E DIÉLA É SHEN THOMAJT



NE MBRÊMESORÊ

Ne Thirrtorét thuhén ketô Vargezimé, dyké persedytur kater te parât, me T. I:

Dyké qêne dyérte te mbyllura, kur ishin mblédhur Dishépujte, hyré béfas, ô Jésu i têrefuqishim, Pérendia jone; dhé, si qendrové ne mést, u dhè paqen dhé i mbushé me Shpirt Shénjt; dhé i porosité te présin é te mos ndahén nga Jérusalémi gjér sa te vishén me fuqine se larti. Perandaj po te therrésim: Ndriçimi, ngjallja dhé paqa jone, lavdi me ty.

Tête dite pas Ngjalljés s'até, ô Zot, u-duké ner Dishépujt é tu ne vent ku qêne mblédhur dhé u thirré: Paqe me ju. Dishépullit qe s'bésonté i trégové duarte dhé brinjen é panjolleshmé dhé ay u-bint é te therristé: Zoti im dhé Pérendia imé, lavdi me ty.

Thomaj, qe thuhéj Binjak, nuk ish me ta, kur hyré, ô Krisht, dyké qêne dyérte te mbyllura, dhé perandaj nuk i bésonté atô qe i thane. Po ti, ô i Mire, nuke hézitové t’i trégosh brinjen tende te pacinuar dhé plaget é duarvé dhé te kêmbevé. Dhé ay, si préku dhé pâ, te njohu qe je Pérendi jo é çvéshur dhé njéri jo i vogel, dhé therristé: Zoti im dhé Pérendia imé, lavdi me ty.

Kur Dishépujte qêne te trembur, me diten é tétte, u qendroj perpara Shpetimtari atjé ku qêne mblédhur; dhé, si u dha paqen, i thirri Thomajt: Eja, ô Apostull, prék pellêmbet me te cilat mberthyén péronat. Oh, mosbésim i mire i Thomajt! Solli ne njohjé zemrat é bésnikevé! Dhé ay me frike thirri: Zoti im dhé Pérendia imé.

T. II - Pas Ngjalljés s'até, ô Zot, kur qéne mblédhur Dishépujt é tu dhé dyérte mbyllur, qendrové ne mést dhé u falé paqen. Dhé si u-bint Thomaj me pamjén é duarvé dhé te brinjes s'até, te rreféu Zot dhé Pérendi, qe shpeton atà qe bésojne me ty, ô njéridashes.

T. II - Dyké qéne dyérte te mbyllura, qendroj Jésuj perpara Dishépujvé dhé u jépté kuraje dhé paqe; pastaj i thote Thomajt: Perse nuke béson qe u-ngjalla se vdékuresh? Sill ketu doren tende dhé é ver ne brinjen t'imé dhé shikô; se nga mosbésimi yt, mesuan te gjithe Pesimét dhé Ngjalljén dhé therrésin me ty: Zoti im dhé Pérendia imé, lavdi me ty.

Lavdi é Tani - T. T. II - Dyké qéne dyérte mbyllur, ô Krisht, qendrové perpara Dishépujvé. Ahéré Thomaj ékonomerisht nuk u-gjént me ta; se thoshté: Nuke do te bésoj, ne mos é pafsha dhé une Zotin. Dua te shoh brinjen, ngaha dolli gjaku, uja dhé pagezirni; te shoh plagen, préj se ciles u-sherua plaga é madhé, njériu; te shoh qe nuk ish hié, po mish dhé éshtera. O Zot, qe shkélé vdékjén dhé lajmerové Thomane, lavdi me ty.

Pasvargjé - T. IV

O çudi é mahniçimé! Mos-bésimi lindi bése te shigurte; se Thomaj tha: Ne mos pafsha, nuke do te bésoj. Dhé passi préku brinjen, théologonté per atê qe u-misherua, qe ish vête i Bir' i Pérendise; njohu qe pesoj truperisht; é leçiti Pérendin' é ngjallur, dhé thirri me zê te shkelqyér: Zoti im dhé Pérendia imé, lavdi me ty.

Vark - Levdô Zotin, ô Jérusalem; lavderô Pérendine tende, ô Sion.

O çudi é mahniçimé! Bari préku ziarrin dhé shpetoj; se Thomaj vuri doren té brinja é ziarrte é Pérendise Jésu Krisht, dhé nuk u-doq nga prékja; se mos-bésimin é shpirtit é kthéu ne bése te nxehéte dhé thirri théllazi préj shpirtit: Ti je Zoti im dhé Pérendia, qe u-ngjallé se vdékuresh. Lavdi me ty.

Vark - Se forcoj llozét é dyérvé te tua.

O çudi é mahniçimé! Joani râ me kraherorin é Fiales, dhé Thomaj u-vléresua te préke brinjen; njêri nxiér s'andéjmi nje théllesire te tmérruar Théologie, dhé tjatri u-vléresua te na inicioje ékonomine; se trégon faqéza provat é Ngjalljes s'até, dyké thirrur: Zoti im dhé Pérendia imé, lavdi me ty.

Lavdi é Tani - T. T. I - O njéridashes, shumica é meshiravé te tua esht é madhé dhé é paimaginuarshmé; se pâté zemren é gjére, kur shuplakoheshé préj Judéjvé, kur prékeshé préj Apostullit, dhé kur ngiteshé préj kundreshtarevé te tu. Si u-misherové? Si u-kryqesové, ô i pamekateshme? Pô jép-na ment, si Thomajt, qe te te therrésim: Zoti im dhé Pérendia imé, lavdi me ty.

Perleshoré - T. i Rende

Dyké qêne varri i shiluar, ô jeté, lindé préj varrit, ô Krisht Pérendi; dhé dyké qêne dyérte mbyllur, u qendrové perpara Apostujvé, ô ngjallja é te gjithevé, dhé perserité ner né fryme te dréjte me anen é tyré, pas perdellimit tênt te math (tri hère).

NE MENGJÉS

Ndenjesoré

T. I - Pas «Tu lithu sfragisthéntos» - Nga frika é Judéjvé kur qêne fshéhur Dishépujte, te permblédhur ne Sion, ô i mire, hyré ner ta, dhé dyké qêne dyérte mbyllur, qendrové ne mes te tyré dhé i gezové; dhé u trégové duarte dhé plaget é brinjes s'até se panjolleshmé, dhé Dishépullit qe s'bésonté i thé: Sill doren dhé shih qe une vête jam, qe pesova per ty (dy hère).

T. II - Pas «Ton tafon su Sotir» - O jeté, u qendron, kur qéne dyérte mbyllur, dhé brinjen u trégon Apostujvé te gjithe, édhé kêmbet édhé duarte, dhé Ngjalljén tende préj varrit u provon, ô Krisht; mirpo Thomaj nuk ndodhéj; perandaj pra thosh: Ne mos é pafsha dhé une, fialevé tuaja s' u bindém (dy hère).

Gjith'ashtu - Brinjen si m'a pé, édhé çpojtjét préj péronjash, Thoma, perse s'béson Ngjalljén t’imé te vertéte? i thoshté Zoti Jésu Krisht, kur u-ngjall préj se vdékuresh, édhé u-fanés ner Apostujte pa tréguar; dhé Binjaku u-bint dhé i therristé Krijétarit: Pérendia imé dhé Zot (dy hère).

«Qe prej dialerise s'imé», pastaj:

Parevark

Levdô Zotin, ô Jérusalem; lavderô Pérendine tende, ô Sion.

Vark - Se forcoj llozét é dyérvé te tua.

Shkurtoré - T. T. IV

Me doren kuriozé Thomaj nxoniti brinjen tende jétefalésé, ô Krisht Pérendi; se, kur hyré dyké qéne dyérte mbyllur, therristé me Apostujt é tjére: Ti je Zoti im dhé Pérendia imé.

Shpia

Cili é ruajti ahéré pellêmben é Dishépullit te pashkrire, kur iu-afrua brinjes se ziarrte se Zotit? Cili i dha quxim dhé mundi te préke ashte te flageshmé? Pa dyshim ajô qe u-prék; se po te mos i jépté brinja fuqi dores se baltte, si do te muntté te prékté pesimét qe tronditne qiéllin é dhéne? Ky hir iu-dha Thomajt qe t'a préke dhé t’i therrése Krishtit: Ti je Zoti im dhé Pérendia imé.

Gjithe sot, te Diélen é Dyte pas Pashkes, kremterojme inauguraten é Ngjalljés se Krishtit, dhé prekjén é Apostullit Shen Thoma.
Ne mos e ndalon klyç'i barkut a i varrit,
qysh do t'a ndaloje sulmin tent, ô Shpetimtar, klyç préj dyérsh?
Me nermjétimét é Apostullit tent Thoma, o Krisht Pérendia jone,
meshirô-na. Amen.

ZBRITESORÉ te Pashkes - Ungjilli Mengjézor I

Dergimesoré - T. III

Si nxonité me doren tende plaget é trupit t'im, ô Thoma, mos kij dyshim qe u-plagosa per ty, jij me nje mendjé me Dishépujte dhé Pérendin' é gjalle leçit (dy hère).

Sot bié ère prenvére dhé vallézon kriés' é ré; sot zgjidhén klyçét é dyérvé dhé te pabésise se mikut Thoma qe therrét: Zot dhé Pérendia imé.

Lavderimé T. I

Pas «Panéfimi Martirés» - Pas Ngjalljés s'até se tmérreshmé préj varrit, Jétedhênes, siç nuk i zgjidhé shilat, ô Krisht, te varrit tent, ashtu, dyké qêne dyérte te mbyllura, hyré té Apostujt é tu dhé i gezové, dhé u falé Shpirtin tent te dréjte nga perdellirni i paaneshme (dy hère).

Thoma Binjaku nuke qé bashke me atâ, ô Zot, kur u-duké ner Dishépujte; andaj pra nuke bésoj Ngjalljén tende, édhé shokevé u thosh: Ne mos vênça gishtin t’im permi brinjen é tij dhé ne çpojtjét é péronavé, nuke do bésoj qe u-ngjall se vdékuresh.

Prék-me sikunder desheron, Krishti i tha Thomajt, ver doren tende édhé njih qe kam éshtera, édhé trup tedhéshme, dhé i pabése mos u-bêj, dhé ketô dhé te tjérat i bésô. Dhé ay thirri: Pérendia édhé Zoti im ti ké qêne; lavdi Ngjalljés s'até.

Lavdi - T. T. II - Tête dite pas Ngjalljés s'até, ô Jésu Mbrét, Fial' é vétemlindur é Atit, u-duké ner Dishépujt é tu, dyké qêne dyérte mbyllur, dhé u falé paqen tende, dhé Dishépullit qe nuke bésonté i trégové shenjat. Eja, prék-m'i duarte dhé kêmbet dhé brinjen é améshuar. Dhé ay u-bint é te therristé: Zoti im dhé Pérendia ime, lavdi me ty.

NE MÊSHE

Hyrtoré é Pashkes, Perleshoré é Shen Thomajt, dhé Shkurtoré é Pashkes.

APOSTULL

I math eshte Zoti yne dhé é madhé fuqi' é tij.
Lavderojéni Zotin, se esht i mire.
Kendimi préj Aktéve t'Apostujvé.


M'atô dite, u-bêne shume shenja dhé çudira ne popull mé duart é Apostujvé; (Dhé ishin te gjithe ne porke te Salomonit. Dhé nga te tiéret asnje s'kuxonté t’i ngisté; po i madheshtonté populli. Dhé me téper shtoheshin shumica burrash é grash, qe i bésonin Zotit); sa nxirnin jashte neper shéshét te semuret dhé i vinin ner shtraté dhé shtrésa qe, dyké ardhur Piétri, t’i bjére hij' é tij dobaré nonjejt préj syrésh. Dhé po mblidhéj ne Jérusalem dhé shumica é qytétévé rrotull, dyké siélle te semure dhé te ngare préj frymerash te ndyra, te cilet sheroheshin te gjithe. Dhé u-ngrit Kryéprifti dhé gjith' atà qe ishin me te, qe ishin nga hérésia é Sadukéjvé dhé u-mbushne me zernerim dhé vune duarte mi Apostujte dhé i çuan ne burk te boteshme. Po Engjelli i Zotit hapi naten dyért é burgut dhé i nxori dhé u tha: Shkoni dhé qendroni é flisni ne shenteroré gjithe fialet é kesaj jeté.

UNGJILL - PAS JOANIT

Si u-ngrys atê dite, qe ish é par' é Javes... (Shih Ungjillin Mengjézor IX).

Ne «Véçan Têreshénjten» thuhét:

T. I
- Ty, lampaden é ndriçimé dhé nênen é Pérendise, lavdin' é perzilishmé dhé me te larten se gjithe kriésat, me hymne te madheshtojme.

Kungatoré

Levdô Zotin, ô Jérusalem, dhé lavderô Pérendine tende, ô Sion.

Ne vent te «Pâme driten»: «Krishti u-ngjall», é cila thuhét gjér me Shéstjé.

* * *