E DIÉLA É TE VÉRBERIT



NE MBRÊMESORÉ

Thirrtore

Thuhén shtate Vargezimé te Tingellit Terthor I, dhé dy te Vétezeshmé te Vérberit, dyké persedytur te paren:

T. II
- I linduri i vérber thoshté me mendjén é tij: Valle mos linda i vérber nga mekatét é prindervé? Valle mos linda si prove per pabésin' é paganevé? Nuke jam i zoti te thom kûr eshte nate dhé kûr eshte dite. Kêmbet é mia nuke jane miaft te forta per goditjét é gurevé; sé nuke pashe diéllin te shkelqéje, as é pashe ne kore atê qe me gatoj; po te lutém, ô Krisht Pérendi: Hith syrin mi mua, édhé meshirô-me.

Dyké shkuar Jésuj préj shenterorés, gjéti nje njéri te vérber qe préj lindjés; dhé i ardhi kéq, dhé vuri balte mi syt’ é tij, dhé i tha: Shkô, lahu ne liqén te Siloamit; dhé, si te lahésh, çél-i syte, dyké lavderuar Pérendine. Dhé gjirijt' é tij i thoshin: Kush t’i çéli syte, te cilet s'mundi asnje njéri me sy te t’i sheroje? Dhé ay thirri é tha: Nje njén, i quajtur Jésu, ay me tha: Lahu ne liqén te Siloamit, dhé i çéla syte. Ky eshte me te vertéte Krishti Mésia, per te cilin tha Moisiu ne ligje. Ky eshte Shpetimtari i shpirtévé tona.

Lavdi - T. T. I - O Zot, dyké shkuar mb'udhe, gjété nje njéri te vérber qe préj lindjés; dhé Dishépujte te çuditur te pyésnin, dyké thêne: Mesonjes, cili mekatoj, ky, apo prinderit é tij qe lindi i vérber? Dhé ti, ô Shpetimtari im, u therrisnjé: As ky mekatoj, as prinderit é tij, po qe te çfaqén mi te vêprat é Pérendise. Une duhét te mbaroj vêprat é atî qe me dergoj, te cilat asnonje s'munt t’i mbaroje. Dhé, si thé ketô, peshtyré perdhè, bêré balte, dhé i levé syte, dyké thêne: Shkô lahu ne liqén te Siloamit. Dhé ay, si u-lâ, u-bê i shendoshe dhé te therristé: Bésoj, ô Zot, dhé t'u-fal. Perandaj therrésim dhé né: Meshirô-na.

Tani - Ne Dét te Kuq...

Pasvargjé

Thuhét Pasvargu i pare i T. T. I, dhé pastaj «Pashke hiérore» me vargjét.

Lavdi - T. T.IV
- Krisht Pérendi, Diéll mendor dréjtesié, ti qe ndrité shpirtin dhé trupin é atî qe lindi i vérber me prékjén é dores s'ate se panjolleshmé, ndrit édhé syt’ é shpirtévé tona, trégô-na bij drité, qe te te therrésim me bése: Meshira joté per né eshte é shumet dhé é patréguar. Njéridashes, lavdi me ty.

Tani - Dit' é Ngjalljés.

Perleshoré dhé Hyjlindesoré é T. T. I

NE MENGJÉS

Ndenjesoré, Degjim dhé Shkallésa te T. T. I

Shkurtoré - T. IV

I ulokesuar nga syt’ é shpirtit, ty, ô Krisht, prane te vij, si i Vérberi qe préj lindjés, dhé ne péndim po te therrés: Ti je drita é shkelqyér é atyrévé qe ndodhén n'érresire.

Shpia

Dhurô-me, ô Krisht, lume urtesié te patréguar dhé dije te larte, ô drit’ é atyrévé qe ndodhén n'érresire, dhé udhehéqes i te arratisurvé, qe te trégoj atô qe na mesoj libra é hyjeshmé é Ungjillit te paqes, dométhêne çudin' é te vérberit; se, dyké qêne i vérber qe préj lindjés, gezon syt’ é trupit dhé te shpirtit, dhé therrét me bése: Ti je drita é shkelqyér é atyrévé qe ndodhén n'érresire.

Synaksar

Gjithe sot, te Diélen é Gjashtte pas Pashkes,krémterojme çudin' é te Vérberit préj Zotit dhé Pérendise dhé Shpetimtarit tone Jêsu Krisht.

Fales i drites, drit’ é lindur préj drité,
I çéle syte te Vérberit qe préj Lindjés, ô Fiale.
Pas perdellimit tênt te paaneshme, ô dritedhenes Krisht,
Pérendia jone, meshirô-na, édhé shpeto-na. Amen.

Zbritesoré - T. T. I

I. Pérendise Shpetimtaré, qe i hoqi udhen popullit ne dét me kêmbe te palagura dhé permbyti Faraonin me gjith' ushteri, atî vétem lé t’i kendojme, se u-lavderua.

III. Me fuqin' é Kryqit tênt, ô Krisht, shigurom'a mendjén per te hymnuar dhé per te lavderuar Shéstjén tende shpetimtaré.

IV. Degjova famen é potéres se Kryqit, si u-çél Parajsa me anen é tij, dhé thirra: Lavdi fuqise s'até, ô Zot.

V. Dyké menguar te therrésim, ô Zot: Shpetô-na. Se ti je Pérendia jone, véç téjé nuke njohim tiater.

VI. Me qarkoj avusha, baléna m' u-bê varr, dhé une thirra té ty njéridashesi, dhé me shpetoj é diathta joté, ô Zot.

VII. E békuar eshte Pérendi' é Atervé tane qe shpetoj ne furre te ziarrit Diémat kêngetare.

VIII. Birin dhé Pérendine, qe lindi préj Atit para jétévé dhé ner koherat é fundit u-misherua préj Nênes Virgjeréshe, prifter é hymnoni, popull é permilartesoni per gjithe jétet.

IX. Ty, Nênen é Pérendise permi mendjé dhé aresyé, qe lindé pa trégim me kohe te pakoheshmin, né bésniket me nje mendjé po te madheshtojme.

UNGJILL Mengjézor VIII

Dergimesoré - T. II

Me pare é Pashkes, pastaj ketô te dyja:

Syt’ é mi mendore, ô Zot, te vérbuar préj mekatit te érret, ti ndrit-i, ô i Meshireshme, dyké u vêne perunjesi dhé dyké i qeruar me lotét é pendimit.

Shpetimtari yne, dyké shkuar, gjéti nje te Vérber; peshtyri perdhé, bêri balte dhé i lyéjti syte, dhé é dergoj ne Siloam qe te lahéj; dhé ay, si u-lâ, ardhi me syte hapur, ô Krisht.

Lavderimé

Kater Vargezimé te T. T. I, pastaj «Pashke hiérorê» me Vargjét.

Lavdi - T. T. I
- Cili do te flase per fuqit’ é tua, ô Krisht? A cili do te numéroje shumicat é çudiravé te tua? Se, nga qe u-duké mi dhé dyplik nga miresia, dypliké u falnjé sherimét te semurevé; se jo vétem syt’ é trupit i çélé te vérberit qe préj lindjés, po dhé syt’ é shpirtit. Perandaj te rrefénté si Pérendi ty qe fshiheshé dhé qe u fal te gjithevé perdellimin é math.

NE MÉSHE

Hyrtoré é Pashkes, Perleshoré é T. T. I, é Shénjtit te Kishes, dhé Shkurtoré é Pashkes.

APOSTULL

Ti, ô Zot, te na ruash é te na permbash.
Shpetô-me, ô Zot, se humbi oshenari.
Kendirni préj Aktévé t'Apostujvé.


M'atô dite, tek shkonim né Apostujte ne faljé, na-hasi nje vajze qe kish fryme Pythoni, qe u jipté shume andralla te-zotervé te saj, dyké divinuar. Kjô i ra pas Paulit dhé névé dhé therristé dyké thêne: «Ketà njéres jane sherbetore te Pérendise se larte, qe na lajmerojne udhen é shpetimit». Dhé ketê é bênté per shume dite. Dhé u-merzit Pauli dhé i'u-kthyé frymes é i tha: «Te urdheroj, me émerin é Jésu Krishtit, te dalesh préj saj». Dhé dolli m'atê çast. Dhé kur pane te zoterit qe dolli shprésa é punes se tyré, é zune Paulin dhé Silen dhé i hoqne ne trék perpara krérevé; dhé i prune perpara gjénéralevé, dhé thane: «Ketà njéres na trubullojne qytétin, dyké qêne Judéj, dhé leçitin zakoné qe s' na permétohét névé t’i akséptojme, as t’i bêjme, dyké qêne Romane». Dhé u-sul turma kunder syrésh, dhé gjénéralet, dyké çiérre robat é tyré, urdheruan qe t’i rrahin. Dhé passi i rahne shume, i hodhe ne burk, dyké porositur burgetarin t’i ruaje mire; i cili, si mori te ketille porosi, i hodhi ne burgun me te thélle dhé i shiguroj kêmbet é tyré ne dru. Pô nga mézi i nates, Pauli dhé Sila, dyké u-falur, hymnojin Pérendine; dhé te burgosurit i degjojin. Dhé béfas u-bê nje termét i math, sa u-tronditne thémélit' é burgut; dhé u-hapne me nje hère te gjitha dyérte dhé u-zgjidhe vargojt' é te gjithevé. Dhé kur u-zgjua burgetari dhé pà dyért’ é burgut te hapura, nxori shpaten dhé gatitéj te vristé vétén, dyké kujtuar qe i kishin ikur te burgosurit. Dhé thirri me zê te math Pauli, dyké thêne: «Mos i bêj vêtes gjê te kéqé; se te gjithe jémi ketu». Dhé ay lypi dritera dhé u-sul brenda dhé i tmérruar i rà ner kernbe Paulit dhé Siles. Dhé si i shpuri jashte, u tha: «Zoterij, ç'duhét te bêj qe te shpetohém?» Dhé atà, i thane: «Besô me Zotin Jésu Krisht dhé do te shpetosh ti dhé shtepia joté». Dhé i fole fialen é Zotit ati dhé gjith' atyrévé qe ishin ne shtepi te tij. Dhé i mori m'atê ore te nates, dhé u lau plaget; dhé u-pagezua ay dhé gjithe shtepi' é tij me nje hère. Dhé i shpuri ne shtepi te tij dhé u shtroj tryése dhé u-ngazellua, dyké i bésuar Pérendise me gjithe shtepin' étij.

UNGJILL - PAS JOANIT

M'atê kohe, dyké shkuar Jésuj, pâ nje njéri te vérber qe préj lindjés. Dhé é pyétne Dishépujt é tij, dyké thêne: «Rabbi, cili mekatoj, ky a po prinderit é tij, qe lindi i vérber?» U-pergjéq Jésuj: «As ky mekatoj, as prinderit é tij, po qe te çfaqén mi te véprat é Pérendise. Une duhét te mbaroj véprat é ati qe me dergoj sa eshte dite; se vjén nata, kur asnonje s'munt te punoje. Sa jam ne bote, jam drit’ é botes». Si tha ketô, peshtyri per-dhè, béri balte préj peshtymes dhé lyéjti me balten syt’ é te vérberit, dhé i tha: «Shkô, lahu ne liqén te Siloamit» (é cila perkthéhét, i Derguari). Shkoj pra dhé u là dhé ardhi me syte çélur. Fqinjte pra dhé atà qe é shikonin me pare qe ish i vérber thoshin: «Nuk eshte ky ay qe rrinté dhé lypté?» Te tiére thoshin, Qe ky eshte. Te tiére prape, Qe i shembellén ati. Po ay thoshté, Qe une jam. I thoshin pra: «Si te jane çélur syte?» Dhé ay u-pergjéq é tha: «Nje njèri, i quajtur Jésuj, béri balte dhé m'i lyéjti syte dhé me tha: Shkô ne liqén te Siloamit dhé lahu. Dhé si shkova dhé u-lava, pashe». I thane pra: «Ku esht ay?» Ay thote: «Nuke di». E shpién té Farisianet atê qe ish me pare i vérber. Dhé ish é Shtune, kur Jésuj béri balte dhé i çéli syte. E pyésnin pra perseri dhé Farisianet qysh pâ. Dhé ay u tha: «Me vuri balte mi syte dhé u-lava dhé shoh». I thoshin pra ca préj Farisianevé: «Ky njèri nuk esht i Pérendise, se nuke mban te Shtunen». Te tiére thoshin: «Si munt nje njèri mekatar te bêje çudira te ketija?» Dhé u-bê nje çarjé ner ta. I thone perseri te vérberit: «Ti ç'thua per atê qe te çéli syte?» Dhé ay tha, Qe eshte protêt. Po Judéjte nuke bésonin qe ay qé i vérber édhé pâ, gjér sa thirre prinderit é ati qe çéli syte. Dhé i pyétne, dyké thêne: «A eshte biri juaj ky, qe ju thoni se lindi i vérber? Si pra tani shéh?» Dhé u-pergjéqne prinderit é tij dhé thane: «Dime qe ky eshte biri yne dhé qe lindi i vérber; po nuke dime si tani shéh, as nuke dime cili ia çéli syte; ay ka moshe; pyésni atê; lé te flase vête per véten é tij ». Ketô thane prinderit é tij, se ndruheshin préj Judéjvé; se Judéjte po ishin marre vésh qe kush t’a rreféje per Krisht te nxirét jashte synagojes. Perandaj prinderit é tij thane, qe ay ka moshe, pyésni atê. E thirre pra per se dyti njérine, qe ish i vérber, dhé i thane: «Lavderô Pérendine; né dime qe ky njéri eshte mekatar». Up-ergjéq pra ay dhé tha: «Nuke di ne eshte mekatar; njê di qe isha vérber dhé tani shoh». I thane pra perseri: «Ç'te bêri? Si t’i çéli syte?» U-pergjéq tek atà: «Po ju thashe dhé nuke me degjuat; perse doni perseri te degjoni? Mos doni dhé ju te bêhéni dishépuj te tij?» E shane pra dhé i thame: «Ti je dishépulli tij; né jémi dishépuj te Moisiut. Né dime qe Moisiut i foli Pérendia. Po ketê nuke é dime ngaha eshte». U-pergjéq njériu dhé u tha: «Kjô eshte per çudi qe ju nuke dini ngaha eshte, po ay m'i çéli syte; dhé dime qe Pérendia nuk i degjon mekataret; po, ne qofte nonje qe ndéron Pérendine dhé bên deshiren é tij, atê é degjon. Kurre nuk eshte degjuar qe dokush i çéli syte njê te linduri te vérber. Po te mos qé njéri i Pérendise ky, nuke do te muntté te bênté asgjê». U-pergjéqne dhé i thane: «Ti ké lindur ne mekaté i têre, dhé ti na meson?» Dhé é nxuare jashte. Degjoj pra Jésuj qe é nxuare jashte dhé, si é gjéti, i tha: «Ti à beson me Birin é Pérendise?» U-pergjéq ay dhé tha: «Cili esht, ô Zot, qe t’i bésoj?» Dhé i tha Jésuj: «Dhé é ké pare, dhé ay qe flét me ty, ay eshte.» Dhé ay tha: «Bésoj, ô Zot»; dhé iu-fal.

Ne «Véçan Têreshenjten» thuhét: «Engjelli i therristé... Ndriçohu, ndriçohu»; Kungatoré é Pashkes.

* * *