DIÉLORÉ



DOMÉTHENE



Ungjijte dhé Apostujt' é te Diélavé qe nga é Diél' é Gjithe Shentorevé gjér tè é Diél' é Fariséut dhé Kumérqarit.


E DIÉLA I, É GJITHE SHENTOREVÉ.



E çuditeshmé eshte Perendia ne shentoret é saj. Ner Kisherat békoni Pérendine.
Préj Létres se Paulit ner Hébréjte.

Vellézer, gjithe Shentoret permbysne mbréterira, véperuan dréjtesî, muarre zotimé, mbeçéle gojera luanesh, shuan fuqî ziarri, shpetuan nga goj' é shpates, u-forcuan préj dobesié, u-bêne te fuqishme ne lufte, u dhane arratine ushterivé te huaja; gra pritne te vdékurit é tyré préj ngjalljés; te tjére u-munduan dyké mos dashur te shpetojne, qe te présin ngjalljé mê te mire; te tjére u-provuan mé perqéshjé dhé mé vrushkulla, mé vargoj dhé mé burk; u-lapiduan, u-sharruan, u-çprovuan, u-thérre mé shpate; shétitne mé lekure délésh é dhish, te çperhédhur, te hélmuar, te munduar (per te cilat bota nuk ish é vyér), te arratisur ner shkrétetirat dhé malét dhé shpéllat dhe vêrat é dhéut. Dhé keta te gjithe, ndonesé deshmuan per bésen, nuk' é muarre zotimin é Pérendise, i cili pareveshtroj nje gjê mê te mire per névé, qe te mos perféktohén pa nè. Perandaj dhé nè, dyké patur réth nje rè t' atille deshmoresh, lé te hédhim ç' dô barre dhé mekat qe na thur léhtazi dhé lé te réndim ne luften qe kémi perpara, dyké patur syrin tè Jésuj, kréj dhé mbarimtar 'i béses.


PAS MATTHÉUT.



U tha Zoti nxênesvé te tij; Cilidô, qe te me rreféje perpara njéresvé, do t' a rreféj dhé une perpara t' im-Eti ner qiéjte. Po kush te me mohoje perpara njéresvé, do t' a mohoj dhé une perpara t' im-Eti ner qiéjte. Ay qe dô âte dhé nêne mê téper sé mua nuk' eshte i vyér per mua; dhé ay qe dô bir dhé bije mê téper sé mua nuk' eshte i vyér per mua. Dhé kush nuke mérr Kryqin é tij dhé s' me bié pas nuk eshte i vyér per mua. Dhé u-pergjéq Piétri, é i tha; Ja nè i lame te gjitha dhé te rame pas. Valle ç' do te jéte me nè; dhé Jésuj u tha; Mé te vertéte po ju thém sé ju qe me rate pas, ne perlindjén, kur do te rrije i Bir' i njériut mi fronin é lavdise se tij, do te rrini dhé ju mi dymbedhjéte froné, dyké gjukuar dymbedhjéte farat é Israélit. Dhé cilidô qe ka lêne shtepî a vellézer a motra a âte a nêne a grua a bij a ara, per émerin t' im, do te marre nje qint hére mê téper dhé do t' trashegoje jéte t' améshuar. Dhé shume te pare do te jéne te funtme; dhé shume te funtme te pare.


E DIÉLA II.



Arthte, ô Zot, meshira joté mi nè. Ngazellohuni, ô te dréjte, me Zotin.
Préj Létres se Paulit ner Romanet.

Vellézer, lavdî, ndér é paqé me cilindo qe véperon te miren, dhé mê pare Judéut dhé Gjéntilit. Sé s' ka anembajtjé vétash prane Pérendise. Sé sa mekatuan pa ligje, pa ligje do te humbasin; dhé sa mekatuan ne ligje, do te gjukohén mé ligje. Sé nuke jane te dréjte prane Pérendise degjojesit é ligjes, po bêresit é ligjes do te dréjtesohén. Sé kur Gjéntilet qe s' kane ligje bêjne préj natyré atô te ligjes, keta, dyké mos patur ligje, jane ligje per vétén é tyré, te cilet trégojne vépren é ligjes te shkruar ne zemrat é tyré, dyké u deshmuar bashke vétedij' é tyré dhé méntimét é tyré dyké akuzuar a dhé dyké mprojtur njêrjatrin, diten kur Pérendia do t' gjukoje te fshéhtat é njéresvé, pas Ungjillit t' im mé anen é Jésu Krishtit.


PAS MATTHÉUT.



M' atê kohe, ték baristé Jésuj anes détit te Galilése, pâ dy vellézer, Simonin qe thuhéj Piéter dhé Andréne te vellan' e tij, dyké hédhur riéten ne dét (sé ishin péshkatare); dhé u thote; Ejani pas méjé, dhé do t' ju bêj péshkatare njérezish. Dhé ata dyké lêne mé nje hére riétat, i rane pas. Dhé si shkoj mê tutjé s' andéjmi, pâ dy vellézer te tjére, Jakobin te birin é Zébédéut dhé Joanin te vellan' é tij, n' anié bashke mé Zébédéun t' atin é tyré dyké ndréqur riétat é tyré; dhé i thirri. Dhé ata dyké lêne mé nje hére anién dhe t' atin é tyré, i rane pas. Dhé Jésuj vinté rotull gjithe Galilése, dyké prédikuar ne synagojat é tyré dhé dyké leçitur Ungjillin é mbréterise dhé dyké sheruar ç' dô semundjé dhé ç' dô lengate ne popullin.


E DIÉLA III.



Zoti eshte fuqia imé dhé kênga imé. Zoti dyké me munduar me aresoj.
Préj Létres se Paulit ner Romanet.

Vellézer, passi u-dréjtesuam préj béses, kémi paqé tè Pérendia mé anen é Zotit tone Jésu Krisht, mé anen é te cilit kémi dhé qasjén mé bésen ne ketê hir, ne te cilin qendrojme dhé mburrémi mé shprésen é lavdise se Pérendise. Edhé jo vétem kio, po mburrémi édhé ner hidherimét, dyké ditur sé hidherimi véperon durim, dhé durimi çpériénce, dhé çpériènca shprése; édhé shprésa nuke turperon, sé dashuri' é Pérendise eshte dérdhur ner zemrat tona mé anen é Shpirtit Shént qe na u-dhâ. Sé kur nè po ishim êdhé te dobet, Krishti vdiq me kohe per te pabéset. Sé mé-zi do te vdése nonje per nje te dréjte; sé per te mirin mbasé dhé guzon nonje te vdése. Po Pérendia na porosit dashurin' é saj, sé kur nè po ishim êdhé mekatare, Krishti vdiq per névé. Shume mê téper pra tanî, si u-dréjtesuam ne gjak te tij, do te shpetojme mé anen é tij nga zemerimi. Sé ne qofte sé, kur ishim armiq, u-pajtuam mé Pérendine mé anen é vdékjés se te-Birt, shume mê téper, passi u-pajtuam, do te shpetojme ne jéte te tij.


PAS MATTHÉUT.



Tha Zoti; Kandil' i trupit eshte syri; ne qofte pra syri yt i kthiéllet, têre trupi yt do te jéte i ndriçim; po ne qofte syri yt i lik, têre trupi yt do te jéte i érret. Ne qofte pra drita qe eshte tè ty érresire, sa do te jéte érresira? Asnje nuke munt t' u sherbéje dy zoterinjvé; sé a njêrin do te urréje dhé tiatrin do t' a doje; a njêrit do t' i ngjitét pas dhé tjatrin do t' a kortémnoje. Nuke muntni t' i sherbéni Pérendise dhé Mammonajt. Perandaj po ju thém, mos u-kujdésni per jéten tuaj, ç' do te hani dhé ç' do te pini; as per trupin tuaj ç' do te vishéni; nuk eshte jéta mê téper sé ushqimi dhé trupi sé véshja; Veshtroni shpéset é qiéllit, sé nuke mbiéllin, as korin, as mblédhin ner grunarét, dhé Ati juaj qiéllor i ushqén; a nuke ndryshoni ju mê téper sé atô? Dhé cili préj jush dyké u-kujdésur munt te shtoje nje kut ne shtat te tij? Dhé per véshjén persé kujdéséni? Kushidéroni lilét é ares si ritén; as mundohén, as tiérin. Dhé po ju thém qe as Salomoni ne gjithe lavdin' é tij nuk' u-vésh si nje préj kesyrésh. Dhé ne qofte sé barin é ares, qe sot eshte dhé néser hidhét ne furre, Pérendia é vésh keshtu, nuk do t' ju véshe shume mê téper juvé, ô bése-pake? Mos u-kujdésni pra dyké thêne; Ç' do te ham? a, ç' do te pime? a, ç' do te vishémi? sé te gjitha ketô i kerkojne Gjéntilet; sé Ati juaj qiéllor di qe kini névoje per ketô te gjitha. Po kerkoni mê pare mbréterin' é Pérendise dhé dréjtesin' é tij, dhé te gjitha ketô do t' ju shtohén juvé.


E DIÉLA IV.



Kendoni Pérendine tone, kendojéni. Gjithe kombét trokisni duarte.
Préj Létres se Paulit ner Romanet.

Vellézer, passi u-çliruat nga mekati, u-roberuat tè dréjtesia. Njérezisht po thém per dobesin' é mishit tuaj; Sépsé sikunder i bête anet è trupit tuaj sherbetore ne ndyresire dhé paligjesî té paligjesia, ashtu tanî bêni anet é trupit tuaj sherbetore ne dréjtesî per shenterim. Sé kur ishit sherbetore te mekatit ishit te lire nga dréjtesia. Ç' péme pra kishit atehéré nga atô per te cilat tanî ju vjén turp? sé fund' i atyrévé eshte vdékja. Po tanî qe u-çliruat préj mekatit dhé u-bête sherbetore té Pérendia, kini pémen per shenterim; dhé mbarimin, jéten é améshuar. Sé paga é mekatit eshte vdékja; dhé hir' i Pérendise jét' é améshuar me Jésu Krishtin, Zotin tone.


PAS MATTHÉUT.



M' atê kohe, kur ardhi Jésuj ne Kapérnaum, i' u-afrua nje Qénturion, dyké i' u-lutur é dyké thêne; O Zot, sherbetori im dérgjét ne shtepî ulok, i torméntuar tmérrerisht. Dhé i thote Jésuj; Une do te vij é do t' a sheroj. Dhé u-pergjéq Qénturioni é tha; Ô Zot, nuke jam i vyér qe te hysh nene stréhen t' imé; po thuaj vétem nje fiale, dhé do t' sherohét sherbetori im. Sé dhé une jam njérî nen' urdher, dyké patur ushtare nen mua dhé i thém ketî; Shkô, dhé shkon; dhé tiatrit; Eja dhé vjén; dhé sherbetorit t' im; Bêj ketê, dhé é bên. Dhé kur degjoj Jésuj, u-çudit dhé u tha pasanikevé; mé te vertéte po ju thém, as ne Israél nuke gjéta kaqe bése. Dhé po ju thém qe shume do te vijne nga lindja dhé nga pérendimi dhé do te shtrohén mé Abraamin dhé Isaakun dhé Jakobin ne mbréterî te qiéjvé; dhé bijt' é mbréterise do te nxirén jashte tè érresira mê é perjashtmé; atjé do te jéte qarja dhé kercellim' i dhêmbevé. Dhé i tha Jésuj Qénturionit; Shkô dhé, siç bésové, t' u-bêfte. Dhé u-sherua sherbetor' i tij n' atê çast.


E DIÉLA V.



Sa te medha jane véprat é tua, ô Zot; te gjitha i bêre mé urtesî.
Békô Zotin, ô shpirti im.
Préj Létres se Paulit ner Romanet.

Vellézer, desherim' i zemres s' imé dhé lutja tè Pérendia per Israélin eshte per shpetim. Sé deshmoj per 'tà qe kane zéll Pérendié, po jo pas dijes; sé, dyké mos ditur dréjtesin' é Pérendise dhé syké kerkuar te stabilitin dréjtesin' é véte, nuk' u-bintne tè dréjtesi' é Pérendise. Sé mbarim' i ligjes per dréjtesî eshte Krishti per cilindô qe béson. Sé Moisiu shkruan dréjtesine qe eshte préj ligjes, sé njériu qe i bên do te rroje mé atô. Po dréjtesia préj béses thote keshtu; mos thuash ne zemren têndé; cili do te ngjitét ne qiéll? dométhêne, per te prure Krishtin poshte; a, cili do te zbrése n' avushe? domethêne, per te ngritur lart Krishtin préj se vdékuresh? Po ç' thote? Prane téjé eshte fiala, ne gojen têndé dhé ne zemren têndé; domethêne fiala é béses, qe leçitim; sé, ne rreféfsh mé gojen têndé Zotin Jésu dhé ne bésofsh ne zemren têndé sé Pérendia é ngjalli se vdékuresh, do te shpetohésh. Sé njériu béson mé zemren ne dréjtesî, dhé mé gojen rrefén per shpetim.


PAS MATTHÉUT.



M' atê kohe, kur ardhi Jésuj tè vend' i Gérgésénevé, i dualle perpara dy te démonisur, qe dilnin pré varrévé, te éger fort, sa s' muntté njerî te shkonté nga ajo udhe. Dhé ja ku thirre dyké thêne; Ç' eshte ne mést nésh dhé téjé, ô Jésu, i-Bir' i Pérendise? Ardhé ketu para kohes qe te na tormentosh? Dhé ish lark syrésh nje kopè shume dérrash dyké kullotur. Dhé démonet i lutéshim, dyké thêne; Ne na nxiérç, permétô-na te shkojme tè kopéj' é dérravé. Dhé u tha; Shikoni. Dhé ata dualle dhé shkuan tè kopéj' é dérravé. Dhé ja ku u-sul gjithe kopéj' é dérravé tatepiéte jérkullit ne dét, dhé u-mbytne ner ujerat. Dhé ata qe i ruanin ikne dhé shkuan ne qytét dhé i lajmeruan te gjitha, si dhé punen é te démonisurvé. Dhé ja têre qytéti dolli te piéke Jésune; dhé kur é pane, i 'u-lutne te shkoje préj kufirévé te tyré. Dhe hyri ne nje anié, dhé shkoj é ardhi ne qytét te véte.


E DIÉLA VI.



Ti, ô Zot, na ruaj é na permbaj. Shpetô-me, ô Zot, sé humbi oshenari.
Préj Létres se Paulit ner Romanet.

Vellézer, dyké patur dhurata te ndryshmé pas hirit qe na u-dhâ, osé profétî, lé te profétesojme pas proportes se béses, osé diakonate, lé t' a mbarojme diakonaten, osé mesonjesi mesimin, osé ngushellimtari ngushellimin, ay qe ép lé t' ape mé simplikitét, i pari mé kujdés, meshironjesi mé buzeqéshjé. Dashuria lé te jéte pa dy faqé. Dyké urréjtur te ligen, dyké i' u-ngjitur se mires; mé dashurî vellazerié per njêrjatrin; dyké vêne perpara njêrjatrin ne ndér; jo pertace ne shpéjtim, te ndézur ne shpirt, dyké i sherbyér Zotit; dyké u-gezuar ne shprése, dyké duruar ne hidherim, dyké persévéruar ne faljé, dyké perndare per névojat é shentorevé, dyké ndiékur hoshpitalitétin. Békoni ata qe ju ndjékin; békoni dhé mos mallkoni.


PAS MATTHÉUT.



M' atê kohe, hyri Jésuj ne nje anié dhé shkoj é ardhi ne qytét te véte. Dhé ja ku i prine nje ulok, te dérgjur mi shtrat; dhé kur pâ Jésuj bésen é tyré, i tha ulokut; Kij kuraje, bir, te jane falur mekatét é tua. Dhé ja ca préj shkronjesvé thane mé vétén é tyré; ky blasfémon. Dhé kur vuri rè Jésuj mendimét é tyré, tha; Persé méndoni te liga ne zemrat tuaja? Sé ç' eshte mê udob te thuash? Te jane falur mekatét é tua; a po te thuash; Ngréhu dhé barit? Dhé, qe te mesoni sé i Bir' i njériut ka pushtèt te fale mekaté mi dhè (ahéré i thote ulokut); Dhé kur pâ turma u-çudit dhé lavderoj Pérendine qe u dhâ pushtèt te ketille njéresvé.


E DIÉLA VII.



O Zot, shpetô popullin tênt dhé békô-é trashegimin tênt. Ty, ô Zot, Pérendia imé, do te therrés.
Préj Létres se Paulit ner Romanet.

Vellézer, nè te fortet détyrojme te mbajme dobesit' é te pafuqishmevé dhé te mos i pelqéjme vétés. Cilidô pra préj nésh lé t' i pelqéje t' afermit ne te mire per édifikate. Sé dhé Krishti nuk' i perlqéu vétés, po, sikunder eshte shkruar, Perqéshjét é atyrévé qe te perqéshin rane mi mua. Sé sa u-shkruan mê pare, u-shkruan per mesimin tone; qe te kémi shprésen mé durimin dhé ngushellimin é Shkripturavé. Dhé Pérendi' é durimit dhé é ngushellimit ju dhênte te méndoni gjith' ashtu per njêrjatrin pas Jésu Krishtit, qe mé nje zemer dhé mé nje goje te lavderoni Pérendine dhé Atin é Zotit tone Jésu Krisht. Perandaj prisni njêrjatrin, sikunder dhé Krishti ju priti ne lavdî te Pérendise.


PAS MATTHÉUT.



M' atê kohe, ték shkonté tutjé Jésuj, i rane pas dy te vérber, dyké thirrur é dyké thêne; meshirô-na, ô i-bir' i Davidit. Dhé kur ardhi ne shtepî, i' u-afruan te vérberit, dhé u thote Jésuj; Bésoni sé munt t' a bêj ketê? I thone; Pô, ô Zot. Ahéré préku syt' é tyré dyké thêne; Pas béses s' uaj u-bêfte per ju. Ahéré u-çélne syt' é tyré; dhé i ndaloj Jésuj mé frikesim, dyké thêne; Shikoni, njérî mos é marre vésh. Po ata dualle dhé é perfamuan ne gjith' atê dhè. Dhé kur po diljin ata, ja ku i prune nje njérî te shurdher te démonisur. Dhé si i' a nxori démonin, i shurdheri foli; dhé u-çudit turma, dyké thêne; Sé kurre nuk' eshte pare keshtu ne Israél. Dhé Fariséjte théshin; Mé kryén é démonevé nxiér démonét. Dhé Jésuj vinté rotull gjithe qytétévé dhé katundévé, dyké prédikuar ne synagojat é tyré dhé dyké leçitur Ungjillin é mbréterise dhé dyké sheruar ç' dô semundje dhé ç' dô lengate me popullin.


E DIÉLA VIII.



Zoti do t' i ape fuqî popullit te tij. Lavderoni Zotin, ô bij Pérendié.
Préj Létres I se Paulit ner Korinthianet.

Vellézer, ju lutém per émerin é Zotit tone Jésu Krisht qe te thoni te gjithe gjith' atê gjê dhé te mos kéte ndarjé ner juvé; po te jéni te bashkuar mé nje mendjé é nje mendim. Sé m' u-bê é njohur per ju, ô vellézerit é mi, préj atyrévé te Kloés sé ka qarta ner juvé. Dhé thém ketê, qe cilidô préj jush thote; Une jam i Paulit, dhé une i Apollojt, dhé une i Kéfajt, dhé une i Krishtit. Mos eshte ndare Krishti? Mos u-kryqesua Pauli per ju? A po u-pagezuat me émerin é Paulit? Perhiroj Pérendine, qe s' pagezova asnje préj jush, véç Krispin dhé Gajin, qe te mos thote nonje qe pagezova me émerin t' im. Pagezova dhé shtepin' é Stéfanajt; nuke di pra ne pagezova nonje tjater. Sé nuke me dergoj Krishti te pagezoj po te ungjillezoj; dhé mé urtesî fialé, qe te mos zbrazét kryq' i Krishtit.


PAS MATTHÉUT.



M' atê kohe, pâ Jésuj shume turme dhé i' u-dhêmp per 'ta dhé sheroj te semuret é tyré. Dhé si u-ngrys, i' u-afruan nxênesit é tij, dyké thêne; Vendi eshte i shkréte, dhé ora po shkoj; leshô-é turmen, qe te shkojne ner fshatrat é te bléne te ngrêna per vétén é tyré. Dhé Jésuj u tha; S' kane névoje te shkojne; épuni ju te hane. Dhé ata i thone; S' kémi ketu véç pése buke dhé dy pishq. Dhé ay tha; Sillm' ini ketu. Dhé si urdheroj turmen te shtrohén mi barrat, mori pése buket dhé dy pishqit, ngriti syte perpiéte ne qiéll dhé békoj; dhé si i théu, u' a dha buket nxênesvé, dhé nxênesit turmes. Dhé hêngere te gjithe dhé u-ngopne dhé ngritne tépericen é copavé, dymbedhjéte koshé plot. Dhé ata qe hêngere ishin afrô pése mije njéres, véç gravé dhé diémvé. Dhé mé nje hére Jésuj shtrengoj nxênesit é tij te hyjne ne nje anié dhé te shkojne perpara tij pertéj, gjér sa te leshoje turmen.


E DIÉLA IX.



Lutuni dhé lavderoni Zotin Pérendine tone. I njohur eshte Pérendia ne Judè.
Préj Létres I se Paulit ner Korinthianet.

Vellézer, jémi kopunoret é Pérendise; ar' é Pérendise; jini ndertés' é Pérendise. Pas hirit te Pérendise qe m' u-dhâ, si miéshter i urte, vura théméline, dhé nje tjater nderton persiper; dhé cilidô lé te shikoje si nderton persiper. Sé asnje s' munt te vêre tjater thémelî véç asaj q' u-vû, é cila eshte Jésu Krishti. Dhé ne nderton nonje mi ketê thémélî, ar, argjent, gure te çemuar, drure, bar, kallam, vépr' é cilitdô do te çfaqét; sé dita do t' a deftéje, sé mé ane ziarri do t' révélohét; dhé ziarri do te çprovoje, vépren é cilitdô ç' fare eshte. Ne mbétte vépr' é nonjejt, qe ndertoj persiper, do te marre page. Ne u-diékte vépr' é nonjejt, do te pesoje dêm; po ay do te shpetohét, ashtu si mé ane ziarri. Nuke dini qe jini témpull' i Pérendise dhé qe Shpirt' i Pérendise rri ner juvé? Ne prishte nonje témpullin é Pérendise, atê do t' a prishe Pérendia; sé témpull' i Pérendise, qe jini ju, eshte i shénte.


PAS MATTHÉUT.



M' atê kohe, Jésuj shtrengoj nxênesit é tij te hyjne ne nje anié dhé te shkojne perpara tij pertéj, gjér sa te leshoje turmen. Dhé si é leshoj turmen, u-ngjit ne nje mal me vété qe te falét. Dhé kur u-ngrys ish vétem atjé. Dhé ania po ish ne més te détit, é perpiékur préj valavé; sé éra ish kundraré. Dhé ne ruajtjén é katerte te nates Jésuj shkoj tè ata dyké baritur mi détin. Dhé kur é pane nxênesit te barése mi détin, u-trubulluan dyké thêne; sé eshte fandasme; dhé nga frika bertitne. Dhé mé nje hére u foli Jésuj, dyké thêne; Kini juraje; une jam; mos kini frike. Dhé i u-pergjéq Piétri, é tha: O Zot, ne jé ti, urdherô-me te vij tè ty mi ujerat. Dhé ay tha; Eja. Dhé zbriti Piétri préj aniés, é bariti mi ujerat per te ardhur tè Jésuj. Po dyké pare éren te forte, u-tremp; dhé si nisi te kridhét, thirri dyké thêne; Zot, shpetô-me. Dhé mé nje hére Jésuj zgjati doren, é kapi dhé i thote; ô bése-pak, persé hézitové? dhé, si hyjtin n' anié, pushoj éra. Dhé ata qe ishin ne anién, ardhe é i' u-fale dyké thêne; mé te vertéte jé Bir Pérendié. Dhé si shkuan pertéj, ardhe ne dhè te Génnésarétit.


E DIÉLA X.



Vellézer, Pérendia na çperfaqi nè Apostujte te funtme si me vdékjé é siper, sé u-bême théater per boten dhé per engjejte dhé per njérezit. Nè te marre per Krishtin, dhé ju te mençim me Krishtin; nè te dobet, dhé ju te forte; ju te lavderuar, dhé nè te çndéruar. Gjér ne oren é tanishmé kémi dhé étjé dhé urî dhé jémi te çvéshur dhé shuplakohémi dhé arratisémi dhé mundohémi, dyké punuar mé duart' é véta; kur perqéshémi, békojme; kur ndiqémi, durojme; kur blasfémohémi, lutémi; si gatrat é botes u-bême, si pléherat é te gjithevé gjér me tanî. Nuke ju a shkruaj ketô qe t' ju turperoj, po ju keshilloj si bijt' é mi te dashur. Sé ne kini dhjéte mije mesonjes me Krishtin, po nuke kini shume âter; sé une ju linda me Jésu Krishtin mé anen é Ungjillit. Ju lutém pra, bêhuni imitatoret é mi.


PAS MATTHÉUT.



M' atê kohe, nje njérî i' u-afrua Jésujt, dyké i' u-pergjunjur é dyké thêne; O Zot, meshirô t' im-bir, sé é zê é lig' é hênes dhé vuan kéq; sé shume hére bié ne ziarr dhé shume hére ne uje. Dhé u' a solla nxênesvé te tu, dhé nuke muntne t' a sherojne. Dhé u-pergjéq Jésuj, é tha; O brés i pabése dhé i pervertitur, gjér kur do te jém mé ju? gjér kur do t' ju duroj? Sillm' ani ketu. Dhé é qertoj Jésuj, dhé dolli préj tij démoni; dhé u-sherua diali q' atê ore. Ahéré i' u-afruan nxênesit Jésujt véçan, dhé i thane; Persé nè s' muntme t' a nxiérim? Dhé Jésuj u tha; Nga pabésia juaj; sé mé te vertéte po ju thém, ne paçi bése sa nje koqé sinapi, do t' i thoni ketî mali; Shkô se ketéjmi atjé, dhé do te shkoje; dhé gjê do mos jéte é pamundeshmé per juvé. Po kio gjindjé nuke vété jashte véç mé faljé dhé mé agjerim. Dhé atjé ku silléshin andej ketéj ne Galilè, u tha Jésuj; I-Bir' i njériut ka per t' u-perdhêne ne duar njérezish dhé do t' a vrasin, dhé te tréten dite do te ngjallét.


E DIÉLA XI.



Zoti eshte fuqia imé dhé kênga imé. Zoti dyké me munduar me aresoj.
Préj Létres I se Paulit ner Korinthianet.

Vellézer, shila é apostullates s' imé jini ju me Zotin. Pergjigjia imé per ata qe me nxonitin eshte kio; Mos nuke kémi te dréjte te hame é te pime? Mos nuke kémi te dréjte te héqim pas nje motre grua, si dhé Apostujt' é tjére dhé vellézerit é Zotit dhé Kéfaj? A po vétem une dhé Barnaba s' kémi te dréjte te mos punojme? Cili vété nonje hére ushtar mé roge préj vétés se tij? Cili mbiéll vréshte, dhé nuke hâ nga pém' é saj? A po cili ruan nje kopè, dhé nuke hâ nga qumushti i kopése? Mos i flas ketô si njérî? A po nuke thote keshtu dhé ligja? Sé ne ligje te Moisiut eshte shkruar; Mos i mbeçél gojen kaut qe shin. Mos kujdését Pérendia per qéte? A po é thote per névé mé te vertéte? Sé per névé u-shkrua; sé ay qe leron duhét te leroje mé shprése dhé ay qe shin mé shprése duhét te piésetoje ne shprésen é tij. Ne ju mbuallme nè te shpirteshmét, eshte gjê é madhé ne do te korim te mishterat tuaja? Ne piésetojne te tjére ne ketê te dréjte mi ju, sa mê téper né? Po nuk' é perdorme ketê te dréjte; po i durojme te gjitha, qe te mos i japim nonje ndalim Ungjillit te Krishtit.


PAS MATTHÉUT.



Tha Zoti ketê parabole; Mbréteri' é qiéjvé shembelléu mé nje njérî mbrét, i cili déshi te bêje logarî mé sherbetoret é tij. Dhé kur nisi te bêje logarî, i prune nje détuar dhjéte nije taléntash; dhé mé qe s' kishté t' i lanté, urdheroj i-zoti te shitét ay dhé é shoq' é tij dhé te bijte dhé gjithe sa kishté; dhé te lahéj. I râ pra ner kêmbe sherbetori dhé i faléj, dyké thêne; Zot, bêj zemren é gjére per mua, dhé do t' t' i laj te gjitha. Dhé u-dhempsherua Zoti per atê sherbetor, é leshoj dhé i' a fali huan. Dhé si dolli ay sherbetor, gjéti nje nga shok-sherbetoret é tij, i cili i détyronté nje qint dinaré; dhé si é zuri é mbytte, dyké thêne; Laj-me ç' me détyron. I ra pra ner kêmbe shok-sherbetor' i tij, dhé i lutéj dyké thêne; Bêj zemren é gjére per mua, dhé do t' t' i laj te gjitha. Po ay nuke déshté; po shkoj, dhé é hodhi ne burg, gjér sa te lanté détyren. Dhé kur pane shoke-sherbetoret é tij atô qe ngjane, u-hélmuan fort; dhé ardhe é i' a deftyén te-zott gjith' atô qe ngjane. Ahéré é thirri i zoti é i thote; Sherbetor i lik, gjith' atê détyre t' a fala, nga qe m' u-luté; nuke duhéj dhé ti t' a meshirojé shok-sherbetorin tênt, sikunder dhé une te meshirova? Dhé u-zemerua i-Zoti, dhé u' a perdhâ torméntorevé, gjér sa te laje gjith' atô qe i détyronté. Keshtu do t' ju bêje dhé im-Ate qiéllor, ne mos i falçi cilidô te-vellajt fajét é tyré mé gjithe zemren tuaj.


E DIÉLA XII.



Kendoni Pérendine tone, kendojéni. Gjithe kombét, trokisni duarte.
Préj Létres I se Paulit ner Korinthianet.

Vellézer, ju bêj te njohur Ungjillin, qe ju ungjillezova, dhé qe é muarrte, dhé ne te cilin qendroni, dhé mé anen é te cilit shpetohéni, ne mbani ment si ju' a ungjillezova; véç ne bésuat me kot. Sé ju dhashe mê pare, atê qe mora, sé Krishti vdiq per mekatét tona, pas Shkripturavé; dhé sé i' u-duk Kéfajt, pastaj te dymbedhjétevé; pastaj u-duk té mê téper sé péseqint vellézer mé nje hére, préj te cilevé mê te shumet mbétén gjér me tanî, dhé ca kane fiétur; pastaj i' u-duk Jakobit, pastaj gjithe Apostujvé; dhé mê pastaj sé te gjithe, m' u-duk dhé mua, si nje te deshtuari. Sé une jam mê i vogeli i Apostujvé, qe s' jam i zoti te quhém Apostull, sé é ndoqa Kishen é Pérendise. Po mé hirin é Pérendise jam ç' jam; dhé hir' i tij tè mua s' qè me kot, po u-mundova mê téper sé gjith' ata; dhé jo une, po hir' i Pérendise qe eshte mé mua. Osé une pra, osé ata, keshtu leçitim dhé keshtu bésuat.


PAS MATTHÉUT.



M' atê kohe, i' u-afrua Jésujt nje dialosh, dyké i' u-pergjunjur é dyké thêne; Mesonjes i mire, ç' te mire te bêj, qe te kém jéte t' améshuar? Dhé ay i tha; Persé me thua te mire? Asnje s' esht' i mire, véç nje, Pérendia. Po ne dô te hysh ne jéte, ruaj porosite. I thote ay; Cilat? Dhé Jésuj tha; Mos vraj; mos kurverô; mos vith; mos ép deshmim te rréme; Ndérô t' et-ate dhé t' et-ême; dhé Duaj t' afermin tênt si vétén têndé. I thote atî dialoshi; Te gjitha ketô i ruajta préj dialerise s' ime; ç' me mbétét êdhé? I tha Jésuj; Ne dô te jésh perfékt, shkô, shit gjêne têndé dhé épu' a te varfervé; dhé do te késh nje thésar ne qiéll; dhé éja bjér-me pas. Po kur degjoj dialoshi ketê fiale, shkoj i hélmuar; sé ish dyké patur shume gjê. Dhé Jésuj u tha nxênesvé te tij; mé te vertéte po ju thém sé nje i pasur do te hyje mé te veshtire ne mbréterî te qiéjvé. Dhé perserî po ju thém; Eshte mê léhte te shkoje nje kamilé neper vêren é nje gjelpêré, sé nje i pasur te hyje ne mbréterî te Pérendise. Dhé kur degjuan nxênesit é tij, habiteshin fort, dyké thêne; Cili valle munt te shpetohét? Dhé i veshtroj Jésuj é u tha; Per njérezit kio eshte é pamundeshmé, po per Pérendine te gjitha jane te mundeshmé.


E DIÉLA XIII.



Sa te medha jane véprat é tua, ô Zot; te gjitha i bêré mé urtesî. Bekô Zotin, ô shpirti im.
Préj Létres I se Paulit ner Korinthianet.

Vellézer, vigjelloni, qendroni ne bése, bêhuni burra, forcohuni; gjithe punet tuaja lé te bêhén mé dashurî. Dhé ju lutém, ô vellézer; é dini shtepin' é Stéfanajt, qe eshte kulloshtra é Akaïse, dhé qe é koshakruan vétén é tyré ne sherbésen é Shentorevé; qe dhé ju t' u bindéni ketyrévé dhé cilitdô qe ndihmon dhé mundohét. Dhé gezohém per ardhjén é Stéfanajt dhé te Fotunatit dhé te Akaïkut, sé keta mbushne mungimin tuaj; sé é çlodhe mendjén t' imé dhé tuajen; njihini pra te ketijte. Ju pershendoshin Kisherat é Asise. Ju pershendoshin shume ne Zotin Aqilla dhé Prisqilla mé kishen ne shtepî te tyré. Ju pershendoshin gjithe vellézerit. Pershendoshni njêrjatrin mé puthjé te shénte. Pershendoshja mé foren t' imé te Paulit. Ne eshte nonje qe nuke dô Zotin tone Jésu Krisht, paste mallkim maran-atha. Hir' i Zotit tone Jésu Krisht qofte mé ju. Dashuria imé qofte mé gjithe ju me Krishtin Jésu. Amen.


PAS MATTHÉUT.



Tha Zoti ketê parabole; Ish nje njérî Zot-shtepié, i cili mbolli nje vréshte dhé é thuri mé garth dhé mihu nje tire ne 'tê dhé ndertoj nje pyrk; dhé u' a dhâ ca bujqvé dhé shkoj ne mergim. Dhé kur u-afrua koh' é pémevé, dergoj sherbetoret é tij ner bujqerit per te marre pémet é tij. Dhé bujqerit si i zune sherbetoret é tij, cilin é rahne, cilin é vrane dhé cilin é lapiduan. Perserî dergoj te tjére sherbetore mê shume sé te paret; dhé u bêne atyrévé gjith' ashtu. Pastaj u dergoj te-birin, dyké thêne; Do te kéne turp nga im-bir. Po bujqerit, kur é pane birin, thane mé vétén é tyré; Ky eshte trashegimtari, éni t' a vrasim dhé te zaptojme trashegimin é tij. Dhé si é zune, é nxuare jashte vréshtes dhé é vrane. Kur te vije pra i-Zot' i vréshtes, ç' do t' u bêje atyré bujqervé? I thone; Kéq é mê kéq do t' i humbase te liqte; dhé vréshten do t' u' a jape te tjére bujqervé, te cilet do t' i kthéjne pémet ne koherat é tyré. U thote Jésuj; Kurre s' kenduat ne Shkripturat; Guri, te cilin é çperhodhe ndertonjesit, ky u-vû ne kryé te çipit; préj Zotit u-bê kio, dhé eshte é çudiçimé ne syte tane.


E DIÉLA XIV.



Ti, ô Zot, te na ruash é te na permbash. Shpetô-me, ô Zot, sé humbi oshenari.
Préj Létres II se Paulit ner Korinthianet.

Vellézer, ay qe na shiguron mé ju me Krishtin dhé na léu eshte Pérendia; dhé qe na shiloj dhé na dhâ vlésimin é Shpirtit ner zemrat tona. Dhé une pertherrés Pérendine si deshmor mi shpirtin t' im qe, dyké ju kursyér, nuke érdha ne Korinth. Jo sé kémi pushtèt mi bésen tuaj, po jémi ndihmetaret é gazit tuaj, sé mé bésen qendroni. Dhé é gjukova ketê mé vétén t' imé, qe te mos vij perserî tè ju mé hidherim. Sé ne ju hidheroj une, é cili eshte ay qe me gezon, véç ay qe hidherohét préj méjé? Dhé ju' a shkrova ketê, qe te mos vij é te kém hidherim nga ata, nga te cilet duhéj te gezohésha, dyké patur bésim ne gjithe juvé, sé gazi im eshte juaj' i te gjithevé. Sé préj shume shtrengimi dhé acarimi zemré ju shkrova mé shume loté, jo qe te hidherohéni, po qe te njihni dashurine, te cilen kam téperisht per ju.


PAS MATTHÉUT.



Tha Zoti ketê parabole; Mbréteri' é qiéjvé i shembelléu nje njériu mbrét, i cili bêri same per te-birin, dhé dergoj sherbetoret é tij te ftoje te ftuarit ne dasmet; po nuke déshnin te vijin. Perserî dergoj te tjére sherbetore, dyké thêne; Thojuni te ftuarvé; Ja ku gatita dréken t' imé, démat é mi dhé bérrat é ushqyéra jane thérur, dhé te gjitha jane gatî; éjani ne dasmet. Po ata pertuan é shkuan njêri n' are te tij, dhé tjatri ne trégerî te tij; dhé te tjéret, si i zune sherbetoret é tij, i shane dhé i vrane. Dhé kur degjoj ay mbrét, u-zemerua; dhé dergoj ushterin' é tij, dhé i prishi ata vrases dhé é dogji qytétin é tyré. Ahéré u thote sherbetorevé te tij; Dasma eshte gatî, po te ftuarit s' qéne te vyér. Eceni pra neper udhekryqét dhé, sa te gjéni, ftojini ne dasme. Dhé dualle ata sherbetore neper udhet, dhé i mbluadhe te gjithe, sa gjétne, te mir' é te liq; dhé u-mbush mesall' é dasmes mé njéres. Dhé kur hyri mbréti te shikoje njérezit é mesalles, pâ atjé nje njérî qe s' ish i véshur mé robe dasmé; dhé i thote; Shok, si hyré ketu pa patur robe dasmé? Dhé ay héshti. Ahéré u tha mbréti sherbetorevé; Lidhini duar é kêmbe, ngréjéni dhé hidhéni ne érresiren mê te perjashtmé; atjé do te jéte qarja dhé kercellim' i dhêmbevé. Sé shume jane te ftuar, po pak te zgjédhur.


E DIÉLA XV.



O Zot, shpetô popullin tênt dhé békô-é trashegimin tênt. Ty, ô Zot Pérendia imé, do te therrés.
Préj Létres II se Paulit ner Korinthianet.

Vellézer, Pérendia qe tha te shkelqéje drite préj érresiré, shkendriti ner zemrat tona, per ndriçim te dijes se lavdise se Pérendise, ne faqén é Jésu Krishtit. Po ketê thésar é kémi ner éna te ashterta, qe téperica é fuqise te jéte é Pérendise dhé jo nga nè. Me ç' dô gjê te acaruar po jo te shtrenguar; te ngaterruar, po jo te paçngaterruar; te ndiékur, po jo te névéritur; te hédhur poshte, po jo te humbur; gjithenje dyké shétitur vdékjen é Zotit Jésu ne trupin, qe te çfaqét ne trupin tone dhé jéta é Jésujt. Sé gjithenje nè qe rrojme peripémi ne vdékjé per Jésune, qe te çfaqét ne mishin tone te morteshme dhé jét' é Jésujt. Vdékja pra véperohét ner névé, dhé jéta ner juvé. Dhé dyké patur gjith' atê shpirite bésé, pas se shkruare, Bésova, perandaj fola; dhé nè bésojme, dhé perandaj flasin; dyké ditur sé ay qe ngriti Jésu Krishtin do te na ngrére dhé névé mé anen é Jésujt dhé do te na nxiére perpara tij bashke mé ju. Sé te gjitha jane per ju, qe hiri i téper te téperoje ne lavdin' é Pérendise per perhirimin é mê te shumevé.


PAS MATTHÉUT.



M' atê kohe, nje Ligjetar i' u-afrua Jésujt dyké thêne; Mesonjes, cila porosî esht' é madhé ne ligje? Dhé Jesuj i tha; Dôj Zotin Pérendîne têndé mé gjithe zemren têndé dhé mé gjithe shpirtin tênt dhé mé gjithe mendjén têndé; kio eshte porosi' é pare dhé é madhé. Dhé é dyta si kio; Dôj t' afermin tênt si vétén têndé. Ne ketô dy porosira varrét gjithe ligja dhé profétet. Dhé ték ishin mblédhur Farisénjte i pyéti Jésuj dyké thêne; Si ju duké per Krishtin? Bir i kujt eshte? I thone; I Davidit. U thote; Si pra Davidi ne fryme é quan Zot, dyké thêne; I tha Zoti t' im-Zot; Ri se diathti méjé, gjér sa te vê armiqt' é tu nene kêmbet é kêmbevé te tua? Ne é quan pra Davidi Zot, si eshte i-biri? Dhé asnje s' muntté t' i pergjigjéj nonje fiale as qe guxoj mê nonje t' a pyése q' atê dite.


E DIÉLA XVI.



Zoti do t' i ape fuqî popullit te tij. Epini lavdî Zotit, ô bij Pérendié.
Préj Létres II se Paulit ner Korinthianet.

Vellézer, si kopunore te tij ju lutémi te mos é prisni hirin é Pérendise me kot. Sé thote; Ne kohen é pertêshmé te degjova dhé ne dite shpetimi te ndihmova; ja tanî eshte koha é pertêshmé; ja tanî eshte dita é shpetimit. Dyké mos i dhêne asnjej nonje péngim, qe te mos biashmohét diakonata; po dyké porositur véten tone me cilindô, mé shume durin, ner hidherimé, ner névoja, ner shtrengimé, ner plaga, ner burgjé, ner arratisjé, ner mundimé, ner vigjellimé, ner agjerimé, ne qashterî, ne dije, ne zemergjéresî, ne miresî, ne Shpirt Shént, ne dashurî pa dy-faqé, ne fialen é se vertétes, ne fuqî Pérendié, mé armet é é dréjtesise me te djatht' é me te mengjer, mé lavdî é mé çndérim, mé fame te lige dhé mé fame te mire; si rréjtes dhé te vertéte; si te panjohur dhé te njohur pas; si te vdékur, dhé ja ku rrojme; si te  munduar dhé jo te vrare; si te hélmuar, dhé gjithenje te gezuar; si te varfer, dhé shume dyké pasuruar; si pa patur gjê dhé te gjitha dyké i patur.


PAS MATTHÉUT.



Tha Zoti ketê parabole; Nje njérî qe shkonté ne mergim thirri sherbetoret é véte dhé u perdhâ gjên' é tij; dhé kujt i dhâ pése talénté, kujt dy, kujt nje, cilitdô pas fuqise se tij; dhé shkoj ne mergim mé nje hére. Dhé vaté ay qe mori pése taléntét, punoj mé 'tô dhé bêri pése talénté te tjéra. Gjith' ashtu dhé ay mé dy, fitoj dy te tjéra dhé ay. Po ay qe mori njêrin, shkoj dhé si mihu ne dhè é fshéhu argjêndin é te-Zott. Dhé pas shume kohé vjén i-Zoti i atyré sherbetorevé dhé bên logarî mé 'ta. Dhé ardhi ay qe mori pése taléntét, dhé solli pése talénté te tjéra, dyké thêne; Zot, pése talénté me dhè; shih, fitova dhé pése te tjéra mi 'tô. Dhé i tha i-Zoti; Te lumte, sherbetor i mire dhé bésnik; me te pakat u-rrefévé bésnik, mi te shuma do t' te vendos; hyr ne gas te t' yt-Zot. Dhé kur ardhi dhé ay qe mori dy taléntét, tha; Zot, dy talénté me dhè; shih, fitova dhé dy te tjéra mi 'tô. I tha i-Zoti; Te lumte, sherbetor i mire dhé bésnik, me te paka u-rrefévé bésnik, mi te shuma do t' te vendos; hyr ne gas te t' yt-Zot. Dhé ardhi dhé ay qe kish marre njêrin talént, é tha; Zot, te dija qe jè njérî i zemergurte, qe kor ku s' mbollé dhé mbléth nga s' perndavé, dhé u-tremba, é shkova dhé é fshéha taléntin tênt ne dhè; ja ku é kè têndin. Dhé u-pergjéq i-Zoti dhé i tha; Sherbetor i lik dhé pertac, dijé qe kor ku s' mbolla dhé mbléth nga s' perndava; duhéj pra t' a vinjé argjêndin t' im ne banqiéret; dhé kur te vija une, é mirrja t' imin bashke mé nderéshtin. Mérréni pra préj tij taléntin dhé épiani atî qe ka dhiéte taléntét. (Sé kujt-dô qe ka do t' i jipét dhé do t' i téperoje; po préj atî qe s' ka do t' mérrét dhé ajo qe ka.) Dhé sherbetorin é padobishim hidhéni ne érresiren mê te perjashtmé; atjé do te te jéte qarja dhé kercellim' i dhêmbevé. Dyké thêne ketô, therristé; Ay qe ka véshe per te degjuar lé te degjoje.


E DIÉLA XVII.



Lutiuni dhé çpaguajini Zotit Pérendise s' one. E njohur eshte Pérendia ne Judè.
Préj Létres II se Paulit ner Korinthianet.

Vellézer, ju jini témpull' i Pérendise se gjalle, siç tha Pérendia; Sé do te banoj ner 'ta dhé do te barès ner 'ta, dhé ata do te jéne populli im. Perandaj dilni jashte préj mézit te tyré dhé ndahuni, thote Zoti; dhé gjê te ndyre mos prékni, dhé une do t' ju prés, dhé do t' ju jém si âte, dhé do t' me jini si bij dhé bija, thote Zoti i têrefuqishme. Dyké patur pra ketô zotimé, ô te dashur, lé t' a qerojme vétén tone préj ndyresise se mishit dhé te shpirtit, dyké mbaruar shenterî mé friké Pérendié.


PAS MATTHÉUT.



M' atê kohe, dolli Jésuj ner visét é Tyres é te Sidones. Dhé ja nje grua Kananéané, é dale préj atyré kufirévé, i thirri dyké thêne; Meshirô-me, ô Zot, i-bir' i Davidit, imé-bije démonisét kéq. Po ay nuke i' u-pergjéq nonje fiale. Dhé i' u-afruan nxênesit é tij, dhé i luteshin dyké thêne; Leshô-é, sé therrét prapa nésh. Dhé ay u-pergjéq, é tha; Nuk' u-dergova véç per dhênt' é humbura te shtepise s' Israélit. Dhé ajo ardhi é i faléj, dyké thêne; Zot, ndih-me. Dhé ay u-pergjéq, é tha; Nuk' eshte mire te marr buken é diémvé dhé t' u' a héth kelyshevé. Dhé ajo tha; Pô, ô Zot; sé dhé kelyshet hane préj therrimévé qe bién préj tryéses se zoterinjvé te tyré. Ahéré u-pergjéq Jésuj, é i tha; O grua, bésa joté esht' é madhé; t' u-bêfte siç dô; dhé u-sherua é-bija q' atê çast.


E DIÉLA XVIII.



Arthte, ô Zot, meshira joté mi nè. Ngazellojuni, ô te dréjte me Zotin.
Préj Létres II se Paulit ner Korinthianet.

Vellézer, ay qe mbiéll mé kursim, mé kursim dhé do te kore; dhé ay qe mbiéll mé békimé mé békimé dhé do te kore. Cilidô lé t' apre si t' i doje zemra; jo préj hidherimi a préj névojé; sé Pérendia dô dhênes buzeqéshur. Dhé Pérendia eshte i-Zoti te téperoje ç' dô hir ner ju, qe dyké patur kurdohére ç' dô miaftesî me ç' dô gjê, te téperoni me ç' dô gjê te mire; sikunder eshte shkruar; Perndau, u dhâ te vobékevé; dréjtesi' é tij mbétét per jéte. Dhé ay qe i fal fare atî qe mbiéll dhé buke per te ngrêne falte dhé shumofte faren tuaj dhé ritte dritherat é dréjtesise s' uaj. Te pasuruar me te gjitha me ç' dô simplerî, é cila véperon mé anen tone perhirim tè Pérendia.


PAS LUKAJT.



M' atê kohe, ték qendronté Jésuj anes liqénit te Génnésarétit, pâ dy aniéra te qendruara anes liqénit; dhé péshkataret si dualle préj syrésh shperlane riétat. Dhé si hyri ne nje nga aniét, é cila ish é Simonit, i' u-lut t' a largoje pak préj stérése; dhé si ndenji, mesonté turmen nga ania. Dhé si pushoj se foluri, i tha Simonit; Shpiér-é anién thélle, dhé hithni riétat tuaja per gjah, Dhé i' u-pergjéq Simoni, é i tha; Miéshter; têre naten u-munduam, dhé nuke zume asgjê, po per fialen têndé do t' a héth riéten Dhé si é bêne ketê, mbylle brenda nje shumice té madhé pishqésh; dhé riét' é tyré po çiréj. Dhé u bêne mé shenje shokevé qe ishin té ania tjater te vijne é t' u ndihin; dhé ardhe, dhé mbushne qe te dy aniét, kaqe sa nisne te zhytén. Dhé kur pâ Simon Piétri, i râ ner gjunje Jésujt, dyké thêne; Dil préj méjé, Zot, sé jam njérî mekatar. Sé u-tmerrua ay dhé gjithe shoket é tij permi gjahun é pishqvé, qe zune; gjith' ashtu dhé Jakobi dhé Joani, te bijt' é Zébédéut, qe ishin piésetare mé Simonin. Dhé i tha Simonit Jésuj; mos kij frike; qe tanî kè per te gjuajtur njéres. Dhé si i sualle aniét ne stérè, i lane te gjitha, dhé i rane pas.


E DIÉLA XIX.



Zoti eshte fuqia imé kênga imé. Zoti dyké me munduar me aresoj.
Préj Létres II se Paulit ner Korinthianet.

Vellézer, Pérendia dhé Ati i Zotit tone Jésu Krisht ...
(Shih tè Apostulli i Shen-Piétrit dhé Paulit, 29 Qérshor)


PAS LUKAJT.



Tha Zoti; Siç doni qe t' ju bêjne njérezit, gjith' ashtu bêjuni dhé ju. Dhé, ne doni ata qe ju duan, ç' hir kini? Sé dhé mekataret duan ata qe i duan. Dhé, ne u bêni te mire atyrévé qe ju bêjne te mire, ç' hir kini? Sé dhé mekataret bêjne gjith' atê. Dhé ne u huani atyrévé nga te cilet shperéni t' i mérrni prape, ç' hir kini? Sé dhé mekataret u huajne mekatarevé qe te marrin prape gjith' aqe. Po dôni armiqte tuaj dhé bêjuni te mire dhé huajuni, pa u-deshperyér faré; dhé do te jéte roga juaj é  shumet dhé do te jini te bijt' é te Lartit; sé dhé ay eshte i mire mi te 'ngratet dhé te liqte. Bêhuni pra te zemerdhempshur, sikunder eshte dhé Ati juaj i zemerdhempshur.


E DIÉLA XX.



Kendojini Pérendise s' one, kendojini. Gjithe kombét trokisni duarte.
Préj Létres se Paulit ner Galatianet.

Vellézer, ju bêj te njohur qe Ungjilli ... (Shih tè é Diéla pas Krishtlindjés.)


PAS LUKAJT.



M' atê kohe, vénté Jésuj ne nje qytét te quajtur Nain; dhé vénin bashke mé 'tê dhé miaft nga nxênesit é tij, dhé shume turme. Dhé kur u-afrua tè port' é qytétit, ja ku silléj jashte nje i vdékur qe é kish é-êma bir te vétemlindur; dhé ajo ish é vè; dhé ish miaft turme préj qytétit mé 'tê. Dhé kur é pâ Zoti, u-dhempsherua per 'tê dhé i tha; Mos qaj. Dhé si u-afrua préku qivurin (dhé ata qe é mbajin qendruan) dhé tha; Dialosh, po te thém: Ngréhu. Dhé u-ngrit é ndenji i vdékuri dhé misi te flase dhé i' a dhâ s' êmes. Dhé i zuri frika te gjithe dhé lavderonin Pérendine dyké thêne; Sé nje Profét i math eshte ngritur ner nè, dhé Pérendia é vizitoj popullin é tij.


E DIÉLA PARA LARTESIMIT.

(QE ME 7-13 VIÉSHTE I.)



O Zot, shpetô popullin tênt dhé békô-é trashegimin tênt. Ty, ô Zot Pérendia imé do te therrés.
Préj Létres se Paulit ner Galatianet.

Vellézer, shihni sa létre te madhé ju shkrova mé doren t' imé. Sa duan te dalin faqébardhe ne nisht, ata ju ngusin te réthpriténi, vétem qe te mos ndiqén per kryqin é Krishtit. Sé as te réthpréret véte nuke ruajne ligjen, po duan qe te réthpriténi, qe te mburrén ne misht tuaj. Po qofte lark méjé te mburrém, véç me kryqin é Zotit tone Jésu Krisht, mé anen é te cilit bota u-kryqesua tè mua, dhé une tè bota. Sé me Krishtin Jésu as réthprésja ka nonje fuqî, as paréthprésja, po kriés' é ré. Dhé sa te barésin pas ketî régulli, qofte paqe dhé meshire mi 'tà dhé mi Israélin é Pérendise. Qe tanî é tutjé asnje lé te mos me mundoje; sé une mbaj shenjat é Zotit Jésu ne trupin t' im. Hir' i Zotit tone Jésu Krisht mé frymen tuaj, ô vellézer. Amen.


PAS JOANIT.



Tha Zoti; Asnje s' eshte ngjitur ne qiéllt, véç ay qe zbriti préj qiéllit, i-Bir' i njériut, qe eshte ne qiéllt. Dhé sikunder Moisiu ngriti lart gjarperin ne shkrétetire, ashtu duhét te ngrihét lart i-Bir' i njériut; qe cilidô qe béson tè ay te mos humbase, po te kéte jéte t' améshuar. Sé aq' é déshi Pérendia boten, sa dhâ te-Birin é vétemlindur, qe cilidô qe béson tè ay te mos humbase, po te kéte jéte t' améshuar. Sé Pérendia nuk' é dergoj te-Birin ne bote qe te gjukoje boten, po qe te shpetohét bota préj tij.


E DIÉLA PAS LARTESIMIT.

(QE ME 15-21 VIÉSHTE I.)



Sa te medha jane véprat é tua, ô Zot; te gjitha i bêré mé urtesî. Bekô Zotin, ô shpirti im.
Préj Létres se Paulit ner Galatianet.

Vellézer, dyké ditur sé njérî s' dréjtesohét nga véprat é ligjes, véç mé anen é béses se Jésu Krishtit, dhé nè bésuam me Krishtin Jésu, qe te dréjtesohémi nga bés' é Krishtit dhé jo nga véprat é ligjes; sé asnje mish do mos dréjtesohét nga véprat é ligjes. Po ne qofte sé, dyké kerkuar te dréjtesohémi me Krishtin, u-gjétme dhé nè mekatare, ahéré Krishti eshte sherbetor' i mekatit! Qofte lark! Sé, ne ndertoj perserî atô qe prisha, é bêj vétén çbarites. Sé une mé anen é ligjes vdiqa ne ligje, qe te rroj me Pérendine. U-kryqesova bashke mé Krishtin; dhé mê s' rroj une, po rron tè mua Krishti; dhé ajo qe rroj tanî mé trup, rroj mé bésen é Birit te Pérendise, qe me déshi dhé perdhâ vetén é tij per mua.


PAS MARKUT.



Tha Zoti; Ay qe dô te vije pas méjé lé t' a mohoje vétén é tij dhé lé te ngrére kryqin é tij é lé te me bjére pas. Sé ay qe dô te shpetoje jéten é tij, do t'a humbase; po ay qe do t' a humbase jéten é tij per mua dhé per Ungjillin, ay do t' a shpetoje. Se ç' dobî do te kéte njériu, ne fitofte têre boten dhé ne dêmtofte shpirtin é tij? A ç' do t' ape njériu si çperblim te shpirtit te tij? Kush pra te kéte turp per mua dhé per fialet é mia ne ketê brés kurvar dhé mekatar, dhé i-Bir' njériut do te kéte turp per tê, kur te vije ne lavdî te Atit te tij mé Engjejt é shénte. Dhé u théshté; mé te vertéte po ju thém sé ka ca préj ketyrévé te cilet qendrojne ketu, qe de mos ngjerojne vdékjé, gjér sa te shohin mbréterin' é Pérendise te ardhur mé fuqî.


E DIÉLA XXI.

(SHIH APOSTULLIN É SE DIÉLES PAS LARTESIMIT, MÊ SIPER.)

PAS LUKAJT.



Tha Zoti ketê parabole; Dolli mbiéllesi per te mbiélle faren é tij; dhé me te mbiélle, ca râ prane udhes dhé u-shkél, dhé shpéset é qiéllit é hêngere; dhé tjater râ mi gur, dhé si biu u-tha, nga qe s' kish vlak; dhé tiater râ ne més drizash dhé, si bine bashke, drizat é mbytne; dhé tjater rá mi dhéun é mire dhé si, biu, bêri péme nje qint hére mê shume. Dhé é pyésnin nxênesit é tij dyké thêne; Ç' te jéte valle kio parabole? Dhé ay tha; Juvé u eshte dhêne te njihni myshtérét é mbréterise se Pérendise; po te tjérevé mé parabola, qe dyké pare te mos shohin dhé dyké degjuar te mos kuptojne. Dhé parabola eshte kio: Fara eshte fial' é Pérendise; ata prane udhes jane ata qe degjojne; pastaj vién dialli dhé u' a ngrè fialen nga zemr' é tyré, qe te mos shpetohén dyké bésuar. Dhé ata mi gurin jane ata te cilet, kur degjojne, é présin fialen mé gas; dhé keta s' kane rênje, te cilet bésojne per ca kohe dhé largohén ne kohe ngasjéjé. Dhé ajo qe râ ne drizat, jane ata qe degjuan po nga kujdését dhé pasuria dhé defrimét é jétes vén' é permbytén dhé nuke siéllin funt. Dhé ajo qe râ ne dhè te mire, keta jane ata qe degjuan fialen mé zemre te bukur é te mire, é permbajne dhé siéllin péme mé durim. Dyké thêne ketô therristé; Ay qe ka véshe per te degjuar lé te degjoje.


E DIÉLA XXII.



Ti, ô Zot, te na ruash é te na permbash. Shpetô-me, ô Zot, sé humbi oshenari.
Préj Létres se Paulit ner Galatianet.
Vellézer ... (Shih Apostullin é se Diéles para Lartesimit.)


PAS LUKAJT.



Tha Zoti; Ish nje njérî i pasur qe vishéj mé purper é mé stolî te kuqé dhé defrénté perdita mé shkelqim. Ish dhé nje i varfer, i quajtur Lazar, i cili dérgjéj prane déres se tij, i drégosur, dhé desheronté te ngopéj préj therrimévé qe binin nga tryés' é te pasurit; po édhé qénat vinin é lepinin drégat é tij. Dhé vdiq i varferi dhé u-prû préj Engjejvé tè gjir' i Abrahamit. Vdiq édhé i pasuri dhé u-varros. Dhé ne Férr ngriti syt' é tij, dyké qêne ner mundimé, dhé shéh Abrahamin préj se-largu dhé Lazarin ner gjinjet é tij. Dhé thirri é tha; Ate Abraham, meshirô-me dhé dergô Lazarin, qe te ngjyéje majen é gishtit te tij mé uje dhé te me filadite gjuhen; sé torméntohém ne ketê flage. Dhé tha Abrahami; Diale, kujtô sé ti moré te mirat é tua ne jéten têndé, dhé Lazari gjith' atjé te keqiat. Dhé, mi gjithe ketô, ndermést nésh dhé jush eshte ngulur nje grop' é madhé, qe ata qe duan te shkojne se-ketéjmi tè ju te mos mundin, as ata s' andéjmi te shkojne tè névé. Dhé tha; Te lutém pra, ô Ate, qe t' a dergosh tè shtepi' é t' im-éti; sé kam pése vellézer; qe t' u deshmoje dhé te mos vijne dhé ata tè ky vent i mundimit. I thote Abrahami; Kane Moisine dhé Profétet; lé t' i degjojne. Dhé ay tha; Jo, ô Ate Abraham; po, ne vafte nonje nga te vdékurit tè ata, do te péndohén. Dhé i tha; Ne mos degjojne Moisine dhé Profétet, as ne u-ngjallte nonje préj se vdékuresh do mos bindén.


E DIÉLA XXIII.



O Zot, shpetô popullin tênt dhé békô-é trashegimin tênt. Ty, ô Zot Pérendia imé, do te therrès.
Préj Létres se Paulit ner Efésianet.

Vellézer, Pérendia qe eshte i pasur ne meshire nga dashur' é tij é shume, qe na déshi, mé gjithe qe ishim te vdékur ner fajét, na ngjalli bashke mé Krishtin (mé hir jéni shpetuar) dhé na ngriti bashke dhé na vuri te rrime bashke ne qiéllorét mé jésu Krishtin, qé te rreféje ne shékujte qe vijne pasurin' é téper te hirit te tij, ne miresin' é tij mi névé, me Jésu Krishtin. Sé mé hirin jéni shpetuar mé anen é béses; dhé jio jo préj jush, po eshte dhurat' é Pérendise; jo préj véprash, qe te mos mburrét nonje. Sé jémi kriés' é tij, te ndertuar me Jésu Krishtin mi vépra te mira, te cilat i prégatiti Pérendia qe te barésim net 'tô.


PAS LUKAJT.



M' atê kohe, kur ardhi Jésuj tè vend' i Gadarénevé, i dolli perpara nje burre préj qytétit, i cili kish démoné préj shume kohesh dhé nue vishéj mé robe dhé s' mbétéj ne shtepî po ner varrét. Dhé kur pâ Jésune bertiti, i râ ner kêmbe dhé tha mé zê te math; Ç' kè mé mua ti, ô Jésu i-Bir i Pérendise se Larte? te lutem, mos me mundô. Sé i urdheroj shpirtit te ndyre te dale préj njériut; sé shume kohe é kish rrembyér, dhé lidhéj mé vargoj dhé ruhéj mé hékura kêmbesh, dhé keputté vérigat dhé silléj préj démonit ner shkrétetirat. Dhé é pyéti Jésuj dyké thêne; Si t' a thone émerin? Dhé ay tha; Légioné; sé kishin hyre shume démoné tè ay? Dhé i luteshin qe te mos i urdheroje te shkojne n' avushe. Dhé ish atjé nje kopè é madhé dérrash qe kullosjin ne malt; dhé i luteshin qe t' u permétoje te hyjne tè ata. Dhé u permétoj. Dhé démonét, si dualle préj njériut, hyne tè dérrat; dhé u-turr kopéja tatepiéte shkêmbit ne liqén dhé u-mbyt. Dhé kur pane mullotesit sé ç' u-bê, ikne; dhé shkuan é dhane zê ne qytét dhé ner arat. Dhé dualle te shohin sé ç' u-bê; dhé ardhe tè Jésuj dhé gjétne njérine, préj te cilit kishin dale démonét, te ndenjur prane kêmbevé te Jésujt, te véshur dhé te urtesuar; dhé u-frikesuan. Dhé u tréguan dhé ata qe é pane si u-shpetua i démonisuri. Dhé i' u-lut gjithe shumic' é vendit réth Gadarénevé te shkoje préj syrésh, sé i kish zêne nje frik' é madhé; dhé ay huri ne lundre dhé u-kthyé. Dhé i lutéj njériu, préj te cilit kishin dale démonét, te jéte bashke mé 'tê; po Jésuj é leshoj, dyké thêne; kthéhu ne shtepî têndé dhé trégô sa te bêri Pérendia. Dhé shkoj dyké leçitur neper gjithe qytétin sa i bêri Jésuj.


E DIÉLA XXIV.



Zoti do t' i apre fuqî popullit te tij. Lavederoni Zotin, ô bij Pérendié.
Préj Létres se Paulit ner Efésianet.

Vellézer, Krishti eshte paqa jone, qe bêti te dyjat nje dhé rrezoj murin é mésme te gardhit, kur aboliti armiqesine ne misht te tij, ligjen é porosivé ner urdherata, qe t' i ndertoje ne vété te fyja me nje njérî te ri, dyké bêre paqe, dhé t' i pajtoje mé Pérendine qe te dy me nje trup mé anen é Kryqit, passi vrau armiqesine ne vété te tij. Dhé ardhi, dhé ju ungjillezoj paqe, te larkmevé dhé t' afermevé; sé mé anen é tij kémi qe te dy qasjén tè Ati préj nje Shpirti. Perandaj pra nuke jéni mê te huaj dhé te perjashtme, po bashkeqytétare te Shentorevé dhé shtepiake te Pérendise, te ndertuar mi thémélin' é Apostujvé dhé te Profétevé, dyké qêne gur' i çipit véte Jésu Krishti, me te cilin gjithe ndertésa é trajtuar-bashke rritét ne témpull te shénte me Zotin; me te cilin édhé ju jéni ndertuar-bashke si banoré é Pérendise me Shpirtin.


PAS LUKAJT.



M' atê kohe, i' u-afrua Jésujt nje njérî, i quajtur Jair; dhé ky ish kréj' i Sinagojes; dhé si râ ner kêmbe te Jésujt, i lutéj te hyje ne shtepî te tij; sé kish nje bije te vétem afrô dymbedhjéte vjétsh, dhé ajo po vdisté. Dhé me te vajtur, turmat é shtrengojin rotull. Dhé nje grua, qe i rithté gjak qe dymbedhjéte vjét, é cila shperudhoj gjithe gjên' é saj ner miéket dhé nuke mundi te sherohéj préj nonjejt, u-afrua prapa, dhé préku péshin é robes se tij; dhé sa-kaqe qendroj riédhja é gjakut. Dhé tha Jésuj; Cili esht' ay qe me préku? Dhé si mohojin te gjithe, tha Piétri dhé ata qe ishin mé 'tê; Miéshter, turma te réthon dhé te shtrengon, dhé thua; Cili eshte ay qe me préku? Dhé Jésuj tha; Çékush me préku; sé une mora vésh nje fuqî qe dolli préj méjé. Dhé kur pâ gruaja qe nuke fshihéj, qrdhi dyké u-drédhur dhé i râ ner kêmbe é trégoj perpara popullit per cilin shkak é préku dhé si u-sherua sq-kaqe. Dhé ay i tha; Kij kuraje, ô bije, bésa joté te shpetoj; shkô me paqe. Dhé ték po flisté êdhé, vjén nje préj kréjt te sinagojes, dyké i thêne; Sé vdiq joté-bije; mos é mundô mesonjesin. Po Jésuj, kur degjoj, i' u-pergjéq dyké thêne; mos kij frike; véç bésô, dhé do te shpetoje. Dhé si kyri ne shtepît, nuke lâ te hyje asnje, véç Piétrin dhé Jakobin dhé Joanin dhé t' atin é çupes dhé t' êmen. Dhé te gjithe po qajin dhé é vajtojin. Dhé ay tha; Mos qani; nuke vdiq, po flè. Dhé é perqéshnin, dyké ditur qe vdiq. Po ay, si i nxori jashte te gjithe dhé é zuri per doré, bertiti, dyké thêne: O vajze, ngréhu, Dhé i' u-kthyé shpirti dhé u-ngjall pernjehéré; dhé urdheroj t' i apin te haje. Dhé u-shtankne prinderit é saj; po qy i porositi te mos i thone njeriu sé ç' u-bê.


E DIÉLA XXV.



Lutiuni dhé çpaguajini Zotit Pérendise s' one. I njohur eshte Pérendia ne Judè.
Préj Létres se Paulit ner Efésianet.

Vellézer, ju lutém une, robi me Zotin, te barisni siç vlén per thirrjén, qe u-thirrte, mé ç' dô perunjesî dhé butesî, mé zemergjéresî, dyké duruar njêrjatrin mé dashurî, dyké u-perpiékur te ruani njesine é shpirtit ne lidhjén é paqes. Nje trup é nje shpirt, sikunder u-thirrte mé nje shprése te thirrjés s' uaj; nje Zot, nje bése, nje pagezim; nje Pérendî dhé Ati i te gjithevé, qe eshte mi te gjitha dhé per te gjitha dhé ne te gjithe juvé. Dhé cilitdô préj nésh i' u-dhâ hiri pas mases se dhurates se Krishtit.


PAS LUKAJT.



M' atê kohe, nje Ligjetar i' u-afrua Jésujt dyké é ngare é dyké thêne; Mesonjes, ç' te bêj qe te trashegoj jéten é améshuar? Dhé ay i tha: Ç' eshte shkruar ne ligje? Si kendon? Dhé ay u-pergjéq é tha; Dôj Zotin Pérendine têndé mé gjithe zemren têndé dhé mé gjithe shpirtin tênt dhé mé gjithe forcen têndé; dhé t' afermin tênt si vétén têndé. Dhé i tha; U-pergjégjé dréjt; ketê bêj dhé do te rrosh. Po ay dyké dashur te justifikoje vétén é tij, i tha Jésujt; E cili me eshte i aferme? Dhé u-pergjéq Jésuj, é tha; Nje njérî zbristé préj Jérusalémit ne Jériko dhé râ ner duar kusaresh; te cilet, si é çvéshne dhé é plagosne, shkuan, dyké é lêne gjysme-te-vdékur. Dhé qelloj qe nje prift zbristé asaj udhé é kur é pâ shkoj nga ana tiater. Gjith' ashtu dhé nje Lévit qe vaté n' atê vent, ardhi é pâ dhé shkoj nga ana tiater. Po nje Samaritan dyké udhetuar, érdhi n' atê vent, dhé kur é pâ, u-dhempsherua; dhé u-afrua dhé i lidhi plaget, dyké dérdhur mi 'tô vaj é vére; dhé si é hipi mi kafshen é tij, é solli ne nje gostél dhé i pat kujdés. Dhé te nésermén, kur dolli, nxori dy dénaré dhé i dhâ gostélarit dhé i tha; Kij-é kujdés; dhé ç' te shperudhosh mê téper, do t' t' i ap une, me te kthyér. Cili pra nga keta te trè te dukét sé ka qêne i aferm' i atî qe râ ner duar te kusarevé? Dhé ay tha; Ay qe trégoj meshire per 'tê. I tha pra atî Jésuj; Shkô, é bêj dhé ti gjith' ashtu.


E DIÉLA XXVI.



Arthe, ô Zot, meshira joté mi nè. Ngazellohuni, ô te dréjte me Zotin.
Préj Létres II se Paulit ner Efésianet.

Vellézer, barisni si diéma drité (sé pém' é Shpirtit eshte me ç' dô miresî é dréjtesî é te vertéte), dyké provuar ç' eshte é pelqyér tè Zoti. Dhé mos u shokeroni ne véprat é papémeshmé t' érresires, po mê téper i qertoni. Sé atô qe bêhén fshéhurazi préj syrésh, eshte turp dhé te thuhén. Po gjith' atô qe qertohén, çfaqén préj drites; sé ç' dô gjê qe çfaqét eshte drite. Perandaj thote; Ngréhu ti qe flè dhé ngjallu se vdékuresh, dhé do t' te ndriçoje Krishti. Shikoni si te barisni mé kujdés, jo si te paditur, po si te ditur, dyké çperblére koehn, sé ditet jane te keqia. Perandaj mos u-bêni te çmendur, po kupetoni ç' eshte dashuria é Zotit. Dhé mos u-déhni mé vére, ne te cilin eshte prodigerî, po mbushuni mé Shpirt, dyké kuvenduar me vété, mé psalmé dhé hymné dhé kênge shpirterishté, dyké i kenduar é dyké i psallur Zotit ne zemren tuaj.


PAS LUKAJT.



Tha Zoti ketê parabole; Nje njériu te pasur i solli téper drithe vendi; dhé po méndohéh me vété dyké thêne; Ç' te bêj, sé kam ku te bléth pémet é mia? Dhé tha; Ketê do te bêj; do t' i rrezoj grunarét é mia dhé do te ndertoj mê te mdha; dhé do te mbléth atjé gjithe dritherat é mia dhé te mirat é mia; dhé do t' i thém shpirtit t' im; Shpirt, kè shume te mira qe gjéndén per shume vjét; prêhu, haj, pi, é defrè. Po Pérendia i tha; O i çmendur, ketê nate do te kerkojne shpirtin tênt préj téjé; atô pra qe gatité, te kujt do te jéne? Keshtu eshte ay qe mbléth thésaré per vétén é tij dhé nuke pasurohét tè Pérendia. Dyké thêne ketô, therristé; Ay qe ka véshe per te degjuar lé te degjoje.


E DIÉLA XXVII.



Zoti eshte fuqia imé dhé kênga imé. Zoti dyké me munduar me aresoj.
Préj Létres se Paulit ner Efésianet.

Vellézer, forcohuni me Zotin dhé pushtèt te fuqise se tij; vishni panoplin' é Pérendise qe te muntni te qendroni kunder miéshterivé te diallit; sé nuke kémi lufte kunder gjaku dhé mishi, po kunder urdheravé, kunder pushtétévé, kunder zoterijvé te botes s' érresires se ketî shékulli, kunder shpirtévé te ligesise ne qiéllorét. Perandaj mérrni me vété panoplin' é Pérendise, qe te muntni te bêni balle ne diten é kéqé dhé te qendroni me kêmbe si te kéni bêre te gjitha. Qendroni pra ngjéshur mézin tuaj mé te vertéten dhé véshur thurakun é dréjtesise dhé mbathur kêmbet mé gatitjén é Ungjillit te paqes. Mi te gjitha, si te merrni mburonjen é béses, mé te cilen do te muntni te shuani gjithe shigjétat é zjarta te te ligut, dhé prisni hélmèn' shpetimit dhé thiken é Shpirtit, qe eshte fiala é Pérendise.


PAS LUKAJT.



M' atê kohe, Jésuj ishté dyké mesuar ne nje préj sinagojavé me te Shtunat. Dhé ja ku ush nje grua, é cila kishté fryme semundjéjé tétembedhjéte vjét. Dhé ish é krrusur dhé s' muntté te ngrihéj perpjéte faré. Dhé kur é pâ Jésuj, é thirri afer, é i tha; Grua, shpetové préj semundjés s' até. Dhé vuri duarte mi 'tê; dhé pernjehéré u-dréjtua dhé lavderonté Pérendine. Po i par' i sinagojes u-pergjéq, i zemeruar sé jésuj sheronté te Shtune, é i théshté gjindjés: Ka gjashte dite, ne te cilat duhét punuar; ne ketô pra éjani sherohuni dhé jo diten é se Shtunes. I' ú-pergjéq pra Zoti é i tha; Hypokrit, cilidô préj jush te Shtune nuke zgjith kan' é tij a gomarin é tij préj grazhdit dhé é shpié éi ép uje? Edhé kio, qe eshte é-bij' é Abrahamit, te cilen é lidhi Satani ketu é tétembedhjéte vjét, nuke duhéj te zgjidhéj préj ketî vargoj diten é se Shtunes? Dhé kur po théshté ketô, turperohéshin gjith' ata qe i kundreshtoheshin; dhé gjithe populli gezohéj per gjithe punet é lavderuara qe bêheshin préj tij.


E DIÉLA XXVIII.



Kendojini Pérendise s' one kendojini.
Gjithe kombét; trokisni duarte.
Préj Létres se Paulit ner Kolosianet.

Vellézer, perhirojme Pérendine dhé Atin qe na bêri te Zoterit ne piése te shortes se shentorevé ne drite; i cili na shpetoj préj pushtétit t' érresires dhé na persolli ne mbréterî te Birit te dashurise se tij; me te cilin kémi çperblimin mé anen é gjakut te tij, ndjésen é mekatévé; i cili eshte kor' é Pérendise se padukur, i parelinduri i gjithe kriéses. Sé préj atî u-krijuan te gjitha sa jane ne qiéjte dhé sa jane mbi dhèt, te dukurat dhé te padukurat, a froné a zoterira, a urdheré, a pushtété; te gjitha jane krijuar mé ane te 'tij dhé per 'tê. Dhé ay eshte perpara te gjithavé, dhé te gjitha qendrojne me 'tê; dhé ay eshte kréj' i trupit te Kishes, i cili eshte nisja é parelindur préj se vdékuresh, qe te bêhét ay i pare me te gjitha.


PAS LUKAJT.



(Shih Ungjillin é Steratervé, ne Dhjétor.)


E DIÉLA XXIX.



(Apostull thuhét ay i Steratervé; shih ne Dhjétor.)


PAS LUKAJT.



M' atê kohe, ték hynté jésuj ne nje katunt, i dualle perpara dhiéte burra léproze, te cilet qendronin lark; dhé keta ngritne zêrin, dyké thêne; Jésu, miéshter, meshirôna. Dhé kur i pâ, u tha; Shikoni dhé trégohuni té prifterit. Dhé ték po shkonin, u-spastruan. Dhé nje préj syrésh, kur pâ sé u-sherua, u-kthyé dyké lavderuar Pérendine mé zê te math; dhé râ mi faqé ner kêmbet é tij, dyké é perhiruar; dhé ky ish Samaritan. Dhé u-pergjéq Jésuj é tha; Nuke u-spastruan dhjéte? po ku jane te nêntet? Nuke u-kthyé per te lavderuar Pérendine, véç ky i huaj. Dhé i tha; Ngréhu é shkô; bésa joté te shpetoj.


E DIÉLA XXX.



Ti, ô Zot, te na ruash é te na permbash. Shpetô-me, ô Zot, sé humbi oshenari.
Préj Létres I se Paulit ner Kolosianet.

Vellézer, véshni, si te zgjédhur Pérendié, te shénjte dhé te dashur, mushkerî meshiré, miresî, perunjesî, butesî, zemergjéresî; dyké duruar njêrjatrin é dyké falur njérjatrin, ne ka njérî nonje zihjé kunder nonjejt; sikunder ju fali dhé Krishti, keshtu dhé ju. Dhé mi te gjitha ketô véshni dashurine, é cila eshte légetyra é perfékterise; dhé paqa é Pérendise lé te urdheroje ner zemrat tuaja, ne te cilen u-thirrte ne nje trup; dhé bêhuni mirenjohes. Fiala é Pérendise lé te banoje ner juvé pasurisht, mé ç' dô urtesî; dyké mesuar é dyké keshilluar njêrjatrin, mé psalmé dhé hymné dhé kênge shpirtoré, dyké kenduar mé hir ner zemrat tuaja Zotin.


PAS LUKAJT.



M' atê kohe, nje njérî i' u-afrua Jésujt, dyké é ngare é dyké thêne; Miéshter i mire, ç' te bêj qe te trashegoj jéten é améshuar? Dhé i tha Jésuj; Persé me thua te mire? Asnje s' eshte i mire, véç nje, Pérendia. I di porosite; Mos kurverô; Mos vraj; mos vith; mos ép deshmim te rréme; Ndérô t' et-âte é t' et-ême. Dhé ay tha; Ketô te gjitha i ruajta qe préj dialerise s'imé. Dhé kur degjoj ketô Jésuj i tha; Edhé nje te mungon; shit gjithe sa kè dhé perndaja' u te varfervé, dhé do te késh thésar ne qiéll, dhé éja, biér-me pas. Dhé kur degjoj ketô, u-hélmua shume; sé ish i pasur fort. Dhé kur é pâ Jésuj qe u-hélmua shume, tha; Sa veshtire do te hyjne té mbréteri' é Pérendise ata qe kane pasurira! Sé eshte mê léhte te shkoje nje kamilé neper vêren é nje gjelpêré sé nje i pasur te hyje ne mbréterî te Pérendise. Dhé thane ata qe degjuan; Cili valle munt te shpetohét? Dhé ay tha; Te pamundeshmét per njérezit jane te mundeshmé per Pérendine.


E DIÉLA XXXI.



O Zot, shpetô popullin tênt dhé bekô-é trashegimin tênt. Té ty, ô Zot, Pérendia imé, do te therrés.
Préj Létres I se Paulit té Timothéu.

Bir Timothé, fiala eshte é vertéte dhé é vyér per ç' dô bésim, qe Jésu Krishti ardhi ne bote per te shpetuar mekataret, nga te cilet i pari jam une. Po per ketê u-meshirova, qe te trégoje Jésu Krishti té mua i pari têre zemergjéresine, si nje shembell per ata te cilet kishin per te bésuar té ay ne jéte t' améshuar. Dhé Mbrétit te jétevé te pavdekur, te padukur, se vétemes Pérendî se urte, ndér é lavdî me jéte te jétevé. Amen.


PAS LUKAJT.



M' atê kohe, kur afrohéj Jésuj ne Jériko, nje i vérber rinté prane udhes dyké lypur. Dhé kur degjoj turmen qe shkonté, pyéti ç' qè. Dhé i thane sé shkon Jésu Nazaréasi. Dhé thirri dyké thêne; Jésu, Bir i Davidit, meshirô-me. Dhé ata qe shkonin perpara é qertonin qe te héshte; po ay therristé aqe mê téper; ô Bir i Davidit, meshirô-me. Dhé Jésuj qendroj, dhé urdheroj t' i' a siéllin; dhé kur u-afrua, é pyéti dyké thêne; ç' dô qe te te bêj? Dhé ay tha; Zot, qe te me hapén syte. Dhé Jésuj i tha; Hap-i syte. Bésa joté te shpetoj. Dhé mé nje hére i' u-hapne syte, dhé i vénté pas, dyké lavderuar Pérendine; dhé gjithe populli, kur pâ, perlevoj Pérendine.


E DIÉLA XXXII.



Zoti do t' i ape fuqî popullit te tij. Lavderoni Zotin, ô bij Pérendié.
Kendimi préj Létres I se Paulit té Timothéu.

Bir Timothé, fiala eshte é vertéte dhé é vyér per ç' dô bésim. Sé perandaj po mundohémi dhé qertohémi, sé kémi shprése té Pérendia é gjalle, i cili eshte shpetimtar' i gjithe njeresvé, dhé mê téper i bésnikevé. Ketô gjêra porosit dhé mesô. Asnje lé te mos kortémonjoe risine têndé, po bêhu shembell per bésniket, ne fiale, ne kuvérsate, ne dashurî, ne shpirite, ne bése, ne qashterî. Gjér sa te vij, kij mendjén per kendim, per éksortate, per doktrine. Mos plogerô hirin qe eshte me ty, qe te eshte dhêne mé ane profétié, mé mivênién é duarvé te présbyterise. Ketô méditô, ne ketô jij, qe perparimi yt te jéte i çfaqur me te gjithe.


PAS LUKAJT.



M' atê kohe, shkonté Jésuj nga Jérikoja. Dhé ja nje njérî, i quajtur Zakhé; dhé ky ish kryékumérqar dhé ish i pasur. Dhé kerkonté te shikonté cili eshte Jésuj; dhé s' muntté nga turma, sé ish i vogel nga shtati. Dhé réndi perpara dhé u-ngjit mi nje man qe t' a shekoje; sé nga ajo udhé kish per te shkuar. Dhé kur ardhi Jésuj m' atê vent, ngriti syte perpiéte dhé é pâ; dhé i tha; Zakhé, zbrit shpéjt; sé sot duhét te mbétém té shtepia joté. Dhé zbriti mé nxitim dhé é priti mé gas. Dhé kur é pane, grindeshin te gjithe, dyké thêne; Sé vajti te zbrése té shtepi' é nje njériu mekatar. Dhé qendroj Zakhéu é i tha Jésujt; Ja, Zot, gjysmen é gjêse s' imé u' a jap te varfervé. Dhé ne i mora njériu gjê mé kallezim te rréme, do t' i' a kthéj prape katerpliké. Dhé i tha Jésuj; Sot ardhi shpetim ne ketê shtepî, sé dhé ky eshte bir Abrahami; sé i Bir' i njériut ardhi te kerkoje é te shpetoje atê qe eshte humbur.