi me verë, ndë të-cilët ka plankprishje; po mbushuni me Frymë të-Shënjtëruarë, 19 Dyke folurë ndë mest t'uaj me psallma e me hymna e me kënkë shpirtërishte, dyke kënduar' e dyke psallurë Zotit me zëmërënë t'uaj; 20 Dyke i falurë ndersë Perëndisë edhe Atit mb' emërit të Zotit t'ënë Jisu Krisht përherë për të-gjitha; 21 Edhe dyke unjurë kryerë njëri tjatërit me frikë Perëndie.

22 Ju gratë, binduni burravet t'uaj, posi Zotit; 23 Sepse burri është kryet'e gruasë, sikundrë edhe Krishti është kryet'e kishësë, edhe ay është shpëtimtari i trupit. 24 Po sikundrë kisha i bindetë Krishtit, kështu edhe gratë let' u bindenë burravet të tyre së-gjithash.

25 Ju burratë, doni gratë t'uaj, sikundrë edhe Krishti deshi kishënë, edhe dha vetëhen'e ti për atë, 26 Që t'a shënjtëronjë, dyke pastruarë atë me të-larët'e ujit, me anë të fjalësë; 27 Që t'a nxjerrë atë përpara vetëhes'së ti kishë të-lavduruarshime, që s'ka këllirë, a rrudhë, a ndonjë nga të-këtillatë, po që të jet' e-shënjtëruarë e pa të-metë. 28 Kështu kanë detyrë burratë të duanë grat'e tyre, posi trupërat'e tyre. Ay që do gruan'e ti, do vetëhen'e ti; 29 Sepse asndonjë ndonjëherë s'e pati cmir mishin'e ti, po e ushqen edhe e ngroh, sikundrë edhe Zoti kishënë. 30 Sepse jemi anë të trupit t'ati, prej mishit t'ati edhe prej eshtëravet t'ati. 31 "Përandaj njeriu dotë letë t'an' e t'ëmënë edhe dotë ndjitetë pas gruas' së ti, edhe dotë jenë të dy një mish." 32 Këjo fshehësirë ësht' e-madhe; po unë e them këtë për Krishtin'e për kishënë.

33 Po edhe ju veç e veç, gjithë-sicili kështu let'a dojë gruan'e ti, posi vetëhen'e ti; edhe gruaja let'i ketë frikë burrit.



Efesianëtë - Krye 6

1 Ju djemtë. binduni prindërvet t'uaj mbë Zotinë; Sepse këjo ësht' e-drejtë. 2 "Ndero t'ët atë e t'ët ë.në," (e-cila është porosi e-parë me të-zotuarë), 3 "Që të të bënetë mirë ty, e të jesh jetë-gjatë mbi dhet."

4 Edhe ju atëritë, mos zëmëroni djemtë t'uaj, po i arrëseni ata me mësim e me këshillë të Zotit.

5 Ju shërbëtorëtë, binduni zotërinjvet t'uaj pas mishit me frikë e me të-dridhurë, me kthjellësirë të zëmërësë s'uaj, posi Krishtit; 6 Jo si shërbëtorë për faqe, si asish që duanë t' u pëlqenjënë njerëzet, po si shërbëtorë të Krishtit, dyke bërë dashurimn'e Perëndisë prej shpirti, 7 Si dyke punuarë me zëmërë të-mirë Zotit, e jo njerësvet; 8 Sepse e dini, se çdo të-mirë që të bënjë gjithë-sicili, këtë dhe dotë marrë prej Zotit, a shërbëtuar qoftë, a i-lirë.

9 Edhe ju zotërinjtë, gjithato bëni tek ata, dyke lënë të-frikësuaratë; sepse e dini, se edhe ju vetë keni Zot ndë qiejt, edhe tek ay s'ka të-mbajtur'anë.

10 Pra, o vëllezërit'e mi, forcohi mbë Zotinë edhe ndë pushtett të fuqis' s'ati; 11 Vishni gjith' armët'e Perëndisë, që të muntni t'u qëndroni kundrë mjeshtërivet të djallit; 12 Sepse lufta jonë nuk'është kundrë gjaku e mishi, po kundrë urdhëratavet, kundrë pushtetevet, kundrë mbretërvet t'errësirës'së kësaj jete, kundrë frymavet të-liga ndë-qiellorret. 13 Përandaj merrni me vetëhe gjith'armët'e Perëndisë, që të muntni të qëndroni kundrë ndë ditët të-keqe, edhe si të keni bërë gati të-gjitha, të qëndroni mbë këmbë. 14 Qëndroni mbë këmbë pra ngjeshurë mezinë t'uaj me të-vërtetënë, edhe veshurë thurakun'e drejtërisë, 15 Edhe mbathurë këmbëtë me të-qënuritë gati për ungjillin'e paqtimit. 16 Edhe përmbi të-gjitha, merrni me vetëhe mburonjën'e besësë, me të-cilënë dotë muntni të shuani gjithë shëgjetat' e-ndezura e të-ligut; 17 Edhe merrni përkrenoren'e shpëtimit, edhe thikën' e Frymësë, që është fjala e Perëndisë; 18 Dyke falurë ndë Frymë mbë çdo kohë me çdo farë të-faluri e të-luturi, edhe mbë gjithë këtë dyke ndënjurë sgjuarë me çdo farë durimi e të-luturi për gjithë shënjtorëtë. 19 Edhe për mua, që të më epetë fjalë të hap gojënë t'ime me kuxim, që t'a bënj të-njohurë fshehësirën'e ungjillit, 20 Për të-cilinë unë jam lajmës ndë vark hekurash, që të flas për atë me kuxim, sikundrë gjan të flas.

21 Po që të dini edhe ju të-miatë, ç'bënj, të-gjitha dot' ua rrëfenjë juve Tiqiku, vëllaj i-dashurë edhe shërbëtuar besëtar mbë Zotinë; 22 Të-cilinë e dërgova ndër ju për këtë punë, që të mësoni punëratë t'ona, edhe që të ngushullonjë zëmëratë t'uaj.

23 Paqtim qoftë mbë vëllezëritë, edhe dashuri me besë nga Perëndia, Ati, edhe nga Zoti Jisu Krisht. 24 Hir qoftë bashkë me gith' ata që duanë Zotinë t'ënë Jisu Krisht me zëmërë të-kthjellëtë. Amin.