E DIÉLA É ATERVÉ



NE MBRÊMESORÉ

Thirrtoré

Thuhén tri Vargezimé te T. T. II, tri te Shéstjés dhé ketô kater te Shen Atervé:

T. T. II
- Lindé préj gjiri para Dritesiéllesit, préj Atit pa nêne para jétevé, me gjithe qe Ariosi te kujton per kriatyre dhé jo per Pérendi, dyké te bashkuar me nje guxim te çmendur ty Krijétarin me kriésat, dhé dyké thésaruar per vétén é tij lênde ziarri te perjéteshme; po Sinodi i Niqése te leçiti Bir Pérendié, ô Zot, te bashkefroneshme me Atin dhé me Shpirtin.

Cili t’a ndau kemishen, ô Shpetimtar? Ariosi qe mbylli syte per te mos shikuar driten, dhé te cilit i çirén mushkerite me krép te hyjeshme dhé jép shpirt ne mundimé si tiater Jude nga mendja dhé nga menyra; po Sinodi i Niqése te leçiti Bir Pérendié, ô Zot, te bashkefroneshme me Atin dhé me Shpirtin.

Ariosi i çmendur préu monarqine é Trinise se têreshénjte me tri qênié te ndryshmé dhé te ndara; perandaj Aterit hyjprures, te mblédhur me gjithe zemer, dhé te ndézur me zéll si Thésbiti Elia, présin me shpaten é Shpirtit blasfémorin é turpit qe dogmatisoj, sikunder i dha funt Shpirti.

Lavdi - T. T. II - Lé te perlevdojme sot trumbétat myshtiké te Shpirtit, Aterit hyjprures, qe kenduan ne mes te Kishes nje kênge harmoniozé préj théologie, nje Trini te pandryshuar, nje qênié, dhé nje Hyni, rrezonjesit é Ariosit, dhé perluftaret é Orthodoksevé, qe nermjétojne gjithenje té Zoti qe te meshirohén shpirtét tona.

Tani - Cili do mos te lumeroje, ô Hyjlindesé Virgjeréshe?...

Pasvargjé

Kater Pasvargjét é Tingellit T. II

Lavdi - T. IV
- Kujtimin é permoteshme te Atervé hyjprures, qe u-mblodhe préj têre botes ne qytét te shkelqyér te Niqése, dyké ndéruar zakonét é Orthodoksevé, lé te krémterojme sot béserisht. Se ketà rrezuan piozerisht doktrinen é pabése te Ariosit te tmérruar dhé é ostraqisne sinodikerisht nga Kisha Katholiké; dhé me zê te larte i mesuan te gjithe te rreféjne Birin é Pérendise te bashkeqênurshme, te bashkaméshuar, dhé te lindur para jétevé, dyké é çponuar pikerisht dhé piozerisht té Symbol' i béses. Perandaj dhé né, dyké vajtur pas dogmavé te tyré te hyjeshmé, me bése te shigurte adhurojme Birin dhé Shpirtin têreshénjt me Atin, si Trini te bashkeqênurshme me nje Hyni.

Tani - O Zot, si mbarové myshtérin é fshéhur qe préj jétesh dhé préj brézash, si i mire, ardhé me Dishépujt é tu ne mal te Ullinjvé, dyké patur atê qe te lindi ty, Bêresin dhé Krijétarin é te gjithavé; se ajô qe vuajti nênerisht me téper se te gjithe per pesimin tênt, duhéj te gezonté nje gas te stermath me lavdin' é trupit tênt; nga i cili piésetojme dhé né me ngjitjén tende ner qiéjte, ô Zot, dhé lavderojme perdellimin é math qe na u-dha.

Perleshoré T. T. IV

Me pare é T. T. II, pastaj kjô é Atervé:

I permilavdeniar je, ô Krisht Pérendia jone, qe thémélové permi dhéne si yj Aterit tane, dhé me anen é tyré na hoqé udhen te gjithevé té bésa é vertéte, lavdi me ty.

TANI: Thuhét Perleshorja é Shéstjés.

NE MENGJÊS

Ndenjesoré, Degjim, dhé Shkallésa te T. T. II

Shkurtoré - T. T. IV

Leçitja é Apostujvé dhé dogmat é Atervé i forcuan Kishes bésen é njeshmé; é cila dyké mbajtur kernishen é se vertétes, te éndur préj théologise se sipermé, prêt dréjterisht dhé lavderon myshtérin é math te piététit.

Shpia

Lé te degjojme Kishen é Pérendise qe therrét me leçitjé te larte: Ay qe ka étjé lé te vije dhé lé te pije; kratéri qe mbaj eshte kratér urtesié; pirjén é tij é perziéva me fialen é se vertétes, dyké dérdhur uje rrefimi dhé jo kundreshtimi; nga é cila pi Israéli i tanishme dhé shikon Pérendine qe flét: Shikoni, shikoni qe une vête jam dhé nuk jam ndrruar, une Pérendi' é pare, une dhé i pastajmi dhé véç méjé s'ka tiater faré. Atà qe piésetojne préj keti do te nginjén, dhé do te lavderojne myshtérin é math te piététit.

Synaksar

Gjithe sot, te Diélen é Shtatte pas Pashkes, krêmterojme Sinodin Ekumênik te pare te Niqése préj tré qint é tétembedhjete Atervé hyjfrures.

Te pollit mendor yj driteprures,
Me rêzêt tuaja ndritmani mendjen.

Kunder Ariosit

Qofte jashte laftit perendor Ariosi,
Qe thote se Krishti qe jashte qénies s'Atit.
Me nermjétimét e tre qint e tétembedhjéte Shen Atervé hyjprures ô Krisht Pérendia jone, meshirô-na. Amen.

Zbritesoré te Shéstjés, Ungjill Mengjézor I, «Me te ndérçimén»

Dergimesoré

Me pare Dergîmesorja I, pastaj kjô é Atervé:

E Atervé te hyjeshme sot krémterojme kujtimin, dhé me urimét é tyré te lutémi, ô i meshireshme: Shpetô popullin tênt préj ç'dô demi hérézirash, ô Zot, dhé na vléresô te gjithe te lavderojme Atin, Birin, édhé Shpirtin têreshénjt.

Pastaj Dergimesorja é Shéstjés.

Lavderimé

(Per Lavderimét dhé Lavdine shih té Libra é te Krémtévé te Medha, f. 28-29).

NE MÉSHE

Ne Hyrjé thuhén Perleshorja é T. T. II, pastaj é Shéstjés, pastaj é Shen Atervé dhé Shkurtorja é Shéstjés.

APOSTULL

I békuar je, ô Zot, Pérendi é Atervé tane.
Se je i dréjte me te gjitha sa na bêré.
Kendimi préj Aktévé t'Apostujvé.


M'atô dite, Pauli é pâ me udhe te lundroje neper âne te Eféses, per te mos humbur kohen ne Asi; se nxitonté te gjéndéj, po te muntté, ne Jérusalem diten é Rushajés. Dhé dergoj préj Milétes ne Efése dhé thirri pléqt' é Kishes. Dhé kur ardhe tek ay, u tha: «Kini kujdés per vétén tuaj dhé per têre grigjen, mi te cilen Shpirti Shénjt ju vuri péshkope per te kullotur Kishen é Pérendise te cilen é fitoj me gjakun é tij. Se une é di ketê, se pas ikjés s'imé do te hyjne ner ju ujqer te keqij pa kursyér grigjen. Édhé préj jush vête do te ngrihén njères, dyké folur gjêra te shtrembera, qe te terhéqin dishépujte pas vêtes se tyré. Perandaj vigjelloni, dyké kujtuar qe tré vjét nuke pushova nat’ é dite se keshilluari me lot sicilindô. Édhé tani, ô vellézer, ju pranoj té Pérendia dhé té fiala é hirit te tij, i cili munt t’ju ndertoje dhé t’ju jape trashegim, ne mes te gjithe te shénjteruarvé. Nuke desherova ar, a argjent, a pétka te asnonjejt. Edhé ju vête é dini qe per névojat é mia dhé per atà qe ishin me mua kane sherbyér ketô duart’ é mia. Te gjitha ju'a deftova, se keshtu, dyké u-munduar, duhét t’i perkrahni te dobetit, edhé te kujtoni fialet é Zotit Jésu, se ay tha: Eshte me é lumur te japesh se sa te marresh». Edhé si tha ketô, ra me gjunje dhé u-fal me atà te gjithe.

UNGJILL - PAS JOANIT

M'atê kohe, ngriti Jésuj syt’ é tij ne qiéll, dhé tha: «Ate, ardhi ora; lavderô t’et-Bir, qe dhé yt-Bir te te lavderoje; sikunder i dhé potére mi ç'dô trup qe t’u jape jeté t’améshuar te gjith' atyrévé qe i ké dhêne. Edhé kjo eshte jet' é améshuar, qe te njohin ty, te vétemin Pérendi te vertéte, dhé Jésu Krishtin qe ké derguar. Ua çfaqa émerin tênt njéresvé, qe me dhé préj botes; Ishin te tute, dhé m'i dhé mua, edhé fialen tende é kane mbajtur. Tani muare vésh qe te gjitha sa me ké dhêne jane préj téjé; se fialet qe me ké dhêne ua dhashe; dhé atà i muare dhé muare vésh me te vertéte qe kane dale préj téjé dhé bésuan qe ti me ké derguar. Une per ketà lutém; nuke lutém per boten, po per atà qe me ké dhêne, se jane te tute. Edhé gjithe te miat jane te tuât, edhé te tuât te miat, dhé jam lavderuar ner tô. Dhé tani nuke jam me ne bote, po ketà jane ne bote, dhé une vij té ty. Ate i shénjte, ruaj-i me émerin tênt atà qe me ké dhêne, qe te jéne njê, si né. Kur isha me ta ne bote, i ruanja une me émerin tênt; atà qe me ké dhêne i ruajta, dhé asnje préj syrésh nuke humbi, pervéç se Bir' i humbjés, qe te mbushét Shkriptura. Dhé tani vij té ty dhé ketô i flas ne bote, qe te kéne gazin t’im te mbaruar ner ta».

Ne «Véçan Tereshénjten» thuhét «I ka hié me te vertét»

Kungatorja é zakoneshmé é se Diélavé. Ne vent te «Pame Driten» thuhét Perleshorja é Shéstjés.

* * *