Ungjilli pas Matheut

Kapitulli: 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28



Matheut - Krye 1

1 Vivll' e gjeneallogis' së Jisu Krishtit, të birit të Dhavidhit, të birit t' Avraamit.

2 Avraamit i lindi Isaaku; edhe Isaakut i lindi Jakovi; edhe Jakovit i lindi Judha edhe të vëllezërit' e ti; 3 Edhe Judhësë i lindi Faresi edhe Zaraj nga Thamara; edhe Faresit i lindi Esromit i lindi Arami; 4 Edhe Aramit i lindi Aminadhavi; edhe Aminadhavit i lindi Naassoni: edhe Naassonit i lindi Sallmoni; 5 Edhe Sallmonit i lindi Voozi nga Rahava; edhe Voozit i lindi Ovidhi nga Rutha; edhe Ovidhit i lindi Jesseu; 6 Edhe Jesseut i lindi Dhavidhi mbreti.

   Edhe mbretit Dhavidh i lindi Sollomoni nga gruaja e Uriut; 7 Edhe Sollomonit i lindi Rovoami; edhe Rovoamit i lindi Aviaj; edhe Aviajt i lindi Asaj; 8 Edhe Asajt i lindi Josafati; edhe Josafatit i lindi Jorami; edhe Joramit i lindi Ozia; 9 Edhe Ozisë i lindi Joathami; edhe Joathamit i lindi Ahazi; edhe Ahazit i lindi Ezeqia; 10 Edhe Ezeqisë i lindi Manassiu; edhe Manasiut i lindi Amoni; edhe Amonit i lindi Josia; 11 Edhe Josisë i lindi Jehonia edhe të vëllezërit' e ti, mbë të-çpërgulurit të Babillonësë,

12 Edhe pas të-çpërgulurit të Babillonësë, Jehonisë i lindi Sallathieli; edhe Sallathielit i lindi Zorobabeli; 13 Edhe Zorobabelit i lindi Aviudhi; edhe Aviudhit i lindi Eliaqimi; edhe Eliaqimit i lindi Azori; 14 Edhe Azorit i lindi Saduku; edhe Sadukut i lindi Aqimi; edhe Aqimit i lindi Eliudhi; 15 Edhe Eliudhit i lindi Eleazari; edhe Eleazarit i lindi Matthani; edhe Matthanit i lindi Jakovi; 16 Edhe Jakovit i lindi Josifi, burr'i Marisë, prej sëcilësë lindi Jisuj që thuhetë Krisht.

17 Gjithë brezatë pra që nga Avraami e gjer mbë ditët të Dhavidhit janë katër-mbë-dhetë breza; edhe që nga Dhavidhi e gjer mbë të-çpërgulurit të Babillonësë janë katër-mbë-dhjetë breza; edhe nga të-çpërgulurit' e Babillonësë e gjer mbë ditët të Krishtit janë katër-mbë-dhjetë breza.

18 Edhe të-lindurit' e Jisu Krishtit kështu ka qënë; passi uvlua e ëm' e ati Maria me Josifnë, përpara se të bashkoneshinë, ugjënt me barë nga Frym' e-Shënjtëruarë.

19 Edhe Josifi, burr' i asaj, dyke qënë iddrejtë, e dyke mos dashurë t' i nxjerë asaj zë të-lik, desh t'a lëshonjë fshehurazi. 20 Po ay tek po ishte dyke menduarë këto punë ja nj'ëngjëll i Zotit tek i uduk nd'ëndërrë, dyke thënë, Josif, i bir' i Dhavidhit, mos ufrikëso të marrç me vetëhe gruanë t' ënde Mariamënë; sepse të-mbarsuritë që ubë tek ajo është nga Frym' e-Shënjtëruarë, 21 Edhe dotë pjellë djalë edhe dot' j'a quanjç emërinë Jisu; sepse ay dotë shpëtonjë llauzin' e ti nga fajet' e atyre.

22 (Edhe Gjithë këjo ubë, që të mbushetë e-thëna prej Zotit me anë të profitit, që thotë, 23 "Ja vërgjëresha tek dotë mbarsetë, edhe dotë pjellë djalë, edhe dot' j'a quanjën' emërin' Emanuil" që e-kthyerë do me thënë, Perëndia bashkë me ne.)

24 Edhe Josifi si uzgjua nga gjumi, bëri sikundrë e urdhëroj ëngjëll' Zotit, edhe mori përanë vetëhesë gruan' e ti: 25 Edhe nuk'e njohu atë, gjersa bëri të birin' e saj të-parëlindurinë; edhe j' a quajti emërinë Jisu.



Matheut - Krye 2

1 Edhe Jisuj si lindi ndë Vithleemë të Judhesë, ndë ditt të mbretit Irodh, ja ca magjishtarë nga të-lindurit' e djellit erthnë ndë Jerusalim, e thoshinë, 2 Ku është mbret' i Judhenjvet që ka lindurë? sepse pam' yllin' e ati ndë të-lindurit të djellit, e erthmë t' i falemi. 3 Edhe mbreti Irodh kur dëgjoj, undroth edhe gjithë Jerusalimi bashkë me atë. 4 Edhe si mblodhi gjithë krye-priftërit' edhe shkronjësit' e gjindjesë, pyeste të marrë vesh prej atyre, ku lint Krishti. 5 Edhe ata i thanë ati, Ndë Vithlehemë të Judhesë; sepse kështu është shkruarë me anë të profitit, 6 "Edhe ti Vithlehemë, dheu i Judhesë, asfare nukë je m' e-vogëla ndër zotërinjt të Judhesë, sepse prej teje dotë një i-parë, i-cili dotë kullosnjë llauzinë t' im Israil."

7 Atëhere Irodhi thirri fshehurazi magjishtarëtë, e mori vesh mirë nga ata kohën' e yllit që ishte dukurë; 8 Edhe dyke dërguarë ata ndë Vithlehemë, tha, Shkoni e vëshgoni mirë për djalënë; edhe si t'a gjeni, të më epni zë, që të vinj edhe unë e t'i i falem ati. 9 Edhe ata si dëgjuanë mbretnë vanë; edhe ja ylli që kishinë parë ndë të-lindurit të djellit tek shkonte përpara atyre, gjersa erdhi e qëndroj sipër tek ishte djali. 10 Edhe ata kur panë yllinë, ugëzuanë gëzim të-math fort. 11 Edhe si erthnë ndë shtëpit, gjetnë djalënë bashkë me t'ëmën e ti Mari, edhe ranë mbë dhe e i ufainë ati, edhe si hapnë thesarët' e tyre, i prunë ati dhurëti, ar e livan e smirnë. 12 Edhe si udëftye atyre nga Perëndia nd'ëndërrë të mos kthenenë tek Irodhi, nga një tjatër' udhë shkuanë ndë vëntt të tyre.

13 Edhe passi iknë ata, ja një ëngjëll' i Zotit tek i duketë nd' ëndërrë Josifit, dyke thënë, Ngreu e mer me vetëhe djalën' edhe t'ëmën' e ati, edhe ikë ndë Egjyptë; edhe rri atje gjer kur të të them tyj; sepse Irodhi dotë kërkonjë djalënë që t'a prishnjë.

14 Edhe ay ungrit, e mori me vetëhe djalën' edhe t'ëmën' e ati natënë, edhe iku ndë Egjyptë; 15 Edhe ndenji atje gjer mbë vdekëjet të Irodhit; që të mbushetë e-thëna prej Zotit me anë të profitit, që thotë; "Nga Egjypta thirra t' im bit."

16 Atëhere Irodhi, kur pa se ugënjye nga magjishtarëtë, uzëmërua fort, edhe dërogoj e vrau gjithë që ishinë ndë Vithlehemë. e ndë për gjithë sinoret t'asaj, që mbë dy vjeç e poshtë, si pas kohësë që kishte marrë vesh mirë nga magjishtarëtë. 17 Atëhere umbush ç'është thënë nga profiti Jeremi, që thotë; 18 "Zë udëgjua ndë Rama, vajë e të qarë e gjëmë shumë; Rahilla qante djemt'e saj, edhe nukë donte të ngushullonej, sepse nukë janë." 19 Edhe si vdiq Irodhi ja një ëngjëll' i Zotit tek i duketë ndë ëndërrë Josifit ndë Egjyptë e i thotë, 20 Ngreu e merr me vetëhe djalën' edhe t' ëmën e ati, edhe ecë ndë dhet të Israillit; sepse vdiqnë ata që kërkonin jetën'e djalit. 21 Edhe ay ungrit e mori me vetëhe djalën' edhe t' ëmën' e ati, edhe erdhi ndë dhet të Israilit.

22 Po kur dëgjoj, se Arhellau mbretëron ndë Judhet ndë vëntt të Irodhit t'et, pat frikë të vejë atje; edhe si i udëftye ati nga Perëndia nd'ëndërrë, iku nd'anët të Galilesë, 23 Edhe erdhi e ndënjti ndë një qytet që thuhetë Nazaret; që të mushetë ç'është thënë nga profitëritë, se Nazoreas dotë quhetë.



Matheut - Krye 3

1 Edhe ne' ato dit vjen Joan Pagëzori dyke lëçiturë ndë shkretëtirët të Judhesë, e dyke thënë, 2 Pendohuni; sepse uafërua mbretëria e qiejvet. 3 Sepse ky është ay që ufol nga profiti Isai që thotë, "Zër' i ati që bërtet ndë shkretëtirët, Bëni gati udhën' e Zotit: bëni rrugat' e ati të drejta".

4 Edhe Joani vetë kishte të-veshurit' e ti prej qimesh kamille, edhe bres të-lëkurtë rreth mezit të ti; edhe ushqimi i ati ishte karkalecë e mjalt' e-egrë.

5 Atëhere dilte jashtë tek ay Jerusalimi edhe gjithë Judhea, edhe gjithë vëndi qark Jordhanit; 6 Edhe pagëzoneshinë ndë Jordhan nga ay, dyke rrëfyerë fajet' e tyre.

7 Edhe kur pa se shumë nga Farisenjt'e Sadduqenjtë po vinjënë ndë pagëzimt të ti, u tha atyre, Të pjellë nepërkash, cili u dëfteu juve të ikëni nga zëmërimi që vjen? 8 Bëni pra pemë të-vjejtura për pendim; 9 Edhe mos shkoni ndër të thoni më vetëhenë t'uaj, Atë kemi Avraamnë; sepse po u them juve, se Perëndia munt edhe nga këta gurë t'i ngrerë djem Avraamit. 10 E tashi edhe sëpata rri përanë rrënjës'së drurëvet; çdo dru pra që s'bën pemë të-mirë pritetë, edhe hidhetë ndë zjar. 11 Un' u pagëzonj juve me ujë për pendim; po ay që vjen pas meje është më i-fortë se unë, të-cilit nukë jam izoti t'i mbanj këpucëtë; ay dot' u pagëzonjë juve me frymë të-Shënjtëruar' e me zjar. 12 Ay ka lopatënë ndë dorët të ti, edhe dotë qëronjë lëmën' e ti, edhe dotë mbledhë grurin' e ti ndë grunart, po kashtënë dot' a djegë ndë zjar të-pashuarë.

13 Atëhere Jisuj vjen nga Galilea ndë Jordhant te Joani, që të pagëzonetë prej ati, 14 Po Joani e ndalonte atë, dyke thënë, Unë kam nevojë të pagëzonem prej teje, e ti vjen tek unë? 15 Edhe Jisuj upërgjeq e i tha, Le tashi; sepse kështu gjan neve të mbushmë ç'do drejtëri. Atëhere e le atë.

16 Edhe Jisuj si upagëzua për-një-herë dolli nga ujët; edhe ja tek uhapnë qiejtë, edhe pa Frymën'e Perëndise* dyke zbriturë possi pëllump, e dyke ardhurë mbi atë. 17 Edhe ja një zë nga qiejtë që thoshte, Ky është biri im-i-dashurë, që e kam pëlqyerë.



Matheut - Krye 4

1 Atëhere Jisuj upru dnë shkretëtirët prej Frymësë, që të ngitej prej djallit. 2 Edhe si agjëroj dy-zet net, pastaj i erdhi uri. 3 Edhe ay që nget erdhi tek ay e tha, Ndë je i bir'i Perëndisë, thuaj të bënenë bukë këta gurë. Po ay upërgjeq e tha, 4 Është shkruarë, "Njeriu nukë dotë ronjë me bukë vetëmë, po me çdo farë fjale që del nga goj'e Perëndisë." 5 Atëhere djalli e merr me vetëhe ndë qytett të-shënjtëruarë, edhe e vuri përmbi fletëzët të hieroresë, edhe i thot' ati, 6 Ndë je i bir' i Perëndisë, hidhu poshtë; sepse është shkruarë. "Se dot' urdhëronjë ëngjëjt' e ti për ty edhe dotë të ngrenë ty mbi duart, që të mos përpjekç këmbënë t'ënde mbë gur." 7 Jisuj i tha ati, përsëri është shkruarë, "Të mos ngaç Zotinë Perëndinë t'ënt." 8 Përsëri djal' e merr me vetëhe mbë një mal shumë të-lartë, edhe i dëften gjithë mbretërit' e botësë edhe lavdin' e atyre, e i thotë, 9 Të gjitha këto dotë t'i ap tyj, ndë rënç të më falesh. 10 Atëhere Jisuj i thot'ati, Ikë prej meje, Satana; sepse është shkruarë, "Zotit Perëndisë t'ënt dot'i falesh, edhe vetëm ati do t'i lutesh." 11 Atëhere djalli e le atë; edhe ja ëngjëjtë tek erdhë përanë e i shërbeninë.

12 Edhe Jisuj kur dëgjoj se Joani udha ndër duar, iku ndë Galilet. 13 Edhe si la Nazaretinë, erdhi e ndënji ndë Kapernaum që është përanë detit, ndë sinoret të Zavullonit edhe të Nefthalinit, 14 Që të mbushetë ç' është thënë nga profiti Isai që thotë, 15 "Dheu Zavullon edhe dheu Nefthalim, mb' udhët të detit përtej Jordhanit, Galilea e kombevet; 16 Llauzi që rrintë nd'erësirë pa dritë të madhe, edhe mb'ata që rrininë ndë vëntt e ndë hijet të vdekjesë lindi dritë." 17 Që atëhere Jisuj zuri të lëçisnjë e të thotë, Pendohuni, sepse uafërua mbretëri' e qiejvet.

18 Edhe Jisuj tek ecënte përanë detit të Galilesë, pa dy vëllezër, Simoninë, që thuhej Pjetrë, edhe Andhrenë të vëllan' e ati dyke hedhurë rrjetë ndë dett; sepse ishinë peshkatarë. 19 Edhe u thot' atyre: Ejani prapa meje, edhe dot' u bënj juve peshkatarë njerëzish. 20 Edhe ata për-një-herë lanë rrjetatë, e vanë pas ati. 21 Edhe si vate më tej, pa dy vëllezër të-tjerë, Jakovinë të birin' e Zevedheut, edhe Joaninë të vëllan' e ati, ndë lundrët bashkë me Zevedhenë t' an' e tyre, dyke ndrequrë rrjetat' e tyre, edhe i thiri ata. 22 Edhe ata përnjë-herë lanë lundrën' e tyre, edhe vanë pas ati.

23 Edhe Jisuj vinte përqark gjithë Galilesë, dyke mësuarë ndëpër sinagogjit t' atyre, edhe dyke lëçiturë ungjillin' e mbretërisë, edhe dyke shërurar çdo smundje e çdo lëngatë ndë llaust. 24 Edhe vate zër i ati ndë-për gjithë Syrinë, edhe bininë tek ay gjith'ata që kishinë keq, të-përmbajturë prej çdo farë smundjesh e mundimesh, edhe të-djallosurë, e të-zënë nga lëngat' e hënësë, e ulogë; edhe i shëroj ata. 25 Edhe i vanë pas shumë gjindje nga Galilea e nga Dhekapoli e nga Jerusalimi e nga Judhea, edhe qe përtej Jordhanit.



Matheut - Krye 5

1 Edhe ay kur pa gjindjene, hipi ndë malt, edhe si ndënji, i erthnë përanë nxënësit' e ti. 2 Edhe atëhere hapi gojën' e ti, e i mësonte dyke thënë,

3 Lum të vobeqtë ndë shpirt; sepse e atyre është mbretëri' e qiejvet.

4 Lum ata që bëjnë vajë; sepse ata dotë ngushëllonenë.

5 Lum ata që janë të-butë; sepse ata do të trashëgonjënë dhenë.

6 Lum ata që kanë uri e et për drejtërinë; sepse ata dotë nginjenë.

7 Lum ata që janë tëpërdëllyershim; sepse ata dotë përdëllenenë.

8 Lum ata që kanë zëmërë të-qëruarë; sepse ata dotë shohënë Perëndinë.

9 Lum ata që bëjnë paqtim; sepse ata dotë quhenë bij Perëndie.

10 Lum ata që ndiqenë për punë drejtërie; sepse e atyreve është mbretëri' e qiejvet.

11 Të-lumurë jeni ju, kur t' u çpërnderonjën' e t' u ndjekënë, e të thonë kundrëjush çdo farë fjale të-keqe me të-rremë për punë t' ime. Gëzohi e gazmohi, sepse paga juaj ësht' e-shumë ndë qiejt; sepse kështu ndoqnë edhe profitëritë që kanë qënë përpara jush.

13 Ju jeni krip' e dheut; po ndë uprishtë kripa, me se dotë kripetë? as për farë gjëje s'vëjen më, përveç të hidhetë jashtë, edhe të shkeletë nga njerëzitë. 14 Ju jeni drit' e botësë. Një qytet që është mbi mal nukë munt të fshihetë. 15 As nukë ndesnjënë kandilinë, që t'a vënë atë dnënë shinikt, po e vënë mbi kandilert, edhe ndrit mbë gjith' ata që janë ndë shtëpit. 16 Kështu letë ndritnjë drita juaj përpara njerëzvet, që të shohënë punëtë t' uaj të-mira, e të lavdurojn' Atinë t' uaj që është ndë qiejt.

17 Mos kujtoni se erdha të prish nomnë a profitëritë; nuk' erdha të prish, po të mbush. 18 Sepse me të-vërtetë po u them juve, gjersa të shkonjë qielli edhe dheu, një jotë a një pikë nukë dotë shkonjë nga nomi, gjersa të bënenë të-gjitha. 19 Ay pra që të zgithnjë një nga këto porosit' e vogëla, edhe të mësonjë kështu njerëzitë, i-vogëlë dotë quhetë ndë mbretërit të qiejvet; po ay që të bënjë e të mësonjë, ky dotë quhetë i-math ndë mbretërit të qiejvet. 20 Sepse po u them juve, se ndë mos tepëroftë drejtëria juaj më tepërë se ajo e shkronjësvet edhe e Farisenjvet, nukë dotë hyni ndë mbretërit të qiejvet.

21 Kini dëgjuarë së u është thënë të moçimëvet, "Mos vraç" edhe ay që të vrasë dotë jetë fajtuar ndë gjyqt. 22 Po unë po u them juve, se kushdo që zëmëronetë mbë kot kundrë vëllajt të ti, dotë jetë fajtuar ndë gjyqt; edhe ay që t'i thotë të vëllat, Rrake, dotë jetë fajtuar nde bashkëndënjjet; edhe ay që t' i thotë, I-marrë, dote jetë fajtuar për ndë gjeenët të zjarit. 23 Ndë prufsh pra dhurëtinë t'ënde ndë theroret, edhe atje jujtonesh, se yt vëlla diç ka kundrë teje, 24 Ler' atje dhurëtinë t'ënde përpara theroresë, edhe shko e paqtohu më përpara me t' et mëla, edhe atëhere si të vish bjerë dhurëtinë t'ënde. 25 Ndrequ shpejt me kundrë-gjyqësinë t' ënt, gjersa të jesh mb' udhë bashkë me atë; se mos të apë kundrë-gjuqësi ndë dorët të gjyqtarit edhe gjyqtari te ep ndë dorët të sherbëtorit, e hidhesh ndë burg. 26 Me të vërtetë po të them tyj. Nukë dotë dalç andej, gjersa të paguanjç asprën' e funçime.

27 Kini dëgjuarë se u është thënë (të moçimëvet), "Mos kurvëronjç." 28 Po unë po u them juve, se kushdo që vë re grua me dëshërim, e ka kurvëruar' atë ndë zëmërët të ti. 29 Edhe ndë të skandalistë syri yt i-djathtë, nxir-e atë e hidhe prej teje; sepse është më mirë për ty të humbasë një nga copat'e trupit t' ënt, edhe të mos hidhetë ërë trupi yt ndë gjeenët. 30 Edhe ndë të skandalistë dora jote e-djathtë, pre-e atë, edhe hidhe prej teje, sepse është më mirë për ty të humbasë një nga copat'e trupit t'ënt, edhe të mos hidhetë tërë trupi yt ndë gjeenët.

31 Edhe është thënë, se ay që të lëshonjë gruan'e ti, let'i apë asaj kartën'e ndarjesë. 32 Po unë po u them juve, se ay që të lëshonjë gruan' e ti, veç për fjalë kurërie, e bën atë të kurvëronjë; edhe ay që të marrë grua të ndarë kurvëron. 33 Përsëri kini dëgjuarë se u është thënë të moçimëvet, Mos bënjç be mbë të rrem, po t'i apç Zotit të-betuarat' e-tua. 34 Po unë po u them juve, të mos bëni be fare; as për qiellinë, sepse është fron'i Perëndisë; 35 As për dhenë; sepse eEshtë vëndi që vë këmbet'e tia; as për Jerusalimnë, sepse është qytet i mbretit të-math; 36 As për kryetë t'ënt të mos bënjç be, sepse nukë munt të bënjç një qime të-bardhë a tëzezë. 37 Po letë jetë fjala juaj, Po, po; Jo, jo; sepse e-tepëra e këtyreve është nga i-ligu.

38 Kini dëgjuarë se është thënë "Sy ndë vënti të syrit, edhe dhëmp ndë nëntt të dhëmbit". 39 Po unë po u them juve, të mos i qëndroni kundrë të-ligut; po ay që të bjerë tyj një shuplakë ndë nofullët t'ënde të-djathtë, kthe-i ati edhe tjatrënë. 40 Edhe ay që do të gjykonetë me ty, e të marrë këmishënë t'ënde, lër'-i ati edhe rrobënë; 41 Edhe ay që të marrë ty angari një mil, ec bashkë me atë dy. 42 Ep-i ati që lypen prej eje; edhe mos e kthe faqenë mbë nj'anë prej ati që do të huhetë prej teje.

43 Kini dëgjuarë se është thënë, "Të duash të afërminë t'ënt, edhe t'i kesh mëri armikut t'ënt. Po unë po u them juve. 44 Don armiqtë t'uaj, bekoni ata që u mallëkomënë juve, bëni mirë a'yre që u kanë mëri uve, edhe fali për ata që u bëjnë keq e u djekënë juve; 45 Që të bëhi bij Atit t'ua që është ndë qiejt sepse ay bën djellin' e ti të lintnjë mbi të-liq e mbi të-mirë, edhe l% hon shinë mbi të-drejt' e mbi të-shtrëmbërë. 46 Sepse ndë daçi ata që u duanë juve, ç'far page kini? a nukë bëjnë këtë edhe kumerqarëtë? 47 Edhe ndë përshëndofshi vetëmë vëllezëritë t' uaj, çmë tepërë bëni? a nukëbëjnë kështu edhe kumerqarëtë? 48 Bëhi pra ju të-sosurë sikundrë Ati j-uaj që është ndë qiejt ësht' i-sosurë.



Matheut - Krye 6

1 Shikoni të mos bëni eleimosinënë t'uaj përpara njerëzet, që të shiheni nga ata; ndë mos, nukë keni pagë përanë Atit t'uaj që është ndë qiejt. 2 Kur të bënjç pra eleimosinënë, mos vërshëlënjç përpara teje, sikundrë bëjnë ipokritëritë ndëpër sinagogjit e ndëpër udhët, qëtë lavduronenë nga njerëzitë; me të vërtetë po u them juve, se ata e kanë marrë pagën' e tyre. 3 Po ti kur të bënjç eleimosinënë, letë mos e marrë vesh e-mëngjëra jote se ç bën e-djathta jote; 4 Që të jetë eleimosina jote fshehurazi; edhe yt'Atë që sheh fshehurazi, ay dotë t'a çpaguanjë tyj faqeza.

5 Edhe kur të falesh, mos ij posi ipokritëritë; sepse ata duanë të falenë dyke ndënjurë ndëpër sinago gjit e ndëpër sinago gjit e ndëpër çipet të rrugavet, që t'u dukenë njerëzet;; me të-vërtetë po u them juve se ata e kanë marrë pagën e tyre. 6 Po ti kur të falesh, hyrë ndë dhomët t'ënde, edhe mbyll derënë t'ënde, e i ufal t' yt Et që është ndë të-fshehëtë: edhe yt Atë që sheh fshehurazi, dotë t'a paguanjë tyj faqeza. 7 Edhe kur të faleni, mos thoni fjalë të-tepëra, posi gjindarëtë; sepse pandehnjënë, se me fjalët' e-shuma të tyre dotë dëgjonenë. 8 Mos u gjani pra atyre; sepse Ati juaj e di për ç'gjë kini nevojë, para se të lypni juve prej ati. 9 Po ju faluni kështu:

   Ati ynë që je ndë qiejt, ushënjtëroftë emëri yt; 10 Arthtë mbretëria jote; ubëftë dashurimi yt, si ndë qiell, edhe mbë dhet; 11 Bukënë t'ënë tëpërditëshmen' ep-na neve sot; 12 Edhe fal-na fajetë t'anë, sindëkur edhe neve u'a falimë fajtorëvet t'anë; 13 Edhe mos na shtjerë ndë ngasje, po shpëto-na nga i-ligu; sepse jotja është mbretëria e fuqia e lavdia ndë jetët të jetëvet; Amin.

14 Sepse ndë u'a faiçi njerëzvet fajet' e atyre, dot u'a fainjë edhe juve Ati juaj qiellori. 15 Po ndë mos u'a faiçi njerëzvet fajet' e atvre, as Ati juaj nukë dotë fainjë fajetë t'uaj.

16 Edhe kur të agjëroni, mos bëhi të-vrërëtë, posi ipokritëritë; sepse ata prishnjënë fytyrat'e tyre, që të dukenë ndër njerëzit se agjëronjënë. Me të-vërtetë po u them juve, se ata e kanë marrë pagën'e tyre. 17 Po ti kur të agjëronjç, lyej kryetë t'at edhe laj fytyrënë t'ënde; 18 Që të mos dukesh ndë njerëzit se agjëron, po tek yt Atë, që është ndë të-fshehëtë; edhe yt Atë që sheh fshehurazi, dotë t'a çpaguanjë tyj faqeza.

19 Mos mblithni thesarë për vetëhenë t'uaj mbë dhet, ku krimbi edhe ndryshku i prish, edhe ku vjedhësit rëmojn' edhe vjedhënë; 20 Po mblithni thesarë për vetëhenë t' uaj ndë qiell, ku nuk' i prish as krimp as ndryshk, edhe ku vjedhësitë nukë rëmojn' as vjedhënë. 21 Sepse tek është thesari juaj; atje dotë jetë edhe zëmëra juaj. 22 Kandil' i trupit është syri; ndë qoftë pra se syri yt ësht'ikthjellëtë, gjithë trupi yt dotë jetë i-ndriçim; 23 Po ndë qoftë se syri yt ësht'i-lik, gjithë trupi yt dotë jet'i-errëtë. Ndë qoftë pra se drita që gjëndetë te ti esht' errësirë, errësira sa emadhe dotë jetë?

24 Asnjë s'munt t'u shërbenjë dy zotërinjve; sepse a njërit dot'i ketë mëri, edhe tjatrinë dot'a dojë; a njërit dot'i ngjitetë prapa, edhe tjatërit dot'i kthenjë krahëtë. Nukë munt t'i shërbeni Perëndisë edhe Mammonajt. 25 Përandaj po u them juve, Mos mendohi për jetënë t'uaj, ç'të hani a ç'të pini; as për trupinë t'uaj ç'të vishni; a nuk' është jeta më enderçime se ushqimi, edhe trupi se të-veshuritë? 26 Vështroni shpest'e qiellit, se nukë mbjellënë, as nukë korrnjënë, as nukë mbledhënë ndë grunarë, edhe Ati juaj qiellori i ushqen; a nukë ndani ju më tepërë se ata? 27 Po cili nga ju dyke pasurë kujdes munt të shtonjë nje kut ndë shtatt të ti? 28 Edhe ç'mendoni për të-veshuritë? Vështroni lulet'e e arësë, si rritenë; as mundonenë, as dredhënë. 29 Po u them juve, se as Sollomoni me gjjithë lavdin' e ti nukë qe vëshurë posi një nja këto. 30 Po ndë qoftë se barin'e arësë, që sot është, e nesërë hidhetë ndë furrë, Perëndia e vesh kështu, nukë dot' u veshnjë juve shumë më tepërë, o besë-pakë? 31 Mos mentohi pra dyke thënë, ç'të hamë a ç'te pimë a ç'të veshimë? 32 Sepse gjithë këto i kërkojnë kombetë; sepse Ati juaj qiellori e di, se keni nevojë për gjithë këto. 33 Po kërkoni më përpara mbretërin' e Perëndisë, edhe drejtërin' e ati; edhe këto të-gjitha dot'u shtonenë juve. 34 Mos mendohi pra për të-nesërmenë; sepse e-nesërmja dotë ketë mendim për punët' e saja; mjaft është mbë çdo ditë e-keqeja e saj.



Matheut - Krye 7

1 Mos gjykoni, që të mos gjykoneni; 2 Sepse me ç'farë gjyqi gjykoni, dotë gjykoneni; edhe me ç'farë matësi matni, dot'u matetë edhe juve. 3 Edhe përse shikon lëmishtenë që është ndë syt të t'yt vëllaj, edhe tranë që është ndë syt t'ënt nuk'e ndjen? 4 A si dot'i thuash t'yt vëllaj, Letë nxjer lëmishtenë nga syri yt, edhe ja trari tek është ndë syt t'ënt? 5 Ipokrit, nxir më përpara tranë nga syri yt, edhe atëhere dotë shohç mirë të nxjerç lëmishtenë nga syri i t'yt vëllaj.

6 Mos u'a epni glën'e shënjtëruarë qenvet; as mos hithni margaritarëtë t'uaj përpara derravet, semos i shkelnjën' ata me këmbët' e tyre, edhe pastaj kthenen' e u çquenjën' edhe juve.

7 Lypni, edhe dot' u epetë juve; kërkoni edhe dotë gjeni; trokollini, edhe dot' u hapetë juve; 8 Sepse kushdo që lypën merr, edhe ay që kërkon gjen, edhe ati që trokollin dot' i hapetë. 9 A cili ësht' ay njeri nga ju, i-cili, ndë lyptë i biri bukë, dot'i apë ati gur? 10 Edhe ndë lyptë peshk, mos dot'i apë ati gjarpër? 11 Ndë qoftë pra se ju që jeni të-liq dini t'u epni të-dhëna të mira bijvet t' uaj, sa më tepërë Ati juaj që është ndë giejt dot'u apë të-mira atyre që lypëjnë nga ay? 12 Gjithë sa të doni pra t'u bëjnë juve njerëzitë, kështu bëni edhe ju atyre; sepse ky është nomi edhe profitëritë.

13 Hyni ndëpër derët të-ngushtë; sepse e-gjerë është dera, edhe e-hapët'udha që shpie ndë humbjet, edhe shumë veta jan'ata që hujnë ndëpër atë. 14 Sepse e-ngushtë është dera, edhe e-shtrënguar' ësht' udha që shpie ndë jetët, edhe të-pakë jan'ata që e gjejn'atë.

15 Edhe ruhi nga profitërit' e-rrem, të-cilëtë vijnë te ju me te-veshura dhënsh, po përbrënda janë ujq që rrëmbenjënë. 16 Nga pemët' e tyre dot' i njihni ata; mos mbledhënë rrush nga drizatë, a fiq nga murrizatë? 17 Kështu çdo dru i-mirë bën pemë të-mira; po drur'i-dobëtë bën pemë të-liga. 18 Drur' i-mirë s'munt të bënjë pemë të-liga, as drur' i dobëtë të bëjë pemë të-mira. 19 Çdo dru që s'bën pemë tëmirë pritetë e hidhetë ndë zjarr. 20 Përandaj nga pemët' e atyre dot' i njihni ata. 21 Nukë dotë hynjë ndë mbretërit të qiejvet kushdo që më thotë, Zot, Zot; po ay që bën dashurimn'e t'im Et që është mdë qiejt. 22 Shumë veta dotë më thonë nd'atë, Zot, Zot, nukë profitepsmë mb'emërit t'ënt, edhe mb'emërit t'ënt nxuarmë djaj, edhe mb'emërit t'ënt bëmë shumë çudira? 23 Po atëhere dot'u rrëtenj atyre, Se kurrë nuk' u kam njohurë juve; ikëni prej meje ju që keni punuarë paudhërinë.

24 Kushdo pra që dëgjon këto fjalët'e mia, edhe i bën ato, dot'a përgianj atë me një njeri të-mënçim që ndërtoj shtëpin'e ti mbi shkëmpt; 25 Edhe zbriti shiu, e erdhë lumënjtë, e frynë erëratë, edhe upërpoqnë pas asaj shtëpie, po nuk'urrëzua; sepse ishte themelosurë mbi shkëmpt. 26 Po kushdo që dëgjon këto fjalët'e mia, edhe nuk'i bën, dot'i gjanjë një njeriu të-marre, që ndërtoj shtëpin'e ti mbi rërët; 27 edhe sbriti shiu, e erdhë lumënjtë, e frynë erëratë, edhe upërpoqnë pas asaj shtëpie, edhe urrëzua; edhe të-rrëzuarit'e asaj ishte të-math.

28 Edhe Jisuj kur mbaroj këto fjalë, gjindja tmeroneshinë për mësimn'e ati. Sepse i mësonte ata si një që ka pushtet e jo si shkronjësitë.



Matheut - Krye 8

1 Edhe kur zbriti nga mali, i vanë prapa shumë gjindje.

2 Edhe ja tek erdhi një i krromosur'e i ufal ati, dyke thënë, Zot, ndë daç, munt të më qëronjç. 3 Edhe Jisuj ngjati dorëne, edhe e preku dyke thëne, Dua, qërohu. Edhe për-njëherë i uqërua krroma. 4 Edhe Jisuj i thot'ati, Shiko mos i thuash ndonjëj; po shko e dëfte vetëhenë t'ënde te prifti, edhe shpierë dhurëtinë që ka urdhëruarë Moisiu për dëshmim mb'ata.

5 Edhe Jisuj kur hyri ndë Kapernaum, i erdhi përanë një urdhër-qindës, dyke lutur' ati, e dyke thënë, 6 Zot, shërbëtori im dergjetë ndë shtëpit ulok, e mundonetë keq. 7 Edhe Jisuj i thot'ati, Unë dotë vinj e dot'a shëronj. 8 Edhe urdhër-qindësi upërjgjeq e tha, Aot, nukë jam i-zoti të më hynjç ndënë strehët; po thuaj vetëmë një fjalë, edhe shërbëtori im dotë shëronetë. 9 Sepse edhe unë jam një njeri ndënë urdhërë, edhe kam ndënë vetëhenë t'ime ushtëtarë; edhe i them këti, Shko, edhe shkon; edhe tjatërit, Eja, edhe vjen; edhe shërbëtorit t'im, Bëj këtë, edhe e gën. 10 Edhe Jisuj kur dëgjoj uçudit, e u tha atyre që i vininë prapa, Me të vëtetë u them juve, se as ndë Israilt nukë kam gjeturë kaqë besë. 11 Edhe po u them juve, se shumë dotë vijnë nga të-lindurit'e nga të-perënduarit' e djellit, edhe dotë rrinë bashkë me Avraaminë e me Isaakunë e me Jakovinë ndë mbretërit të qiejvet; 12 Po të bijt'e mbretërisë dotë hidhenë nd'errësirët të-përjashtësme; atje dotë jetë të-qarët'e të-kërcëlliturit' e dhëmbëvet. 13 Edhe Jisuj i tha urdhër-qindësit, Shko, edhe t'ubëftë sindëkur besove. Edhe shërbetor' i ati ushërua që mb'atë herë.

14 Edhe Jisuj kur erdhi ndë shtëpit të Pjetrit, pa të vjehërrën'e ati qe po dergjej ndër ethe. 15 Edhe e zuri atë prej dore, edhe e lanë ethetë; edhe ajo ungrit e u shërbente atyre.

16 Edhe si ungrys, i prun' ati shumë të-djallosurë; edhe ay nxori frymat' e ndyra me fjalë, edhe shëroj gjith' ata që kishinë keq; 17 Që të mbushetë ç'ëshë thënë nga profiti Isai, që thotë, "Ay mori smundjetë t'ona, edhe mbajti lëngatatë t' ona".

18 Edhe Jisuj kur pa shumë gjindje rreth vetëhes' së ti, urdhëroj që të shkojnë përtej.

19 Edhe një shkronjës uafërua e i tha ati, Mësonjës, dotë vinj prapa teje kudo që të veç. 20 Edhe Jisuj i thot' ati, Dhelpëratë kanë shtrofka, edhe shpest' e qiellit fole; po i bir' i njeriut s'ka ku të pështetnjë kryetë.

21 Pastaj një tjatërë nga nxënësit'e ati i thotë, Zot, lë-më përpara të vete të kllas ndë varr t'im atë. 22 Po Jisuj i tha ati, Eja pas meje, edhe lërë të-vdekuri i të kllasënë ndë varr të-vdekurit' e tyre.

23 Edhe kur hyri ndë iundrët, i vanë pas nxënësit' e ati. 24 Edhe ja tek ubë një tërmet i-math ndë dett, kaqë sa po mbulonej lundra nga valëtë po av flinte. 25 Edhe nxënësit' e ati i erthnëpëranë edhe e ngritnë atë, dyke thënë, Zot, shpëto-na, se po humbasëmë. 26 Edhe ay u thot 'atyre, Përse jen frikacarë, o besë-pakë? Atëhere ungrit e qërtoj erëat' edhe detinë. Edhe ubë bunacë e-madhe. 27 Edhe njerëzitë çuditeshinë, thoshinë, Ç' farë njeriu është ky që edhe erërat' edhe deti e dëgjonjënë?

28 Edhe ay kur erdhi mb' anët të-përtejme, ndë dhet të Gjergj sinevet, i dualië përpara dy të-djallosurë, qe dilninë nga varretë, tort të-egërë, kaqë sa s'munt të shkonte njeri nga ajo udhë 29 Edhe ja tek bërtitnë dyke thënë, Ç' ke me ne edhe ti, O Jisu, i bir' i Perëndisë? erdhe kë**peerpara kohësë që të na mundonjç? 30 Edhe lark atyre ishte nië tufë emadhe derrash dyke k*lloturë. 31 Edhe djajtë i luteshin' ati, e i thoshinë, Ndë na nxjerç që këtej, lë-na të shkojmë ndë tufët të derravet. 32 Edhe ay u tha atyre, Shkoni. Edhe ata duallnë e shkuanë ndë tufët të derravet; edhe ja gjithë tuf' e derravet tek udruth nga gremina ndë dett, edhe ngorthnë ndë ujërat. 33 Edhe barinjtë iknë e erthnë ndë qytett, e dhanë zë për të-gjitha edhe për punët' e të-djallosurvet. 34 Edhe ja gjithë qyteti tek dolli përpara Jijujt: edhe kur e pan'atë, i ulutnë ati të ikënjë nga sinorët' e atyreve.



Matheut - Krye 9

1 Edhe ay si hyri ndë lundrët uhoth përtej, e erdhi ndë qytett të ti.

2 Edhe ja tek i prunë një ulok të-dërgjurë mbi shtrat; edhe Jisuj si pa besën' e atyre, i tha ulogut, Merr zëmërë, o bir; të janë falurë fajet' e tu. 3 Edhe ja ca nga shkronjësitë tek thanë me vetëhen'e tyre, se Ky po vllasfimis. 4 Edhe Jisuj si pa mendimet'e atyre, tha, Përse mendoni ju punëra të-liga ndër zëmërat t'uaj? 5 Sepse ç' është më lehtë, të them, 6 T' u-falnë fajet'e tu, apo të them, Ngreu e ecë? Po që t'a dini se i bir'i njeriut ka pushtet mbi dhet të falnjë faje. (atëhere i thot' ulogut) Ngreu, e merr mbë krahë shtratinë t'ënt, edhe ecë ndë shtëpit t'ënde. 7 Edhe ay ungrit edhe vate ndë shtëpit të ti. 8 Edhe gjindja, kur panë, uçuditnë, edhe lavduruanë Perëndinë, që u dha njerëzet një të-këtillë pushtet.

9 Edhe dyke shkuarë Jisuj andej, pa një njeri që thuhej Matthe, dyke ndënjurë ndë kumerqt; edhe i thotë, Eja pas meje. Edhe ay ungrit e vate pas ati. 10 Edhe tek po rrinte ndë mësallë ndë shtëpit, ja tek erthnë shumë kumerqarë e fajtorë, edhe rrininë bashkë me Jisunë edhe me nxënësit'e ati. 11 Edhe Farisenjtë kur panë, u thanë nxënëset t'ati, Përse mësonjësi juaj ha bashkë me kumerqarë e me fajtorë? 12 Po Jisuj kur dëgjoj u tha atyre, Ata që janë të-shëndoshë s'kanë nevojë për shëronjës, po ata që kanë keq. 13 Edhe shkoni e mësoni ç'është, "Dua përdëllim, e jo kurban", sepse s'kam ardhurë të thërres të-drejtë, po fajtorë ndë pendim.

14 Atëhere vijnë tek ay nxënësit' e Joanit, e i thonë, Përse ne edhe Farisenjtë agjërojme shumë, po nxënësit'e tu nuk'agjërojnë? 15 Edhe Jisuj u tha atyre, Mos muntnjënë të mbajnë zi dasmorëtë, gjersa të jetë dhëndëri bashkë me ata? po kanë për të ardhurë dit, kur të merretë dhëndëri prej atyrere, edhe atëhere dot' agjëronjënë. 16 Edhe asndonjë nukë vë anërë pëlhure së-re mbi rrobë të-vjetërë; sepse tëmbushurit'e asaj heq nga rroba, edhe të-grisuritë bënetë më të-keq. 17 Edhe as nukë vënë verë të-re ndë kacekë të-vjetërë; sepse ndë vënçinë, kacekëtë çirenë, edhe vera derdhetë, edhe kacekëtë humbasënë; po vënë verë tëre nde kacekë të-rinj, edhe kështu ruhenë të-dyja.

18 Tek po u fliste ay atyre këto, ja tek erdhi një i-parë, edhe i falej ati, dyke thënë. Se ime bijë vdiq tashti; po eja edhe vërë dorënë r'ënde mbi atë, edhe dotë rronjë. 19 Edhe Jisuj ungrit e vate prapa ati, bashkë me nxënësit'e ti.

20 Edhe ja një grua që i rrithte gjak nga vetëheja dy-mbë-dhjetë vjet, uatërua së-prapësmi, edh'e preku anën'e rrobës's'ati. 21 Sepse thoshte me vetëhen' e saj, Vetëmë ndë prekça rrobën' e ati, dotë shëronem. 22 Edhe Jisuj kur ukthye, e pa atë, the, Kij zëmërë, o bijë; besa jote të shpëtoj. 23 Edhe gruaja shpëtoj që mb'atë herë.

24 Edhe Jisuj passi erdhi ndë shtëpit të tëparit, edhe pa ata që u bininë fyejvet edhe gjindjenë dyke bërë gjëmë, u thot'atyre, lkëni; sepse vashëza s'ka vdekurë, po po fle. 25 Po ata e përqeshnin' atë. 26 Edhe gjindja si unxuar jashtë, hyri edhe e zuri prej dore; edhe vashëza ungrit Edhe ky zë dolli ndëpër gjith' atë dhe.

27 Edhe Jisuj dyke ikur'andej, i vanë prapa dy të-verbërë, dyke klithur' e dyke thënë, Përdëlle-na, o bir'i Dhavidhit. 28 Edhe ay kur erdhi ndë shtëpit, erthnë përanë ati të-verbëritë, edhe Jisuj u thot' atyre, Besoni se munt t'a bënj këte unë? 29 Ata i thon'ati, Po, Zot. Atëhere preku syt'e atyreve, dyke thënë, Pas besësë s'uaj ubëftë mbë ju. 30 Edhe uhapnë syt'e atyreve. Edhe Jisuj i porositi ata shtrënguarshim, dyke thëne, Shikoni mos e marrë vesh njeri këtë. 31 Po ata posa duallnë dhanë zë për atë ndëpër gjith'atë dhe.

32 Edhe ata kur po dilninë, ja tek i prun' ati një njeri shurth të-djallosurë. 33 Edhe djalli si unxuar, foli i-shurdhëri; edhe gjindja uçuditnë, dyke thënë, Se kurrë ndonjëherë nuk' është parë kështu ndë Israilt. 34 Po Farisenjtë thoshinë, se Me anë të të-parit të djajvet nxjer djajtë.

35 Edhe Jisuj shkontë përqark ndëpër gjithë qytetet e krye-fshatrat, dyke mësuarë ndëpër sinagogjit t'atyreve, edhe dyke lëçiturë ungjillin'e mbretërisë, edhe dyke shëruarë çdo smundje e çdo lëngatë ndë gjindjet. 36 Edhe kur pa gjindjenë, i udhëmp për ata; sepse ishinë lodhur'e përndarë posi dhën që s'kanë bari. 37 Atëhere u thotë nxënësvet të ti, Tëkorrët' është të-shumë, po punëtorëtë janë të-pakë. 38 Lut-j-uni pra të-zotit të të-korrit, që të nxjerrë punëtorë, për të korrët'e ti.



Matheut - Krye 10

1 Edhe si thirri të dy-mbë-dhjetë nxënësit'e ti, u dha atyre pushtet kundrë frymave të-ndyra, që t'i nxjerrën' ato edhe të shëronjënë çdo sëmundje e çdo lëngatë.

2 Edhe emërat'e të dy-mbë-dhjet' Apostojvet janë këta: i-pari Simoni që thuhetë Pjetër, edhe Andreu i vëllaj i ati; Jakovi i Zevedheut, edhe Joani i vëllaj i ati; 3 Filippi, dhe Varthollomeu; Thomaj, edhe Matthe kumerqari; Jakovi i Allfeut, edhe Levveu që uquajt me përmbiemërë Thadhdhe; 4 Simon Kananiti, edhe Judhë Iskarioti, i-cili edhe e trathëtoj atë.

5 Këta të dy-mbë-dhjetë dërgoj Jisuj, passi i porositi ata, dyke thënë, Nd'udhë gjindarësh mos shkoni, edhe ndë gytet Samaritësh mos hyni; 6 po shkoni më tepërë ndëpër dhënt të-humbura të-shtëpis's'Israilit. 7 Edhe dyke vaturë, lëçitni dyke thënë, Se uafërua mbretëri' e qiejvet. 8 Shëroni të-sëmurë, qëroni të-krromosurë, (ngjallni të-vdekurë), nxirni djaj; dhurëti muartë, dhurëti epni. 9 Mos kini ar, as ergjënt, as remë ndëpër brezat t' uaj; 10 Mos kini traistë mb'udhë, as dy rroba, as këpucë, as stap; sepse punëtori e vëjen ushqimn' e ti.

11 Edhe mbë çdo qytet a krye-fshat që të hyni, vëshgoni cili ësht'i-vëjejturë nd'atë, edhe mbetuni atje gjersa të dilni. 12 Edhe kur të hyni ndë shtëpit, përshëndet-e-ni atë. 13 Edhë ndë goftë shtëpia e-vëjejturë, paqtimi juaj letë vinjë mb'atë; po ndë mos qoftë e-vëjejturë, paqtimi juaj letë kthenetë mbë ju. 14 Edhe ay që të mos u presë juve, as të mos dëgjonjë fjalëtë t'uaj, kur të dilni prej asaj shtëpie, a prej ati qyteti, shkuntni pluhurin' e këmbëvet r'uaj. 15 Me të-vërtetë po u them juve, se më i-duruarshim dotë jetë mundimi mbë dhet të Sodhomavet e të Gomorravet ndë ditët të gjyqit, se mb'atë qytet.

16 Ja tek po u dërgonj unë juve posi dhën ndë mest të ujqërvet; bëhi pra të-urtë posi gjërpënjte, edhe të-butë posi pëllumbatë. 17 Edhe ruhi nga njerëzitë; sepse dot' u apënë juve ndër duar ndëpër bashkëndënjje, edhe dot' u rrahënë ndëpër sinagogjit të tyre; 18 Edhe dot' u nxjerrënë juve për punë t'ime përpara tëparëve edhe përpara mbretërve, për dëshmim mb'ata edhe mbë kombet. 19 Po kur t'u apënë juve ndë duar, mos kini kujdes se qysh a se ç'dotë flisni; sepse dot' u epetë juve nd' atë orë ç'dotë flisni. 20 Sepse nukë jeni ju ata që flisni, po Frym'e Atit t'uaj që flet ndër ju. 21 Edhe vëllaj dotë apë në dorë të vëllanë për të vrare, edhe i ati të birrë; edhe bijtë dotë ngrenë krye kundrë përindërvet e dot' i vrasënë. 22 Edhe dot' u kenë mëri juve të-gjithë për emërinë t'im; edhe ay që të duronjë gjer ndë funt, ky dotë shpëtonjë. 23 Po kur t'u ndjekënë juve ndë këtë qytet, ikëni mbë tjatërinë; sepse me të-vërtetë po u them juve, se Nukë dot'i mbaroni qytetet'e Israilit, gjer sa të vinjë i bir'i njeriut.

24 Nuk' është nxënësi përmbi mësonjësinë, as shërbëtori përmbi të zonë. 25 Mjaft është për nxënësinë të bënetë si mësonjësi i ti, edhe shërbëtori si i zoti. Ndë qoftë se të zon'e shtëpisë e quajtnë Veelizevull, sa më shumë shtëpjakësit' e ti? 26 Mos u keni frikë pra atyreve; sepse nukë ka gjë të-mbuluarë që nukë dotë sbulonetë; edhe gjë të-fshehurë që nukë dotë dihetë. 27 Atë që po u them juve nd'errësirët, the-e-ni ndë dritët, edhe atë që dëgjoni ndë vesht, lëçit-e-ni përmbi shtëpit. 28 Edhe mos kini frikë nga ata që vrasënë trupinë, e shpirtinë s'munt t'a vrasënë trupinë, e shpirtinë s'munt t'a vrasënë; po kini frikë më shumë nga ay që munt të humbasë ndë gjehenë edhe shpirtinë edhe trupinë. 29 Nukë shitenë dy zoq për nje asprë? po një nga ata nukë dotë bjerë mbi dhet, pa urdhërin' e Atit t' uaj. 30 Po juve edhe qimet'e krejt u janë të-numëruara. 31 Mos kini frikë pra; juve ndani nga shumë zoq. 32 Kushdo pra që të më rrëfenjë përpara njerëzet, edhe unë dot'a rrëfenj atë përpara t'im Eti që është ndë qiejt. 33 Po kush të më mohonjë përpara njerëzvet, dot'a mohonj edhe un'atë përpara t'im Eti që është ndë qiejt.

34 Mos pandehni se kam ardhurë të vë paqtim mbi dhet; s'kam ardhurë vë paqtim, po thikë. 35 Sepse kam ardhurë të ndanj njerinë kundrë t'et, edhe bijënë kundrë s'ëmësë, edhe nusenë kindrë së vjehërrësë. 36 Edhe armiqt' ë njeriut dotë jenë shtëpjakësit'e ti. 37 Ay që do t'an'a t'ëmënë më tepërë se mua, nuk'është i-vëjejturë për mua; edhe ay që do bir a bijë më tepërë se mua, nuk' ësht'ivëjejturë për mua. 38 Edhe ay që nukë merr kryqin' e ti, e nukë vjen pas meje, nuk' ësht' ivëjejturë për mua. 39 Ay që gjeti jetën' e ti dot'a humbasë; edhe ay që të humbasë jetën' e ti për punë t'ime dot'a gjenjë atë.

40 Ay që pret juve, më ka priturë mua; edhe ay që më pret mua, ka pritur' atë që më ka dërguarë mua. 41 Ay që pret profit mb'emërë profiti, pagë profiti dotë marrë; edhe ay që pret të-drejtë mb'emërë të-drejti, pagë tëdrejti dotë marrë. 42 Edhe ay që t'i apë vetëmë një kupë ujë të-ftohëtë ndonjëjt nga këta tëvegjëlitë mb'emërë nxënësi, me të-vërtetë po u them juve, se nukë dot'e humbasë pagën' e ti.



Matheut - Krye 11

1 Edhe Jisuj kur mbaroj dyke porositurë të dy-mbë-dhjetë nxënësit'e ti, iku andej, që të mësonjë e të lëçisnjë ndëpër qytetet t'atyre.

2 Edhe Joani kur dëgjoj ndë burgt punërat'e Krishtit, dërgoj dy nga nxënësit'e ti, e i tha ati, 3 Ti je ay që ka për t'ardhurë, apo presimë tjatërë? 4 Edhe Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Shkoni e epni zë Joanit për ato që dëgjoni e shihni. 5 Të-verbërë shohënë, e tëçalë ecëjnë; të-krromosurë qëronenë, edhe të-shurdhërë dëgjonjënë; të-vdekurë ngjallenë, e të-vobeqve u rrëfenet' Ungjilli. 6 Edhe ilumurë ësht'ay që të mos skandhalisetë mbë mua.

7 Edhe këta tek po shkoninë, Jisuj zuri t'ithotë gjindjesë për Joaninë, ç'dualltë të vini re ndë shkretëtirët? kallam që tundetë nga era? 8 Po c'dualltë të shihni? njeri të-vëshurë me rroba të-buta? ja ata që kanë veshurë rroba të-buta tek janë ndëpër shtëpirat të mbretërvet. 9 Po ç'dualltë të shihni? profit? me të-vërtetë po u them juve, edhe më tepërë se profit; 10 Sepse ky ësht' ay për të-cilinë është shkruarë, "Ja unë tek dërgonj ëngjëllinë t'im përpara faqesë s'ate, i-cili dotë ndreqnjë udhënë t'ënde përpara teje". 11 Me tëvërtetë po u them juve, se ndë mest t'atyreve që kanë lindurë prej grash nuk'është ngriturë ndonjë më i-math se Joan Pagëzori; po më i-vogëli ndë mbretërit të qiejvet është më i-math se ay. 12 Edhe që nga ditt' e Joan Pagëzorit e gjer ndashti mbretëri'e qiejvet shtrëngonet' edhe shtrëngimtarët' e rrëmbejn' atë. 13 Sepse gjithë profitërit' edhe nomi frofitepsnë gjer mbë ditët të Joanit. 14 Edhe ndë doni t'a prisni këtë fjalë, ay ësht'Ilia, që kishte për të ardhurë. 15 Ay që ka veshë për të dëgjuarë, letë dëgjonjë. 16 Po me se t'a përgjanj këtë bres? u gjan çunavet të-vegjëlë që rrinë ndëpër tregjet, edhe u thërresënë shokëvet të tyre, e thonë, 17 I ramë fyellit për ju, edhe nukë kërcyetë; u bëmë vajë, edhe nukë qatë. 18 Sepse erdhi Joani që as hante, as pinte; edhe thonë, se Ka djallinë. 19 Erdhi i Bir' i njeriut dyke ngrën'e dyke pirë, e thonë, Ja njeri hamës e verëpirës, mik i kumerqarëve e i fajtorëve. Edhe dolli e-drejtë dituria nga bijt' e saj.

20 Atëhere zuri të qërtonjë ata qytete, mbë të-cilët ubënë çudit' e-shuma t'ati, sepse nuk' upenduanë; 21 Mjerë ti Horazin, mjerë ti Vithsaida; sepse çuditë që janë bërë ndër ju, po t'ishinë bërë ndë Tyrë e ndë Sidhonë, që kur dot' ishinë penduarë ndë thes e ndë hi. 22 Veç po u them juve, se ndë Tyrë e ndë Sidhonë më i-duruarshim dotë jetë mundimi ndë ditët të gjyqit, se mbë ju. 23 Edhe ti, Kapernaum, që je ngriturë lart gjer ndë qiellt, dotë zbreç gjer ndë hadht; sepse këto çudi që janë bërë te ti, po t'ishinë bërë ndë Sodhomat, dotë kishinë mbeturë gjer mbë ditët të-sotme. 24 Veç po u them juve, se mbë dhet të Sodhomavet më i-duruarshim dotë jetë mundimi ndë ditët të gjyqit se mbë ty.

25 Nd' atë kohë Jisuj upërgjeq e tha, Të lavduronj ty, o Atë, Zot'i qiellit edhe i dheut, se u'a fshehe këto punë të-diturvet e tëmënçimvet, edhe u'a sbulove ato foshnjavet. 26 Po, o Atë, sepse kështu upëlqye përpara teje.

27 Të-gjitha m'udhanë në dorë nga im Atë; edhe asndonjë nuk'e njeh Birinë, veç Ati; edhe as Atën' s'e njeh njeri, veç Biri edhe ay, të-cilit të dojë Biri t'j'a sbulonjë.

28 Ejani tek unë gjithë sa jeni të-lodhur'e të-ngarkuarë, edhe unë dot'u prënj juve. 29 Ngrini sgjedhënë t'ime mbi vetëhenë t'uaj, edhe mësoni prej meje; se jam i-butë edhe i-unjëtë ndë zëmërët; Edhe dotë gjeni të-prëjturë ndë shpirtërat t'uaj. 30 Sepse sgjedha ime ësht' e-mirë, edhe barra ime ësht'e lehëtë.



Matheut - Krye 12

1 Nd' atë kohë Jisuj shkonte ndëpër tëmbjellat një ditë të-shëtunë; edhe nxënëavet të ti u erdhi ure, edhe zunë të çkoqinë kalling, e të hanë. 2 Edhe Farisenjtë kur panë i than'ati, Ja nxënësit' e tu tek bëjn' atë që nuk' ësht' e udhësë t'a bëjnë të-shëtunë. 3 Po ay u tha atyre, Nukë keni kënduarë ç'bëri Dhavidhi, kur i erdhi uri ati edhe atyre që ishinë bashkë me atë? 4 Qysh hyri ndë shtëpit të Perëndisë, edhe hëngri bukët'e parëvënjesë, të-cilatë nuk' ishte e udhësë t'i hante ay, as ata që ishinë bashkë me atë, po priftëritë vetëmë? 5 Apo nukë keni kënduarë ndë nomt, se të-shëtunatë priftëritë e prishnjënë të-shëtunënë ndë hieroret, edhe janë të-pafajm? 6 Edhe po u them juve, se këtu është një më i-math se hieroreja. 7 Edhe t' a kishitë diturë ç'është, "Dua përdëllim, e jo kurban", nukë dot' i kishitë dënuarë të-pafajmitë. 8 Sepse i Bir'i njeriut ësht' i zoti edhe i së-shëtunësë.

9 Edhe si iku andej, erdhi ndë sinagogjit t'atyre. 10 Edhe ja tek ishte një njeri që kishte dorënë të-tharë; edhe e pyetnë atë, dyke thënë, Nd' ësht'e udhësë të shëronjë njeriu të-shëtunë; që t'a përflisnin' atë. 11 Edhe ay u tha atyre, Cili njeri nga ju dotë jet'ay, që dotë ketë një dele, edhe ndë i rëntë kjo ndë gropë ditën' e-shëtunë, nukë dot'a zërë e t'a ngrerë atë? 12 Sa më tepërë pra ndan njeriu nga delja! përandaj ësht'e udhësë të bënjë mirë njeriu të-shëtunatë. 13 Atëhere i thotë njeriut, Shtri dorënë t'ënde. Edhe ay e shtriti, edhe ubë eshëndoshë posi tjatëra. 14 Po Farisenjtë duallë e bënë këshillë kundrë ati, që t'a prishnjënë.

15 Po Jisuj si e kupëtoj, iku andej; edhe vanë pas ati shumë gjindje, edhe i shëroj ata të-gjithë. 16 Edhe i porositi ata shtrënguarë të mos e dëftejn' atë; 17 Që të mbushetë ç'është thënë nga profiti Isai, që thotë, 18 "Ja shërbëtori im që e sgjodha, i-dashuri im, që e pëlqeu shpirti im; dotë vë Frymënë t'ime mb' atë, edhe dotë dëftenjë gjyq mbë kombet. 19 Nukë dotë bënjë fjalë, as nukë dotë bërtasë; as nukë dotë dëgjonjë ndonjë zën' e ati ndëpërrugat. 20 Kallam të-shtypurë nukë shqyenjë, ehde li që nxjer tym nukë dotë shuanjë gjersa të nxjerrë gjyqinë ndë mundje. 21 Edhe kombetë dotë shprenjënë mb'emërit t'ati."

22 Atëhere i prunë ati një të-djallosurë, tëverbër' e të-shurdhërë; edhe e shëroj atë, kaqë sa i-verbëri edhe i-shurdhëre fliste edhe shihte. 23 Edhe gjithë gjindja habiteshin' e thoshinë, Mos është ky i bir' i Dhavidhit? 24 Po Farisenjtë kur dëgjuanë thanë, Ky nukë nxjer djajtë, veç me anë të Veellzevullit, të-parit të djajvet.

25 Edhe Jisuj si njohu mendimet' e atyreve, u tha atyre, Çdo mbretëri ndë undaftë kundrëvetëhes' së saj, shkretonetë; edhe çdo qytet a shtëpi ndë undaftë kundrë vetëhes' së saj, nukë dotë qëndronjë. 26 Edhe Satanaj ndë nxjertë Satananë, unda kundrë vetëhes' së ti; qysh dotë qëndronjë mbretëri'e ati? 27 Edhe ndë qoftë se unë nxjer djajtë me anë të Veellzevullit, bijtë t'uaj me ç'anë i nxjerrënë? përandaj ata dotë jenë gjyqtarëtë t'uaj. 28 Po ndë qoftë se unë nxjer djajtë me anë të Frymës' së Peerëndisë, pa fjalë arriti mbë ju mbretëri' e Perëndisë.

29 A qysh munt të hynjë ndonjë ndë shtëpit të të-fortit, e të rrëmbenjë enët' e ati, ndë mos lithtë më përpara të-fortinë, edhe atëhere dot' a bënjë rrëmullë shëpin' e ati? 30 Ay që nuk' është bashkë me mua, është kundrë meje; edhe ay që nukë mbleth bashkë me mua, përndan. 31 Përandaj u them juve, se Çdo faj e çdo sharje dot'u ndjenetë njerëzvet; po sharja kundrë Frymës' së-Shënjtëruarë nukë dot' u ndjenetë njërësvet. 32 Edhe ati që të thotë fjalë kundrë të Birit të njeriut, dot'i ndjenetë, po ati që të thotë fjalë kundrë Frymës' së- Shënjtëruarë, nukë, dot'i ndjenetë as mbë këtë jetë, as mb'atë që vjen. 33 A bëni drurinë të-mirë, edhe pemën'e ati të-mirë; a bëni drurinë të-lik, edhe pemën'e ati të-ligë; sepse druri njihetë nga pema. 34 Të-pjellë nepërkash, qysh munt të flisni të-mira, dyke qënë tëliq? sepse goja flet nga tepëric' e zëmërësë. 35 Njeriu i-mirë nxjer të-miratë nga thesar'imirë i zëmërësë; edhe njeriu i-lik nxjer të-liga nga thesar'i-lik. 36 Edhe po u them juve, se çdo fjalë të-kotë ndë e folçinë njerëzitë, dot' apënë fjalë për atë ndë ditët të giyqit. 37 Sepse nga fjalët' e tua dotë dalç i-drejtë, edhe nga fjalët' e tua dotë dënohesh.

38 Atëhere upërgjeqnë ca nga shkronjësit' e nga Farisenjtë, dyke thënë, Mësonjës, duamë të shohëmë shënjë prej teje.

39 Edhe ay upërgjeq, e u tha atyre, Bres ilik edhe kurvarlypën shënjë; edhe shënjë nukë dot'i epetë ati, përveç shënjës' së profitit Jona. 40 Sepse sindëkur Jonaj ishte ndë barkt të qitit tri dit e tri net, kështu dotë jetë edhe i Bir'i njeriut ndë zëmërët të dheut tri dit e tri net. 41 Burra Ninevitë dotë ngjallenë ndë ditët të gjyqit bashkë me këtë bres, edhe dot' a gjykonjënë për të-lik; sepse upenduanë ndë të-lëçiturit të Jonajt; edhe ja këtu tek është më tepërë se Jonaj. 42 Mbretëresh' e Anës' së Mesditësë dotë ngjalletë bashkë me këtë bres ndë ditët të gjyqit, edhe dot' a gjykonjë për të-lik; sepse erdhi nga anët'e fundit të dheut, që të dëgjonjë diturin'e Sollomonit; edhe ja këtu tek është më tepërë se Sollomoni.

43 Edhe frym' e-ndyrë kur del nga njeriu shkon ndëpër vënde të-paujëshim, dyke kërkuarë të-prëjturë, e nukë gjen. 44 Atëhere thotë Letë kthenem ndë shëpit t'ime, andej nga dolla. Edhe si vjen, e glen ate të-zbrazëtë, të-fshir' e të-stolisurë 45 Atëhere vete e merr me vetëhe shtatë fryma të-tjera më të-liga se vetëhen'e saj, edhe hyjn' e rrinë atje; edhe tëpastajmet'e ati njeriu bënenë më të-këqia se të-paratë. Kështu dotë jet' edhe mbë këtë bres të-lik.

46 Edhe ay tek po ishte dyke folurë gjindjesë, ja e ëma edhe të vëllezërit'e ati tek po rrininë jashtë, e kërkoninë të flianinë me atë. 47 Atëhere një njeri i tha ati, Ja jot' ëme edhe t'ët vëllezër te po rrinë jashtë, e kërkojnë të flasënë me ty. 48 Po ay upërgjeq e i tha ati që tha këtë, Cila është im'më, edhe cilëtë janë t'im vëllezër? 49 Edhe shtriti dorën'e ti mbi nxënësit'e ti, e tha, Ja im' më edhe t'im vëllezër. 50 Sepse kush të bënjë dashurimin' e t'im Eti që është ndë qiejt, ay më është vëlla e motër' e mëmë.



Matheut - Krye 13

1 Edhe mb'atë ditë si dolli Jisuj nga shtëpia, rrinte përanë detit. 2 Edhe unblothnë tek ay shumë gjindjë, kaqë sa ay hyri ndë lundrët e rrinte; edhe gjithë gjindja rrinte buzë detit. 3 Edhe u foli atyre shumë me paravoli, dyke thënë, Ja mbjellësi tek dolli të mbjellë. 4 Edhe ay tek po mbillte, ca ranë përanë udhëse; edhe erthnë shpestë e i hëngrrë tëgjitha. 5 Ethe të-tjera ranë mbë gurishtet, tek s'kishte dhe shumë; edhe për-një-herë mbinë, sepse s'kishte dhe të-thellë; 6 Po kur lindi djelli, udoqnë, edhe passi nukë kishinë rrënjë, uthanë. 7 Edhe të-tjera ranë drizat, edhe urritnë drizatë, e i mbytn'ato. 8 Edhe të-tjera ranë mbë dhe të-mirë; edhe epninë pemë, njëra nje-qint, e tjatëra gjashtë-dhjetë, e tjatëra tridhjetë. 9 Kush ka veshë për të dëgjuarë letë dëgjonjë.

10 Edhe nxënësit' erthnë përan' e i than'ati, Përse u flet atyre me paravoli? 11 Edhe ay upërgjeq e u tha atyre, Sepse mbë ju është dhënë të merrni vesh të-fshehurat'e mbretëris'së qiejvet, po mb'ata nuk'është dhënë. 12 Sepse ati që ka dot'i epetë edhe më edhe dotë tepëronjë; po ay që nukë ka, edhe ç'të ketë dotë merretë nga ay. 13 Përandaj u flas atyre me paravoli, sepse dyke parë nukë shohënë, edhe dyke dëgjuarë nukë dëgojnë, as nukë kupëtojnë. 14 Edhe mbushetë mb'ata profiti'e Isaisë, që thotë, "Me të-dëgjuarë dotë dëgjjoni, po nukë dotë merrni vesh; edhe dyke parë dotë shihni, po nukë dotë kupëtoni". 15 Sepse utrash aëmër' e këti Ilauzi, edhe dëgjuanë rëndë me veshët' e tyre, edhe mbyllnë syt'e tyre, semos shohënë ndonjë herë me sytë, edhe dëgjojnë me veshëtë, edhe jupëtojnë me zëmërënë, edhe kthenenë, e i shëron ata. 16 Po juve u janë të-lumurë sytë, se shohënë; edhe veshëtë t'uaj, se dëgjojnë. 17 Sepse me të-vërtetë po u them juve, se shumë profitër edhe të-drejtë dëshëruanë të shohënë sa shihni ju, edhe nukë panë; edhe të dëgjojnë sa dëgjoni ju, edhe nukë dëgjuanë.

18 Ju pra dëgjoni paravolin'e mbjellësit. 19 Kujdo që dëgjon fjalën' e Perëndisë, edhe nuk' e kupëton, vjen i-ligu edhe rrëmben atë që është mbjellë ndë zëmërët t'ati; ky është si ajo fara që unbuall përan'udhësë. 20 Edhe ç'umbuall mbë gurishtet, ky ësht' ay që dëgjon fjalënë, edhe për-një-herë e merr me gëzim; 21 Po s'ka rrënjë ndë vetëhet të ti, andaj është për pak kohë; sepse kur të bënetë shtrëngim a të-ndjekurë për fjalënë, për-njëherë skandhalisetë. 22 Edhe ç'umbuall ndër drizat, ky ësht'ay që dëgjon fjalënë; po kujdesi i kësaj bote, edhe gënjimi i gjësë mbyt fjalënë, edhe bënetë i-papemshim. 23 Edhe ç'umbuall mbë dhet të-mirë, ky ësht'ay që dëgjon fjalënë, edhe e kupëton; përandaj ay bije pemë, edhe bën njeri një-qint, edhe tjatëri gjashtë-dhjetë, e tjatëri tri-dhjetë.

24 Një tjatërë paravoli u pruri atyre, dyke thënë, Mbretëri'e qiejvet gjan me një njeri që mbolli farë të-mirë nd'arët të ti; 25 po tek flininë njerëzitë, erdhi armiku i ati, e mbolli egjër ndë mest të grurit, edhe iku. 26 Edhe kur mbiu bari e bëri pemë, atëhere uduk edhe egjëri. 27 Edhe shërbëtorët'erthnë përanë të-zotit të shtëpisë, e i thanë, Zot, nukë mbolle ti farë të-mirë ndë arët t'ënde? nga dolli pra egjëri? 28 Po ay u tha atyre, Ndonjë njëri armik e ke bërë këtë. Edhe shërbëtorët' i than'ati, Do pra të vemi e t'a mbledhëm atë? 29 Po ay tha, Jo; sepse syke mbledhurë egjërinë mos çkulni edhe grurëtë bashkë me atë. 30 Lër-i-ni të rritenë të dy bashkë gjer mbe të-korrët edhe ndë kohët të të-korrit dot'u them korrësvet, Mblithni më përpara egjërinë, edhe e lithni dorëza, për të djegur; atë; po grurët' e mblithni ndë grunart t'im.

31 Një tjatërë paravoli u pruri atyre dyke thënë:

   Mbretëri'e qiejvet gjan me një koqe sinapi, të-cilën'e mori një njeri edhe e mbolli nd'arët të ti; 32 Ajo është më e-vogëlë se gjithë faratë; po kur rritëte, është me e-madhe se lakratë, edhe bënetë dru, kaqë sa vijnë shpest' e qiellit rrinë ndë degat t'ati.

33 Nje tjatërë paravoli u foli atyre.

   Mbretëri e qiejvet gjan me brumë, të-cilin' e mori një grua, edhe e fshehu ndë tri masa mjelli, gjersa umbrujt gjithë.

34 Këto të-gjitha u'a foli Jisuj gjindjevet me paravolira, edhe pa paravoli nuk'u fliste styre; 35 Që të mbushetë ç'është thënë nga profiti që thotë, "Dotë hap gojënë t'ime me paravolira; dotë flas gjërra të-fshehura që kur është ngrehurë bota".

36 Atëhere Jisuj la gjindjen' e erdhi ndë shtëpit, edhe nxënësit'e ati i erthnë përanë e i thanë, sgith-na paravolin'e egjërit t'arësë. 37 Edhe ay upërgjeq e u tha atyre:

   Ay që mbjeli farën' e-mirë ësht'i Bir'i njeriut; 38 edhe ara është bota; edhe far' e-mirë, këta janë të bijt' e mbretërisë; edhe egjëri janë të bijt'e të-ligut; 39 Edhe armiku, që mbolli ata, është djalli; edhe të-korrëtë është të-mbaruarët' e jetësë; edhe korrësitë janë ëngjëjtë. 40 Sindëkur pra mblidhetë egjëri, edhe digjetë ndë zjarr, kështu dotë jetë mbë tëmbaruarët të kësaj jete. 41 I Bir'i njeriut dotë dërgonjë ëngjëjt; e ti, edhe dotë mbledhënë nga mbretëri'e ati gjithë skandhalitë, edhe ata që punojnë paudhërinë; 42 Edhe dot'i hedhën'ata ndë furrët të zjarrit; atje dotë jetë të-qarët'e të-kërcëlliturit'e dhëmbëvet. 43 Atëhere të-drejtëtë dotë ndritnjënë si djelli ndë mbretërit t'Atit të tyre. Ay që ka veshë për të dëgjuar letë dëgjonjë.

44 Përsëri mbretëri'e qiejvet gjan më një thesar të-fshehurë nd'arët, të-cilinë kur e gjeti një njeri e fshehu; edhe nga gëzim'i ti vete e shet gjithë ç'ka, edhe ble atë arë.

45 Përseri, mbretëri'e qiejvet ijan më një njeri tregëtar, që kërkonte margaritare tëmirë; 46 i-cili kur gjeti një mrararitar shumë të-vjejturë, vate e shiti gjithë sa kishte, edhe e bleu atë.

47 Përsëri, mbretëri'e qiejvet gjan me një rrjetë që uhoth ndë dett, e mblodhi çdo farë gjëje; 48 Edhe si umbush, e nxuarrë atë ndë buzët të detit, edhe ndenjtn'e mblothnë tëmiratë ndë enë, edhe të-ligat' i hothnë jashtë. 49 Kështu dotë jetë mbë të-mbaruarët të jetësë; dotë dalën' ëngjëjtë, e dotë ndajnë të-liqtë nga të-drejtëtë, 50 Edhe dot'i hedhën' ata ndë furrët të zjarrit; atje dotë jetë të-qarët' e tëkërcëlliturit'e dhëmbëvet.

51 U thot'atyre Jisuj, A i kupëtuatë këto tëgjitha? I thon'ati, Po, Zot. 52 Edhe ay u tha atyre, Përandaj çdo shkronjës që ka mësuarë punët'e mbretëris' së qiejvet gjan me një njeri zot-shtëpie, që nxjer nga thesar'i ti gjërra të-reja edhe të-vjetëra.

53 Edhe Jisuj si mbaroj këto paravolira, iku andej. 54 Edhe si erdhi ndë dhet të ti, i mësonte ata ndë sinagogjit t'atyre, kaqë sa çuditeshin' ata e thoshinë, Nga i erdhi këti këjo dituri, e këto fuqira? 55 A nuk' është ky i bir' i mjeshtrit? e ëm'e ati a nukë thuhetë Mariamë, edhe të vëllezërit' e ati Jakov, edhe Josi, edhe Simon, edhe Judhe? 56 Edhe të motrat'e ati a nukë janë të-gjitha ndër ne? nga i erthnë këti pra keto të-gjitha? 57 Edhe skandhaliseshinë mb'atë. Po Jisuj u tha atyre, Nuk'është rofit i-panderçim, përveç nd'atdhet të ti e ndë shtëpit të ti. 58 Edhë nukë bëri atje shumë çudira, për pa-besërin' e atyreve.



Matheut - Krye 14

1 Nd'atë kohë Irodhi katrurdhëtarësi dëgjoj zërin' e Jisujt, 2 Edhe u tha shërbëtorëvet të ti, Ky është Joan Pagëzori; ay është ngjallurë nga të-vdekuritë, edhe përandaj punonenë çudira nga ay.

3 Sepse Irodhi zuri Joanë, edhe e lidhi, edhe e vuri ndë burg, për Irodhiadhënë gruan' e Filippit të vëllat; 4 Sepse Joani i thoshte ati, se Nuk' ësht'e edhësë t'a kesh ti atë. 5 Edhe donte t' a vriste atë, po kishte frikë prej gjindjesë, sepse e kishinë për profit. 6 Edhe kur bënej të-fështuarët'e ditës' së të-lindurit të Irodhit, e bija e Irodhiadhësë lojti valle ndë mest, edhe i pëlqeu Irodhit. 7 Përandaj i uzotua asaj me be t'i apë ç'të lypte. 8 Edhe ajo, si umësua prej s'ëmësë, thotë, Ep-më kryet' e Joan Pagëzorit këtu mbë një talure. 9 Edhe mbretit i erdhi keq; po për betë, që kishte bërë, edhe për ata që ishinë ndë mësallët bashkë me atë, urdhëroj t'i epetë. 10 Edhe dërgoj e i pru kryetë Joanit ndë burgt. 11 Edhe kryet' e ati upru mbë një talure, e i udha vashësë; edhe ajo j'a pruri s'ëmësë. 12 Edhe erthnë nxënësit' e ati, e ngritnë trupinë, edhe e kallnë ndë varr; pastaj erthnë e i dhanë zë Jisujt.

13 Edhe Jisuj, kur dëgoj, iku andej me lundrë mbë një vënt të-shkretë veçanë; edhe gjindja kur dëguanë i vanë prapa mbë këmbë nga qytetetë.

14 Edhe kur dolli (Jisuj), pa shumë gjindje, edhe i udhemp për ata, edhe shëroj të-sëmurët' e atyre.

15 Edhe si ungrys, i erthnë përanë nxënësit e ati, e i thanë, se Vëndi ësht'i-shkretë, edhe koha ndashti ka shkuarë; lësho gjindjenë, që të venë ndëpër krye-fshatrat të blenë tëngrëna për vetëhen'e tyre. 16 Po Jisuj u tha atyre, Nukë kanë nevojë të venë; ep-u-nj ju atyre të hanë. 17 Edhe ata i thon' ati, Nukë kemi këtu veç pesë bukë edhe dy pishqe. 18 Edhe ay tha, Bi-m' i-ni mua ato këtu.

19 Edhe urdhëroj gjindjenë të rrijnë përmi barërat, edhe mori të pesë bukët'e të dy pishqetë, edhe ngriti sytë përpjetë ndë qiejt e bekoj; edhe passi i theu, u'a dha bukëtë nxënësvet, edhe nxënësitë gindjesë. 20 Edhe hëngrrë të-gjithë e unginjnë; edhe ngritnë tepëricën'e copavet, dy-mbë-dhjetë kofinë plot. 21 Edhe ata që hëngrrë ishinë sindonja pesë mijë burra, veç gravet e çunavet.

22 Edhe për-një-herë (Jisuj) shtrëngoj nxënësit'e ti të hyjnë ndë lundrët, edhe të shkojnë përtej më përpara se ay, gjersa të lëshonjë gjindjenë. 23 Edhe si lëshoj gjindjenë, hipi ndë malt meçanë që të faletë; edhe si ungrys, ishte vetëm' atje.

24 Edhe lundra ishte ndashti ndë mest të detit dyke përpjekurë nga valëtë; sepse era ishte kundrë. 25 Edhe mbë të-katërtënë ruajtje të natësë Jisuj vate tek ata, dyke ecurë përmbi dett. 26 Edhe nxënësitë kur e panë që po ecënte përmbi dett, utrëmpnë e thanë, Se është hije; edhe nga frika bërtitnë. 27 Po Jisuj për-një-herë u foli atyre, dyke thënë, Kini zëmërë, unë jam mos ufrikësoni. 28 Edhe Pjetri i upërgjeq e tha, Zot, ndë je ti, urdhëro-më të vinj te ti mbi ujërat. Edhe ay tha, Eja. 29 Edhe Pjetri sbriti nga lundra, e eci mbi ujërat, që të vinte te Jisuj. 30 Po kur pa erënë të-fortë, ufrikësua; edhe si zuri të kridhetë, bërtiti, dyke thënë, Zot, shtëpo-më. 31 Edhe Jisuj për-një-herë ngjati dorënë, e zuri, e i thotë, O besë-pak, përse qe me dy mëndje? 32 Edhe ata si hynë ndë lundrët, pushoj era. 33 Edhe ata që ishinë ndë lundrët erthnë e i ufalnë ati, dyke thënë, Me të-vërtetë je bir Perëndie.

34 Edhe si shkuanë përtej erthnë ndë dhet Gjennisaret. 35 Edhe njerëzit'e ati vëndi, kur e njohnë, dërguanë ndëpër gjith' ato anë edhe i prunë ati gjith' ata që kishinë keq. 36 Edhe i luteshin' ati të preknjënë pëqin'e rrobës' s' ati vetëmë; edhe sa e preknë ushëruanë.



Matheut - Krye 15

1 Atëhere vijnë te Jisuj shkronjësit' edhe Farisenjtë nga Jerusalimi, e i thonë, 2 Përse nxënësit' e tu shkelnjënë fjalënë që kanë lënë pleqtë? sepse s'lajnë duart'e tyre, kur hanë bukë? 3 Po ay upërgjeq e u tha atyre, Përse edhe ju shkelni porosin'e Perëndisë për fjalëtë t'uaj të-mbetura gojë mbë gojë pleqtë. 4 Sepse Perëndia porositi, dyke thënë, "Ndero t'ët atë, e t'ët ëmë;" edhe, "Ay që flet keq për t'anë a për t'ëmënë letë vritetë." 5 Po ju thoni, Kush t'i thotë t' et a s'ëmëse, Se çdo e-mirë që të shohç prej meje është dhurëti, është mjaft, edhe munt të mos nderonjë t'an'a t'ëmënë. 6 Edhe s'mbajtë porosin'e Perëndisë për fjalëtë t'uaj të-mbetura gojë mbë gojë. 7 Ipokritër, mirë profitepsi Isaia për ju, dyke thënë, 8 "Ky llaus (më atëronet me gojën'e ti, edhe) më nderon me buzëtë; po zëmër'e atyre është lark prej meje. 9 Edhe kot më nderojnë, dyke mësuarë mësime që janë porosira njerëzish". 10 Edhe si thirri gjindjenë, u tha, Dëgjoni edhe kupëtoni. 11 Ç' hyn ndë gojët nukë ndyn njerinë, po ç'del nga goja, këjo e ndynnjerinë.

12 Atëhere uarëruanë nxënësit'e ati, e i thanë, A e di se Farisenjtë kur dëgjuanë këtë fjalë uskandhalisnë? 13 Edhe ay upërgjeq e tha, Çdo bimë që nuk'e ka mbjellë im atë qiellori, dotë çkuletë. 14 Leni ata; se janë të-verbërë që u heqën' udhënë të-verbërve; edhe ndë qoftë se i-verbërë i heq udhënë të-verbëri, të dy dotë bienë ndë gropët.

15 Edhe Pjetri upërgjeq e i tha ati, Dëfte-na këtë paravoli. 16 Edhe Jisuj tha, Edhe po pa mënt jeni ju? 17 Edhe nukë po kupëtoni, se çdo gjë që hyn ndë gojët sbret ndë barkt, edhe nxiretë ndë të-dalurit? 18 Po ato që dalënë nga goja, dalënë nga zëmëra, edhe ato ndyjnë njerinë. 19 Sepse nga zëmëre dalënë mendime të-liq, vrasje, ndyrësira, kurvërira, vjedhe, dëshmime të-rem, vllasfimira. 20 Këto jan ato që ndyjnë njerinë; po të-ngrënëtë me duar të-palara nukë ndyn njerinë.

21 Edhe Jisuj si dolli andej, iku nd'anët të Tyrës'e të Sidhonësë. 22 Edhe ja një grua Hananeë tek dolli nga ata sinorë, e i thërriste dyke thënë, Përdëlle-më, o Zot, bir'i Dhavidhit; ime bijë mundonetë keq prej djallit. 23 Po ay nuk'i upërgjeq asaj ndoqë fjalë. Edhe nxënësit'e ati erthnë përanë e i luteshinë, dyke thënë, Lësho-e atë, sepse po thërret prapa nesh 24 Po ay upërgjeq e tha, Nuk' udërguashë ngjetin, veç te dhënt' e-humbura të shtëpis' së Israilit. 25 Pastaj ajo erdhi e i falej ati, dyke thënë, Zot, ndih-më. 26 Po ay upërgjeq e tha, Nuk'është mirë të-marrë njeriu bukën'e djemvet, e t'u'a hedhë këlyshëvet të qënvet. 27 Edhe ajo tha, Po, Zot; po edhe këlyshët'e qënvet hanë nga thërrimetë që bjenë nga truvez'e zotërinjvet. 28 Atëhere Jisuj upërgjeq e i tha asaj, O grua, besa jote ësht' e-madhe; t'ubëftë si do. Edhe e bija ushërua që mb'atë herë.

29 Edhe Jisuj iku andej, e erdhi përanë detit të Galilesë, edhe hipi ndë malt, e rrinte atje.

30 Edhe erthnë tek ay-shumë gjindje, që kishinë me vetëhe të-çalë, të-verbërë, të-shurdhërë, doracë, edhe shumë të-tjerë; edhe i hothnë përanë këmbëvet të Jisujt, edhe ay i shëroj ata; 31 Kaqë sa uçudidnë gjindja, kur panë të-shurdhërë të flasënë, doracë të-shëndoshurë, të-çalë të ecëjnë, edhe të-verbërë të shohënë; edhe lavduruanë Perëndin'e Israilit.

32 Atëhere Jisuj thirri përanë nxënësit'e ti, e tha, Me dhëmbetë për gjindjenë, sepse kanë ndashti tri dit që mbesënë përanë meje, e s'kanë ç'të hanë; edhe nukë dua t'i lëshonj ata pa ngrënë, se mos gajasënë udhësë. 33 Edhe nxënësit'e ati i thon'ati, Ku dotë na gjendenë këtu ndë shkretëtirët kaqë bukë, sa të nginjenë kaqë gjindje? 34 Edhe Jisuj u tha atyre, Sa bukë keni? Edhe ata thanë, Shtatë, edhe pak pishqe të-vegjëlë. 35 Edhe ay urdhëroj gjindjenë të unjenë përdhe. 36 Edhe si mori të shtatë bukëtë edhe pishqetë, ufal ndersë, e i theu, e u'a dha nxënësvet të ti, edhë nxënësitë gjindjesë. 37 Edhe hëngrrë të-gjithë, e unginjnë; edhe ngritnë tepëricën'e copavet, shtatë shporta plot. 38 Edhe ata që hëngrrë ishinë katrë mije burra, veç gravet e çunavet të-vegjëlë.

39 Edhe si lëshoj gjindjenë, hyri ndë lundrët, edhe erdhi ndë sinorët të Magdhallasë.



Matheut - Krye 16

1 Edhe erthnë përanë Farisenjtë edhe Sadduqenjtë, edhe dyke ngar' atë kërkoninë t'u dëftente atyre shënjë nga qielli. 2 Po ay upërgjeq e u tha atyre, Kur bënetë mbrëmje, thone, Dotë bënetë koh' e-mirë; sepse qielli ësht' i-kuq. 3 Edhe ndë mëngjest, Sot dotë bënetë koh' e ligë; sepse qielli ësht' i-kuq e i-vrërëtë. Ipokritër, faqen'e qiellit dini t'a çquani, po shënjat' e kohëravet nukë muntni? 4 Bres i-lik edhe kurvar kërkon shënjë; edhe shënjë nukë dot' i epet'ati, përveç, shënjës' së profitit Jona. Edhe i la ata e iku.

5 Edhe nxënësitë si erthnë përtej, harruanë të marrënë bukë. 6 Edhe Jisuj u tha atyre, Shikoni e ruhi me kujdes nga brumi i Farisenjvet e i Sadduqenjvet. 7 Edhe ata mendoneshinë më vetëhen' e tyre, dyke thënë. Se nukë muarmë bukë. 8 Edhe Jisuj si e kupëtoj, u tha atyre, Ç' mendohi me vetëhenë t'uaj, o besëpakë, se nukë muartë bukë? 9 Edhe nukë po kupëtoni, as nukë mbani mënt të pesë bukët'e të pesë mijëvet, edhe sa kofinë muartë? 10 As të shtatë bukët'e të katrë mijëvet, edhe sa shporta muartë? 11 Qysh nukë kupëtoni se nuk' u thashë juve për bukë të ruhi nga brumi i Farisenjvet e i Sadduqenjvet? 12 Atëhere e kupëtuanë, se nuk' u tha të ruhenë nga brum' i bukësë, po nga nësimi i Farisenjvet e i Sadduqenjet.

13 Edhe Jisuj kur erdhi mb'anët të Qesaris' së Filippit, pyeste nxënësit' e ti, dyke thënë, Cili thonë njerëzitë se jam unë i Bir'i njeriut? 14 Edhe ata thanë, Ca thonë, Se je Joan Pagëzori; e të-tjerë Iliu; e të-tjerë Jeremia, a një nga profitëritë. 15 U thot' atyre, Po ju cili thoni se jam unë? 16 Edhe Simon Pjetri upërgjeq e tha, Ti je Krishti, i bir'i Perëndis' së-gjallë. 17 Edhe Jisuj upërgjeq e i tha, I-lumurë je ti, Simon bir' i Jonajt, sepse mish edhe gjak nukë t'a shuloj ty këtë, po im Atë që është ndë qieit. 18 Edhe unë po të them, Se ti je Pjetër (shkëmp, edhe përmbi këtë shkëmp dotë ndërtonj kishënë t'ime; edhe dyert'e hadhit nukë dotë kenë fuqi përmbi atë. 19 Edhe dotë t'ap ty kjyçet' e mbretëris' së qiejvet; edhe çtë lithç mbi dhet, dotë jetë lidhurë ndë qiejt; edhe ç'të sgithç mbi dhet, dotë jetë sgidhurë ndë qiejt. 20 Atëhere porositi nxënësit' e ti të mos i thonë asnjeriu, se ay është Jisu Krishti.

21 Që atëhere Jisuj zuri t'u dëftenjë nxënëset të ti, se duhetë të vejë ndë Jerusalim, edhe të pësonjë shumë nga pleqt' e nga kryepriftërit' e nga shkronjësitë, edhe të vritetë, edhe të-tretënë ditë të ngjalletë. 22 Atëhere Pjetri e mori mbë nj' anë, e zuri t'a qertonjë, dyke thënë, Letë të të dhëmbetë vetëheja jote, Zot; nukë dotë bënetë këjo te ti. 23 Po ay ukthye e i tha Pjetrit, Ikë prej meje, Satana, se më je skandhall; sepse s'ke ndër mënt punët' e Perëndisë, po punët; e njerësvet.

24 Atëhere Jisuj u tha nxënësvet të ti, Kush të dojë të vinjë prapa meje, letë mohonjë vetëhen'e ti, edhe letë ngrerë kryqin'e ti, edhe letë vinjë pas meje. 25 Sepse ay që të dojë të shpëtonjë jetën'e ti, do t'a do t'a humbasë atë; edhe ay që të humbasë jetën'e ti për punë t'ime, do t'a gjenjë atë. 26 Sepse ç'dobi ka njeriu, ndë fitoftë tërë botënë, e të dëmëtonjë shpirtin'e ti? apo ç' dotë apë njeriu për këmbyerje të shpirtit të ti? 27 Sepse ka për t'ardhur'i Bir'i njeriut ndë lavdit t'Atit të ti bashkë me ëngjëjt' e ti; edhe atëhere dot' j'a çpaguanjë gjithë-si-cilit pas të-punuarit t'ati. 28 Me te-vërtetë po u them juve, se janë ca nga ata që rrinë këtu, të-cilëtë nukë dotë ngjëronjënë vdekje, gjer sa të shohënë të Birin' e njeriut dyke ardhurë ndë mbretërit të ti.



Matheut - Krye 17

1 Edhe pas gjashtë ditsh Jisuj merr më vetëhe Pjetrin' edhe Jakovin' edhe Joaninë të vëllan' e ati, edhe i ngjit mbë një mal të-lartë veçanë. 2 Edhe ndërroj fytyrënë përpara atyre; edhe faqeja e ati ndriti posi djelli, edhe rrobat' e ati ubënë të-bardha posi drita. 3 Edhe ja tek uduknë atyreve Moisiu edhe Iliu dyke folurë gashkë me atë. 4 Edhe Pjetri upërgjeq e i tha Jisujt, Zot, mirë është të jemi ne këtu; ndë daç, letë bëjmë këtu tri tenda, një për ty, e një për Moisinë, e një për Ilinë. 5 Edhe ay tek po ishte dyke folurë, ja tek i mboloj ata një re endriçime; edhe ja një zë nga reja tek thoshte, Ky është biri im i-dahsuri, që e pëlqeva; atë dëgjoni. 6 Edhe nxënësitë kur ëgjuanë, ranë përmbys, edhe ufrikësuanë fort. 7 Po Jisuj erdhi përanë, e i zuri, edhe tha, Ngreuni, e mos ufrikësoni. 8 Edhe ata kur ngritnë syt'e tyre përpjetë, nukë panë asndonjë, përveç Jisunë vetëmë.

9 Edhe tek sbritninë nga mali, Jisuj i porositi, dyke thëne, Mos i thoni asnjeriu se ç' patë, gjersa të ngjallet' i Bir' i njeriut nga tëvdekuritë. 10 Edhe nxënësit'e ati e pyetnë, dyke thënë, Përse pra thonë shkronjësitë, se duhetë të vinjë më përpara Iliu? 11 Edhe Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Iliu vjen më përpara, edhe dotë vërë ndë vëntt gjithë punëratë; 12 Po unë po u them juve, se Iliu erdhi ndashti, edhe nuk'e njohnë, po i bënë ç'deshnë; kështu edhe i Bir'i njeriut ka për të pësuarë nga ata. 13 Atëhere e kupëtuanë nxënësitë, se u tha për Joan Pagëzorinë.

14 Edhe ata kur erthnë te gjindja, i erdhi përanë një njeri e i ra mbë gjunjë, dyke thënë, Zot, përdëlle t'im bir, 15 Sepse e zë lëngat'e hënësë, edhe heq keq; sepse shumë herë bje ndë zjarr, e shumë herë nd'ujë; 16 Edhe e shpura te nxënësit; e tu, po nukë muntnë t'a shëronjënë. 17 Edhe Jisuj upërgjeq e tha, O bres i-pabesë edhe i-shtrëmbërë, gjer kur dotë jem bashkë me ju? gjer kur dot' u duronj juve? Bi-m' a-ni mua atë këtu. 18 Edhe Jisuj e qërtoj atë, edhe djalli dolli nga ay, edhe djali ushërua që mb'atë herë.

19 Atëhere nxënësit' erthnë përanë Jisujt veçanë, e thanë, Përse neve nukë muntmë t'a nxjerm' atë? 20 Edhe Jisuj u tha atyre, Për pabesërinë t'uaj; sepse me të-vërtetë po u them juve, Ndë paçi besë sa një koqe sinapi, dot'i thoni këti mali, Shko së-këtejmi atje, edhe dotë shkonjë, edhe nukë dotë jetë gjë që të mos muntni ju t'a bënt. 21 Edhe ky komp nukë del veç me të-falur'e me agjerim.

22 Edhe ata tek po silleshinë për qark ndë Galilet, Jisuj u tha atyre; I Bir'i njeriut dotë epetë ndër duart të njerësvet; 23 Edhe dot' a vrasën'atë,edhe të-tretënë ditë dotë ngjalletë. Edhe atyre u erdhi keq fort.

24 Edhe kur erthnë ndë Kapernaum, erthnë përanë Pjetrit ata që merninë pagesën' e të dy dhrahmivet, edhe i thanë, A nukë paguan mësonjësi juaj të dy dhrahmitë? 25 Ay thotë, Po. Edhe kur hyri ndë shtëpit, Jisuj e priti, dyke thënë, Si të duketë, Simon? nga cilëtë marrënë pagesa a të-dhëna mbretërit' e dheut, nga bijt' e tyre, apo nga të-huajtë? 26 Pjetri i thot'ati, Nga të-huajtë. Jisuj i tha ati, Bijtë pra janë të-liruarë. 27 Po që të mos skandhalisim'ata, shko ndë dett, e hith një grep, edhe ngre peshkun' e-parë që të dalë, edhe si t'i hapç gojënë, dotë gjenjç një statir; merr-e, e ep-u'a atyre për mua edhe për ty.



Matheut - Krye 18

1 Nd'atë orë erthnë nxënësitë të Jisuj, e i thanë, Vallë cili është më i-math ndë mbretërit të qiejvet? 2 Edhe Jisuj thirri përanë vetëhes'së ti një çun të-vojëlë, edhe e qëndroj atë ndë mest t'atyre, e tha, 3 Me të-vërtetë po u them juve, ndë mos ukthefshi, e të bëneni posi çunat' e-vegjëlë, nukë dotë hyni ndë mbretërit të qiejvet. 4 Kush të përunjë pra vetëhen' e ti posi ky çun'i-vogëlë, ky është më i-math ndë mbretërit të qiejvet; 5 Edhe kush të presë një të-këtillë çun të-këtillë çun të-vogëlë mb'emërit t'im, më ka priturë mua. 6 Po kush të skandhalisnjë një nga këta tëvegjëlitë që më mbesojnë, është më mirë për atë të varetë një gur mulliri mbi qafët t'ati, edhe të kredhetë ndë funtt të detit.

7 Mjerë bota nga skandhalitë; sepse është nevojë të vinjënë skandhalitë; po mjerë ay njeri, prej të-cilit vjen skandhalia. 8 Edhe ndë të skandhalistë dora jote a këmba jote, prei, edhe hidh-i prej teje; është më mirë për ty të hynjç ndë jetët i-çalë a dorac, se të kesh dy duar a dy këmbë, e të hidhesh ndë zjarrt të-pasosurë. 9 Edhe ndë të skandhalistë syri yt, nxir-e atë, e hidh-e prej teje; më mirë është për ty të hynjç ndë jetët me një sy vetëmë, se të kesh dy sy, e të hidhesh ndë gjehenet të zjarrit.

10 Shikoni, mos bëni për asgjë një nga këta të-vegjëlitë; sepse po u them juve, se ëngjëjt' e atyre ndë qiejt shohënë gjithënjë faqen'e t'im Eti që është ndë qiejt. 11 Sepse i Bir' i njeriut erdhi të shpëtonjë të-humburinë. 12 Ç' u duketë juve? ndë pastë ndonjë njeri një qint dhën, edhe t'i humbasë një nga ato, a nukë le të nënte-dhjet'e nëntatë, e vete ndëpër malet të kërkonjë të-humburënë? 13 Edhe ndë qoftë se e gjen, me të-vërtetë po u them juve, se gëzonetë më tepërë për atë se për të nëntë-dhjet'e nëntatë, që s'kanë humburë. 14 Kështu nuk' ësht' e-dashurë përpara Atit t'uaj që është ndë qiejt të humbasë një nga këta të-vegjëlitë.

15 Edhe ndë të bëftë faj yt vëlla, shko edhe qerto-e ndë mesi teje edhe t'ati vetëmë; ndë të dëgjoftë, e fitove t'ët vëlla; 16 Po ndë mos të dëgjoftë, merr me vetëhe edhe një a dy veta. që të qëndronjë çdo fjalë ndë gojë dy a tre dëshmimtarëve. 17 Edhe ndë mos i dëgjoftë ata, thua-j'a keEtë kishësë; edhe ndë mos e dëgjoftë edhe kishënë, ateEhere ay letë jetë të ti posi gjentari e kumerqari. 18 Me të-vërtetë po u them juve, Ç'të lithni mbi dhet, dotë jenë lidhurë ndë qielit; edhe ç'të sgithni mbi dhet, dotë jenë sgidhurë ndë gielit. 19 Përsëri po u them juve, se ndë qofshinë mbi dhet dy veta nga ju mbë një fjalë, për çdo fare gjëje që të lypnjënë, dot' u bënet' atyre nga im Atë që është ndë qiet. 20 Sepse ku të jenë dy a tre veta mbledhurë mb'emërit t'im, atje jam edhe unë ndë mest t'atyre.

21 Atëhere i erdhi përanë Pjetri, e tha, Zot, sa herë të më fëjenjë im vëlla, edhe t'j'a fal ati? gjer mbë shtatë herë? 22 Jisuj i thot'ati, Nukë të them, gjer mbë shtatë herë, po gjer mbë shtatë-dhjetë herë nga shtatë. 23 Përandaj mbretëri'e qiejvet gjau me një njeri mbret, që deshi të shohë llogari me shërbëtoret'e ti. 24 Edhe kur zuri të shohë llogari, i prunë një detuar që i kishte detyrë dhjetë mije tallanda. 25 Edhe ay passi nukë kishte t'i lanjë, i zoti urdhëroj të shitet'ay, edhe gruaj'e ati, edhe të bijtë, edhe gjithë ç'kishte, edhe të lahetë detyra. 26 Po shërbëtori i ra ndër këmbë, e i lutej, dyke thënë, Zot, bënu zëmërë-gjerë mbë mua, edhe dotë t'I lanj të-gjitha. 27 Edhe të zott si i udhëmp për atë shërbëtuar, e lëshoj, edhe j'a la detyrënë. 28 Po ay shërbëtuar si dolli, gjeti një nga shokët'e ti shërbëtorë që i kishte detyrë ati një qint dinare; edhe si e zuri, e mbyste, dyke thënë, Laj-më ç'detyrë më ke. 29 Atëhere pra shoku i ti shërbëtuar i ra ndër këmbë, e i lutej, dyke thënë, Bënu zëmërë-gjerë mbë mua, edhe dotë t'i lanj të-gjitha. 30 Edhe ay nukë donte, po shkoj edhe e vuri ndë burk, gjersa t'i lante detyrënë. 31 Edhe shokët' e ti shërbëtorë, kur panë se ç'ubë, uhelmuanë fort; edhe erthnë e i rrëfyenë të zott gjithë sa ubënë. 32 Atëhere i zoti e thirri përanë, e i tha, Shërbëtuar i-lik, gjith'atë detyrë t'a lashë ty, sepse m'ulute; 33 Nukë duhej edhe ti t'a përdëllenje shoknë t'ënt shërbëtuar, sindëkur të përdëlleva edhe unë ty? 34 Edhe i zoti uzemërua, edhe e dha ndër duart t'atyre që mundojnë, gjer sa të lanjë gjithë detyrënë që i kishte ati. 35 Kështu edhe im Atë qiellori dot'u'a bënjë juve, ndë mos u'a falçi prej zëmërësë s'uaj gjithë-sicili të vëllat të ti fajet'e atyre.



Matheut - Krye 19

1 Edhe Jisuj kur mbaroj këto fjalë, ungrit nga Galilea, edhe erdhi ndë sinorët të Judhesë, përtej Jordhanit; 2 Edhe i vanë pas ati shumë gjindje; edhe i shëroj ata atje.

3 Edhe erthnë tek ay Farisenjtë dyke ngarë atë, e dyke thënë ati, A ësht'e udhësë njeriu të lëshonjë gruan'e ti për çdo farë ngaje? 4 Edhe ay upërgjeq e u tha atyre, Nukë keni kënduarë, se ay që bëri ata që ndë kryët të herësë, mashkull edhe femërë i bëri ata, edhe tha, 5 "Për këtë punë njeriu dotë lerë t'an e t'ëmënë, edhe dotë ngjitetë pas gruas'së ti, edhe të dy dotë jenë një mish?" kaqë sa nukë janë me dy, po një mish. 6 Atë pra aë Perëndia e bëri par, njeriu letë mos e ndanjë.

7 I thon' ati, Përse pra Moisiu ka porositurë t'i apë njeriu grvasë kartën'e ndarjesë, edhe t'a lëshonjë? 8 U thot' atyre, Sepse Moisiu për zëmër-ashpërimnë t'uaj u dha juve legë të lëshoni gratë t'uaj; po ndë kryet të herësë s'ka qënë kështu. 9 Edhe po u them juve, se ay që të lëshonjë gruan'e ti, përveç për punë kurvërie, edhe të martonetë me tjatërë, kurvëron: edhe ay që të martonetë me grua tëlëshuarë, kurvëron.

10 Nxënësit'e ti i thonë, Ndë qoftë kështu pun'e njeriut me gruanë, nuk'është mirë të martonetë. 11 Edhe ay u thot'atyre, Nukë munt t'a presënë këtë fjalë të-gjithë, po atyreve që u është dhënë. 12 Sepse ka të-dredhurë që kanë lindurë kështu që nga barku i mëmësë; edhe ka të-dredhurë që udrothnë nga njerëzitë; edhe ka të-dredhurë që drothnë vetëhen'e tyre për mbretërin'e qiejvet. Ay që munt t'a presë këtë let'a presë.

13 Atëhere i uprun'ati ca çuna të-vegjëlë, që të vinte duartë mbi ata, e t'i bekonte; edhe nxënësitë i qertuanë. 14 Po Jisuj tha, Lini çunat' e-vegjëlë, edhe mos i ndaloni të vijnë tek unë; sepse e të-këtillëvet është mbretëri'e qiejvet. 15 Edhe si vuri duartë mbi ata, iku andej.

16 Edhe ja tek i erdhi përanë një njeri, e i tha, Mësonjës i-mirë, ç'të-mirë të bënj që të kem jetë të-pasosurë? 17 Edhe ay i tha, ç'më thua i-mirë? Asndonjë s'ësht'i-mirë veç një Perëndia. Po ndë do të hynjç nde jetët, ruaj porositë. I thot'ati, Cilatë? 18 Edhe Jisuj i tha, "Mos vraç: mos kurvërojsh; mos vjethç; mos apç dëshmim të-rrem; Ndero të t'at'e t'ët ëmë;" edhe 19 "Të duash të-afërminë t'ënt posi vetëhenë t'ënde." 20 Djaloshi i thot' ati, Të-gjitha këto i kam ruajturë që mbë të-rit t'im; po ç'më mbetetë më? 21 Jisuj i tha ati, Ndë do të bënesh i-sosurë, shko e shit gjënë t'ënde, edhe ep-u'a të-vobeqvet; edhe dotë kesh thesar ndë qiell, edhe eja, e ngit-m'u pas. 22 Po djaloshi kur dëgjoj këtë fjalë, iku i-helmuarë, sepse kishte shumë gjë.

23 Edhe Jisuj u tha nxënësvet të ti, Me tëvërtetë po u them juve, se njeriu i-pasurë mezi dotë hynjë ndë mbretërit të qiejvet. 24 Edhe përsëri po u them juve, Më kollaj është të shkonjë kamilla ndëpër vrimet të gjëlpërësë, se të hynjë i-pasuri ndë mbretërit të Perëndisë. 25 Edhe nxënësit'e ti, kur dëgjuanë, tmeroneshinë fort, e thoshinë, Vallë cili munt të shpëtonjë? 26 Po Jisuj shtyri sytë mb'ata e u tha atyre, Te njerëzitë këjo është punë që s' munt të-bënëtë, po të Perëndia të-gjitha janë të-mundura.

27 Atëhere upërgjeq Pjetri e i tha ati, Ja ne tek lamë të-gjitha, edhe erthmë prapa teje; vallë ç 'dotë jetë mbë ne? 28 Edhe Jisuj u tha atyre, Me të-vërtetë po u them juve, se ju që më erthtë pas, ndë krijesët të-re, kur të rrijë i Bir'i njeriut mbi front të lavdis së ti, dotë rini edhe ju mbi dy-mbë-dhjetë ftone dyke gjykuarë të dy-mbë-dhjetë farat'e Israilit. 29 Edhe kushdo që la shtëpi, a vëllezër, a motëra, a atë, a mëmë, a grua, a bij, a ara, për punë t'emërit't'im, dotë marrë një qint për një, edhe dotë trashëgonjë jetë tëpasosurë. 30 Po shumë të-parë dotë jenë të-prapësm, edhe të-prapësm të-prapësm të-parë.



Matheut - Krye 20

1 Sepse mbretëri'e qiejvet gjan me një njeri zot shtëpie, i-cili dolli që me natë të pajtonjë punëtorë për veshtin'e ti; 2 Edhe si pajtoj punëtorëtë nga një dinar ndë ditët, i dërgoj ndë veshtet të ti. 3 Pastaj dolli ndaj tëtretënë orë, e pa të-tjerë dyke ndënjurë ndë trekt pa punë. 4 U thot'edhe atyre, Shkoni edhe ju ndë veshtet, edhe dot'u ap çtë jet' e udhësë. 5 Edhe ata vanë. Përsëri dolli ndaj tëgjashtëtën' edhe të-nëntëtën' orë, edhe bëri po ashtu. 6 Edhe si dolli ndaj të-një-mbë-dhjetëtën' orë, gjeti të-tjerë dyke ndënjurë pa punë; u thot' edhe atyre, Përse rrini këtu tërë ditënë pa punë? 7 I thon' ati, Sepse asndonjë s'na pajtoj. U thot'atyre, Shkoni edhe ju ndë veshtët, edhe dotë merni ç'të jet'e udhësë. 8 Edhe si ungrys, i zot'i veshtit i thotë kujdestarit të ti, Thirrë punëtorëtë, edhe laj-u pagënë atyre, dyke zënë nga të-prapësmitë gjer mbë të parët. 9 Edhe erthnë ata që ishinë pajtuarë ndaj tënjë-mbë-dhjettënë orë, edhe muarnë nga një dinar. 10 Edhe kur erthnë të-parëtë, pandehnë se dotë marrënë më shumë; po edhe ata muarnë nga një dinar. 11 Edhe si muarnë, qaheshinë mbë të zon'e shtëpisë, dyke thënë, 12 Se këta të-prapësmitë bënë një orë, edhe i bëre si-një me ne që mbajtmë të-rëndit' e ditës' edhe vapënë. 13 Po ay upërgjeq e i tha njerit nga ata, Mik, nukë të bënj keq; a nukë bëre fjalë me mua një dinar? 14 Merr t'ëndinë edhe ikë; edhe këti të-prapësmit dot'i ap si edhe ty; 15 Apo s' munt unë të bënj ç'të dua ndë punët t'ime? apo syri yt ësht'i-lik, sepse unë jam i-mirë? 16 Kështu dotë jenë të-prapësmitë të-parë, edhe të-parëtë të-prapësm; sepse shumë veta janë të-thirrurë, po të-pakë të-sgjedhurë.

17 Edhe Jisuj dyke hipurë ndë Jerusalim, mori me vetëhe të dy-mbë-dhjetë nxënësitë mbë nj'anë mb'udhë, edhe u tha atyre, 18 Ja tek po hipëjmë ndë *Jerusalim, edhe i Bir'i njeriut dot'epetë ndë duart të krye-priftëret edhe të shkronjësvet; edhe dot'a dënonjënë ndë vdekje; 19 Edhe dot'a apënë ndë duart të kombevet që t'a përqeshnjën'e t'a rrahën'e t'a kryqëzonjënë; edhe të-tretënë ditë dotë ngjalletë.

20 Atëhere i erdhi përanë e ëm'e të bijvet të Zëvëdheut bashkë me të bijtë, dyke luturë, e dyke lypurë një gjë nga ay. 21 Edhe ay i tha asaj, Ç' do? Ajo i thot'ati, Thuaj të rrinë këta të dy bijt'e mi, njeri mbë të-djathtët t'ënt, e njeri mbë të-mëngjërët, ndë mbretërit t'ënde. 22 Po Jisuj upërgjeq e tha, Nukë dini se ç'lypni; muntni të pini kepënë, që dotë pi unë, edhe të pagëzoneni me pagëzimnë që dotë pagëzonem unë? Ata i thon'ati, Muntmë. 23 Edhe ay u thot' atyre, Kupënë t'ime dot' a pini, edhe me pagëzimmnë që pagëzonem unë dotë pagëzonemi; po të rrini mbë tëdjathtët t'im edhe mbë të-mëngjërët t'im, nuk'është në dorët t'ime t'a ap, po dot' u epet' atyre që u është bërë gati nga im Atë.

24 Edhe të dhjetëtë, kur dëgjuanë, uzëmëruanë për të dy vëllezëritë. 25 Po Jisuj i thirri ata e tha, E dini se të-parët'e kombevet kanë pushtet mbi ata, edhe të-mëdhenjt'i urdhërojn'ata; 26 Po kështu nukë dotë jetë ndër ju; po kush të dojë të bënet' i-math uder ju, letë jetë shërbëtori juaj; 27 Edhe kush të dojë të jet'i-paë ndër ju, letë jetë shërbëtori juaj; 28 Sikundrë i Bir'i njeriut nuk'erdhi që të shërbenetë, po që të shërbenjë, edhe t'apë jetën'e ti çpërblim për shumë veta.

29 Edhe ata tek po dilninë nga Jerihoja, i vanë pas ati shumë gjindje. 30 Edhe ja dy të-verbërë, që rrininë mb'udhët, kur dëgjuanë, se po shkonte Jisuj, bërtitnë, dyke thënë, Përdëlle-na, o Zot, bir'i Dhavidhit. 31 Edhe gjindja i qertoj ata, që të pushoninë; po ata bërtitninë më fort, dyke thënë, Përdëlle-na, o Zot, bir'i Dhavidhit. 32 Edhe Jisuj qëndroj e i thirri ata, edhe tha, Ç' doni t'u bënj juve? 33 I thonë, Zot, të na hapenë sytë. 34 Edhe Jisujt si i udhëmp për ta, preku syt'e atyre; edhe përnjë-here uhapnë syt'e atyre, e vanë pas ati.



Matheut - Krye 21

1 Edhe kur uafëruanë ndë Jerusalim, edhe erthnë ndë Vithfagji ndaj malit të Ullinjvet, atëhere Jisuj dërgoj dy nxënës, dyke thënë atyre, 2 Shkoni mb' atë fshat që është përkundruell jush; edhe për-një-here dotë gjeni një gomare lidhurë, edhe një pulisht bashkë me atë; sgidh-i-ni e m'i bini. 3 Edhe ndë u thëntë gjë juve ndonë njeeri, t'i thoni, se Zoti ka nevojë për atë; edhe për-një-here dot'i dërgonj'ata.

4 Edhe gjithë këjo ubë, që të mbushetë ç'është thënë nga profiti, që thotë, 5 "Thoni bijësë Sionë; Ja mbreti yt tek po të vjen i-butë, edhe hipurë mbi gomare, edhe mbi pulisht bir stëze."

6 Edhe nxënësitë si vanë, edhe bënë sindëkur i urdhëroj ata Jisuj, prunë gomaren'edhe pulishtinë; 7 Edhe vunë mbi ata rrobat'e tyre edhe e hipnë atë sipër'atyre. 8 Edhe më eshum'e gjindjesë shtruanë rrobat'e tyre mb'udhë; edhe të-tjerë këputninë dega drush, e i shtroninë mb' udhë. 9 Edhe gjindja që shkoninë përpara edhe ata që i vininë prapa bërtitninë, dyke thënë, Hosanna mbë të birin'e Dhavidhit; i-beduar'ësht'ay që vjen mb'emërit të Zotit; Hosanna mbë të-lartatë. 10 Edhe ay kur hyri ndë Jerusalim, ufunt tërë qyteti dyke thënë, Cili është ky? 11 Edhe gjindja thoshinë, Ky është Jisuj, profiti, që është nga Nazareti i Galilesë.

12 Edhe Jisuj hyri ndë hieroret të Perëndisë, edhe nxori jashtë gjith'ata që shisnin'e blininë ndë hieroret, edhe përmbysi truvezat'e truvezarëvet, edhe fronet'e atyre që shisninë pëllumbatë; 13 Edhe u thot'atyre, Eshtë shkruarë "Shtëpia ime dotë qyhetë shtëpi lutjeje"; po ju e bët 'atë "shpellë vjedhësish".

14 Edhe i erthnë përanë të-verbër' e të-çalë ndë hieroret; edhe i shëroj ata. 15 Po krye-priftërit' edhe shkronjësitë kur panë çudiratë që bëri, edhe çunatë dyke bërtiturë ndë hieroret e dyke thënë, Hosanna mbë të birin'e Dhavidhit, uzëmëruanë, edhe i than'ati, Dëgjon se ç'thonë këta? 16 Edhe Jisuj u thot'atyre, Po; kurrë s'keni kënduarë, "Se nga goj'e foshnjavet edhe e atyreve që pinë sisë bëre gati lavdim?"

17 Edhe si i la ata, dolli jashtë gytetit ndë Vithani, edhe natën'e shkoj atje.

18 Edhe ndë mëngjest kur ukthue ndë gytett, i erdhi ure; 19 Edhe kur pa një dru fiku mb'udhë, erdhi mb'atë, po nukë gjeti gjë mb'atë, veç fletë vetëmë; edhe i thotë, Mos ubëftë më pemë prej teje për gjithë jetënë. Edhe drur'i fikut për-një-here utha. 20 Edhe nxënësitë kur panë, uçuditnë, e thanë, Qysh utha drur'i fikut për-një-here! 21 Edhe Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Me të-vërtetë po u them juve, ndë paçi besë, edhe të mos jeni me dy mëndje, jo vetëmë këtë të drurit të fikut kini për të bërë, po edhe këti mali ndë i thënçi, 22 Ngreu edhe bjerë ndë dett, dotë bëndtë. Edhe gjithë sa të lypni ndë lutjet, dyke pasurë besë, dot'i merrni
.
23 Edhe kur erdhi ndë hieroret, erthnë përan'ati, atje ku mësonte, krye-priftërit' edhe pleqt' e llauzit, e thoshinë, Me ç'farë pushteti bën këto? edhe kush t'a ka dhënë këtë pushtet? 24 Edhe Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Ddot' u pyes edhe unë juve një fjalë, të-cilënë ndë m'a thënçi, edhe unë dot'u them juve me çfare pushteti bënj këto. 25 Pagëzimi i Joanit nga ishte? nga qielli a nga njerëzitë? Edhe ata mendoneshinë me vetëhen'e tyre, dyke thënë, Ndë thënçimë, Nga qielli dotë na thotë, Përse nuk'i mbesuatë pra? 26 Edhe ndë thënçimë, Nga njerëzitë, kemi frikë prej gjindjesë; sepse të-gjithë e kanë Joanë për profit. 27 Edhe i upërgjeqnë Jisujt, e i thanë, Nuk e dimë. Edhe ay u tha atyre, as unë s'u them juve me ç'farë pushteti bënj këto.

28 Edhe qysh u duketë juve? Një njeri kishte dy bij; edhe erdhi tek i-pari e i tha, Bir, shko sot e puno ndë vreshtët t' im. 29 Edhe ay upërgjiq e tha, Nukë dua; po pastaj upendua, edhe vate. 30 Edhe erdhi tek i-dyti, e i tha po ashtu; Edhe ay upërgjeq e tha, unë vete Zot; edhe nukë vate. 31 Cili nga këta të dy bëri dashurimn'e t'et? I thonë, i-pari. Jisuj u thot' atyre, Me të-vërtetë po u them juve, se kumerqarët'edhe kurvatë venë më përpara se ju ndë mbretërit të Perëndisë. 32 Sepse Joani erdhi te ju ndë udhë drejtërie, edhe nuk'i besuatë; po kumerqarët' e kurvatë i besuanë; edhe ju si patë, nuk'upenduatë pastaj, që t'i besoni.

33 Dëgjoni një tjatërë paravoli: Një njeri ishte zot shtëpie, i-cili mbolli një vreshtë, edhe e thuri me garth, edhe rëmoj mb'atë një tirë, edhe ndërtoj një pirk; edhe e dha atë ndër bujqër, edhe iku ndë dhe të-huaj. 34 Edhe kur uafërua koh'e pemëvet, dërgoj shërbëtorët' e ti te bujqëritë, që të marrënë pemët'e ati. 35 Edhe bujqëritë zunë shërbëtorët'e ati, e njerin'e rrahnë, e tjetërin'e vranë, e tjetërinë e vranë me gurë. 36 Përsëri dërgoj tëtjerë shërbëtorë, më tepërë se të-parëtë, po ashtu u'a bënë edhe atyrë. 37 Edhe pastaj dërgoj të birrë tek ata, dyke thënë, t'im biri dot i kenë turp. 38 Po bujqëritë kur panë të birinë, thanë njeri tjerërit, Ky është trashëgimtari; ejani t'a vrasëmë, edhe të mbajmë trashëgimm' e ati. 39 Edhe si e zunë, e nxuarnë jashtë vreshtit, edhe e vranë. 40 Kur të vinjë i zot'i vreshtit, ç'dot'u bënjë atyre bujqërvet?

41 I thonë, Keq e më keq dot'i prishnjë, edhe vreshtinë dot' u'a apë të-tjerë bujqërve, tëcilëtë dot'j'a apënë pemëtë ndë kohët t'atyre.

42 Jisuj u thot' atyre, Kurrë s'keni kënduarë ndë shkronjat, "Gurinë, që s'e pëlqyen'ata që ndërtonjënë, ky ubë për krye çipi; nga Zoti ubë këjo, edhe ësht' e-çudiçime ndë syt t'anë?" 43 Përandaj po u them juve, se mbretëri' e Perëndisë dotë merretë nga ju, edhe dotë epetë mbë një komp që bën pemët'e asaj. 44 Edhe ay që të bjerë mbi këtë gur, dotë copëtonetë; edhe mbi atë që të bjerë dot'a dërmonjë.

45 Edhe krye-priftërit'edhe Farisenjtë kur dëgjuanë paravolit'e ati, e kupëtuanë, se thotë për ata; 46 Edhe kërkoninë t'a zënë, po patnë frikë prej gjindjesë, sepse e kishinë atë si profit.



Matheut - Krye 22

1 Edhe Jisuj upërgjeq përsëri e u tha atyre me paravolira, dyke thënë.

2 Mbretëri' e qiejvet gjan me një njeri mbret, i-cili bëri dasmë për të birr'e ti; 3 Edhe dërgoj shërbëtorët'e ti të thërresën'ata që qenë ftuarë ndë dasmët, po nukë deshnë të vinjënë. 4 Përsëri dërgoj të-tjerë shërbëtorë, dyke thënë, thoj-u-ni atyre që janë ftuarë, Ja tek bëra gati drekënë t'ime; demat' e mi edhe berrat' e-ushqyera janë gati; ejani ndë dasmët. 5 Po ata përtuan'e shkuanë, njeri n'arët të ti, e tjetëri ndë tregëtit të ti; 6 Edhe të-tjerëtë zunë shërbëtorët' e ati, e i shanë, e i vranë.

7 Po mbreti kur dëgjoj uzëmërua; edhe dërgoj ushtërit'e ti, edhe prishi ata gjaksorëtë, edhe dogji qytetn'e atyre. 8 Atëhere u thotë shërbëtorëvet të ti, Dasma është gati, po ata që qenë të-ftuarë nuk'ishinë të-vëjejturë. 9 Shkoni pra ndëpër të-dalurat të udhëvet, edhe sa të gjeni, t'i ftoni ndë dasmët. 10 Edhe ata shërbëtorëtë duallnë ndëpër udhët, e mblothnë gjitë sa gjetnë, të-liq e të-mirë; edhe dasma umbush me njerës që rrininë ndë mësallët. 11 Edhe mbreti kur hyri të shohë ata që rrininë ndë mësallët, pa atje një njeri që s'kishte veshurë rrobë dasme. 12 Edhe i thot' ati, Mik, si hyre këtu pa pasurë rrobë dasme? 13 Po ay mbëçëli gojënë. Atëhere mbreti u tha shërbëtorëvet, Lidh-e-ni atë prej këmbësh e prej duarsh, edhe ngri-e-ni, edhe hidh-e-ni ndë errësirët të-përjashtësme; atje dotë jetë të-qarët' e të kërcelliturit'e dhëmbëvet. 14 Sepse shumë veta janë të-thirrurë, po të-pakë tësgjedhurë.

15 Atëhere Farisenjtë van'e bënë këshillë, si t'a zënë ndë tak me fjalë. 16 Edhe dërgojnë tek ay nxënësit'e tyre bashkë me IrodhianeEtë, dyke thënë, Mësonjës, e dimë se je i-vërtetë, edhe mëson udhën' e Perëndisë me të-vërtetë edhe nukë do të dish as për ndonjë gjë: sepse nukë shikon mbë faqe njerëzish. 17 Thuaj-na pra, ç'të duketë? është e udhesë t'i apëmë pagesë Qesarit, apo jo? 18 Po Jisuj si njohu djallëzin'e atyre, tha, ç'më ngisni, ipokritër? 19 Dëfte-më-ni monedhën'e pagesësë. Edhe ata i prunë një dinar. 20 Edhe ay u thot' atyre, E kujt është këjo fytyrë edhe këjo përmbishkonjë? 21 Ata i thonë, E Qesarit. Atëhere u thot' atyre, Epni pra Qesarit ç' janë të Qesarit, edhe Perëndisë ç'janë të Perëndisë. 22 Edhe ata kur dëgjuanë uçuditnë, edhe e lan' atë, e iknë.

23 Nd 'atë ditë i erthnë përanë Sadduqenj, të-cilëtë thonë se nukë ka të-ngjallurë; edhe e pyetnë, dyke thëneë, 24 Mësonjës, Moisiu tha, "Ndë vdektë ndonjë pa pasurë bij, i vëllaj dotë martonetë me gruan'e ati", edhe dot'i ngjalljnë fare të vëllajt të ti. 25 Edhe ishinë ndër ne shtatë vëllezër; edhe i-pari si umartua, vdiq; edhe passi nukë kishte bir, j'a la gruan'e ti të vëllajt të ti, 26 Kështu edhe i-dyti, edhe i-treti, gjer mbë të-shtatëtinë. 27 Edhe më pastaj nga të-gjithë vdiq edhe gruaja. 28 Mbë të-ngjallurit pra, e kujt nga këta të shtatë dotë jetë grua? sepse të-gjithë e patnë marrë atë.

29 Edhe Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Jeni tëgënjyerë, se nukë dini shkronjatë, as fuqin' e Perëndisë. 30 Sepse mbë të-ngjallurit as martonenë, as martonjënë, po janë posi ëngjëj të Perëndisë ndë qiell. 31 Edhe për të-ngjallurit'e të-vdekurvet a s'kini kënduarë ç'u është thënë juve prej Perëndisë, kur thotë, 32 "Unë jam Perëndia i Avraamit, edhe Perëndia i Isaakut, edhe Perëndia i Jakovit?" Perëndia nuk'është Peerëndi të-vdekurish, po të-gjallësh. 33 Edhe gjindja kur dëgjuanë, tmeroneshinë për mësimn'e ati.

34 Po Farisenjtë kur dëgjuanë se u mbylli gojënë Sadduqenjvet, umblothnë bashkë. 35 Edhe një nomtar nga ata e pyeti dyke ngar'atë, e dyke thënë; 36 Mësonjës, cila porosi ësht e-madhe ndë nomt? 37 Edhe Jisuj i tha ati, "Të duash Zotinë Perendinët'ënt me gjithë zëmërënë t'ënde, edhe me gjithë shpirtinë t'ënt, edhe me gjithë mëndjenë t'ënde". 38 Këjo është porosi e-parë edhe e-madhe. 39 Edhë e-dyta që është si-një-një me atë është. "Të duash të-afërminë t'ënt posi vetëhenë t'ënde." 40 Gjithë nomi edhe profitëritë varenë mbë këto të dy porosira.

41 Edhe tek ishinë mbledhurë Farisenjtë, Jisuj i pyeti, dyke thënë, 42 Ç'u duketë juve për Krishtinë? i bir'i kujt është? I thonë, I Dhavidhit. 43 U thot'atyre, Qysh pra Dhavidhi me Frymë e quan atë Zot, dyke thënë, 44 "I tha Zoti Zotit T'im, Rri mbë të-djathtët t'im gjërsa të vë armiqt'e tu ndënë këmbje të këmbëvet të tua?" 45 Ndë qoftë pra se Dhavidhi e quan Zot, si ësht'i bir'i ati? 46 Edhe asndonjë nukë muntte t'i përgjigjej ndonjë fjalë; as nukë kuxoj ndonjë që mb'atë ditë t'a pyesë atë më.



Matheut - Krye 23

1 Atëhere Jisuj i foli gjindjesë edhe nxënësvet të ti, 2 Dyke thënë, Shkronjësit'edhe Farisenjtë ndënjtnë mbi front të Moisiut; 3 Gjithë sa t'u thonë pra juve t'i ruani, t'i ruani edhe t'i bëni; po pas punëravet t'atyre mos bëni; sepse thonë edhe nukë bënjënë. 4 Sepse lithnjënë barrë të-rënda që nukë mbahenë, edhe i vënë përmbi kurrist te njerësvet; po me gishtin'e tyre nukë duanë t'i luanjënë. 5 Edhe gjithë punët'e tyre i bëjnë që të dukenë ndër njerëzit; edhe sgjeronjënë ruajtjet'a tyre edhe madhonjënë pëqinjt'e rrobavet të tyre; 6 Edhe duanë kryet'e mësallësë ndëpër darkat, edhe vëndet'e-parë ndëpër sinagogjit; 7 Edhe të-përshëndoshuratë ndëpër tregjet, edhe të qyhenë nga njerëzitë, Ravvi.*) ___ [*) Mësonjës] 8 Po ju mos quhi Ravvi sepse një është mësonjësi juaj, Krishti, edhe të-gjithë ju jeni vëllezër. 9 Edhe mos quani ndonjë atë për ju mbi dhet; sepse një është Ati juaj, ay që është ndë qiejt. 10 As mos quhi mësonjës; sepse një është mësonjësi juaj, Krishti. 11 Po më i-madhi prej jush dotë jetë shërbëtori juaj. 12 Edhe kush të lartësonjë vetëhen'e ti, dot' unjetë; edhe kush të-unjë vetëhen'e ti, dotë lartësonetë.

13 Po mjerë ju shkronjës edhe Farisenj, ipokritër; sepse mbylini mbretërin' e Perëndisë përpara njerëzet; sepse ju nukë hyni, edhe as ata që hynjënë nuk i lini të-hynjënë.

14 Mjerë ju shkronjës edhe Farisenj, ipokritër; sepse hani shtëpirat'e të-vejavet, edhe këtë e bëni me shkak se bëni të-falura të-gjata; përandaj dotë merrni më tepërë mundim.

15 Mjerë ju shkronjës edhe Farisenj, ipokritër; se shetitni detin'edhe tokënë për të bërë një të-kthyerë; edhe si të bënetë, e bëni atë bir gjehenne dy herë më tepërë se vetëhenë t'uaj.

16 Mjerë ju udhëheqës të-verbërë, që thoni, Kush të bënjë be mbë tempullinë, nuk' është gjë; po kush të bënjë be mb'arin'e tempullit, bënetë detuar. 17 Të-marrë edhe të-verbërë! sepse cili është më i-math, ari, apo tempulli që shënjtëron arinë? 18 Edhe Kush të bënjë be mbë therorenë, nuk'është gjë; po kush të bënjë be mbë dhurëtinë që është mbi atë, bënetë detuar. 19 Të-marrë edhe të-verbërë sepse cila është më e-madhe, dhurëtia, apo therorja që shënjtëron dhurëtinë? 20 Ay pra që të bënjë be mbë therorenë, bën be mb'ate, edhe mbë gjith'ato që janë përmbi atë. 21 Edhe ay që të bënjë be mbë tempullinë, bën be mb' atë, edhe mb'atë që rri nd'atë. 22 Edhe ay që bën be mbë qiellë, bën be mbë fron'e Perëndisë, edhe mb'atë që rri mb'atë.

23 Mjerë ju shkronjës e Farisenj, ipokritër; sepse epni të-dhjettën' e mëndresë, e të marajt e të qiminit; edhe kini lënë më të-rëndat' e nomit, gjyqin'edhe përdëllimin'edhe besënë; këto gjan t'i bëni, edhe ato të mos i lini. 24 Udhëheqës të-verbërë, që shtrythni mishkonjënë, edhe kamillën'e përpini.

25 Mjerë ju shkronjës edhe Farisenj, ipokritër; sepse qëroni të-përjashtësmen'e potirit edhe të kupësë, po përbrenda janë plot me rrëmbyerje e pa-vetëmbajtje. 26 Farise i-verbërë, qëro më përpara atë që është brënda ndë potirt edhe ndë kupët, që të bënet'e-qëruarë edhe e-përjashtësmja e atyre.

27 Mjerë ju shkronjës edhe Farisenj, ipokritër; sepse gjani me varre të-lyerë me këlqere, të-cilëtë përjashta dukenë të-bukurë, po përbrënda janë plot me eshtëra të-vdekurish e çdo farë ndyrësie. 28 Kështu edhe ju, përjashta dukeni të-drejtë te njerëzitë, po përbrenda jeni plot me ipokrisi e me panomi.

29 Mjerë ju shkronjës edhe Farisenj, ipokritër; sepse ndërtoni varret'e profitërvet edhe stolisni mnimoret'e të-drejtëvet; 30 Edhe thoni, Po të ishimë ne ndë ditt të atërvet t'anë, nukë dotë ishimë pjesëtarë me ata ndë gjakt të profitërvet. 31 Kështu pra dëshmoni për vetëhenë t'uaj, se jeni të bijt'e atyre që vranë profitëritë. 32 Mbushni edhe ju masën'e atërvet tuaj. 33 Gjerpinj, të-pjellë nepërkash, qysh dotë ikëni nga dënimi i gjehennësë? 34 Përandaj, ja unë tek dotë dërgonj te ju profitër, edhe tëditurë, edhe shkronjës; edhe ca nga ata dot' i vrisni e dot'i kryqësoni, edhe ca nga ata dot'i rrihni ndëpër sinagogjit t'uaj edhe dot' i ndiqni prej qyteti ndë qytet; 35 Që të vinjë mbë ju çdo gjak i-drejtë që është derdhurë, mbë dhet, që nga gjaku i Avelit të-drejtë e gjer mbë gjakt të Zaharisë, të birit të Varahiut, të-cilin'e vratë ndë mest të tempullit edhe të theroresë. 36 Me të-vërtetë po u them juve, Gjithë këto dotë vijnë përmbi këtë bres.

37 Jerusalim, Jerusalim, që vret profitëritë, edhe rreh me gurë ata që janë dërguarë te ti, sa herë desha të mbleth bijt'e tu, sindëkur pula mbleth zoqt'e saj ndënë krahët po nukë deshtë? 38 Ja shtëpia juaj tek po u lihetë e-shkretë. 39 Sepse po u them juve, Nukë dotë më shihni paskëtaj, gjersa të thoni, Ibekuar'ësht'ay që vjen mb'emërit të Zotit.



Matheut - Krye 24

1 Edhe Jisuj dolli e iku nga hieroreja; edhe nxënësit'e ati i erthnë përanë që t'i dëftenjënë ndërtesat'e hieroresë. 2 Po Jisuj u tha atyre, A nuk' i shihni gjithë këto? Me të-vërtetë po u them juve, se nukë dotë mbetetë këtu gur mbi gur që të mos rrëzohetë. 3 Edhe ay tek ishte dyke ndënjurë mbi malt të Ullinjet, nxënësit'i uaferuanë mbë nj'anë, dyke thënë, thuaj-na, kur dotë bënenë këto? Edhe cila është shënja e të-ardhurit t'ënt edhe e tëmbaruarit të jetësë.

4 Edhe Jisuj upërgjeq e u tha atyre, Shikoni, mos u gënjenjë juve ndonjë; 5 Sepse shumë veta dotë vinjënë mb'emërit t'im, dyke thënë Unë jam Krishti, edhe dotë gënjenjënë shumë veta. 6 Edhe dotë dëgjoni luftëra e zëre luftërash; shikoni, mos trumbullohi, sepse të-gjitha këto gjan të bënenë; po e-pastajmja edhe nuk'është. 7 Sepse dotë ngrithetë komp kundrë kombi, edhe mbretëri kundrë mbretërie; edhe dotë jenë zira e murtaja, edhe tërmete vënt mbë vënt. 8 Po gjithë këto janë të-nisurit'e të-dhëmburavet. 9 Atëhere dot'u apënë juve ndër duar për shtrëngim, edhe dot'u vrasënë juve; edhe dot'u kenë mëri juve gjithë kombetë për emërinë t'im. 10 Edhe atëhere dotë skandhalisenë shumë veta, edhe dotë trathëtonjënë njeri tjatërinë, edhe dotë kenë mëri njëri tjatërit. 11 Edhe shumë profitër tërrem dotë ngrihenë, edhe dotë gënjënjënë shumë veta; 12 Edhe passi të shumonetë panomia, dashuria e të-shumëvet dotë ftohetë. 13 Po kush të duronjë gjer ndë funt, ky dotë shpëtonjë. 14 Edhe ky ungjilli i mbretërisë dotë leçitetë ndëpër gjithë botënë, për dëshmim mbë gjithë kombet; edhe atëhere dotë vinjë fundi.

15 Kur të shihni pra "të-ndytët'e të-shkretuarit," që është thënë nga profiti Dhaniil, dyke ndënjurë ndë ventt të-shenjtëruarë, (ay që këndon let' a kupëtonjë;) 16 Atëhere ata që janë ndë Judhet letë ikëjnë ndëpër malet; 17 Kush të gjendetë mbi kulmit, letë mos sbresë që të marrë gjë nga shtëpi'e ti. 18 Edhe kush të gjendetë nd'arët letë mos kthenetë prapa, që të marrë rrobat'e tia. 19 Edhe mjerë ato që janë me barrë, e ato që kanë foshnja mbë gji nd'ato dit. 20 Edhe faluni, që të mos bënetë tëikuritë t'uaj ndë dimërë, as të-shëtunë. 21 Sepse atëhere dotë jetë shtrëngim i-math, që nuk' është bërë i-atillë, që ndë të-nisurit të-botësë e gjer ndashti, as nuk'është për të bërë. 22 Edhe të mos shkurtoneshin'ato dit, nukë dotë shpëtonte asndonjë trup; po ato dit dotë shkurtonenë për të-sgjedhuritë.

23 Atëhere ndë u thëntë juve ndonjë, Ja tek është këtu Krishti, a aty, mos besoni. 24 Sepse dotë agrihenë krishtër të-rrem, edhe profitër të-rrem, edhe dotë bëjnë shënja të-mëdha edhe çudira, kaqë sa dotë gënjenjën'edhe të-sgjedhuritë, ndë munçinë. 25 Ja tek u thashë juve më përpara. 26 Ndë u thënçinë pra juve Ja tek është ndë shkretëtirët, mos dilni, Ja ndë dhomat, mos besoni. 27 Sepse sindëkur vetëtima del nga lint djelli, edhe duketë gjer tek perëndon, kështu dotë jetë edhe t'ardhurit'e të birit të njeriut. 28 Sepse ku të jetë kërme, atjë dotë mblidhenë shqiponjatë.

29 Edhe për-një-here pas shtrëngimit t'atyre ditve, djelli dot'erretë, edhe hëna nukë dotë apë ndriçimin'e saj; edhe yjtë dotë bjenë nga qielli, edhe fuqit'e qiejvet dotë tundenë. 30 Edhe atëhere dotë duketë shënja e të Birit të njeriut ndë qielit; edhe atëhere dotë bënjënë vajë gjithë farat'e dheut, edhe dotë shohënë të Birin'e njeriut dyke ardhurë mbi ret të qiellit me fuqi e me lavdi shumë. 31 Edhe dotë dërgonjë ëngjëjt'e ti me trumbetë që nxjer zë të-math, edhe dotë mbledhënë të-zgjedhurit'e ati nga të katrë erëratë, prej fundit t'anëvet të qiejvet e gjer mbë funti të anëvet t'atyre.

32 Edhe nga drur' i fikut mësoni paravolinë; kur bënetë ndashti deg'e ati e-butë, edhe nxjer gjethetë, e dini se vera është afërë. 33 Kështu edhe ju kur të shihni gjithë këto, t'a dini se ësht'afërë ndër dyert. 34 Me të-vërtetë po u them juve, ky bres nukë dotë skkonjë, gjersa të bënenë të-gjitha këto. 35 Qielli edhe dheu dotë shkonjënë, po fjalët'e mia nukë dotë shkonjënë. 36 Edhe për atë ditë, edhe për atë orë, asndonjë s'e di, as ëngjëjt'e qiejvet, veç im Atë vetëmë.

37 Edhe sindëkur ishinë ditt'e Noesë, kështu dotë jetë edhe t'ardhurit'e Birit të njeriut. 38 Sepse sindëkur ishinë njerëzitë nd'ato dit përpara përmbytjesë, që hanin'e pininë, martoneshin'e martoninë, gjer mb'atë ditë që hyri Noeja nd'arkët; 39 Edhe nuk'e kupëtuanë gjersa erdhi përmbytja, edhe ngriti të-gjithë; kështu dotë jetë edhe t'ardhurit'e të Birit të njeriut. 40 Atëhere dy veta dotë jenë nd'arë; njeri merretë, e tjetëri lihetë. 41 Dy gra dotë bluanjënë ndë mulli; njëra merretë, e tjatëra lihetë.

42 Rrini sgjuarë pra, sepse nukë dini mbë ç'orë vjen Zoti juaj. 43 Po këtë e dini, se t'a dinte i-zot'i shtëpisë, mbë ç'kohë të natësë vjen vjedhësi, dotë rrinte sgjuarë, edhe nukë dotë linte të çponej shtëpi'e ati. 44 Përandaj edhe ju bëhi gati, sepse i Bir'i njeriut vjen me'atë orë, që nuk'u'a pret mëndja juve. 45 Vallë cili ësht'ay shërbëtuar besëtar edhe imënçim, të-cilinë i-zoti e vuri përmbi punëtorët të ti, që t'u apë atyre ushqimnë mdë kohë? 46 Lum ay shërbëtuar, të-cilinë, kur të vinjë i zoti, t'a gjenjë dyke bërë kështu. 47 Me të-vërtetë po u them juve, se dot'a vërë përmbi gjithë gjën'e ti. 48 Edhe ay shërbëtor'i-lik ndë thëntë ndë zëmërët të ti se, Im Zot mënon të vinjë; 49 Edhe të zërë të rrahë shokët e ti shërbëtorë edhe të hajë e të pijë bashkë me ata që dehenë; 50 I zot' i ati shërbëtori dotë vinjë nd'atë ditë që ay nuk'e pret edhe nd'atë orë që nuk'e di; 51 Edhe dot' a ndanjë mbë nj'anë, edhe dotë vërë pjesën'e ati bashkë me ipokritëritë; atje dotë jetë të-qarët'e të-kërcëlliturit'e dhëmbëvet.



Matheut - Krye 25

1 Atëhere mbretëri'e qiejvet dotë gjanjë me dhjetë vërgjëresha, të-cilatë muarnë llambaat'e tyre, e dualinë të presënë dhëndërrinë. 2 Edhe nga ato pesë ishinë të-mënçime, edhe pesë të-marra. 3 Ato të-marratë, kur muarnë liambat'e tyre, nukë muarnë vaj me vetëhe; 4 Po të-mënçimetë muarnë vaj ndë enët të tyre bashkë me llambat'e tyre. 5 Edhe dhëndërri si uvonua, i zuri gjumi të-gjitha edhe flininë. 6 Edhe ndë mest të natësë ubë një të-thirrurë, Ja dhëndëri tek po vjen; dilni për të-pritur'atë. 7 Atëhere, gjith'ato vërgjëreshat'ungritnë, edhe ndreqnë llambat'e tyre. 8 Po të-marrat'u thanë të-mënçimevet, Ep-na-ni nga vaji juaj; sepse po na shuhenë llambatë. 9 Edhe të-mënçimetë upërgjeqnë, dyke thënë, Mos nukë dotë na dalë neve edhe juve; po më mirë shkoni tek ata që shesënë, edhe blini për vetëhenë t'uaj. 10 Edhe kur vanë të blenë, dhëndërri erdhi; edhe ato që ishinë gati hynë bashkë me atë ndë dasmët, edhe umbull dera. 11 Po pastaj vijn'edhe vërgjëreshat'e-tjere, e thonë. Zot, Zot, hap-na. 12 Po ay upërgjeq e tha, Me të-vërtetë po u them juve, nuk u njoh juve.

13 Rrini sgjuarë pra, sepse nuk'e dini ditën'as orënë, ndë të-cliët vjen i Bir'i njeriut. 14 Sepse dotë vinjë posi një njeri, i cili, kur dotë ikënte ndë dhe të-huaj, thirri shërbëtorët'e ti e u dha atyre gjën'e ti; 15 Edhe njërit i dha pesë tallanda, e tjatërit dy, e tjatërit një; gjithë-si-cilit si pas fuqis'së ti; edhe për një-here iku ndë dhe të-huaj. 16 Atëhere ay që more të pesë tallandatë, vate e punoj me ato, edhe bëri pesë tallanda të-tjere. 17 Kështu edhe ay që mori dy, fitoj edhe ay dy të-tjera. 18 Po ay që mori njërënë, vate e rëmoj ndë dhet, edhe fshehu ergjëndin'e të zott. 19 Edhe pas shumë kohë vjen i zoti i atyre shërbëtorëve, edhe sheh llogari me ata. 20 Edhe si i erdhi përanë ay që pat marrë të pesë tallandatë, pruri pesë tallanda të-tjera, dyke thënë, Zot, pesë tallanda më dhe ndë dorë; ja tek fitova prej atyre pesë tallanda të-tjera. 21 Edhe i zoti i tha, Të lumtë, shërbëtuar i-mirë edhe besëtar; mbë të paka që besëtar, mbi të-shuma dotë të vë; hyrë ndë gëzimt të t'yt zott. 22 Erdhi përanë edhe ay që pat marrë të dy tallandatë, edhe tha, 23 Zot dy tallanda më dhe ndë dorë; ja tek fitova prej atyre dy tallanda të-të-tjera. I-zoti i tha, Të lumtë, shërbëtuar i-mirë edhe besëtar: mbi të-paka qe besëtar, mbë të-shuma dotë të vël; hyrë ndë gëzimt të t'yt zott. 24 Erdhi përanë edhe ay që pat marrë një tallandë, e tha, Zot, të dinja, se je njeri i-ashpërërë, që korr tek nukë mbolle, edhe mbleth tek nukë përndave; 25 Edhe passi paçë frikë, vajta e fsheha tallandënë t'ënde ndë dhet; ja tek e ke tëndenë. 26 Edhe i zoti upërgjeq e i tha, Shërbëtuar i-lik edhe i-përtuarshim, ti e dinje, se unë korr tek nukë mbolla, edhe mbleth tek nukë përndava; 27 Duhej pra të vinje ërgjëndinë t'im te truvezarëtë; edhe kur të vinjam unë, dotë mernja t'imenë bashkë me kamatënë. 28 Merrni pra prej ati tallandënë, edhe epj'a-ni ati që ka të dhjetë tallandatë. 29 Sepse kujtdo që ka dot'i epetë, edhe dot'i tepëronjë: edhe prej kujdo që s'ka, edhe atë që te ketë, dotë merretë prej ati. 30 Edhe shërbëtorin'e pavëjejturë hidh-e-ni ndë errësirët të-përjashtësme; atje dotë jetë të-qarët'e të-kërcëlliturit'e dhëmbëvet.

31 Edhe kur të vinj' i Bir'i njeriut ndë lavdit të ti, edhe gjithë ëngjëjt'e-shënjtëruarë bashkë me atë, atëhere dotë rrijë mbi front të lavdis'së ti. 32 Edhe dotë mblidhenë përpara ati gjithë kombetë; edhe dot'i ndanj'ata njërinë nga tjatëri, sindëkur bariu ndan dhëntë nga kecëritë; 33 Edhe dotë vërë dhëntë mb'anë të-djathtë, edhe kecëritë mb'anë të mëngjërë.

34 Atëhere mbreti dot'u thot'atyre që rrinë mbë anë të-djathtë të ti, Ejani të-bekuarët' e t'im Eti, trashëgoni mbretërinë që është bërë gati për ju që kur se është ngrehurë bota. 35 Sepse pata uri, e më dhatë të ha; pata et, e më dhatë të pi; i-huaj jeshë, edhe më muaritë ndë shëpi; 36 I-sveshurë, edhe më veshtë; usëmurçë, edhe erthtë të më shihni; jeshë ndë burk, edhe erthtë tek unë. 37 Atëhere të-drejtëtë dot 'i përgjigjenë, dyke thënë, Zot, kur të pamë ty dyke pasurë uri e të ushqyemë? a dyke pasurë et, e të dhamë të pish? 38 Edhe kur të pamë të-huaj, e të muarmë ndëpër shtëpirat? a të-sveshurë, e të veshmë? 39 Edhe kur të pamë të-sëmurë, a ndë burk, edhe erthmë tek ti? 40 Edhe mbreti dotë përgligjet'e dot'u thotë atyre, Me të-vërtetë po u them juve, sado që i bëtë njerit nga këta vëllezërit'emi më të-vegjëlitë, m'a keni bërë mua.

41 Atëhere dot'u thot'edhe atyre që rrinë mbë anë të-mëngjërë, Ikëni prej meje, të-mallëkuarëtë, ndë zjarrt të-pasosurë, që është bërë gati për djallin'e për ëngjëjt'e ati. 42 Sepse paçë uri, e s'më dhatë të-ha; paçë et, e s'më dhatë të pi; 43 Jeshë i-huaj, e nukë më muartë përbrënda; i sveshurë, edhe nukë më veshtë; i-sëmurë edhe ndë burk, edhe nuk' erthtë të më shihni. 44 Atëhere dot' i përgjigjen' edhe ata, dyke thënë, Zot, kur të pamë ty dyke pasur'uri, a dyke pasur'et, a tëhuaj, a të-sveshurë, a të-sëmurë, a ndë burk, e nukë të shëbyemë? 45 Atëhere dot' u përgjigjet' e dot'u thot'atyre, Me të-vërtëtë po u them juve, sado që nuk'i bëtë njërit nga këta me të-vegjëlitë, as mua nukë m'a kini bërë.

46 Edhe këta dotë venë ndë mundim të-përjetëshme; edhe të-drejtëtë ndëjetët të-përjetëshmë.



Matheut - Krye 26

1 Edhe Jisuj kur mbaroj gjithë këto fjalë, u tha nxënësvet të ti, 2 E dini se pas dy ditsh është pashka, edhe i Bir' i njeriut epetë ndë duar për të kryqëzuarë. 3 Atëhere umblothnë krye-priftërit'edhe shkronjësit' edhe pleqt'e llauzit ndë avlit të krye-priftit, që thuej Kaiafë; 4 Edhe bënë këshillë që t' a zënë Jisunë me kobim, edhe t'a vrasënë. 5 Edhe thoshinë, Jo ndë të-kremtet, që të mos bënetë trazyrë ndë gjindjet.

6 Edhe Jisuj kur ishte ndë Vithani, ndë shtëpit të Simonit të-krromosurë, 7 Erdhi përan'ati një grua që kishte një allavastrë me vaj ere shumë të-shtrënjtë, edhe e derthi mbi kryet t'ati tek ishte dyke ndënjurë ndë mësallët. 8 Edhe nxënësit'e ati kur panë, uzëmëruanë, e thanë, Për ç'punë të humbasë këjo gjë? 9 Sepse ky vaj ere munt të shitej me shumë nder, edhe t'epej ndëpër të vobeqt. 10 Edhe Jisuj si kupëtoj, u tha atyre, Përse i epni mundime kësaj gruaje? sepse këjo bëri punë të-mirë tek unë. 11 Sepse të-vobeqtë i keni për-herë me vetëhenë t'uaj; po mua nuk më kini përherë. 12 Sepse këjo, kur derdhi këtë vaj ere mbi trupt t'im, e bëri këtë për të kalluritë t'im ndë varr. 13 Me të vërtetë po u them juve, Kudo që të lëçitetë ky ungjill ndë gjithë botët, dotë flitetë edhe ç' punë bëri këjo, që të mbahetë mënt.

14 Atëhere një nga të dy-mbë-dbjetë, ay që quhej Judhë Iskariot, vate te krye-priftërit'e tha, 15 Ç' dotë më epni, edhe unë t'u ap juve atë ndër duar? 16 Edhe ata i dhanë tri-dhjet'argjënda. Edhe që mb'atëhere kërkonte kohë të-pëlqyerë t'a epte ndër duar.

17 Edhe të-parënë ditë të-pabrumjevet, nxënësit'erthnë përnaë Jisuj e i thanë, Ku do të bëjmë gati për ty të hash pashkënë? 18 Edhe ay tha, Shkoni ndë qytett tek-akëcili, edhe i thini, Mësonjësi thotë, Koha ime ësht'afërë; dotë bënj pashkënë të ti bashkë me nxënësit'e mi. 19 Edhe nxënësitë bënë sindëkur i porositi Jisuj, edhe bënë jati pashkënë.

20 Edhe kur ungrys, ishte dyke ndënjurë ndë mësallët bashkë me të dy-mbë-dhjetëtë; 21 Edhe ata tek ishinë dyke ngrënë, tha, Me të-vërtetë po u them juve, se një nga ju dotë, më trathëtonjë. 22 Edhe ata uhelmuanë fort, edhe zunë t'i thonë gjithë-si-cili nga ata, Zot, mos jam unë? 23 Edhe ay u përgjeq e tha, Ay që ngjeu dorënë ndë kupët bashkë me mua, ky dotë më apë ndër duar.

24 I Bir' i njeriut vete, sindëkur është shkruarë për atë; po mjerë ay njeri me anë të të-cilit epetë ndër duar i Bir'i njeriut; ishte mirë për atë njeri të mos kishte lindurë. 25 Edhe Judha, ay që e trathëtoj, upërgjeq e the, Mos jam unë, Ravvi? I thot ati, Ti po thua.

26 Edhe ata tek po ishinë dyke ngrënë, Jisuj mori bukënë, edhe si e bekoj, e theu, e u'a dha nxënësvet, edhe tha, Merrni e hani; 27 ky është trupi im. 28 Edhe mori potirinë, edhe si ufal ndersë, u'a dha atyre, dyke thënë, Pini të-gjithë prej këti; sepse ky është gjaku im i dhjatës'sëre, që derdhetë për shumë për ndjesën'e fajevet. 29 Edhe po u them juve, se nukë kam për të pirë që ndashti e tutje nga këjo pemë, që pjell hardhia, gjer m'atë ditë, kur t'a pi të-re bashkë me ju ndë mbretërit të t'im Eti.

30 Edhe si psallnë, duallnë ndë malt të ullinjet.

31 Atëhere Jisuj u thot'atyre, Gjithë ju dotë skandhaliseni mbë nua këtë natë; sepse është shkruarë, "Dot'i bie bariut, edhe dhënt'e tufësë dotë përndahenë." 32 Edhe passi të ngjallem unë, dotë vete përpara jush ndë Galilet. 33 Edhe Pjetri upërgjeq e i tha, Edhe të-gjithë ndë uskandhalisçinë mbë ty, unë nukë dotë skandhalisem kurrë. Jisuj i tha, 34 Me të-vërtetë po të them, se këtë natë, para se të këndonjë këndesi, tri herë dotë më mohonjç. 35 Pjetri i thotë, Edhe ndë u ndashtë të vdes unë bashkë me ty, nukë dotë të mohonj. Kështu thanë edhe gjithë nxënësitë.

36 Atëhere Jisuj vjen bashkë me ata ndë një fshat që thuhetë Gjethsimani; edhe u thotë nxënësvet, Rrini aty, gjer sa të vete e të falem atje.

37 Edhe mori me vetëhe Pjetriu'edhe të dy bijt'e Zevedheut, e zuri të hidhëronet'e t'i vinje rëndë. 38 Atëhere u thot'atyre, Shpirti im ësht'i hidhëruarshim gjer mbë vdekje;; mbetuni këtu, edhe rrini sgjuarë bashkë me mua.

39 Edhe se vate pakëzë më tej, ra mbë faqe përmbys, dyke falur'e dyke thënë, Ati im, ndë qoftë se munt të bënetë, letë hiqetë prej meje këjo kupë; po jo si dua unë, po si të duash ti.

40 Edhe vjen te nxënësitë, e i gjen ata dyke flejturë, edhe i thotë Pjetrit, Kështu nukë munttë të rrini sgjuarë një orë bashkë me mua? 41 Rrini sgjuarë edhe faluni, që të mos hyni ndë ngasje; sepse shpirti ësht' i gatishim, po mishi ësht' i pafugishim.

42 Prapë për-së dyti vate edhe ufal, dyke thënë, Ati im, ndë qoftë se nukë munt të hiqetë prej meje këjo kupë, që të mos e pi atë, letë bënetë ënda jote.

43 Edhe erdhi e i gjen përsëri dyke flejturë; sepse syt'e atyre ishinë rënduarë.

44 Edhe si i la ata, vate përsëri e ufal përsë-treti, dyke thënë po atë fjalë.

45 Atëhere vjen te nxënësit'e ti edhe u thot' atyre, Flini pra, edhe prëhi; ja tek uafërua ora, edhe i Bir'i njeriut epetë ndë duar fajtorësh. 46 Ngrehuni letë vemi; ja tek uafërua ay që dotë më apë ndër duar.

47 Edhe ay tek ishte po dyke folurë, ja tek erdhi Judha, një nga të dy-mbë-dhjetë, edhe bashkë me atë eeerthnë shumë gjindje me thikë e me dru nga an'e krye-priftërvet edhe të pleqvet të llauzit. 48 Edhe ay që e epte atë ndër duar u dha atyre shënjë, dyke thënë, Atë që të puth unë ay është; zir-e-ni atë. 49 Edhe përnjëhere erdhi përanë Jisujt e tha, Gëzohu, Ravvi; edhe e puthi. 50 Edhe Jisuj i tha, Mik, përse erdhe? Atëhere uafëruanë e vunë duartë mbi Jisunë, edhe e zunë.

51 Edhe ja një nga ata që ishinë bashkë me Jisunë ngjati dorënë, e nxori thikën'e ti, edhe i ra shërbëtorit të krye-priftit, e i preu veshnë. 52 Atëhere Jisuj i thot'ati, Kthe thikënë t'ënde ndë vënit të saj; sepse gjith'ata që vënë dorë mbë thikë, prej thike dotë humbasënë. 53 Apo të duketë se nukë munt ndashti t'i lutem t'im Eti, edhe të më nxjerrë përpara më tepërë se dy-mbë-dhjetë legjeona ëngjëjsh? 54 Qysh dotë mbushenë pra shkronjatë, se kështu gjan të bënetë?

55 Mb' atë orë Jisuj i tha gjindjesë, Posi mbë kursar keni dalë me thinkë e me dru të me ziri? për dita rrinjam te ju dyke mësuarë ndë hieroret, edhe nukë më zutë. 56 Po gjithë këjo ubë, që të mbushenë shkronjat'e profitërvet. Atëhere gjithë nxënësitë e lanë, e iknë.

57 Edhe ata si zunë Jisunë, e prunë te Kaiafa kryeprifti, atje ku ishinë mbledhurë skkronjësit'edhe pleqtë.

58 Po Pjetri i vate prapa për-së-largu, gjer ndë avlit të krye-priftit; edhe si hyri brenda, rrinte bashkë me shërbëtorëtë, që të shihte fundinë.

59 Edhe krye-prifterit'e pleqt'e gjithë bashkë-ndënja kërkoninë dëshmim të-rrem kundrë Jisujt, që t'a vrisninë atë, po nukë gjetnë; 60 Edhe ndonëse erthnë shumë dëshmimtare të-rrem, nukë gjetnë. 61 Po pastaj erthnë dy dëshmimtarë të-rrem, e thanë, Ky tha, se Munt të prish tempullin'e Perëndisë, edhe për tri dit t'a ndërtonj atë. 62 Edhe krye-prifti ungrit e i tha, Nukë përgjigjesh fare? çdëshmojnë këta kundrë teje? 63 Po Jisuj nukë bënte zë.

   Edhe krye-prifti upërgjeq e i tha, Të vë mbë e për Perëndin'e gjallë, të na thuash, ndë je ti Krishti, i Bir'i Perëndisë. 64 Jisuj i thot' ati Ti po thua; po unë po u them juve, Që ndashti e paskëtaj dotë shihni të Birr'e njeriut dyke ndënjurë mb'anë të-djathtë të fuqisë, e dyke ardhurë mbi ret të qiellit. 65 Atëhere kryeprifti çori rrobat'e tia, dyke thënë, Se vllasfimisi: ç'nevojë kemi më për dëshmimtare? ja ndashti tek e dëgjuatë vllasfimin'e ati. 66 Si u duketë juve? Edhe ata upërgjeqnë e thanë, Eshtë fajtuar për vdekje. 67 Atëhere e pshtynë atë ndër sy, edhe i ranë me grusht; edhe të-tjerë i ranë me shuplaka, dyke thënë, 68 Profiteps-na, o Krisht, cili ësht' ay që të ra?

69 Edhe Pjetri rrinte përjashta ndë avlit; edhe i erdhi përanë një shërbëtore dyke thënë, Edhe ti ishnje bashkë me Jisu Galileasinë. 70 Po ay e mohoj përpara të-gjithëve, dyke thënë, Nukë di se ç'thua. 71 Edhe ay kur dolli ndë derët të avllisë, e pa atë një tjatërë, edhe u thot'atyre që ishinë atje, Edhe ky ish bashkë me Jisu Nazareasinë. 72 Edhe përsëri e mohoj me be, Se nuk'e njoh njerinë. 73 Edhe pas pakëzë erthnë përan'ati ata që ishinë dyke ndënjurë e i thanë Pjetrit, Me të-vërtetë edhe ti je nga ata; sepse edhe të-foluritë t'ënt të dëften ty. 74 Atëhere zuri të nemnjë e të bënjë be, Se nuk'e njoh njerinë. Edhe për-një-here këndoj këndesi. 75 Atëhere i ra ndër mëntt Pjetrit fjal'e Jisujt që i pat thënë, Se para se të këndonjë këndesi, tri herë dotë më mohonjç; edhe dolli jashtë, e qau hidhurë.



Matheut - Krye 27

1 Edhe si ugdhi, gjithë krye-priftërit'edhe pleqt'e llauzit dhan'e muarnë këshillë kundrë Jisujt, që t'a vrasënë. 2 Edhe si e lithnë, e shpunë edhe e dhanë ndër duart të Pondi Pillatit, qivernitarit.

3 Atëhere kur pa Judha, ay që e trathëtoj, se ugiykua për vdekje, upendua, edhe ktheu prapë të tri-dhjetë argjëndatë te krye-priftëret'edhe te pleqtë, dyke thënë, Fëieva që dhashe ndër duar gjak të-pafajm. 4 Edhë ata thanë, Ç' punë kemi neve? ti ke për parë. 5 Edhe ay si hodhi argjëndatë ndë tempulit, iku; edhe vate e uvar.

6 Edhe krye-prifteritë si muarnë argjëndatë, thanë, Nuk'ësht'e udhësë t'i vëm'ato ndë thesart të tembullit, sepse janë çëmim gjaku. 7 Edhe si dhan' e muarnë këshillë, blenë arën' e shtëmbarit me ato, për të kallurë ndë varr atje të-huajtë. 8 Përandaj ajo arë uquajt Arë gjaku, gjer mbë ditet të-sotme. 9 Atëhere umbush ç'është thënë me anë të profitit Jeremi, që thotë, "Edhe muarnë të tri-dhjet' argjëndatë, çëmimn'e të çëmuarit nga të bijt'e Israilit, 10 edhe i dhanë ndë arët të shtëmbarit, sikundrë më posositi Zoti."

11 Edhe Jisuj ndënji përpara qivernitarit; edhe qivernitari e pyeti, dyke thënë, Ti je mbreti i Judhenjvet? Edhe Jisuj i tha, Ti po thua. 12 Edhe kur përflitej nga krye-priftëritë edhe nga pleqtë, nukë përgjigje asfare. 13 Atëhere Pillati i thotë, Nukë dëgjon sa dëshmojnë kundrë teje? 14 Po ay nuk'i upërgjeq as mbë ndonjë fjalë, kaqë sa qivernitari çuditej fort.

15 Edhe qivernitari kishe zakon për të-kremte t'i lëshonte gjindjesë një të-lidhurë, atë qe të donin'ata. 16 Edhe atëhere kishinë një të-lidhurë me emërë, që thuhej, Varnava. 17 Ata pra tek ishinë mbledhurë, Pillati u tha atyre, Cilinë doni t'u lëshonj juve? Varavvanë, apo Jisunë që thuhetë Krisht. 18 Sepse e dinte, se e dhanë ndër duar nga çmiri.

19 Edhe ay tek po rrinte mbi front të gjuqit, gruaja e ati dërgoj tek ay, e i tha, Ti mos i bëj gjë ati të-drejti, sepse sot pësova shumë nd'ëndërrë për atë.

20 Edhe krye-priftërit'edhe pleqtë i mbushnë mëndjenë gjindiesë që të lypnjënë Varavvanë, edhe Jisunë t'a prishnjënë. 21 Edhe qivernitari upërgjeq e u tha atyre, Cilinë doni nga keta te dy t'u lëshonj juve? 22 Edhe ata thanë, Varavvanë. Pillati u thot'atyre, Ç' t' a bënjë pra Jisunë që thuhetë Krisht? Të-gjith'i thonë, Letë kryqëzonetë. 23 Edhe qivernitari tha, Përse? ç'të-keqe ka bërë? Po ata bërtitninë më tepërë, dyke thënë, Letë kryqëzonetë. 24 Edhe Pillati si pa se s' ka dobi, po më tepërë trazyrë bënetë, mori ujë e lau duartë përpara gjindjesë, dyke thënë, I-pafajm jam nga gjaku i këti të-drejti; ju kini për të parë. 25 Edhe gjithë llauzi upërgjeq e tha, Gjaku i ati qofte mbi ne, edhe mbi bijtë t'anë.

26 Atëhere u lëshoj atyre Varravanë; edhe Jisunë si e rrahu me shufrë, e dha ndër duar që të kryqëzonetë.

27 Atëhere ushtëtarët'e qivernitarit muarnë me vetëhe Jisunë ndë pretorët (guvernatore), edhe mblothnë mbi atë gjithë tufën' e ushtëtarëvet. 28 Edhe e sveshnë, e i veshnë ati një rrobë të-gjatë të-kuqe. 29 Edhe gërshëtuanë një kurorë ferrash, e j'a vunë mbi kryet, edhe i dhanë një kallam ndë dorët të-djathtë; edhe ranë mbë gjunjë përpara ati, edhe e përqeshninë, dyke thënë, Gëzohu, o mbret i Judhenjvet. 30 Edhe si e pshtynë muarnë kallamin'e i bininë krejt t'ati. 31 Edhe passi e përqeshnë, i sveshnë rrobën' e-kuqe, edhe i veshnë rrobat' e tia; edhe e shpunë t'a kryqëzonjënë.

32 Edhe dyke dalë, gjetnë një njeri Qirineas, që e kishte emërinë Simon; këtë e zunë angari që të ngrerë kryqin'e ati. 33 Edhe kur erthnë ndë një vënt që thuhetë Gollgotha, ay është që thuhetë Vëndi i Kresë, 34 I dhanë të pijë uthullë të-përzjerë me t'ëmblëth; po ay si ungjërua, nukë desh të pijë.

35 Edhe si e kryqëzuanë, hothnë shortë, e ndanë rrobat'e ati; që të mbushetë ç'është thënë nga profiti. "Ndanë rrobat'e mia ndë mest të tyre, edhe mbi të-veshurit t'im hothnë shortë." 36 Edhe dyke ndënjurë e ruanin' atë atje. 37 Edhe vunë sipërë krejs' s' ati punën' e ati të-shkurarë, Ky është Jisuj mbreti i Judhenjvet.

38 Atëhere kryqëzonenë bashkë me atë dy kursarë, një mb'anë të-djathtë, edhe një mb'anë të mëngjërë.

39 Edhe ata që shkoninë përanë e shaninë atë dyke tundurë krerët'e tyre, e dyke thënë, 40 Ti që prish tempullinë, edhe për tri dit e ndërton, shpoeto vetëhenë t'ënde; ndë je i Bir'i Perëndisë, sbrit nga kryqi. 41 Kështu edhe krye-priftëritë bashkë me shkronjësit'e pleqtë dyke përqeshurë atë thoshinë. 42 Të-tjerë shpëtoj, vetëhen'e ti nukë munt t'a shpëtonjë; nd'është mbret'i Israilit, letë sbresë ndashti nga kryqi, edhe dot'i besojmë. 43 Shprente mbë Perëndinë; let'a shpëtonjë tani, ndë e do; sepse tha, Se jam bir Perëndie. 44 Gjithashtu edhe kursarëtë që ishinë kryqezuarë bashkë me atë e shaninë.

45 Edhe që mbë të-gjashttën'orë ubë një errësirë mbi gjithë dhenë gjer mbë të-nënttën'orë.

46 Edhe mbë të-nënttën'orë Jisuj bërtiti me zë të-math, dyke thënë, "Ili, Ili llama savahthani?" që do me thënë, "Perëndia im, Perëndia im, përse hoqe dorë prej meje?" 47 Edhe ca nga ata që ishinë atje kur dëgjuanë, thanë, se ky po thërret Ilinë. 48 Edhe përnjë-herë ulëshua një nga ata, e mori një sfungar, edhe e mbushi me uthullë, edhe e vuri mbë një kallam, e i epte të pijë. 49 Edhe të-tjerëtë thoshinë, Letë shohëmë, ndë qoftë se vjen Ilia t'a shpëtonjë.

50 Edhe Jisuj përsëri bërtiti me zë të-math, e dha shpirtinë.

51 Edhe ja kurtin'e tempullit tek uça mbë dy prej së-larti gjer poshtë; edhe dheu utunt: edhe gurëtë plasnë; 52 edhe varret' uhapnë, edhe shumë trupa shënjtorësh që kishinë vdekurë ungjallnë; 53 Edhe dualinë nga varretë pas të-ngjallurit t'ati, e hynë ndë qytett të-shënjtëruarë, edhe uduknë mbë shumë veta.

54 Edhe urdhër-qindësi edhe ata që ishinë bashkë me atë dyke ruajturë Jisunë, kur panë tërmetin'edhe ç'punëra ubënë, ufrikësuanë fort, e thanë, Me të-vërtetë ky paska qënë bir Perëndie.

55 Edhe atje ishinë shumë gra dyke vënë re prej së-largu; të-cilatë kishinë vaturë prapa Jisujt nga Galilea, dyke shërbyer'ati; 56 ndër mest t'atyre ishte Maria Magdhalini, edhe Maria e ëm'e Jakovit edhe e Josiut, edhe e ëm'e të bijvet të Zevedheut.

57 Edhe si ungrys, erdhi një njeri i-pasurë nga Arimathea që e kishte emërinë Josif, qëedhe ay vetë kishte qënë nxënës te Jisuj. 58 Ky vate te Pillati e lypi trupin'e Jisujt. Atëhere Pillati, urdhëroj t'i epetë trupi. 59 Edhe Josifi mori trupnë edhe e pshtolli me pëlhurë të-pastrëtë; 60 Edhe e vuri ndë varrt të ti të-ri, që e kishte rëmuarë ndë shkëmpt, edhe si rrukillisi një gur të-math ndë derët të varrit, iku. 61 Edhe atje ishte Maria Madghalini, edhe Maria tjatërë, dyke ndënjurë kundruall varrit.

62 Edhe mbë të-nesërmenë, që është pas sëprëmtesë, umblothnë krye-priftërit'edhe Farisenjtë te Pillati, 63 Dyke thënë, Zot, neve mbajmë mënt, se ay gënjeshtari tha kur qe edhe i-gjallë, se Pas tri ditsh dotë ngjallem. 64 Urdhëro pra të ruhetë varri gjer mbë të-tretënë ditë, semos vijnë nxënësit'e ati natën'edhe e vjedhëne, edhe i thonë llauzit, se Ungjall nga të-vdekuritë; edhe gënjeshtr'e-pastajmë dotë jetë më e-keqe se e-para. 65 Edhe Pillati u tha atyre, Keni ruajtes, shkoni, e sigure-eni si të dini. 66 Edhe ata vanë e sigururanë varrinë, dyke vulosurë gurinë bashkë me ruajtësitë.



Matheut - Krye 28

1 Edhe si shkoj e-shëtune, dyke gdhir'e-Djete, qe esht' e para dit'e javësë, erdhi Maria Magdhalini, edhe Maria tjatërë, që të shihninë varrë. 2 Edhe ja tek ubë një tërmet i-math; sepse ëngjëll'i Zotit sbriti nga qielli, edhe erdhi e rrukullisi gurinë nga dera e varrit, edhe rrinte sipër'ati. 3 Edhe faqeja e ati ishte posi vetëtimë, edhe rroba e ati ebardhë posi dëborë. 4 Edhe ata që ruanin'utrëmpnë nga frik'e ati; edhe ubënë posi të-vdekurë. 5 Edhe ëngjëlli upërgjeq e u tha gravet, Mos kini frikë; sepse e di se kërkoni Jisunë që ukryqëzua. 6 Nukë është këtu; sepse ungjall, sindëkur pat thënë. Ejani, shihni vëndinë ku dergjej Zoti. 7 Edhe shkoni shpejt e u thini nxënësvet t'ati, se unghall nga të-vdekuritë; edhe ja tek po vete ay më përpara se ju ndë Galilet; atje dot'a shihni atë; ja tek u thashë juve.

8 Edhe ato duallnë shpejt nga varri me frikë edhe me gëzim të-math, edhe usuinë t'u apënë zë nxënësvet t'ati.

9 Edhe dyke vaturë t'u epninë zë nxënësvet t'ati, ja Jisuj tek upoq me ato, e u tha, Gëzohi. Edhë ato i erthnë përanë, e i zunë këmbëtë, edhe i ufalnë.

10 Atëhere Jisuj u tha atyre, Mos kini frikë, shkoni, ep-u-ni zë vëllezërvet të mi, që të shkonjënë ndë Galilet, edhe atje dotë me shohënë.

11 Edhe ato tek ishinë dyke vajturë, ja ca nga ruajtësitë tek erthnë ndë qytett, e u dhanë zë krye-priftëret për gjithë sa ubënë. 12 Edhe ata umblothnë bashkë me pleqtë, edhe si muarnë e dhanë këshillë u dhanë ushtëtarëvet mjaft argjënda, 13 dyke thënë, Thoni, se nxënësit'e ati erthnë natën'edhe e vothnë tek po flinimë ne. 14 Edhë ndë udëgjoftë këjo nga qivernitari, ne dot'i mbushim' ati mëndjenë, edhe dotë bëjmë që ju të mos kini kujdes. 15 Edhe ata si muarnë argjëndatë, bënë sikundrë umësuanë. Edhe këjo fjalë upërhap ndëpër Judhenjt gjer mbë ditet të-sorme.

16 Edhe të një-mbë-dhjetë nxënësitë vanë ndë Galilet, ndë atë mal që i pat porositur' Jisuj. 17 Edhe kur e panë, i ufaln'ati; po ca nga ata ishinë me dy mëndje. 18 Edhe Jisuj erdhi përanë, e u foli atyre, dyke thënë, M'udha çdo pushtet ndë qiellt edhe mbi dhet. 19 Shkoni pra e mësoni gjithë kombetë, edhe i pagëzoni mb' emërit të Atit e të Birit e të Frymës' së Shënjtëruarë; 20 Edhe i mësoni ata të ruanjnë gjithë sa u kam porositurë juve; edhe ja unë tek jam bashkë me ju gjithë dittë gjer mbë të-mbaruarët të jetësë. Amin.