E DIÉLA É SAMARITANÉS



NE MBRÊMESORÉ

Thirrtoré

Thuhén kater Vargezimé te Tingellit IV, pastaj ketô tri te Mespésedhjétorés, dhé tri te Samaritanés:

T. IV
- Ardhi méserim’ i ditevé, qe nisin nga Ngjallja shpetimtaré dhé shilohén me Pésedhjétorén é hyjeshmé, é cila ndrit me shkelqimét é te dyjavé, dyké i bashkuar te dyja, dhé mburrét se paretrégon qe afrohét lafti i Shéstjes Zoteroré.

Siona degjo dhé u-ngazellua, kur u-ungjillezua Ngjallja é Krishtit; dhé diémat é saj bésnike u-gezuan, kur é pane dhé kur u çperlau me Shpirt njollen é Krisht-vrasjés. Pô stolisét per te krémteruar méserimin gazmor te ketyré te dyjavé.

U-afrua dérdhja é pasur é Shpirtit Shénjt ne te gijthe, siç eshte shkruar; vadéja leçit qe shkoj gjysma é kohes qe nga vdékja, varrimi dhé Ngjallja é Krishtit pas zotimit te vertéte qe u dha Dishépujvé per fanésjén é Ngushellimtarit.

T. I - Qendrové prane burimit, ô burim i çudiravé, me oren é gjashtte, per te roberuar pémen é Eves; se me te Eva dolli préj Parajses nga rréjtja é gjarperit. U-afrua pra Samaritanja per te marre uje, te cilen, kur é pâ Shpetimtari, tha: Ném uje te pi, dhé une do t’te mbush me uje qe kecén; dhé é mençura réndi ne qytét, dhé i lajmeroj popullit me nje hère: Eni, shikoni Zotin Krisht, Shpetimtarin é shpirtévé tona.

T. II - Kur ardhi Zoti ne pus, Samaritanja é pyésté te meshireshmin: Fal-me ujen é béses, dhé do te marr çurkat é fontit, ngazellim édhé çperblim. O Zot Jétedhênes, lavdi me ty.

T. II - Biri i bashkepaniseshme dhé i bashkaméshuar dhé Fiala é Atit qendroj prane burimit, burimi i sherimévé; dhé nje grua nga Samaria ardhi te marre uje; te cilen, kur é pâ Shpetimtari, tha: Ném uje te pi, dhé shkô é thirr burrin tênt. Dhé ajô, dyké folur si me njéri dhé jo si me Pérendi, dhé dyké dashur te fshihéj, thoshté: S'kam burre. Dhé Mesonjesi i tha: Mire thé S'kam burre, se ké patur pèse dhé ay qe ké tani s'eshte burri yt. Dhé ajô, é çuditur mi keté fiale, réndi ne qytét dhé i therristé popullit, dyké thêne: Eni, shikoni Krishtin, qe i dhuron botes perdellimin é math.

Lavdi - T. T. II - Prane pusit te Jakobit Jésuj gjéti Samaritanén, dhé lyp uje préj saj ay qe mbulon dhéne me ré. O çudi! ay qe rri mi Qérubimét kuvendonté me nje grua mérétrike; kerkonté uje ay qe dérth burimé dhé liqéné ujerash, se déshté t'a shpetoje me te vertéte atê qe ndiqéj préj armikut luftetar, dhé te vadite me uje jeté atê qe digjéj tmérrerisht ner paudhesira, si i vétem i meshireshme dhé njéridashes.

Tani - T. IV - Proféti David...

Pasvargjé

Thuhét Pasvargu i pare i Tingellit IV, dhé pastaj «Pashke hiéroré» me Vargjét.

Lavdi - T. T.IV
- Kur u-duké mi dhé pas urdherimit te patréguar, ô Krisht Pérendi, dhé degjoj Samaritanja fialen tende njéridashesé, là shtêmben ne pus dhé réndi dhé u tha atyrévé qe ishin ne qytét: Eni, shikoni zemernjohesin. Mos eshte ky Krishti qe pritét, qe ka perdellimin é math?

Tani - Dit' é Ngjalljés...

Perleshoré

Me pare thuhét é Tingellit IV, pastaj é se Krémtés:

T. T.IV
- Sot qe méseron é krémtja, shpirtin t’im qe ka étjé vadit-é me çurka piététi; se u thirré te gjithevé, ô Shpetimtar: Kush ka étjé lé te vije té mua dhé lé te pije. O Krisht Pérendi, burim i jetés, lavdi me ty.

NE MENGJES

Ndenjesoré, Degjim dhé Shkallésa te Tingellit IV

Shkurtoré - T. T.IV

Samaritanja ardhi ne pus me bése, dhé te pâ ty, ujen é urtesise, me te cilen si u-vadit pasurisht, trashegoj mbréterin' é larte é perkujtuara.

Shpia

Lé te degjojme myshtérét é ndéruara qe na i trégon Joani si ngjajtin ne Samari; si Zoti flisté me nje grua, dhé i lypi uje ay qe mblodhi ujerat ne permblédhjét é tyré, i bashkefroneshmi me Atin é me Shpirtin; se ardhi te kerkoje koren é tij per jeté i perkujtuari.

Synaksar

Gjithe sot, te Diélen é Peste pas Pashkes, krémterojme te krémtén é Samaritanés, é cila pastaj deshmoj me êmerin Fotini.
Ardhé te marresh uje te dhéshmé, ô grua,
Dhé more ujen, me te cilen çperlavé njollat é shpirtit.
Me nermjétimet ê Deshmores s'ate Fotini, ô Krisht Pérendi, meshirô-na. Amen.

ZBRITESORÉ te Pashkes, UNGJILL Mengjézor VII

Dergimesoré - T. II

Me pare é Pashkes, pastaj kjô é Samaritanés dhé é Méspésedhiétorés:

Vajté ne Samari, ô Shpetimtari im i têrefuqishim, dhé fole me nje grua, dhé i kerkové uje per te pire, ti qe u burové uje Hébréjvé préj nje shkêmbi te perpiéte, te cilen é pruré té bésa joté dhé tani gezon jéten ner qiéj per jeté.

Kur méseronté é krémtja, ardhé, ô njéridashes, ne shenteroré dhé flisnjé: Ju qe kini étjé, éjani té mua dhé mérrni uje te gjalle qe kecén, me te cilen do te gezoni te gjithe defrim dhé hir dhé jeté te pavdékur.

Lavderimé

Kater Vargezimé te Tingellit IV, dhé pastaj «Pashke hiéroré» me Vargjét.

Lavdi - T. T.II
- Kryéburimi i jetés, Jésuj Shpetimtari yne, qendroj prane burimit te Patrikut Jakob, dhé lypté uje per te pire nga nje grua Samaritané. Dhé, kur i foli ajô per mosqasjén é Judéjvé, Krijétari i urte me fiale te urta é shpié te kerkoje me téper ujen é améshuar; te cilen si é mori, u leçiti te gjithevé, dyké thêne: Eni, shikoni Pérendine dhé njohesin é te fshéhtavé, qe ardhi truperisht per te shpetuar njérine.

Tani - Dit' é Ngjalljés...

NE MÉSHE

Hyrtoré é Pashkes, Perleshoré é Tingellit IV, Pastaj «Sot qe méseron e krémtja», é Shénjtit te Kishes, dhé Shkurtoré é Pashkes.

APOSTULL

Sa te medha jane véprat é tua, ô Zot; te gjitha i bêré me urtesi.
Békô Zotin, o shpirti im.
Kendimi préj Aktévé t'Apostujvé.


M'atô dite, Apostujte, qe u-perndane nga ndjékja qe u-bê per Stéfanin, udhetuan gjér ne Fénike dhé ne Kypre dhé n'Antioki, dyké mos i leçitur fialen asnonjejt véç se Judéjvé vétem. Dhé ca nga atà ishin njéres Kypriane dhé Qirinéas, te cilet, kur hyjtin ne Antioki, u flisnin Hélénistevé, dyké ungjillezuar Zôtin Jésu. Dhé dora é Zotit ish me ta; dhé nje numur i math bésuan dhé u-kthyén me Zotin. Dhé ardhi lajme per ketô gjêra ne véshet é Kishes qe ish ne Jérusalém; dhé derguan Barnaben qe te shkoje gjér ne Antioki. I cili, kur vajti dhé pâ hirin é Zotit, u-gezua dhé i éksortonté te gjithe te mbétén me Zotin me qellim zemré, se ish nje njéri i mire dhé plot me Shpirt Shénjt dhé me bése; dhé u-shtua miaft popull me Zotin. Dhé Barnaba shkoj ne Tarse qe te kerkoje Saulin; dhé, si é gjéti, é pruri ne Antioki. Dhé nje mot te têre mblidheshin ne Kishe dhé mesonin miaft popull, dhé dishépujte u-quajtin te Krishtére per te paren hère ne Antioki. Dhé ne ketô dite, zbritne proféter préj Jérusalémit ne Antioki. Dhé u-ngrit nje préj syrésh, i quajtur Agab, dhé shenoj me anen é Shpirtit Shénjt qe do te ngjase nje famine é madhé me têre boten, é cila ngjau me ditet é Qésar Klaudit. Ahéré dishépujte, si pas fuqise sicilidô, i dhane funt t’u dergojne ndihma vellézervé qe banonin ne Judé; te cilen é bêne, dhé u'a derguan pléqvé me doren é Barnabes dhé te Saulit.

UNGJILL - PAS JOANIT

M'atê kohe, vjén Jésuj ne nje qytét te Samarise, te quajtur Sihar, afer ares qe i kish dhêne Jakobi te birit te tij Joséf; dhé atjé qé pus' i Jakobit. Jésuj pra, i lodhur préj udhetimit, ndenji prane pusit; dhé ora ish sidonja gjashte. Vjén nje grua préj Samarise per te marre uje. I thote Jésuj. «Ném te pi». (Se dishépujt é tij kishin shkuar ne qytét per te blère te ngrêna). I thote pra gruaja Samaritané: «Si ti, qe je Judé, lyp uje préj méjé, qe jam nje grua Samaritané? Se Judéjte s'kane marredhênié me Samaritanet». U-pergjéq Jésuj dhé i tha: «Pô te dijé dhuretin' é Pérendise dhé cili esht ay qe te thote, Ném te pi, ti do t’i lypjé dhé do t’te kishté dhêne ujen é gjalle». I thote gruaja: «Zot, as kove s'ké, édhé pusi eshte i thélle. Ngaha pra é ké ujen é gjalle? Mos je ti me i math se âti yne Jakob, i cili na é dha pusin dhé qe piu vête préj tij dhé te bijte, dhé bageti' é tij?» U-pergjéq Jésuj dhé i tha: «Cilidô qe pi préj keti uji do te kéte prape étjé; po ay qe te pije préj ujit qe do t’i jap une do mos kéte étjé per jeté; po uja qe do t’i jap do te bêhét tek ay burim uji qe kecén me jeté t'améshuar». I thote gruaja: «Zot, ném kéte uje, qe te mos kém étjé as te vij ketu te marr uje». I thote Jésuj: «Shkô, thirr burrin tênt dhé éja ketu». U-pergjéq gruaja dhé tha: «S'kam burre». I thote Jésuj: «Mire thé qe s'kam burre; se pâté pèse burra, dhé ay qe ké tani nuk eshte burri yt; ketu fole te vertéten». I thote gruaja: «Zot, shoh qe ti je profêt. Aterit tane kane adhuruar ne keté mal; po ju thoni qe ne Jérusalem eshte vendi ku duhét adhuruar». I thote Jésuj: «Grua, bésô-me qe vjén ora, kur as ne keté mal, as ne Jérusalem do t'a adhuroni Atin. Ju adhuroni atê qe nuke dini; né adhurojme atê qe dime; se shpetimi vjén préj Judéjvé. Po vjén ora, dhé tani eshte, kur adhuronjesit é vertéte do t'a adhurojne Atin me Shpirt dhé me te vertéte; se te ketille i dô Âti atà qe é adhurojne. Pérendia eshte Shpirt dhé adhuronjesit é tij duhét t'a adhurojne me Shpirt dhé me te vertéte ». I thote gruaja: «Di qe vjén Mésia, qe thuhét Krisht; kur te vije ay, do te na i thote te gjitha». I thote Jésuj: «Une qe te flas jam». Dhé mi keté ardhe Dishépujt é tij dhé u-çuditne qe po flisté me nje grua, po asnje nuke tha: «Ç' kerkon, a perse flét me te?» Gruaja pra là shtêmben é saj dhé shkoj ne qytét dhé u thote njéresvé: «Eni te shikoni nje njéri, i cili me tha te gjitha sa kam bére; valle mos eshte ky Krishti?» Dualle pra préj qytétit dhé vinin tek ay. Dhé n'atê mes, i luteshin Dishépujt é tij, dyké thêne: «Rabbi, haj». Po ay u tha: «Une kam te hà nje te ngrêne, te cilen ju nuk é dini». Thoshin pra Dishépujte me njêrjatrin: «Mos i solli njéri per te ngrêne?» U thote Jésuj: «E ngrêna imé eshte te bêj dashurin' é atî qe me dergoj dhé te mbaroj punen é tij. Nuke thoni ju qe duhén êdhé kater muaj, dhé pastaj vjén te korret? Jâ, po ju thorn, ngréni syte tuaj dhé shikoni arat, se jane te bardha per te korrur. Dhé ay qe kor mérr rroge dhé mbléth péme per jeté t'améshuar; qe te gezohét bashke dhé ay qe mbiéll dhé ay qe kor. Se mi ketê fiala esht é vertéte qe tjater esht ay qe mbiéll dhé tiater ay qe kor. Une ju dergova te korni atê per te cilen nuke jini numduar; te tiére jane munduar, dhé ju kini hyre ne mundim te tyré.» Dhé préj ati qytéti shume préj Samaritanevé i bésuan per fialen é gruas qe deshmonté qe. Me tha te gjitha sa kam bêre. Kur ardhe pra tek ay Samaritanet, i luteshin te mbétét mé ta; dhé mbéti atjé dy dite. Dhé shume me téper bésuan per fialen é tij, dhé i thoshin gruas: Qe nuke bésojme me per fialen tende; se tani degjuam vête dhé dime qe ky eshte me te vertéte Krishti, Shpetirntar î botes.

Ne «Véçan Tereshénjten» thuhét:

Vark
- Engjelli i therristé...

Defré, ngazellohu, dér' é hyjeshmé é drites, se Jésuj qe pérendoj ne varr lindi perseri, dhé shkelqéu me gazmorisht se diélli, dhé ndriçoj te gjithe bésniket, ô Zonje é hyjhireshmé.

* * *