Karta e-Përgjithëshme e Apostollit Jakov

Kapitulli: 1 2 3 4 5



Jakovit - Krye 1

1 Jakovi, shërbëtuar i Perëndisë edhe i Zotit Jisu Krisht, mbë të dy-mbë-dhjetë faratë që janë përndarë andej e këtej, gëzuashi.

2 Numëro-e-ni për gëzim të-math, o vëllezërit' e mi, kur bini mbë çdo farë ngasjesh; 3 Dyke diturë, se provimi i besësë s'uaj punon durim; 4 Edhe durimi letë ketë punë të-sosurë, që të jeni të-sosur' edhe te-tërë, pa qënë të-metë as mbë ndonjë gjë.

5 Edhe ndë ndonjë prej jush ësht' i-metë ndë dituri, letë lypënjë prej Perëndisë që u ep të-gjithëve pa kursim, e nukë qërton; edhe dot' i epet' ati. 6 Po letë lypënjë me besë, pa pasurë dyshim asfare; sepse ay që ka dyshim i gjan valës' së detit, që ngrihetë prej erës' e përpiqetë. 7 Sepse letë mos pandehnjë ay njeri, se dotë marrë gjë nga Zoti; 8 Njeriu me dy mëndje ësht' i-paqëndruarshim mbë gjith' udhët' e tia.

9 Edhe letë mburretë vëllaj shkallë-poshtërë ndë të-lartët të ti; 10 E i-pasuri ndë të-përunjurit të ti: sepse posi lule bari dotë shkonjë. 11 Sepse lindi djelli me të-përvëluarët' e ti, edhe thau barinë, edhe lulej' e ati ra, edhe bukuria e faqes' s'ati humbi; kështu edhe i-pasuri dotë fyshketë ndë udhët të tia.

12 Lum ay njeri që duron ngasje; sepse passi të provonetë, dotë marrë kurorën' e jetësë, të-cilënë u është zotuarë Zoti atyreve që e duanë.

13 Asndonjë, kur ngitetë, letë mos thotë se ngitem nga Perëndia; sepse Perëndia nukë munt të ngitetë nga të-ligatë, edhe ay asndonjë nukë nget. 14 Po gjithësicili ngitetë dyke uhequr' e dyke ukobuarë prej dëshërimit të vetëhes' së ti. 15 Pastaj dëshërimi, si të mbarsetë, pjell faj; edhe faji, si të bënëtë, pjell vdekje.

16 Mos ugënjeni, o vëllezërit' e mi të-dashurë; 17 Çdo dhënëje e-mirë, edhe çdo dhurëti e-sosurë, është së-sipërmi, edhe sbret nga Ati i dritavet, mbë të-cilinë s'ka të-ndërruarë a hie të kthyeri. 18 Prej dashurimit të ti na polli me anë të fjalës' së të-vërtetësë, që të jemi neve një pem' e-parë e ndërtesavet t'ati.

19 Përandaj, o vëllezërit' e mi të-dashurë, çdo njeri letë jet' i-çpejtë mbë të dëgjuarë, i-mënuarë mbë të-folurë, i-mënuarë mbë zëmërim; 20 Sepse zëmërimi i njeriut nukë punon drejtërin' e Perëndisë. 21 Përandaj, si të hithni tej çdo ndyrësi e të-tepëruarë ligësie, pritni me butësirë fjalënë që është mbjellë ndër ju, e-cila munt të shpëtonjë shpirtëratë t'uaj. 22 Edhe bëhi asish që e dëgjonjënë, dyke gënjyerë vetëhenë t'uaj. 23 Sepse kush dëgjon fjalënë e nuk' e bën, ky i gjan një njeriu që shikon faqen' e ti naturale ndë pasqyrë; 24 Sepse e shikoj vetëhen' e ti, edhe iku, edhe përnjëhere harroj i-çfarëtë ishte. 25 Po ay që unjet' e shikon ndë nomt të-sosurë të lirisë, edhe qëndron mb' atë, ky dyke ubërë jo asi që dëgjon e harron, po asi që bën punënë, ky dotë jet' i-lumurë ndë punët të ti.

26 Ndë pandeh ndonjë ndër ju se është i-feshim, edhe s'i vë fre gjuhës' së ti, po kobon zëmërën' e ti, feja e këti ësht' e-kotë. 27 Fe e-kthjellët' edhe e-papëgërë përpara Perëndisë edhe Atit është këjo, të shikonjë njeriu të-varfër' e gra të-va ndë shtrëngimt t'atyre, edhe ruanjë vetëhen' e ti të-pazhyërë nga bota.



Jakovit - Krye 2

1 Vëllezërit' e mi, mos kini besën' e të-lavduruarshimit Zotit t'ënë Jisu Krisht me të-bërë faqe. 2 Sepse ndë hyftë ndë mbledhjet t'uaj ndonjë njeri që kaunazë t'artë me rrobë të-çkëlqyerë, edhe të hynjë edhe një i-vobek me rrobë të-fëlliqurë, 3 Edhe të shtini sytë mb'atë që ka veshurë rrobën' e-çkëlqyerë, edhe t'i thoni ati, Ti rri këtu mirë, edhe të vobegut t'i thoni, Ti rri atje, a Rri këtu ndënë ndënëkëmbjenë t'imë; 4 A nukë bëtë me vetëhenë t'uaj të-çquarë ndër mest t'atyre, edhe ubëtë gjykatës mendimeve të-liq? 5 Pa dëgjoni, o vëllezërit' e mi të-dashurë, A nukë sgjodhi Perëndia të-vobeqt' e kësaj bote për të-pasurë ndë besët, edhe për trashëgimtarë të mbretërisë, të-cilën' u është zotuarë atyreve që e duanë? 6 Po ju e çpërnderuatë të-vobegunë. A nuk' u mundonjënë juve të-pasuritë, edhe ata u heqnjënë ndëpër gjykatat? 7 A nukë shanjënë ata emërin' e-mirë, me të-cilinë jeni quajturë? 8 Ndë ruani pra nomin' e-mbretëruarë, pas shkronjësë, "Të duash të-afërminë t' ënt posi vetëhenë t' ënde," bëni mirë; 9 Po ndë mbani anë, bëni faj edhe qërtohi nga nomi si porosishkelës.

10 Sepse ay që të ruanjë gjithë nominë, edhe të fëjenjë mbë një gjë, është fajtuar mbë të-gjitha. 11 Sepse ay që tha, "Mos kurvëronjç," tha edhe, "Mos vraç." Po ndë mos kurvë rofsh, po të vraç, ubëre shkelës i nomit.

12 Kështu flisni, edhe kështu bëni, sikurse jeni për të gjykuarë prej nomit të lirisë; 13 Sepse gjyqi dotë jetë i-papërdëllyershim mb'atë që s'bëri përdëllim; edhe përdëllimi mburretë kundrë gjyqit.

14 Ç'dobi ka, o vëllezërit' e mi, ndë thëntë ndonjë se ka besë, e punëra të mos ketë? mos munt t'a shpëtonjë besa? 15 Ndë qoftë se vëllaj a motëra janë lakuriq, edhe u shteret' ushqimi i-përditshim, 16 Edhe t'u thot' atyre ndonjë prej jush, Shkoni ndë paqtim, ngrohi e ngihi, e të mos u epni atyreve ato që janë të-nevojshime për trupinë, ç'dobi ka? 17 Kështu edhe besa, ndë mos pastë punëra, ësht' e-vdekurë ndë vetëhet të saj. 18 Po dotë thotë ndonjë, Ti ke besë, e unë kam punëra; dëfte-më besënë t'ënde nga punërat' e tua, edhe unë dotë të dëftenj besënë t'ime nga punërat' e mia. 19 Ti beson se Perëndia është një; mirë bënl edhe djajtë besonjënë, edhe dridhenë. 20 Po a do të kupëtonjç, o njeri i-kotë, se besa pa punëratë ësht' e-vdekurë? 21 Avraami, ati ynë, a nukëdolli i-drejtë nga punëratë, kur pruri Isaakunë, të birin' e ti, mbi therorenë? 22 A sheh se besa punonte bashkë me punërat' e ati, edhe besa ubë e-sosurë nga punëratë? 23 Edhe umbush shkronja që thotë, "Edhe Avraami i besoj Perëndisë, edhe i unumërua për drejtëri" edhe uquajt "miku i Perëndisë." 24 A shihni pra se njeriu del i-drejtë nga punëratë, e jo nga besa vetëmë? 25 Edhe gjithashtu edhe kurva Rahabë a nukë dolli e-drejtë nga punëratë, kur priti ata që ishinë dërguarë, edhe i nxrori nga një tjatërë udhë? 26 Sepse sikundrë trupi pa frymë ësht' i-vdekurë, kështu edhe besa pa punëratë ësht' e-vdekurë.



Jakovit - Krye 3

1 Mos bëhi shumë mësonjës, o vëllezërit' e mi, dyke diturë se dotë marrëmë më të-math dënim; 2 Sepse mbë shumë punëra të-gjithë fëjejmë. Ndë qoftë se nukë fëjen ndonjë ndë fjalë, ky është burr' i-sosurë, i-fuqishim t'i vërë fre edhe gjithë trupit. - 3 Na kuajvet frenjtë u'a vëmë ndë gojët, që të na bindenë, edhe e heqmë gjithë trupin' e atyreve. - 4 Na edhe aniatë, ndonëse janë kaqë të-mëdha edhe shtyhenë prej erërash të-forta, shpihenë prej një timoni të-vogëlë, atje ku të dojë qivernitari. 5 Kështu edhe gjuha është një cop' e-vogëlë, po mbahetë mbë të math. - Na pak zjarr tek djek kaqë të-madhe lëndë. 6 Edhe gjuha është zjarr, bota e shtëmbërisë. Keshtu ndër anët të trupit t'ënë gjuha është ajo që fëlliq gjithë trupinë, edhe flakëron' rrotën' e jetësë, edhe flakëronetë prej gjehenësë. - 7 Sepse çdo farë bishash e shpesësh, shtërpinjsh e gjësh të-gjalla të detit, sbutetë, edhe është sbuturë prej naturës' së njeriut; 8 Po gjuhën' asndonjë nga njerëzitë s'munt të pushtonetë, plot me vërer që bje vdekje. 9 Me atë bekojmë Perëndinë edhe Atinë, edhe me atë mallëkojmë njerëzitë që janë bërë pas shëmbëllimit të Perëndisë. 10 Prej gjithasaj goje del bekim edhe mallëkim. Nukë duhetë, o vëllezërit' e mi, të bënenë këto kështu. 11 Mos burimi prej gjithasaj vëre buron ujë t'ëmbëlë edhe të-hidhurë? 12 Mos munt, o vëllezërit' e mi, drur' i fikut të bënjë ullinj, a hardhia të bënjë fiq? Kështu asndonjë burim s'munt të bënjë ujë të-kripurë edhe t'ëmbëlë.

13 Kush është ndër ju i-mënçim e i-diturë? letë rrëfenjë prej të-sjellavet të-mira punërat' e ti me butësirë urtësie. 14 Po ndë kini ndë zëmërët' t'uaj cmir të-hidhurë edhe grindje, mos mbahi mbë të-math edhe mos gënjeni kundrë së-vërtetësë. 15 Këjo dituri nukë sbret prej së-sipërmi, po është prej dheu, prej shtëze, prej djalli; 16 Sepse ku ka cmir e grindje, atje ka trazyrë e çdo punë të-ligë. 17 Po dituria që është prej së-sipërmi, më përpara është e-kthjellëtë, pastaj paqtore, e-butë, e-bindurë, plot me përdëllim e me punëra të-mira, s'mbanj anë edhe s'është me dy faqe. 18 Edhe pema e drejtërisë mbilletë me paqtim prej atyreve që bënjënë paqtim.



Jakovit - Krye 4

1 Nga se vinjënë luftëra e qarta ndër ju? Jo që këtej, nga dëshërimetë që luftonjënë ndër anët të trupit t'uaj? 2 Dëshëroni, e nukë keni; vritni e keni cmir, edhe nukë munt të qëlloni; zihi e luftoni, po nukë keni; sepse nukë lypni. 3 Lypni, e nukë merrni, sepse lypni keq, që të prishni ndë dëshërimet t'uaj.

4 O kurvarë e kurva, nukë dini se miqësia e botësë ësht' armiqësi e Perëndisë? ay pra që të dojë të jetë miku i botësë, bënetë armiku i Perëndisë. 5 Apo pandehni se mbë kot shkronja thotë, Për cmir dëshëron fryma që ndënji ndër ne? 6 Po Perëndia ep një hir më të-math, përandaj thotë, "Perëndia madhë-shtorëvet u rri kundrë, po kryeunjurëvet u ep hit." 7 Binduni pra te Perëndia; rrini kundrë djallit, edhe dotë ikënjë nga ju. 8 Afërohuni Perëndisë, edhe dot' u afëronetë juve. Pastroni duartë t'uaj, o fajtorë, edhe qëroni zëmëratë, o njerës me dy mëndje. 9 Hiqni keq e bëni vajë e qani; të-qeshuritë t'uaj letë kthenetë mbë vajë, edhe gëzimi juaj mbë hidhërim. 10 Përunjuni përpara Zotit, edhe dot' u ngrerë lart juve.

11 Mos flisni keq njëri për tjatërinë, o vëllezër; ay që flet keq për vëllanë, edhe gjykon të vëllanë, flet keq për nomnë, edhe gjykon nomnë; edhe ndë gjykon nomnë, nukë je ruajtës i nomit, po gjykatës i ati. 12 Një është nom-dhënësi që munt të shpëtonjë edhe të humbasë; cili je ti që gjykon tjatërinë?

13 Ejani tashti ju që thoni, Sot a nesërë dotë vemi dnë këtë qytet, edhe dotë bëjmë atje një vit, edhe dotë tregëtojmë e dotë fitojmë; 14 Ju që nukë dini se ç'dotë bënetë nesërë; sepse ç'është jeta juaj? është me të-vërtetë një avull që duketë për pakëzë kohë, e pastaj humbetë; 15 Ndë vëntt që të thoni, Ndë dashtë Perëndia, edhe ndë rrofshimë, dotë bëjmë këtë a atë. 16 Po tashti mburreni mbë madhështirat t'uaj; çdo të-tillë të-mburrurë është të-lik.

17 Mb'atë pra që di të bënjë të-mirë, edhe nukë bën, mb'atë kjo është faj.



Jakovit - Krye 5

1 Ejani tashi'ju të-pasuritë, qani e ulurini për të-këqiatë që dotë vinjënë mbi ju. Pasja juaj ukalp, edhe rrobatë t'uaj u'a brëjti mola. 3 Ari juaj edhe ergjëndi undryshk, edhe ndryshku i atyreve dotë jetë për dëshmim kundrë jush, edhe dotë hajë mishratë t'uaj si zjarr; mblothtë thesarë për ditt' e-pastajme. 4 Na tek bërtet paga që u'a keni kbajturë punëtorëvet që korrnë aratë t'uaj; edhe të-bërtiturat' e korrësvet hynë ndë veshët të Zotit Sabaoth. 5 Ukënaqtë e bëtë pallë mbi dhet; ushqyetë zëmëratë t'uaj posi mbë ditë të të-theruri; 6 Dënuatë, edhe vratë të-drejtinë; e ay nuk u rri juve kundrë.

7 Kini zëmërë të-gjëre pra, o vëllezër, gjer mbë t'ardhurit të Zotit. Na bujku tek pret të-paçëmuarënë pemë të dheut, e ka zëmërë të-gjerë për atë, gjersa të marrë shin' e-lashtë e të-voninë. 8 Kini zëmërë të-gjerë edhe ju, forconi zëmëratë t'uaj; sepse t'ardhurit' e Zotit uafërua.

9 Mos psherëtini kundrë njëri tjatërit, o vëllezër, që të mos dënoneni; ja gjykatësi tek rri përpara dyervet. 10 Merrni për shëmbëllesë, o vëllezërit'e mi, të te-hequrit keq e të zëmërës' së-gjerë profitëritë, që folnë mb'emërit të Zotit. 11 Na tek lumërojmë ata që duronjënë; e keni dëgjuarë durimin' e Jovit, edhe e patë të-pastajmen' e Zotit, se Zoti është fort i-përdëllyershim edhe i-dhëmçurë.

12 Edhe përpara të-gjithave, o vëllezërit' e mi, mos bëni be, as për qiellinë, as për dhenë, as ndonjë tjatërë be; po letë jetë poja juaj, po, edhe joja, jo; që të mos bini ndë dënim.

13 Heq keq ndonjë ndër ju? letë faletë; ka zëmërë të-gëzuarë? letë psallnjë. Ësht' i-së-murë ndonjë ndër ju? letë thërresë pleqt' e kishësë, edhe letë falenë përmbi atë, e let'a lyenjënë më vaj mb'emërit të Zotit. 15 Edhe urata që është me besë dot'a shpëtonjë atë që lëngon, edhe Zoti, dot'a ngrerë atë; edhe ndë pastë bërë faje, dot'i falenë. 16 Rrëfeni fajetë njëri tjatërit, edhe fali njëri për tjatërinë, që të shërohi. Shumë fuqi ka të-luturit' e të-drejtit, kur bënetë me të-nxehëtë. 17 Ilia ishte një njeri që pësonte posi ne, edhe ufal dyke luturë që të mos bjerë shi; edhe nukë ra shi mbi dhet tre vjet e gjashtë muaj; 18 Edhe përsëri ufal, edhe qiell dha shi, edhe dehu dha pemën' e ti.

19 O vëllezër, ndë daltë ndonjë ndër ju jashtë udhës' së të-vërtetësë, edhe t'a kthenjë ndonjë atë, 20 Let'a dijë se ay që kthen fajtuar prej kobimit të udhës' s'ati, dotë shpëtonjë një shpirt prej vdekjeje, edhe dotë mbulonjë shumicë fajesh.