UNGJIJTE MENGJÉZORE TE SE DIÉLAVÉ



I. PAS MATTHÉUT.



M' atê kohe, te njembedhjéte Nxênesit vajtin ne Galilê, ne malt ku i kish porositur Jésuj. Dhé kur é pane i u-falne; po ca dyshuan. Dhé u-aferua Jésuj é u-foli, duké thêne: M' u-dha ç' dô pushtét ne qiéll é mbi dhê. Eceni pra dhé nxênesori gjithe kombét, duké i pagezuar me émerin é Atit, dhé te Birit, dhé te Shpirtit Shent; duké i mesuar te ruajne gjithe sa ju porosita; dhé ja une do te jém bashke mé ju têre ditet, gjér ne mbarim te jétes. Amen.


II. PAS MARKUT.



Si shkoj é Shtuna, Maria Madaléna dhé Mari' é Jakobit dhé Saloma bléne aroma qe te vijne é te lyéjne Jésune. Dhé shume mé nate, te paren diten é Javes, vijne ne varr, me te lindur diélli, dhé théshin mé vétén é tyré; Cili do te na é rugullize gurin préj déres se varrit? dhé kur shtine syte pane sé guri ish rugullisur; sé ish fort i math. Dhé kur hyjtin ne varr, pane nje dialosh qe rrinté me te diathte, te véshur mé stolî te bardhe; dhé u-çuditne. Dhé ay u-thote; Mos u-çuditni. Kerkoni Jésune Nazaréasin te kryqesuarin; u-ngjall, nuk' eshte ketu; ja vendi, ku é vune. Po éceni é u thoni nxênesvé te tij dhé Piétrit qe shkon perpara jush ne Galilè; atjé do t' a shikoni, sikunder ju tha. Dhé dualle shpéjt, dhé ikne nga varri; dhé i kish zêne trembjé dhé habitjé, dhé njériu s' i thane gjê; sé kishin frike.


III. PAS MARKUT.



Si u-ngjall Jésuj ne mengjés te paren diten é Javes, i' u-duk mê pare Marise Madalénes, préj se ciles kish nxjére shtate démoné. Ajo shkoj é u lajmeroj atyrévé qe qène mé 'tê, ték po vajtojin édhé qajin. Dhé ata, kur degjuan sé rron dhé u-pâ préj saj, nuke bésuan. Pas kesaj, u-fanés me dy préj syrésh ték po barisjin é shkojin nd' are. Dhé ata shkuan dhé u lajmeruan te tjérevé; as atyrévé s' u bésuan. Pasandaj u-fanés me te Njembedhjétet ték ishin shtruar per te ngrêne dhé qertoj pabésine dhé zemerguresin' é tyré; sé nuk u bésuan atyrévé qe é pane te ngjallur. Dhé u tha; Eceni me gjithe boten, dhé leçitni Ungjillin ne têre kriésen. Ay qe do bésoje dhé do pagezohét do t' shpetoje; dhé ay qe do mos bésoje do t' denohét. Dhé ketô shenja do t' u-vijne pas atyrévé qe do t' bésojne. Me émerin t' im do te nxiérin démoné; do te flasin mé gjuhera te réa; do te ngréne gjerperinj; dhé ne pifshin gjê per vdékjé, do mos u bêje dêm; do véne duart' é tyré mi te semure dhé do te bêhén' mire. Zoti pra, passi u foli atyrévé, u-shéstjua ne qiéll dhé ndenji me te diathte te Pérendise. Dhé ata dualle dhé leçitne kudô, dhé Zoti u ndihté dhé u shiguronté fialen mé shenjat qe u véjin pas. Amen.


IV. PAS LUKAJT.



Te paren diten é Javes, shume mé nate, ardhe grate me varrin, dyké siélle aromat qe gatitne; dhé ca te tjéra mé 'tô. Dhé gjétne gurin te rugullizur préj varrit; dhé kur hyjtin nuk é gjétne trupin é Zotit Jésu. Dhé atjé ku perplikohéshin per ketê, ja dy burra u qendruan perpara mé roba qe vétetijin. Dhé kur atô u-trempne dhé ulne faqén mi dhèt, u thane atyrévé; Si é kerkoni te gjallin mé te vdékurit? nuk eshte ketu, po u-ngjall; kujtoni si ju foli, kur ish édhé ne Galilè, dyké thêne; Sé duhét i Biri i njériut te peripét ne duar njérezish mekatare dhé te kryqesohét dhé te tréten dite te ngjallét. Dhé kujtuan fialet é tij; dhé si u-kthyén préj varrit, u' a lajmeruan te gjitha ketô te Njembedhjétevé dhé gjithe te tjérevé. Dhé ishin Maria Madaléna dhé Joanna dhé Mai' é Jakobit dhé te tjérat mé 'tô, te cilat u théshin ketô Apostujvé. Dhé u-dukne perpara syrésh si perralla fialet é tyré, dhé nuk u-besojin. Po Piétri u-ngrit é réndi me varrin; dhé u-unj é shéh pelhurat vétem per dhè; é shkoj dyké u-çuditur mé vété per ngjarjén.


V. PAS LUKAJT.



M' atê kohe, Piétri u-ngrit é réndi me varrin; dhé u-unj é shéh pelhurat vétem per dhè; é shkoj dyké u-çuditur per ngjarjén. Dhé ja, dy préj syrésh ishin dyké vatur atê dite ne nje fshat, qe ish gjashtedhjéte stadé lark Jérusalémit, qe quhéj Emmaus; dhé ata flisjin mé njêrjatrin per gjithe ketô te ngjara. Dhé ték po flisjin é bisédojin, u-afrua dhé Jésuj véte dhé barristé bashke mé 'ta; dhé syt' é tyré mbaheshin per te mos é njohur. Dhé u tha; Ç' jane ketô fiale, qe kunderhithni tè njêrjatri dyké baritur dhé jini te mvréret? Dhé u-pergjéq njêri, qe é kish émerin Kléopa, dhé i tha; Ti vétem jé i huaj ne Jérusalém, dhé nuke moré vésh atô qe ngjajtin ne 'tê ketô dite? Dhé u tha; Cilat? Dhé ata i thane; Per Jésu Nazaréasin, i cili qè nje burre profét, i forte ne pune é ne fiale perpara Pérendise dhé gjithe popullit; dhé si é perdhane Kryepriftijte dhé kréret tane ne denim vdékjéjé dhé é kryqesuan. Dhé nè shperénim sé ky eshte ay qe kish per te çperblére Israélin; po, mé gjithe ketô, sot eshte dita é tréte qe kur ngjajtin ketô. Po dhé ca gra préj nésh na habitne, dyké vatur mé nate me varrin; dhé dyké mos gjétur trupin é tij, ardhe dyké thêne vizion Engjejsh, te cilet thone sé ay rron. Dhé shkuan ca préj atyrévé qe ishin mé nè mi varrin dhé gjétne ashtu sikunder thane dhé grate; po atê nuk é pane. Dhé ay u tha atyrévé; O te paméntuar dhé te vonuar nga zemra per te bésuar te gjitha, sa fole Profétet; nuke duhéj t' i pesonté ketô Krishti dhé te fynté ne lavdî te tij? Dhé dyké nisur préj Moisiut dhé préj gjithe Profétevé, u çkoqitté atô qe ishin shkruar per 'tê neper gjithe Shkripturat. Dhé u-afruan ne fshat ku véjin; dhé ay bênte sikur per te vatur mê téj. Dhé é shtrenguan, dyké thêne; Ri mé névé, sé eshte me te ngrysur dhé u-thyé dita. Dhé hyri per te mbétur mé 'ta. Dhé kur u-shtrua ne mesalle mé 'ta, mori buken,é békoj dhé é théu dhé u' a jipté. Dhé u-hapne syt' é tyré dhé é njohne; dhé ay humbi préj syrésh. Dhé thane mé njêrjatrin; Nuke na digjéj zemra brenda, kur po na flisté mb' udhe é na shpiégonté Shkripturat? Dhé u-ngritne q' atê ore, dhé u-kthyén ne Jérusalém dhé gjétne te mblédhur te Njembedhjétet dhé ata qe ishin mé 'tà dyké thêne; Sé u-ngjall Zoti mé te vertéte dhé i' u-duk Simonit. Dhé ata trégonin atô te udhes dhé si u-njoh préj syrésh ne thyérjén é bukes.


VI. PAS LUKAJT.



M' atê kohe, si u-ngjall Jésuj préj se vdékuresh, qendroj ne mést te nxênesvé te tij dhé u thote; Paqé me ju. Dhé ata u-trempne é u-frikesuan, dhé pandéhne sé pane nje hié? Dhé u tha; Persè jini te trubulluar? dhé persè méntimé hipin ne zemrat tuaja? Shihni duart' é mia dhé kêmbet é mia, sé une véte jam; prékmeni dhé shihni; sé nje hié s' ka mish dhé éshtra, siç me shikoni mua te kém. Dhé si tha ketê, u deftéu duarte dhé kêmbêt. Dhé kur po s' bésojin êdhé nga gazi dhé po çuditeshin, u tha; Kini gjê per te ngrêne ketu? Dhé ata i dhane nje cope péshk te piékur dhè hoj mialté. Dhé mori dhé hêngri perpara syrésh. Dhé u tha; ketô jane fialet qe ju fola, sa isha êdhé mé ju, sé duhét te mbushén te gjitha sa jane shkruar ne ligje te Moisiut dhé ne Profétet dhé ne Psalmét per mua. Ahéré u' a çéli mendjén per te kupetuar Shkripurat, dhé u tha; Sé keshtu eshte shkruar, dhé keshtu duhéj te pesonté Krishti dhé te ngjalléj diten é tréte dhé te leçitéj me émerin é tij péndim dhé ndjése mekatésh ne gjithe kombét, dyké nisur préj Jérusalémit. Dhé ju jini deshmore per ketô. Dhé ja, une dergoj zotimin é t' im-Eti mi ju; dhé ju rini ne qytét Jérusalém, gjér sa te vishéni mé fuqî se-Larti. Dhé i nxori jashte gjér ne Béthanî; dhé ngriti duart' é tij dhé i békoj. Dhé kur po i békonté, u-ndâ préj syrésh dhé ngjitéj ne qiéll. Dhé ata si i' u-fale, u-kthyén ne Jérusalém mé gas te math. Dhé ishin gjithenje ne Shenteroré, dyké lavderuar é dyké békuar Pérendine. Amen.


VII. PAS JOANIT.



Te paren diten é Javes, Maria Madaléna vjén ne mengjés, sa ish êdhé érret, tè varri; dhé shéh gurin te ngritur préj varrit; Rént pra dhé vjén tè Simon Piétri dhé tè nxênesi tjater, qe donté jésuj, dhé u thote; E ngritne Zotin préj varrit, dhé nuke dime ku é vune. Dolli pra Piétri dhé nxênesi tjater, dhé vinin tè varri. Dhé réntnin te dy bashke, dhé nxênesi tjater vrapoj perpara mê shpéjt sé Piétri dhé ardhi i pari ne varrt. Dhé u-krrus é pâ pelhurat per dhè; po nuke hyri. Vjén pra Simon Piétri pas atij, dhé hyri ne varrt dhé shéh pelhurat per dhè; dhé riza, qe ish mi kryé te tij, s' ish bashke mé pelhurat, po é peshtjéllur véçan me nje vent. Ahéré pra hyri dhé nxênesi tjater qe ardhi i pari ne varrt dhé pâ é bésoj. Sé nuk é dijin êdhé Shkripturen, qe duhéj te ngjalléj se vdékuresh. Shkuan pra nxênesit prape ne shtepî te tyré.


VIII. PAS JOANIT.



M' atê kohe, Maria qendronté prane varrit, dyké qare perjashta; ték po qanté pra, u-krrus ne varrt dhé shéh dy engjej mé te bardha qe rrijin, njêri ne kryé dhé tiatri ner kêmbe, atjé ku qè shtrire Trup' i Jésujt. Dhé i thone ata; Grua, persè qan? U thote; Sé é ngritne t' im-Zot, dhé nuke di ku é vune. Dhé si tha ketô, u-kthyé prapa dhé shéh Jésune me kêmbe; dhé nuke dinté sé ish Jésuj. I thote asaj Jésuj; Grua, persè qan? cilin kerkon? Ajo, dyké kujtuar sé eshte kopshtari, i thote; Zot, ne é ngrité ti, thua-me ku é vuré, dhé une do t' a ngré. I thote asaj Jésuj; Maria. U-kthyé ajo, é i thote; Rabbuni, dométhêne Mesonjes. I thote asaj Jésuj; Mos me prék; Sé s' jam ngjitur êdhé tè im-Ate; po shkô tè vellézerit è mi u-thuaj; Ngjitém tè im-Ate dhé Ati juaj dhé Pérendia imé dhé Pérendia juaj. Vjén Maria Madaléna, dyké u lajmeruar nxênesvé, qe é pâ Zotin dhé qe i tha asaj ketô.


IX. PAS JOANIT.



Si u-ngrys atê dite, qe ish é par' é javes, dhé dyké qêne dyérte te mbyllura, atjé ku ishin mblédhur nxênesit nga frik' é Judéjvé, ardhi Jésuj dhé qendroj ne mést é u thote; Paqé me ju. Dhé si tha ketê, u deftéu duarte dhé brinjen é tij. U-gezuan pra nxênesit kur pane Zotin. U tha pra Jésuj perserî; Paqé me ju; sikunder me ka derguar Ati, dhé une ju dergoj juvé. Dhé si tha ketê, fryri dhé u thote; mérrni Shpirtin Shént; kujvé t' u falni mekatét, u jane falur; kujvé t' u' a mbani, jane te mbajtura. Po Thomaj, nje préj te Dymbedhjétevé, qe thuhéj Binjak, nuk ish mé ata kur ardhi Jésuj. I théshin pra nxênesit é tjére; E pame Zotin. Po ay u tha; Ne mos pafsha ne duar te tij shtypin é péronavé dhé te vê gishtin t' im tè shtyp' i péronavé dhé te vê doren t' imé tè brinj' é tij, nuke do te bésoj. Dhé pas téte ditesh ishin prape brenda nxênesit é tij dhé Thomaj mé 'ta; vjén Jésuj, dyké qêne dyérte te mbyllura, dhé qendroj ne mést é tha; Paqé me ju. Pastaj i thote Thomajt; Sill gishtin tênt ketu dhé shih duart' é mia; dhé sill doren têndé dhé vêr-é tè brinja imé dhé mos u-bêj i pabése po bésatar. Dhé u-pergjqéq Thomaj dhé i tha; Zoti im dhé Pérendia imé. I thote Jésuj; Sé me pè dhé bésové; lum' ata qe s' pane dhé bésuan. Dhé shume te tjéra shenja bêri Jésuj perpara nxênesvé te tij, te cilat s' jane shkruar ne ketê bible. Dhé ketô u-shkruan qe te bésoni sé Jésuj eshte Krishti, i-Bir' i Pérendise, dhé qe dyké bésuar te kéni jéte me émerin é tij.


X. PAS JOANIT.



M' atê kohe çfaqi vétén é tij Jésuj té nxênesit é tij si u-ngjall se vdékuresh, ne détin é Tibériades; dhé u-çfaq keshtu. Ishin bashke Simon Piétri dhé Thomaj qe thuhéj Binjak dhé Nathanaéli préj Kanase se Galilése dhé te bijt' é Zébédéut dhé dy te tjére préj nxênesvé te tij. U thote Simon Piétri; vété per péshk. I thone; Vijme dhé nè mé ty. Dualle dhé hipne mé nje hére ne nje anié dhé atê nate nuke zune gjê. Dhé si po u-bê mengjés, qendroj Jésuj anes détit; po nxênesit nuke dijin sé eshte Jésuj. U thote pra Jésuj. Diéma, mos kini gjê per te ngrêne? I' u-pergjéqne; Jo. Dhé ay u tha; Hithni riéten m' anen é diathte t' aniés dhé do te gjéni. E hodhe pra dhé tanî nuke muntnin t' a hiqnin nga shumic' é pishqvé. I thote pra Piétrit ay nxênes, te cilin é deshté Jésuj; Zoti eshte. Simon Piétri pra, kur degjoj sé eshte Zoti, ngjéshi roben (sé ish lakuriq) dhé u-hoth ne dét. Dhé nxênesit é tjére ardhe mé anién (sé nuke ishin lark stérése, po afrô dyqint kut), dyké héqur riéten é pishqvé. Dhé si zbritne pra ne stérè, shohin atjé nje ziarr thengjish dhé nje péshk te vêne mi 'tê dhé buke. U thote Jésuj; Sillni préj pishqvé qe zute tanî. Hipi Simon Piétri dhé hoqi riéten mi toke, plot mé nje qint é pésedhjét' é tré pishq te medhéj; dhé ndonesé ishin kaqe, nuk' u-shqyé riéta. U thote Jésuj; Eni te hani mengjézin. Dhé asnje préj nxênesvé s' guxonté t' a pyésté; Ti cili je? dyké ditur sé eshte Zoti. Vjén pra Jésuj dhé mérr buken dhé u' a jép dhé péshkun gjith' ashtu. Kio ish hér' é tréte qe po u-çfaq Jésuj tè nxênesit é tij, si u-ngjall se vdékuresh.


XI. PAS JOANIT.



M' atê kohe, çfaqi vétén é tij Jésuj tè nxênesit é tij, si u-ngjall se vdékuresh, dhé i thote Simon Piétrit; Simon i Jonajt, a me dô téper sé keta? I thote; Pô, ô Zot; ti di sé te dua. I thote; Kullit shqérat é mia. I thote prape per se dyti; Simon i Jonajt, a me dô? I thote; Pô, ô Zot; ti di sé te dua. I thote; Ruaj dhênt' é mia. I thote per se tréti; Simon i Jonajt, a me dô? U-hélmua Piétri sé i tha per se tréti; A me dô? dhé i tha; O Zot, ti i di te gjitha; ti di sé te dua. I thote Jésuj; Kullot dhênt' é mia. Mé te vertéte, mé te vertéte po te them, kur ishé mê i ri, ngjéshjé vétén têndé dhé barisjé ku déshé; po kur te mplakésh, do te ndésh duart' é tua, dhé nje tjater do t' te ngjéshe, dhé do véç ku nuke dô. Dhé ketê é tha, dyké shenuar mé ç' fare vdékjé do t' a lavderonté Pérendine. Dhé si tha ketê, i thote; Eja pas méjé. Dhé Piétri u-kthyé dhé shéh nxênesin, qe deshté Jésuj, qe vinté pas, i cili kish rêne ne darket mi kraherorin é tij dhé i tha; Zot, cili eshte ay qe te tradheton? Kur é pâ ketê Piétri i thote Jésujt; Zot, po ky çe? I thote Jésuj. Ne dua qe te mbétét ky gjér 'sa te vij, ti ç' ké? ti éja pas méjé. Dolli pra kio fiale ner vellézerit qe ay nxênes nuke vdés; dhé nuk' i tha Jésuj sé nuke vdés, po ne dua qe te mbétét ky gjér sa te vij, ti ç' ké? Ky eshte nxênesi, qe deshmon per ketô dhé qe i shkrojti; dhé dime qe deshmim' i tij esht' i vertéte. Ka dhé shume te tjéra, qe bêri Jésuj, te cilat, ne u-shkrofshin nga nje é nga nje, kujtoj qe as bota véte do mos i nxêre librat qe do shkruhén. Amen.