shqiptarortodoks.com - albanianorthodox.com
Fan S. Noli Kisha shqiptare Bibla shqip Albanologji Foti Cici

MBI PENDESËN


Me etërit në udhën e pendimit


At Nikodhimos Janakopoulos



* * *


“Pastrohuni krejt dhe gjithmonë. Sepse me asgjë nuk gëzohet Perëndia sesa me ndreqjen dhe shpëtimin e njeriut, për hir të të cilit ekziston e gjithë fjala dhe gjithë misteri për t’u bërë dritëdhënës në botë, fuqi jete tek njerëzit e tjerë...”

Shën Grigor Teologu




Përktheu nga greqishtja
At Foti Cici



* * *




Parathënie

Besojmë dhe pohojmë se Zoti na do me dashuri të përsosur, të pafund dhe të përjetshme. Për këtë shkak “uli qiejt dhë zbriti” në tokën tonë dhe u vendos në gjirin e pacënuar të Tërëshenjtës, Biri dhë Fjala e Perëndisë. Nga ajo dhe brenda saj mori natyrën tonë njerëzore të cilën e bashkoi me natyrën e vet hyjnore dhe u lind Zot-njeri, domethënë Perëndi i përkryer dhe njeri i përkryer (Sinodi IV Ekumenik), ose siç përmendin etërit e Kishës. “Perëndi i trupëzuar” (Athanasi i madh).

Qëllimi i trupëzimit të tij është një: T’a kthejë njeriun pranë tij, t’a bëjë “pjesëtar të natyrës hyjnore” (II Pjetri 1:4) e t’a udhëheqë drejt Atit qiellor. Dhe bashkë me njeriun të kthejë gjithë krijesën në qëllimin e parë dhe të përjetshëm të ekzistencës së saj.

Prandaj dhe Zoti vazhdimisht e fton njeriun të kthehët pranë tij: “Ejani tek unë të gjithë ju që jeni të munduar e të ngarkuar dhe unë do t’ju shplodh “(Mattheu 11:28). Rruga që na con drejt tij është Pendimi.

Për pendimin dhe për rrëfimin shkruajtëm librin e vogël “Ejani tek unë...” i cili qarkulloi në vitin 1991 nga botimet e ”Strehës së krishterë” të Kallamatës. Si vazhdim e plotësim të tij po botojmë tani këtë trajtesë. Etërit e shenjtë dhe Hyjprurës flasin brenda këtij libri për pendimin.

Ata që e jetuan me të vërtetë pendimin, që më ndriçimin e Perëndisë e kuptuan thellë atë, ata janë mësuesit më të mirë të pendesës. Ata na drejtojnë në pendimin e vërtetë. Ata, si etër shpirtërorë, na rilindin dhe na çojnë në shtëpinë tonë atërore.

Tekstet që zgjodhëm dhe cituam këtu të përkthyera, janë të shkurtra dhe përfaqësore. Por ama na shprehin pasurinë e mësimit të etërve të shenjtë dhe njëkohësisht na udhëheqin drejt pendimit të vërtetë dhe të pastër, pa të cilin nuk mundim të shpëtojmë dhe të ekzistojmë si njerëz dhe si të krishterë ortodoksë.

Shpresojmë së ky libër i vogël do të na ndihmojë të gjithëvë për të gjetur rrugën e pendimit, domethënë portën e qiellit.

At Nikódhimos Janakópulos




Ç’është pendimi

Etërit e shenjtë dhe hyjprurës flasin për pendimin me fjalë që dalin nga zemra e tyre e shenjtëruar. Prandaj dhe fjala e tyre është e plotë dhe shplodh zemrat tona. Na informon për fazat e pendimit dhe na udhëheq në ecurinë për tërësimin e tij.

Fillimisht shpirti ynë duhet të ndjejë thellë se në çfarë gjendje ndodhet. Çfarë do të thotë të jetojë njeriu larg vetëdijes së mëkatërisë dhe të mospendimit të tij. Prandaj dhe përpiqen të ngacmojnë brenda nesh atë vetëdije. Të zgjojnë brenda nesh dëshirën për t’u kthyer afër Zotit. Shën Pjetër Damaskini, në fjalën e tij “mbi teorinë e dytë”, e cila është e botuar tek Filokalia e Niptikave të Shenjta, shkruan “Përse o shpirti im neglizhon për veten tënde? Përse nuk të vjen turp të mëkatosh para Zotit dhe Ëngjëjve të tij, ashtu siç ndjen turp para njerëzve? Mjerë unë i gjori, mjerë unë, sepse ndjenja e turpit që kam për Krijuesin dhe Kryezotin tim është më e vogël sesa ndjenja e turpit që ushqej për njerëzit. Sepse para një njeriu nuk mund të mëkatoj, por përdor gjithfarë makinacionesh për t’a treguar veten të denjë.

Sa i marrë që jam! Kur qëndroj para Zotit, mendohem dhe nuk ndjej turp të them fjalë të këqija. Duke kryer të keqen nuk trembem nga Zoti, i cili më shikon. Nga ana tjetër, e kam të vështirë t’i them dobësitë e mia tek një njeri, për t’u korrigjuar. Mjerë unë, mjerë unë! E njoh skëterrën dhe nuk dua të pendohem. Dashuroj Mbretërinë qiellore, por virtyte nuk kam fituar. Besoj te Zoti por vazhdimisht porositë e tij i shkel. E urrej djallin por nuk pushoj së vepruari ato që i pëlqejnë atij. Kur lutem përtoj dhe jam si i pandjeshëm. Kur mba kreshëm krenohem dhe, aq më keq, kritikoj të tjerët. Kur e gdhij me lutje, më duket se po bëj diçka të madhe, kështu që edhe agripnia nuk më bëhet e vlefshme.

Do të doja, o Zot, me lot t’a shlyej dorëshkrimin e mëkateve të mia dhe, gjatë jetës që më ka mbetur, të bëhem i mirëpëlqyer tek Ty. Por armiku më mashtron dhe e lufton shpirtin tim. O Zot, para se te arrij në fund dhe të humbas, mëshiromë dhe shpëtomë. (Pjetër Damaskini, “Mbi teorinë e dytë”, Filokalia II, f. 36).

Dhe vazhdon me një tekst tjetër: “Ku është pendimi tërësor, i cili na bën të jemi larg nga çdo veper dhe fjale e keqe?... Mjere per mua te gjorin, çfare ofrova te vetja ime, jo vetem me sa mekatova, por me teper per sa nuk desha te pendohem! Sepse ne qofte se pendohesha si Plangprishesi, do ta pranonte kthimin tim Ati i dhembshur. Dhe ne qofte se kisha mirenjohje si te tagrambledhesit dhe kritikoja vetem veten time, dhe asnje tjeter, do te merrja dhe une ndjesen e mekateve nga Zoti dhe sidomos ne qofte se i lutesha me gjithe zemer, ashtu si ai. Por tani nuk e shikoj veten te tille. Prandaj trembem se do te gjendem ne Ferr, bashke me demonet dhe nuk do t’i shpetoj gjykimit te ardhshem...

Deri kur, o shpirti im, do te kembngulesh ne faje? Deri kur do ta shmangesh dhe do ta shtysh pendimin? Ngulite ne mendje gjykimin e ardhshem dhe therrit drejt Krishtit Perendise: Zemernjohes, mekatova! Dhe para se te me denosh, meshirome. Ne pranine tende te frikshme o Krisht, te mos degjojme fjalet: “Nuk ju njoh”. Sepse gjithe shpresen tone tek ty e varim, pavaresisht se nuk vepruam sipas urdheresave te tua per shkak te neglizhences sone “ (Pjeter Damaskini, “Mbi teorine e trete”, Filokalia III, faqja 38,39).

Oshenar Joan Karpathiu na thote sa vijojne: “Vete mekati e terheq ate qe pendohet drejt Zotit, mbasi me pare ka ndjere barren dhe ndyresine e mekatit dhe te manise se tij. Veçse ate qe nuk deshiron te kthehet drejt pendimit e mban me teper afer tij, e lidh me pranga te pazgjithshme dhe ndez brenda tij me intensive dhe me te forta deshirat e privimit (Oshenar Joan Karpathiu, Filokalia I, faqja 288).

Oshenar Grigor Pallamai, Kryepeshkop i Selanikut, e konsideron jeten tone te dhene nga Zoti pikerisht si të dhënë për pendim. Shkruan perkatesisht: “Prandaj Zoti na e fali kete jete ketu, duke na dhene dhe rastin per t’u penduar. Sepse, ne qofte se nuk do te ishte keshtu, sapo njeriu te mekatonte do te duhej t’i shterohej kjo jete. Sepse cila do te ishte dobia e saj? Prandaj nuk ka aspak vend deshperimi tek njerezit, megjithese i keqi vazhdimisht na e dikton, jo vetem tek ata qe jetojne ne indiference, por edhe tek ata qe luftojne. Meqenese koha e jetes sone eshte kohe pendimi, fakti qe po jetojme eshte garanci nga Zoti, në mënyrë që ai që dëshiron të kthehet afer tij (Shen Grigor Pallamai, Filokalia IV, f. 96).

Zoti na fton gjithmone ne pendim. Sepse vetem me ate do te mundim te shijojme dhuratat e pranise se tij dhe te perfitojme te gjitha te mirat e Mbreterise se tij, te cilat i solli afer me trupezimin e tij hyjnor. Sepse na tha: “Pendohuni sepse u afrua Mbreteria e qiejve “ (Mat. 4:17). Shen Grigor Pallamai, lidhur me kete shkruan:

Cila eshte, pra, porosia ne fjale e Zotit? Pendimi. Meqenese u debuam nga vendi i jetes hyjnore dhe me te drejte u perjashtuam nga parajsa e Zotit dhe u rrezuam ketu ne kete humnere, dhe u denuam te banojme e te hame bashke me krijesat pa vetedije, me kafshet, dhe humbem çdo shprese per t’u kthyer ne parajse, atehere ai, i cile me drejtesi e dha kete denim, me drejtesi e lejoi te vije ai tek ne, tani, me njeridashje dhe bujari të pamasë, me zemergjeresine e tij perdelluese, zbriti per hirin tone dhe erdhi afer nesh. Dhe denjoi te behet i njejte me ne, pa mekat, keshtu qe me natyre te njejte me tonen te na rimesoje dhe te na shpetoje. Na dha pra keshillen shpetuese dhe porosine e pendimit, duke na thene: “pendohuni, sepse u afrua Mbreteria e qiejve “ (Mat 1,15). Sepse para trupezimit te Fjales Perendi, mbreteria e qiellit ishte shume larg nga ne, aq sa eshte larg qielli nga toka. Por kur Mbreti i qiejve erdhi afer nesh dhe na fali bashkimin tone me te, atehere Mbreteria e qiejve u afrua per te gjithe. (Shën Grigor Pallamai, Filokalia IV, f. 154: 5).

Prandaj pendimi eshte per ne i domosdoshem, i nevojshem. Shen Theognosti shkruan: “Ne jeten e ardhshme nuk do te perfundojme ne sketerre sepse mekatuam, as do te gjykohemi per kete, meqenese kemi natyre te paqendrueshme (e cila lekundet here andej, here ketej) dhe pranon shndërrime e tjetersime. Do te perfundojme ne sketerre dhe do te gjykohemi sepse, ndonese mekatuam, nuk u penduam, nuk i braktisem rruget e ligesise per tu kthyer drejt Zotit, megjithese na eshte dhene e drejta dhe koha a pendimit.” (Oshenar Theognosti, Filokalia II, f. 264).

Shen Grigori, duke folur mbi parabolen e Plangprishesit, shenon sa vijon: “Le t’i perkushtohemi dhe ne, o vellezer e motra, vepres se pendimit. Le ta braktisim te keqin dhe kullotat e tij. Le te ikim larg nga derrat dhe nga lendet me te cilat ushqehet, domethene nga pasionet e neveritura dhe nga ata që janë të ngjitur me ato. Le te qendrojme larg nga zahireja e keqe, domethene nga vesi i keq. Le te largohemi nga vendi i pesimeve, qe eshte mosbesimi, lakmia dhe mospermbajtja, atje ku ka mungese te madhe te mirash dhe pasione me te tmerrshme se uria. Le te vrapojme drejt Atit te mosprishjes, tek dhuruesi i jetes, duke ecur ne rrugen e jetes nepermjet virtyteve. Sepse atje do t’A gjejme te kete dale plot njeridashje, per te na takuar e per te na dhuruar ndjesen e mekateve, simbolin e pavdekesise, unazen e trashegimise se ardhshme.

Keshtu dhe biri plangprishes, sikunder na mesoi shpetimtari per aq kohe sa qendroi ne vendin e pesimeve, megjithese e vriste mendjen dhe shprehte fjalet e pendimit, asnje te mire nuk arriti per veten e tij. Por kur i braktisi te gjitha ato vepra mekatare dhe erdhi duke vrapuar drejt Atit, arriti te perfitoje edhe ato te cilat nuk kishte mundur t’i shpresonte dhe qe atehere ndenji afer tij me perulesi, me urtesi, duke punuar vepra te mira dhe te pelqyera nga Zoti dhe ruante brenda tij te paperlyer hirin e peruruar tek ai nga Zoti. (Grigor Pallamai, Fjala III, E.P.E., vellimi IX, f. 102: 4)

Ç’ështe pendimi? Shume nga eterit e kishes e perkufizojne me fjale te ndryshme, çdonjeri duke e ndriçuar nga aspekte te ndryshme. Shen Joan Sinaiti shkruan: “Pendimi eshte një kthim tek pagezimi. Pendimi eshte traktat me Zotin per lindje dhe jete te dyte. Pendimi eshte bleres i perulesise. Pendimi eshte mohim i vazhdueshem dhe i paprere i cdo shplodhjeje trupore. Pendim eshte te kritikosh vazhdimisht vetveten, te mos perkujdesesh per asgje te kesaj bote, por te perkujdesesh pa nderprerje per shpetimin tend. Pendimi eshte bir i shpreses dhe mohim i dëshpërimit. I penduar eshte ai qe e ndjen veten te denuar, por qe nuk turperohet nga denimi sepse e konsideron veten pergjegjes per ate.

“Pendim eshte pajtim me Zotin, i cili arrihet me ato vepra bujare, te cilat jane te kunderta me fajet tona. Pendim eshte pastrim i ndergjegjjes, durimi i vullnetshem per te gjitha trishtimet. I penduar eshte ai i cili krijon per veten e tij denime te medha e te pershtatshme per ndreqjen e tij. Pendim eshte shtrengim i barkut me ane te kreshmes. Pendim jane rrahjet e forta te shpirtit, te cilat shkaktohen nga renkimet e zemres” (Shen Joan Sinaiti, Shkalla (Klimaks), Astir 1970, f. 51).

Vazhdon igumeni i madh i Sinait me fjalet e meposhtme: “Mbas pagezimit më i madhi pagezim eshte burimi i loteve, megjithese eshte disi e guximshme ta quaje dikush keshtu. Sepse pagezimi eshte pastrim i te gjitha te keqijave qe jane bere deri atehere, ndersa “pagezimi” i burimit te loteve eshte pastrim i atyre që jane bere mbas pagezimit. Pagezimin e morem kur ishim foshnja dhe te gjithe e perlyem. Ndersa me atë të lotëve ripastrojme dhe pagezimin. Në qofte se kjo dhuratë nuk iu jepej njerëzve me njeridashje te madhe nga Zoti, do te ishin me te vertete te rralle ata qe do te shpetonin shpirtin. Renkimet dhe pikellimet therrasin drejt Zotit. Ndersa lotet qe lindin nga frika, ndermjetësojne per ne. Pra, lotet e dashurise se permbishenjte tregojne se lutja jone u be e pranueshme (Joan Sinaiti, Fjala VII, “Mbi zinë gazdhënëse”, Shkalla, f. 63).

Nje shenjtor tjeter, shen Simeoni Teologu i Ri, na thote: “Pendimi eshte porta e cila na nxjerr nga erresira dhe na fut ne drite. Ai, pra qe nuk ka për t’u futur brenda dritës, është ai që nuk kaloi siç duhet derën e pendesës. Sepse ne qofte se kalonte, do te gjendej i teri brenda ne drite. Ai që nuk pendohet mekaton pikerisht per kete, sepse nuk pendohet. Sepse ai që e njeh te miren dhe nuk e kryen sipas asaj qe thote Shkrimi i Shenjte, ai mekaton. Ai qe ben mekat eshte skllav i tij dhe e urren driten dhe nuk vjen drejt drites per te mos u shfaqur veprat e tij te këqija. (Oshënar Simeoni, Teologu i Ri, Katekizma 28, Sources Chretiennes 113, f. 138).

Perendia eshte drite. “Une jam drita e botes” (Joani 8, 12), na tha vete Zoti...Prandaj dhe Shen Simeoni thekson se jeta jone afer Krishtit eshte jeta afer drites. Jeta ne mekate eshte jete brenda erresires. Njeriu që jeton brenda pasioneve e mekateve të tij, dhe ngelet i papenduar, nuk ka drite “dhe ndodhet ne erresire e ecen brenda erresires dhe nuk di se ku shkon sepse erresira i ka verbuar syte” (I Joani 2:11), prandaj pendimi eshte hyrje ne drite.

Shen Joan Gojarti, predikatori i madh i pendimit na thote sa vijon: “Pendimi...eshte ilaçi i fajeve, zhdukje e paudhesive, shlyerje e loteve, guxim per t’u shprehur tek Zoti, arme kunder djallit, thike qe i pret koken, shprese shpetimi, zhdukje e deshperimit. Ai hap qiellin, na fut ne parajse, ai mposht djallin. Prandaj flas vazhdimisht per ate. Sado që të kemi besim te vetja, na ben te rrezohemi. Je mekatar? Mos bjer ne deshperim. Nuk do te pushoj se mjekuari me keto ilaçe. Sepse e di mire sa arme e madhe kunder djallit eshte te mos deshperohemi. Ne qofte se ke mekate, mos u deshpero. Nuk do te pushoj se theni vazhdimisht keto. Dhe ne qofte se çdo dite mekaton, çdo dite pendohu...”(Joan Gojarti, “Mbi pendimin”, Fjala VIII, E.P.E., Vellimi 30, f. 286).

Shen Joani, si edukator dhe at i madh, nuk pushon se foluri me fjale te ngrohta per pendimin. Na paraqet shembuj te gjalle, per t’i imituar dhe per te perfituar pendimin e vertete. Thote perkatesisht: “Do te shikosh pendimin e vertete? Degjoje pendimin e Petros mbasi mohoi Krishtin. Duke treguar rreth kesaj ngjarjeje, Ungjillori thote: “Dhe mbasi doli jashte, qau hidhur”. Prandaj dhe u fal mekati kaq i madh i tij. Sepse u pendua me menyren qe u pendua edhe Juda, por shemtuar, sepse ai u var. U pendua edhe Isavi, siç ju thashe. Por ai nuk u pendua, se lotet e tij nuk ishin lot pendimi por lot krenarie dhe inati. Sepse ai qe pendohet nuk duhet te inatoset, as te egersohet, por te perulet si i pandehur me guxim te shteruar, si i denuar, i cili mund te shpetoje vetem nga meshira e Perendise, se u tregua mosmirenjohes ndaj bamiresit, dhe per kete eshte i padenje dhe si i tille eshte i denje per denime te mundimshme.

Ne qofte se dikush mendon keto gjëra, nuk do te inatoset, nuk do te ngrerë krye, por do te mbaje zi, do te qaje, do te renkoje dhe do te vajtoje nate e dite. Ai qe pendohet nuk duhet ta harroje kurre mekatin e tij, por gjithmone duhet t’i lutet Perendise te mos ta kujtoje atë, ama vete ai te mos ta harroje kurre. Ne qofte se ne e kujtojme (mekatin), Perendia do ta harroje. Vete ne, le ta denojme vetveten. Me kete menyre do ta zbutim Gjykatesin. Sepse mekati qe rrefehet behet me i vogel. Ne qofte se nuk e rrefejme, atëherë behet me i keq. (Joan Gojarti, Fjala 31, “Mbi Letren e Hebrenjve”, E.P.E., Vell. 25, f. 316)

Dhe ne nje ligjërim tjeter, shen Joani na këshillon: Le t’i ofrojme vetes pendimin, o vellezer e motra, si ilaç per shpetimin tone. Me mire le ta pranojme pendimin nga Zoti, i cili na mjekon. Sepse nuk jemi ne ata qe e ofrojme ate tek Zoti, por eshte ai që na e jep. Le ta pranojme pra pendimin si ilaç per shpetim, le te pranojme barin, i cili fshin fajet tona. Pendim pra, nuk eshte ai që trumbetohet me fjale, por ai qe vertetohet me vepra. Pendim qe buron nga zemra jone dhe lan zhylin e mosbesimit. Perse thote Profeti “lahuni dhe behuni te paster. Hiqini nga zemrat tuaja ligesite, para syve te mi“ Çfare do te thote kjo pleonazëm e fjales? Perse thenia “Hiqini nga zemrat ligesite” nuk eshte e afte te na e shprehë te gjithe? Perse shtoi “para syve te mi”? Sepse ndryshe shikojne syte e njerezve dhe ndryshe shikon syri i Zotit. Sepse “njeriu shikon fytyren, ndersa Zoti shikon zemren” (Mbret. 1, 16:7) Mos e bastardoni pendimin me skema te jashtme. Por pendohuni sinqerisht, para syve te mi, te cilet kerkojne skutat, dhe tregoni pemët e pendimit. (Joan Gojarti, “Fjala VII mbi pendimin”, E.P.E., Vell. 30, f. 352:3).

Dhe vazhdon me gjuhen e flakte, si gufim i zemres se të tij të zjarrte e te shenjte: “Mos ki turp te futesh perseri ne kishe. Të kesh turp kur mekaton, te mos kesh turp kur pendohesh. Shih se çfare te beri djalli. Dy gjera ekzistojne: mekati dhe pendimi. Mekati eshte plage, pendimi eshte ilaç. Ashtu siç ndodh ne trup me plaget dhe barnat, keshtu dhe ne shpirt me mekatet dhe pendimin. Por ama mekati sjell turpin, ndersa pendimi perfton guximin. Me degjo me kujdes, te lutem, qe te mos nderlikosh radhen e gjerave dhe te humbasesh dobine. Kemi plagën dhe ilaçin. Plaga eshte mekati, ilaçi eshte pendimi. Ne plage ekziston kalbezimi, ne ilaç pastrimi nga kalbezimi; ne mekat turpi, ne mekat ironia. Ne pendim guximi, ne pendim liria, ne pendim pastrimi i mekatit. A e kuptove kete qe te them? Kete rregull Satanai e prishi duke i dhene guximin mekatit dhe turpin pendimit. Nuk do te pushoj se foluri gjer ne darke, deri sa te sqaroj kete. Duhet te permbush premtimin tim. Eshte e pamundur te largohem nga ky. Ekziston plage dhe ilaç. Plaga eshte kalbezimi, ilaçi eshte pastrimi i kalbezimit. Mos valle ekziston ne ilaç kalbezim? Mos gjendet mjekimi ne plage? Çdonjera nga keto a nuk ka rendin e saj? Apo mos valle do të mund te shkembeheshin këto, e të zëvendësoheshin? Aspak!” (Joan Gojarti, “Mbi pendimin”, Fjala VIII, E.P.E., vell. 30, f. 290:2).

Nje tjeter shenjtor i madh, Shen Isak Siriani, na thote sa vijojne per pendimin: “Pendimi na u dha si dhurate e dyte mbas dhurates se pagezimit. Unazen e besimit, te cilen e morem nepermjet pagezimit dhe e humbem me mekatin, e pranojme perseri me ane te pendimit. Pendimi eshte porta e meshires, e cila hapet per ata qe e kerkojne. Nepermjet asaj porte hyjme drejt meshires hyjnore. Jashte asaj porte nuk gjejme meshire. Sepse te gjithe mekatuam, sipas Shkrimeve te Shenjta dhe shfajesohen falas me hirin e Perendise. Pendimi është hiri i dyte dhe lind ne zemer nga besimi dhe frika ndaj Perendise (Isak Siriani, Tekstet e gjetura asketike, f. 281, 282)

Dy eter të tjerë niptike, Kalist dhe Ignat Ksanthopulli, duke komentuar fjalet e Shen Isakut na thone: Thote pra (Shën Isak Siriani), se duhet te njohim cdo ore, sepse ne cdo 24-oresh, naten dhe diten, na nevojitet pendimi. Perceptimi i pendimit, ashtu sic mesuam nga menyra e vertete e mesiperme eshte ky: Lutje e vazhdueshme ne cdo cast mbushur me perqendrim. Lutje per faljen e mekateve te se kaluares dhe pikellim per denimin e perjetshem. Dhe perseri: Pendimi u dha tek njerezit si hir mbas hirit. Sepse pendimi eshte rilindje e dyte nga Perendia. Dhe fejesën qe morem me besimin, e ripranojme perseri si dhurate nepermjet pendimit. Pendimi eshte porta e meshires, e cila eshte hapur tek ata qe e kerkojne. Nepermjet asaj porte hyjme ne meshiren hyjnore. Larg nga ajo hyrje nuk gjejme meshire. Sepse te gjithe mekatuam, sipas shkrimeve te shenjta dhe, shfajesohemi falas me hirin e Perendise (Rom. 3:24) Pendimi eshte hir i dyte, i cili lind ne zemer nga besimi dhe frika. Frika eshte kërraba aterore, e cili na drejton derisa te arrijme ne parajsen shpirterore. Dhe kur te mberrijme aty, na le dhe vertitet per te na ruajtur. Parajse eshte dashuria e Zotit, brenda se ciles gjendet i plote thelbi i lumturive.

Dhe prapë, ashtu sic nuk eshte e mundur te kaloje dikush detin e madh pa pasur anije dhe varke, keshtu eshte e pamundur te kaloje dikush drejt dashurise pa pasur frike.

Pendimi eshte si anija. Frika eshte kapiteni i saj. Dashuria eshte porti hyjnor. Na vendos pra, frika mbi anijen e pendimit dhe na kalon detin e kesaj jete plot pislleqe, dhe na sjell ne portin hyjnor, i cili eshte dashuria dhe na drejton atje ku mberrijne “te munduarit dhe te ngarkuarit” (Mat. 11:28), brenda pendimit. Kur mberrijme tek dashuria, mberritem tek Perendia. Dhe rruga jone u teresua dhe kaluam ne ishullin qe eshte pertej kesaj bote, atje ku eshte, Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjte (Kalisti dhe Ignat Ksanthopuli, Filokalia 4, f. 275, 6).

Perendia Qiellor eshte At. Dhe si At i dhembshur deshiron shpetimin tone dhe jo humbjen tone. Perkatesisht nje shenjtor tjeter, Shen Justin filozofi dhe deshmori, shkruan tek Apologjia e tij: “Perse i referohemi turmes së atyre qe ikin nga jeta e pasioneve dhe mesuan te jetojnë jete te paster? Sepse Zoti nuk ftoi te drejtet, as te urtet ne pendim, por jobesimtaret, abuzuezit dhe fajtoret. Sepse tha: “Nuk erdha te ftoj ne pendim te drejtet por mekataret” (Mat. 9:13). Sepse Ati qiellor deshiron pendimin e mekatarit dhe jo denimin e tij ne sketerre (Justin Filozofi, Apologjia 1, vell. 15, f. 3, 168, 70).



Si te pendohemi

Rruga qe na con te pendimi niset gjithmone nga vullneti yne. Eshte gjithmone veprim lirie. Askush nuk mund te na detyroje ose te na e imponoje te pendohemi.

Pendimi si veprim lirie eshte pergjigje ndaj fteses se Zotit per te shkuar prane tij. “Ejani tek une te gjithe ju qe mundoneni dhe jeni te ngarkuar, dhe une do t’ju shplodh “ (Mat. 11:28). Zoti “interesohet shume me teper per shpetimin tone”, thote Shen Joan Gojarti. Ne nje varg tjeter flet me shembuj te marre nga jeta jone. Thote se “Asnje dashnor lakmues nuk deshiron aq shume te dashuren e tij, sesa Perendia shpirtin qe kerkon te pendohet” (Joan Gojarti, Migne PG 79, 464).

Tek kjo deshire e vrullshme e Zotit per shpetimin tone, pergjigjemi me vullnetin tone te lire. Pergjigjemi me pendimin. Prandaj pendimi kerkon si kusht te pare vullnetin e njeriut. Sepse ai na mban afer Perendise dhe perseri ai, kur mekatojme, na udheheq te pendimi.

Oshenar Petro Damaskini shkruan: “Ne qofte se qysh ne fillim do te donim te ruanim porosite dhe te ngeleshim sic u pagezuam, nuk do te arrinim ne kaq te keqija, as do te na lypseshin mundimet dhe dhimbjet e pendimit. Por perseri, ne qofte se duam, hiri i dyte i Zotit, d.m.th. pendimi, mund te na risjelle ne bukurine e lashte. Por ne qofte se nuk kujdesemi as per ate, atëhere me apo pa dashje, drejtohemi drejt sketerres se perjetshme bashke me demonet qe nuk pendohen“ (Oshenar Petro Damaskini, Filokalia 4, f. 13).

Shen Mark Asketi shenon: “Askush nuk eshte aq i mire sa c’eshte Perendia. Por ate qe nuk pendohet, as Perendia nuk e fal” (Mark Asketi, Filokalia 1, f. 114). Dhe ploteson: “Mekati të çon ne vdekje. Ai eshte mospendimi. Per ate që nuk do të pendohet, edhe nje shenjtor sikur të lutet, nuk degjohet nga Zoti.

Prandaj me vullnetin tone duhet te luftojme kunder pasioneve tona, me perpjekje per te debuar larg nesh shkaqet qe provokojne rrezimet. Kjo lufte na ben te thyhemi brenda nesh, te ndjejme dhimbje per mekatet dhe pasionet tona. Dhe ajo dhembje sjell lotet e pendimit te cilet pastrojne shpirtin. Lidhur me ketë Oshenar Nikita Stithati, nxenes i shen Simeonit, Teologut te Ri thote: “Sa me teper mbajme brenda nesh shkaqet e pasioneve dhe me deshiren tone i mbulojme dhe nuk duam t’i perzeme, aq me teper zmadhohet forca e atyre qe jane kunder nesh, duke marre force nga vete ne. Ndersa kur me deshiren tone i shkundim nga vetja jone dhe e pastrojme zemren me lotet e pendimit, atehere behemi pjesëtare te pranise se Ngushellimtarit, shikojme Perendine brenda drites se tij te paane dhe shikohemi nga ai” (Nikita Stithati, Filokalia 3, f. 277).

Çfare eshte ai qe lind brenda nesh pendimin? Ne menyre epigramatike na e thekson nje shejtor tjeter, Oshenar Thalasi: “Krishti eshte shpetimtari i gjithesise dhe fal tek njerezit pendimin i cili i udheheq ata drejt shpetimit. Ruajtja e porosive te Krishtit sjell ne shpirt pastrimin. Pastrimi i shpirtit eshte shkeputje nga pasionet. Shkeputja nga pasionet lind dashurine.” (Oshenar Thalasi, Filokalia 2, f. 215).

Bashke me ruajtjen e porosive te Krishtit dhe luften kunder pasioneve tona kerkohet kërkohet kujdes dhe vëmendje. Shen Isiku shkruan sa vijon: Per te ecur mire ne rrugen e pendimit, duhet te fillojme me kujdesin per mendjen. Te perputhim syçeltësinë me perulesine dhe te ngjitim kunderthenien e arsyetimeve me lutjen, ne menyre qe duke mbajtur si lambadhe te ndritshme, thirrjen e emrit te adhuruar e te shenjte te Jezu Krishtit, te pastrojme banesen e zemres sone nga cdo e keqe, ta stolisim me virtyte dhe vazhdimisht ta pastrojme...(Isik Prezviteri, Filokalia 1, f. 165)

Ai qe pendohet me te vertete, ka për t’u munduar shumë, sepse nuk eshte e lehte te ndaloje forcen e shprehisë te mekatit. Prandaj ndodh qe shume here bie perseri dikush ne mekat dhe forca e tij shume here na mban te lidhur ne prangat e tij. Shkruan shen Mark Asketi: “Pikellohemi shumë per mekatet tona. Por vecse shkaqet qe i provokojne ato i pranojme me kenaqesi “ (Shen Mark Asketi, Filokalia 1, f. 114).

Vetë ky autor shkruan: “Njeriu, i cili mekatoi, nuk mund ta shmangë shpagimin, vetem ne qofte se e ndreq fajin e tij, me pendimin qe perpuqet me te” (Mark Asketi, Filokalia 1, f.113).

Ne nje liber te vjeter te kishes sone, “Bariu i Ermase”, i cili u shkrua rreth mesit te shekullit te 2-te, theksohen sa vijojne: “Edhe une e di qe ata u penduan me gjithe zemer. Por kujton se falen menjehere mekatet e te penduarve? Sigurisht që jo. Por duhet qe ai që pendohet te mundoje shpirtin e tij, të përulet me çdo veprim te forte dhe të lëndohet me trishtime te shumta e te larmishme. Dhe ne qofte se duron me trimeri trishtimet qe do te vijne siper tij, patjeter do t’a perdelleje Ai qe krijoi gjithçka, do t’a perforcoje dhe do t’i dhuroje sherimin” (Bariu i Ermase, Parabola e 7-te, f. 78,9).

Shen Mark Asketi ploteson: “Ai qe pendohet me te vertete nuk e shmang mundimin që vjen nga mekatet e vjetra. Perkundrazi, me ate e zbut Zotin.” (Shën Mark Asketi, Filokalia 1, f. 112)

Bashke me mundet e pendimit, pendimit i vijne në ndihmë edhe lotet. Lotet burojne nga dhembja qe krijon mekati ne zemren tone, atehere kur ndjejme thelle se tek cili mekatuam. Shen Nikita Stithati thotë perkatesisht: “Atehere kur me pranine e Shpirtit te Shenjte ndalet uji i vershuar i logjizmave pasionuese te mendjes dhe frenohet gremina e thepisur e koncepteve te pahijshme dhe te kujtimeve, me frerin e permbajtjes dhe te studimit mbi vdekjen, atehere fryn flladi hyjnor i pendimit dhe rrjedhin lotet e paqes, te cilat i vendos Zoti ne lanjëtoren e pendimit, dhe lan e pastron mire kembet tona dhe i ben te denja te shkelin ne oborrin e Mbreterise se tij (Nikita Stithati, Filokalia 3, f. 322).

Lotet e pendimit nuk jane lotë që dalin nga një shpërthim sentimental. Sepse lotet sentimentale nuk sjellin qetesi shpirterore, as ndryshim ne marshimin e jetes sone. Thjesht na zbutin psikologjikisht.

Lotet e pendimit pastrojne shpirtin dhe e transformojne. E bëjnë të përjetojë çaste lutjeje të thellë, e perulin, e pajtojne me Perendine. Per ata lot shkruan oshenar Nikita Stithati: “Ne ndjenjat e zemres sone sundon herë hidherim e dhimbje, nga lotet qe derdhen, e here ngazellim e hare. Atehere kur me pendim te nxehte si zjarri pastrohemi nga helmi dhe zhyli i mekatit, duke pasur natyrisht lotet e tij (te pendimit) te cilet flakërohen nga flaka hyjnore, ndjejme hidherime dhe dhimbje që dalin me renkime nga thellesia e zemres, sikur te godasin ndërgjegjen me cekic te rende. Kur te pastrohemi krejt nga lotet e pendimit dhe te arrijme ne lirine pa pasione, atehere ngushellohemi nga Fryma Hyjnore, fitojme zemer te paster e te qete dhe mbushemi me kenaqesi te papershkruar dhe embelsi nga lotet gazmore te paqes” (Oshënar Nikita Stithati, Filokalia 3, f. 289)

Diku gjetke thekson: “Me lotet e pendimit vjen ne shpirt dhe perulesia e thelle. Nga prania e perulesise kuptojme dhe origjinalitetin e pendimit”. Shen Marku shkruan perseri: “Ashtu sic është e huaj tek i penduari kryelartesia, keshtu edhe tek ai qe mekaton eshte e dobet perulesia” (Oshënar Marku, Filokalia 1, f. 116)

Ai qe me te vertete pendohet, kujton gjgjithmone reniet e tij dhe perulet. Sshen Isak Siriani shkruan: “Kur njeriu kujton vazhdimisht mekatet e meparshme te tij dhe e denon vetveten atehere dhe Zoti kujdeset per ta lehtesuar nga barra e mekateve te tij. Sepse gezohet Perendia kur njeriu qorton vetveten qe iku larg rruges se Zotit. Dhe ajo eshte shenje e pendimit te vertete” (Isak Siriani, f. 119)

E keqja ka rrenje te thella. Prandaj duhet dhe pendim i vazhdueshem. Askush nuk duhet te demoralizohet e te deshperohet. Duhet te luftoje me qendrim burreror, te perballoje trishtimet dhe te kete besim te paane tek Zoti. Shen Nikita Stithati do te theksoje: “Helmi i se keqes, i cili eshte hedhur brenda nesh meqenese eshte i shumte, do t’i nevojitej shume zjarri pastrues i loteve te pendimit dhe dhimbjet vetedashese te stervitjes shpirtërore. Te pastrohemi nga perlyerjet e mekatit, nga dhembjet vetedashese dhe nga gjithçka që na ndodh në mënyrë të pavullnetshme. Kur vijne me parë dhembjet e vullnetshme, nuk hasim te keqija te pavullneteshme. Por kur te parat nuk vene ne levizje brenda nesh pastrimin, ato te dytat veprojne më me hov per rimekembjen e bukurise se lashte, sepse keshtu e rregulloi mjeshtri Perendi.” (Shën Nikita Stithati, Filokalia 3, f. 300)

Kujdes i madh duhet qe i penduari te mos perseritë te njejtat mekate dhe pergjithesisht te mos mekatoje. Sepse ne qofte se bie vazhdimisht, do te thote qe nuk eshte penduar me gjithe zemer ose nuk e mban ne zemer pendimin.

Ai që pendohet kujdeset që te mos bjere me, sado lart qe te kete arritur. Shen Petro Damaskini thotë: “Por ne qofte se arrin ne lartesi te madhe, duhet te vesh re se mos edhe ti bie nga neglizhenca dhe mendjemadhesia...dhe ndoshta nuk do te mundesh te pendohesh. Sepse mekati eshte i lehte akoma dhe per ata qe jane shume te drejte. Pendimi vecse nuk eshte i lehte sepse dhe vdekja eshte afer dhe perveç asaj eshte dhe deshperimi” (Petro Damaskini, Filokalia 3, f. 131).

Tema e deshperimit per shpetimin tone eshte themelore dhe e theksojne te gjithe Eterit e Shenjte. Sepse deshperimi thelbësisht mbyll porten e pendimit dhe na skllaveron nen pushtetin e te ligut. Shen Petro Damaskini vazhdon ne fjalen e tij te meparshme: “Mire eshte qe te mos bjere asnje, ose ne qofte se bie, te ngrithet. Ne qofte se ndodh te biem, mire eshte te mos arrijme ne deshperim e te behemi te huaj ndaj njeridashjes se Perendise. Sepse Ai edhe mundet, edhe do te tregoje meshiren e tij ne dobesine tone. Vetem te mos ikim larg tij, as te merzitemi te ngacmuar nga porosite e tij, dhe meqenese nuk mundemi t’i realizojme, te terhiqemi...por gjithmone te vendosim rregull. U rrezove, cohu. Dhe prape re, ngrehu. Vetem mjekun te mos e braktisesh dhe duke u deshperuar behesh me i keq nga ai qe kryen vetevrasje” (Petro Damaskini, Filokalia 3, f. 130-1)

Shen Joan Gojarti do te plotesoje se: “perderisa kemi kaq shume shembuj, le te mos qendrojme me tek te keqijat, as te deshperohemi per pajtimin. Por le te themi dhe ne ate qe tha biri Plangprishes: Do te shkojme te Ati dhe do t’i afrohemi Zotit. Sepse Ai kurre nuk na flak, por jemi ne ata qe e largojne ate. Sepse thote: “Une jam Zot qe ju afrohem, juk jam Zot qe qendron larg”. Dhe me gojen e te njejtit profet, thote perseri duke i akuzuar ata: A nuk jane mekatet tuaja ato qe hyjne ndermjet meje dhe jush dhe na ndajne? Pra, perderisa ato jane qe na mbajne larg nga Zoti, le ta nxjerrim nga mesi gardhin qe na ndan dhe atehere asgje nuk do te na pengoje te jemi prane tij.” (Joan Gojarti, “Theodhorit të rënë”, E.P.E., 28, f. 776)

Shen Petro Damaskini i jep dhe ai ngushellimin e madh njeriut qe lufton per te jetuar ne pendim, ne menyre qe kurre te mos zhgenjehet. Shkruan pra: “Por nuk duhet te deshperohemi meqenese nuk jemi sic duhet. Sigurisht qe eshte gje e keqe, o njeri, të mekatosh. Por perse fajeson Zotin dhe nga padija kujton se Ai eshte i dobet. Mos valle nuk mundet te shpetoje shpirtin tend Ai që per ty krijoi gjithe kete bote qe sheh? Ne qofte se prapë ti thua se dhe ky eshte gjykimi yt me i madh, pendohu dhe ai e pranon pendimin tend, ashtu si te plangprishesit dhe te lavires. Ne qofte se as ate nuk mundesh të bësh, por nga shprehitë që ke përftuar rëndohesh edhe atje ku nuk e do, ki perulesine e tagrambledhesit dhe kjo te mjafton per shpetimin tend. Sepse ai qe mekaton pa u penduar dhe nuk deshperohet, nga nevoja e ka veten e tij poshte gjithe krijesave dhe nuk guxon te gjykoje ose te akuzoje njeri tjeter. Por admiron me teper njeridashjen e Perendise dhe behet mirenjohes ndaj bamiresit te tij dhe shume te mira te tjera mund te kete.”(Oshënar Petro Damaskinim, Filokalia 3, f. 73)

Nje oshenar tjeter, Kasian Romaku, do te theksoje se sa e domosdoshme dhe e qendrueshme duhet te jete shpresa jone te Perendia: “Para se gjithash duhet te luftojme kunder frymes se pikellimit qe sjell ne shpirtin tone deshperimin. Ate duhet ta debojme nga zemra jone. Sepse është pikërisht e njëjta ndjenjë që nuk e la Kainin te pendohet mbas vrasjes se vellait te tij. As Judhen mbas tradhetise qe i beri Zotit. Pra, vetem ate pikellim duhet te stervitim, ate qe te con ne pendimin e mekateve tona, dhe i cili behet me shprese miresie. Per ate tha Apostulli se pikellimi nga Zoti jep frute pendimi, i cili udheheq ne shpetim. Sepse pikellimi nga Zoti e ushqen shpirtin me shpresen e pendimit dhe eshte plot gezim. Prandaj e pergatit njeriun te punoje miresine me cdo gatishmeri dhe bindje.” (Kasian Romaku, Filokalia 1, f. 75)

Se fundi, kemi pendimin qe lind ne shpirt nga ndjenja e dashurise se Zotit. Shume here mund te perparesohet pendimi dhe ta ndjeke vetedija e dashurise dhe e bamiresise se Zotit. Një shembull i tille eshte ai i gruas lavire, e cila erdhi ne shtepine e Simon Fariseut dhe lau me erera te mira dhe lotet e saj kembet e Zotit, nga mirenjohja e madhe e saj (Luke 7: 47).

Shen Joan Sinaiti shkruan tek “Shkalla”: “Pashe shpirtra te papaster qe ishin te dhene me mani mbas dashurise trupore. Dhe pashe te njejtat shpirtra, qe gjeten shkas pendimi dhe i shndërruan ato ne dashuri ndaj Zotit. Dhe mbasi e shmangen menjehere friken grumbulluan gjithe dashurine e tyre, pa u ngopur, tek Zoti. Prandaj dhe Zoti asaj lavireje te mencur nuk i tha se u tremb, por se dashuroi shume. Keshtu qe me dashurine hyjnore mundi te godasë dashurine tjeter” (Joan Sinaiti, Shkalla, Fjala 5, f. 57)



Pemët e pendimit

Pendimi eshte rruga qe na con prane Zotit. Eshte porta e qiellit e cila na fut ne mbreterine e Perendise. Pa pendimin, ashtu sic u tha me siper, askush nuk mund te shpetohet.

Pendimi, si rruge dhe porte e qiellit, ka dhe pemët e tij. Vete Joan Pagezori u thoshte atyre qe po shkonin te pagezoheshin ne lumin Jordan: “Beni vepra te denja per pendim.” (Lluka 3:8) Dhe vete Zoti e pranoi pendimin e kryetagrambledhesit Zaké, i cili i tregoi frutet e pendimit te tij duke i thene Zotit: “Po ja, o Zot, gjysmen e gjese sime po ua jap te varferve, dhe nese i kam marre gje njeriu me perdhune, do t’ia kthej katërfish”. Dhe atehere Zoti iu pergjigj: “Sot kjo familje shpetoi” (Luka 19, 8-9). Pendimi pa fruta nuk eshte origjinal dhe i vertete. Ne qoftë se pendimi eshte i vertete, atehere ai na sjell ndryshime te brendshme e te jashtme.

Ne nje nga librat e pare te krishtere “Bariu i Ermase”, shkruhen sa vijojne: “Shumë njerëz nga ata qe u fole dhe u tregove porositë e mia dhe që jane penduar, do të shohësh se do te pendohen akoma me teper. Ndersa ata qe nuk do te pendohen, ata e humben jeten e tyre. Por ata qe u penduan u bene te mire dhe banesa e tyre gjendet brenda mureve te para. Siç e sheh, pra, pendimi i mekatareve ka jete. Po ata qe nuk pendohen i ndjek vdekja”. (“Bariu i Ermase”, Parabola 6, vellimi 3, f. 83)

Fruti i pare i pendimit eshte lidha jone me Zotin. Eshte kthim ne shtepine tone aterore, eshte bashkim me Zotin dhe Kishen e Tij. Shen Ignat Hyjpruresi shkruan lidhur me kete: “Aty ku ekziston ndarje, percarje, shkeputje dhe zemerim, atje Perendia nuk banon. Te gjithe ata qe pendohen Zoti i fal, ne qofte se pendohen dhe kthehen ne bashkim me Zotin dhe në kungim me peshkopin. Besoj tek hiri i Jezu Krishtit, i cili do te zgjidhë cdo nyje që lidhet midis jush dhe mekatit.” (Shen Ignati, Filadelfëve, B.E.P. vellimi 2, f. 278)

Përderisa mekati shkaterron marredheniet tona me Perendine, ai prish dhe ato me gjithe trupin e tij, me Kishen, por dhe me cdo pjese te atij trupi, domethene me cdo besimtar. Prandaj edhe pendimi i rimekemb ato marredhenie dhe i ringjall ato brenda dashurise dhe kungimin e personave. Ky është prizmi që shen Ignati sheh pemët e pendimit. Sepse ne kete menyre kthehemi ne unitet me Zotin dhe peshkopin, tek personi i te cilit takojme gjithe Kishen.

Dashuria ndaj Zotit eshte nje tjeter frut i pendimit, sikurse mekati perben armiqesi ne lidhjet me Zotin. (Jakovi 4:4) Gruaja e përdalë, e cila lyejti me parfum e lote kembet e Zotit ne shtepine e Simon Fariseut, mori ndjesen e mekateve te saj te shumta sepse deshi shume. (Luka 7:47) Prandaj dhe mungesa e dashurise ndaj Perendise eshte sketerre e vertete dhe e padurueshme. Shen Isaia Anahoriti shkruan: “Kujdesu per veten tende, se mos dicka nga ato qe te cojne ne humbje te largojne nga dashuria e Zotit. Ruaje zemren tende dhe mos e nënvlerëso duke thene se si mund ta ruaj duke qene njeri mekatar? Sepse kur njeriu i braktis mekatet dhe kthehet drejt Zotin, pendimi e rilind dhe e ben njeri krejt te ri”. (Shen Isaia, Filokalia 1, f. 34)

Pendimi me te vertete e rilind dhe e riperterin njeriun. Shen Grigor Pallamai shkruan perkatesisht: “Mbas mjekimit, mendja jone eshte ajo qe e udheheq trupin dhe e ben te perulet. Dhe me kete do te tregoje pemët dhe veprat e pendimit, keshtu qe ata qe shohin me syte shpirterore te lavdërojnë Zotin. Sepse shohin ate qe dje ishte tagrambledhes dhe sot behet njeri i Ungjillit. Shikojme perndjekesin te behet apostull, kusarin të behet teolog. Ate qe jetonte me derrat te behet bir i Atit qiellor. Dhe jo vetem kaq, por e shikon te hartoje brenda tij ngjitje shpirterore dhe te marshoje nga lavdia ne lavdi, dhe te perparoje perdite e me mire.

Prandaj edhe Zoti u tha njerezve te tij: Le te ndricoje kaq shume drita juaj tek njerezit, sa duke shikuar veprat tuaja te mira, te lavdërojne Atin tuaj qiellor. Kete nuk e thote per t’i mesuar te shesin mendje, por per te jetuar sipas deshires se Perendise. Sepse ashtu si drita terheq natyrshem syte e atyre qe shikojne, ashtu edhe jeta e besimtareve sipas deshires se Perendise terheq bashke me syte edhe mendjen e njerezve” (Shen Grigor Pallamai, Veprat E.P.E. vellimi 9, f. 272)

Ky ndryshim i cili behet ne jeten e te penduarit, verehet tek cdo njeri qe pendohet. Kështu shenon dhe shen Mark Asketi: Hiri, te cilin e morem nepermjet pagezimit... se pari e zgjon hyjerisht ndergjegjjen. Prandaj dhe ata keqberes që penduan, u bënë të pëlqyer tek Zoti. (Shën Mark Asketi, Filokalia 1, f. 113)

Nga njëra anë ky ndryshim eshte clirim nga pasionet dhe përlyerjet e mekatit, dhe nga ana tjetër e për rrjedhoje eshte pjesëmarrje e hirit te Shpirtit te Shenjte. Shen Simeoni, Teologu i Ri, na thote: Me ane te pendimit behet larja e përlyerjes se veprimeve te ndyra dhe mbas saj vijon veprimi i Shpirtit te Shenjte, jo në formë të thjeshtë, por ne menyre analoge me besimin dhe deshiren edhe perulesine e atyre qe pendohen me gjithe shpirt. Kjo ndodh edhe kur marrim ndjesen e perkryer te mekateve nga ati shpirteror. Prandaj eshte mire qe dite per dite te pendohemi, sipas porosise, pasi fjalet “pendohuni, se u afrua mbreteria e qiellit”, na tregojne nje pune te vazhdueshme dhe te panderprere per t’u penduar.” (Shen Simeoni Teologu i Ri, Filokalia 3, f. 250)

Ne nje tekst tjetër ai vazhdon: “Prandaj Perendia, meqenese eshte njeridashes dhe perdellyes, dhe meqenese e do shpetimin tone, vendosi midis nesh dhe Atij rrefimin dhe pendimin, dhe i dha pushtet secilit që deshiron, t’a shlyejë vetveten nga renia dhe me kete pushtet te kthehet ne gjendjen qe ishte para renies, te perftoje afrimitet me Zotin dhe te gjendet brenda lavdise se tij, në guxim karshi tij. E jo vetem kaq, por te behet perseri trashegimtar i gjithe te mirave te cilat na premtoi ai, duke treguar pendim te nxehtë. Sepse ne menyre analoge me pendimin cdo njeri do te gjejë dhe guximin analog dhe afrimitetin ndaj Zotit. Do ta gjejë me vetedije te thelle dhe qartesi dhe do te bashkebisedoje me te ashtu sic flet nje mik me mikun e tij, dhe do ta shikoje me syte e tij te paster, te kristalte, sy më sy” (Oshenar Simeon Teologu i Ri, Kapituj etike..., “Brenda drites se Krishtit” f. 96-97).

Brenda kësaj marredhenieje, njeriu lartesohet brenda ne Mbreterine e Perendise, jeton ne pranine dhe dashurine e tij dhe behet pjesetar i lavdise se tij hyjnore qysh tani, ne kete jete. Brenda atij shpirti lind gjithe dashuria e Zotit dhe shijohet gjithe hiri i Shpirtit te Shenjte. Shkruan në lidhje me këtë edhe shen Makari: “Ne qofte se dikush e dashuron Perendine, atehere edhe Ai bashkon brenda tij dashurine e vet. Dhe kur ke besim te Zoti njehere e pergjithmone, atehere edhe Ai ia shton besimin qiellor dhe behet njeri i dyfishte (tokesor dhe qiellor). Sa nga pjesët e tij ia ofron Zotit, ashtu edhe anasjelltas i kthehen nga Zoti pjesët e tij të njëjta ne shpirtin e tij, në mënyrë qe te mundet të kryejë gjithçka në pastërti, te dashuroje dhe te lutet. Njeriu behet i denje dhe cmohet shumë. Eshte me i nderuar, guxoj te them, nga te gjitha krijesat, jo vetem nga ato te dukshme, por edhe te padukshme, domethënë nga shpirtrat liturgjike” (Shen Makar Egjiptiani, B.E.P. vell. 41, f. 224, 5)

Meqenese pendimi na larteson ne nje maje kaq te madhe, duhet vazhdimisht te pendohemi. Duhet te pendohemi perdite, jo vetem sepse perdite mekatojme, por sepse nepermjet pendimit te vazhdueshem dhe me gjithe zemer, lartesohemi drejt Zotit dhe behemi pjesëtare te dashurise dhe jetes se tij hyjnore.

Prandaj edhe shen Simeoni, Teologu i Ri, na porosit: “Rendni nepermjet pendimit ne rrugen e porosive te Tij. Vraponi, vraponi perderisa koha e ndicimit hyjnor ekziston akoma, para se t’ju arrije nata e vdekjes dhe te dorezoheni ne erresiren e perjetshme te sketerres. Vraponi, kerkoni, trokisni, gjersa t’ju hapet porta e Mbreterise se qiellit dhe te gjendeni brenda saj krejt, dhe ta fitoni brenda jush”.(Sh.Simeoni T. i Ri Katekizma 15, vell. 1, faqe 225).

Dhe vazhdon shenjtori hyjprures: “Në qoftë se i kryen ato me ndihmen e Zotit dhe qendron per nje kohe te gjate mbi vepren e pendimit, atehere ngadale-ngadale do te kuptosh mistere me te medha, te cilat do t’i mesosh nga hiri i shenjte dhe të cilat do te te dhurohen jo vetem me burim lotesh, por dhe me largim të të gjitha pasioneve, nepermjet vepres se pendimit. Sepse ne qofte se kerkojme vazhdimisht pendim dhe lutje, dhe ne qofte se kerkojme të gjejmë ato gjëra që na ndihmojne, e që bashkeveprojne, per te mbajtur zi, per te vajtuar e per t’u lutur me shume deshire, por dhe nese nuk i bindemi me asnje menyre as vetes sone e as vullnetit tonë trupor, atehere ato shpejt, pendimi dhe lutja, pra, do të na çojnë drejt arritjeve shpirterore, pastrimit e apatise, dhe do të na bejne pjesëmarres te Shpirtit te Shenjte. Dhe jo vetem kaq, por do të na bejne te barabarte me eterit tane te medhenj, shen Antonin, shen Savën, shen Efthimin” (Shën Simeoni, Teologu i Ri)

Prandaj pendesa eshte me te vertete porta e qiellit e cila e fut te penduarin ne driten e kristalte te Mbreterise se Zotit dhe e ben njeriun krejt te ndritshem. Sepse brenda ne drite mund te shohim ate qe eshte “drita e botes”. Pendimi eshte porta qe na nxjerr nga erresira dhe na fut ne drite...”Prandaj le te shpejtojme vellezer qysh tani dhe nepermjet pendimit te kalojme hyrjen e ngushte dhe te shikojme driten atje brenda. Ju përgjërohem te mos trembemi te trokasim, te kerkojme, e te lutemi te na hapet porta dhe te na jepet, te degjohemi, dhe madje deri sa te vijme e te marrim drite, e ta mbajme te pashuar ne zemrat tona”. (Oshënar Simeoni Teologu i Ri, Katekizma 28, vell 1, f. 362)

Le te perfundojme me nje pjese te mrekullueshme nga fjala e 39-te e Shen Grigor Teologut: “Lahuni, pra (shpirterisht), dhe behuni te paster” (Isaia 1:16). Ne qofte se keni humbur bardhesine për shkak të mekatit dhe jeni bere te kuq dhe me pak te kuq nga gjaku, zbardhuni dhe behuni si debora. Ne qofte se jeni bere shume te kuq dhe krejtesisht njerez te gjakut, atehere arrini qofte edhe bardhesine e flokut. Por ama pastrohuni dhe jo vetem nje here, por vazhdimisht pastrohuni (nepermjet pendeses). Sepse me asgje nuk gezohet Zoti, se sa me ndreqjen dhe shpetimin e njeriut, per hir te te cilit behet gjithe fjala dhe perkryhet tere misteri. Qe te beheni si dritesjelles ne bote dhe te beheni force jetike per njerezit e tjere. Me kete menyre, si drita te perkryera qendroni afer drites se madhe, te drejtoheni ne dritedhenie, e cila rrjedh nga ajo, te ndri cuar nga drita me e paster dhe me e forte e Trinise se Shenjte (Grigor Teologu, “Në Pagëzimin e Krishtit”, Vellimi 60, f. 82, Biblioteka e eterve greke te Diakonise Apostolike).



Shtese

Per te njohur me mire eterit e shenjte dhe hyjprures, te cilet u permenden ne kete fashikull, citojme ketu pak fjale per cdonjerin, sipas radhes qe i hasim ne tekst.

1) Oshenar Petro Damaskini. Jetoi ne shekullin e 8-te. Ishte asket i madh e me jete te rrepte asketike. U dallua vecanerisht per varferine dhe skamjen qe e karakterizonte deri ne ate mase sa te mos kete as libra te vetët, bile edhe Biblen se bashku me libra te tjere te eterve i huante nga askete te tjere dhe mbasi i lexonte ua kthente perseri. U be peshkop i Damaskut dhe duke ushtruar kontroll mbi mesimet e gabuara te arabeve dhe te manikenjve u internua nga te paret ne Arabi, ku edhe fjeti.

2) Oshenar Joan Karpathiu. Nuk dime se kur dhe ku jetoi. Permendet nga shen Foti, Patriku i Kostandinopojes. Shkruajti “Kapitujt asketike”, te cilet i quajti “Ngushellime”, per murgjit nga India.

3) Shen Grigor Palamai. Lindi ne Kostandinopoje. U be kryepeshkop i Selanikut. Si cudiberes dhe teolog i madh shprehu mesimin e kishes sone per energjite e pakrijuara hyjnore dhe pjesëmarrjen e drites se pakrijuar. Mesimi i tij u miratua nga Sinodet e Kostandinopojes me 1341 dhe 1351. Eshte teologu me i madh i shekujve te fundit te Perandorise Bizantine.

4) Shen Theognosti. Nje nga me te rendesishmit e eterve niptike. Shkrimet e tij frymezojne hirin dhe vesen e Shpirtit te Shenjte. Ato deshmojne per nje njeri te luftrave te medha asketike, i cili shkruan nga pervoja personale dhe permbajtja e zemres se tij te shenjteruar. Se kur jetoi nuk njohim asgje me saktesi. Mund te jete shpjeguesi aleksandrin te cilin permend Foti i madh.

5) Shen Joan Sinaiti. Jetoi ne shekullin e 6-te ne Sina. Nuk dimë se ku lindi. Njembedhjete vjec erdhi ne Sina dhe u be murg, duke u stervitur afer asketeve shenjtore. Dyzete vjet jetoi si heremit ne shkretetire dhe u be igumen i Sinait. Shkruajti librin e famshem asketik “Shkalla”. Libri i tij konsiderohet si nje nga kryeveprat asketike, njohu botimet me te shumta dhe eshte perkthyer ne shume gjuhe te huaja qysh ne vitet e para te qarkullimit te tij.

6) Shen Simeoni, Teologu i Ri. Jetoi ne shekullin e 11-te. Figure e jashtezakonshme e murgjërisë ortodokse. Mbushur me hir dhe Shpirt të Shenjte, me te drejte u cilësua si burim teologjie. Shkruajti katekizma per murgjët e tij, kapituj teologjike e praktike, dhe himnet e tij, te cilet shprehin dashurine hyjnore. Eshte Teologu i trete i kishes sone, mbas Shen Joan Teologut dhe Shen Grigor Teologut.

7) Shen Joan Gojarti. Eshte i njohur te te gjithe ne ky at i madh i kishes sone i cili u nis nga Antiokia dhe u be kryepeshkop i Kostandinopojes. Pervec te tjerave konsiderohet si “predikator i pendesës” dhe si “goja e Apostull Pavlit”.

8) Isak Siriani. Asket i madh dhe peshkop i Ninevise. Veprat e tij asketike perbejne librin me klasik dhe te rendesishem asketik. Tek ky liber perfshihet dhe shprehet thelbi i urtesise se etërve të shkretetires. Ai qe njeh mirë Isakun nuk i nevojitet asgje tjeter te lexoje. Jetoi ne shekullin e 7-te.

9) Kalist dhe Ignat Ksanthopulli. Shen Kalisti u be Patrik i Kostandinopojes. Jetoi se asket ne Malin e Shenjte se bashku me bashkasketin Ignat Ksanthopullin. Arriten qe te dy ne majen me te larte te jetes shpirterore, duke pasur etje te pashuar per jeten e perkryer. Jetuan ne shekullin e 14-te.

10) Shen Mark Asketi, nxenes i shen Joan Gojartit. Punëtor i madh dhe asket, studiues i zellshem i Bibles. Shkruajti fjale asketike shume te dobishme. Nuk jane shpetuar te gjitha. Ato qe munden te shpetonin deshmojne urtesine prej se larti, me te cilen ishte i pajisur.

11) Oshenar Nikita Stithati. Nxenes i shen Simeonit, Teologut te Ri, nga i cili imitoi filozofine shpirterore. Shkruajti shume vepra te dobishme dhe te mbushura me hirin e Perendise.

12) Oshenar Thalasi. Prift dhe igumen ne Kostandinopoje, jetoi ne shekullin e 7-te ne kohen e perandorit Konstandin Pogonatit, dhe ishte bashkekohes i shen Maksimit Konsfesorit.

13) Oshenar Isik Prezviteri, jetoi ne shekullin e 5-te ne Jerusalem. Shkrimet e tij jane te shumta dhe te pershkruara nga urtesia shpirterore.

14) Klimi i Aleksandrise. Shkrimtar kishtar i madh dhe mendimtar me origjine ndoshta nga Athina, lindi ne vitin 150 dhe vdiq pas vitit 211. Ishte drejtor i shkolles se Aleksandrise.

15) Kasian Romaku. Jetoi ne shekullin e 5-te ne kohen e Theodhosit te Vogel. Shkrimet e tij jane shume me vlere dhe te dobishme per ata qe duan te ushtrojne jeten murgjërore, sipas Fotit te Madh.

16) Shen Ignat Hyjpruresi. Sipas tradites ishte djali i vogel te cilin e mbajti Krishti ne duart e tij dhe u tha nxenesve se duhen te behen si femijte e vegjel qe te vijne ne mbreterine e Qiellit. Ishte nxenes i shen Joan Teologut. U be peshkop i Antiokise dhe u martirizua ne Rome, ka te ngjare ne 107 pas Krishtit.

17) Oshenar Isaia Asketi. Asket i madh, bashkekohes i shen Makar Egjiptianit, jetoi ne shekullin e 4-te.

18) Shen Makar Egjiptiani. Eshte nga mesuesit shpirterore me te medhenj. Jetoi ne Egjipt, u be mesues i shkretetires dhe mblodhi rreth vetes shume murgj. U be i denje per shume dhunti nga Perendia, si ajo e nxjerrjes se demoneve, mjekimi i semundjeve dhe parashikimi i se ardhmes. Jetoi aty rreth shekullit te 4-te.

Përktheu Foti Cici, Athinë 1993